VOAL

VOAL

220 vatra zjarri prekin sipërfaqet pyjore në Shqipëri

July 21, 2022

Komentet

Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar Ballkanin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tiranë, 28 shkurt 2024.

Doruntina Baftiu, Mimoza Sadiku

Vazhdimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe paralajmërime për rrezik në Ballkanin Perëndimor nga Rusia, ishin mesazhet kyçe që u përcollën pas Samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që u mbajt më 28 shkurt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Në samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë të tjerë të Evropës Juglindore.

Pas samitit, Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën.

“Samiti i sotëm është bashkim dhe mendoj se shtetet e Ballkanit sot duhet të bëhen bashkë. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën”, tha Zelenksy gjatë një konference të përbashkët për media me Ramën.

“Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, shtoi ai.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pranoi se ekziston një rrezik i qartë për Ballkanin për shkak të agresionit rus.

“Ajo çfarë po ndodh atje [Ukrainë] mund të përsëritet në mënyra të ndryshme”, tha Rama.

Sipas Ramës, lufta mund të ndodhë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duhet dhe që “nuk duhet luajtur me zjarrin”.

“Nëse e humbasim këtë qartësi, rrezikojmë të hyjmë në fazë të errët”.

Gjatë konferencës për media, Rama bëri thirrje që shtetet të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022. Ai tha se ndihma për Ukrainën nuk duhet të përdoret për politika të brendshme nga shtete të ndryshme.

Rama tha se është e vetëdijshëm që shtetet sikurse Shqipëria, nuk mund të plotësojnë nevojat e mbrojtjes që ka Ukraina, andaj ai u bëri thirrje shteteve të mëdha dhe të pasura që të ndihmojnë Kievin.

Sipas tij, pretendimet se ndalimi i dhënies së armëve për Ukrainën do të sjellë paqen “nuk është vetëm cinike, por edhe absurde sepse ju nuk ndalin luftën duke çarmatosur viktimën. E ndalni luftën duke ndalur keqbërësin”.

“Ukraina meriton të mbështetet dhe ndihmohen me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar dhe të sigurohet që çdo paqe që do të dalë nga kjo luftë do jetë paqe e drejtë, e mbështetur para së gjithash në planin 10 pikësh të Zelenskyt, të cilin e mbështesim dhe duam të diskutohet nga të gjitha shtetet”, tha Rama gjatë konferencës për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky po ashtu kërkoi që të bëhet gjithçka në mënyrë që të mos ketë vonesa në dërgimin e armëve, teksa shteti i tij varet shumë nga ndihma që i ofrojnë aleatët perëndimorë për t’u përballur me forcat ruse.

“Sa më shumë që [presidenti rus, Vladimir] Putini sheh mungesat tona, aq më shumë mund të mendojë që mund të sfidojë Evropën dhe Perëndimin. Ne na duhet që të ketë më shumë besim në botën demokratike, më shumë besim në përpjekjet tona”, tha ai.

Kryeministri shqiptar tha se të gjitha institucionet dhe popullata e Shqipërisë e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën “pa asnjë lëkundje”.

Ndërkaq, në deklaratën përfundimtare të Samitit për Ukrainën që ende nuk është bërë publike, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është rëndë darkod që të mos përmenden sanksionet kundër Rusisë e as ndikimin keqdashës rus.

“Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus”, tha Vuçiq gjatë një deklarimi për gazetarë.

Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por ka përkrahur rezoluta në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus.

Çfarë u tha gjatë samitit?

Liderët nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete të Evropës Juglindore diskutuan në samit për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Samiti u mbajt prapa dyerve të mbyllura dhe vetëm pjesa e fjalimeve fillestare ishte e hapur për publikun.

Në samit është diskutuar për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Zelenksy tha se Putin po përdor diktate të shkuarës për të bërë që shtetet të veprojnë siç do ai.

Sipas udhëheqësit ukrainas, Evropa duhet të jetë hapësira ku çdo shtet përcakton fatin e vet.

“Ne kemi parë në të kaluarën që ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombeve të tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, Evropën lindore dhe pjesë të tjera të Evropës. Tani Putini dëshiron ta bëjë këtë. E gjithë armiqësia e tij, gjithçka që ai bën, është për të detyruar kombet e tjera të bëjnë siç do ai. Prandaj është e rëndësishme për të gjitha shtetet tona që Putini, regjimi i tij, të humbasë, sepse dështimet e tij janë siguria jonë e përbashkët”, tha ai.

Udhëheqësi ukrainas falënderoi shtetet e Evropës Juglindore për ndihmën e ofruar për shtetin e tij në luftë, por edhe në integrimin evropian. Ai tha se të gjitha shtetet në rajon, që ndajnë vlera evropiane, duhet të integrohen.

“BE-ja dhe NATO-ja i kanë ofruar Evropës epokën më të gjatë dhe më të fortë të sigurisë paqes dhe zhvillimit ekonomik dhe ne meritojmë që në fund të jemi pjesë e komunitetit evropian dhe euroatlantik”, tha ai.

Duke folur për mbrojtjen, Zelensky tha se është i interesuar të rrisë bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor, veçmas në fushën e bashkëprodhimit të municioneve.

“Ne shohim se problemet me municion po ndikojnë në situatën në fushëbetejë [në Ukrainë]. Ne jemi të interesuar për bashkëprodhim ne ju dhe me të gjithë parnerët e tjerë. Ekipi ynë qeveritar do të prezantojë detajet për mbajtjen e një forum të industrisë së mbrojtjes së Ukrainës dhe Ballkanit në Kiev, apo në ndonjë nga kryeqytetet tuaja”, tha ai.

Në fjalën hyrëse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Putin nisin luftën e paprovokuar ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, sepse ai ishte “i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake”.

“Prania juaj këtu është përkujtues se ai ka dështuar, pavarësisht fuqisë ushtarake dhe propagandës toksike, Rusia neoimperialiste ka dështuar të shtypë Qeverinë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ka dështuar të shtypë vullnetin e ukrainasve që të jetojnë në një shtet të lirë, pavarur dhe demokratik. Ka dështuar që të heshtë të vërtetën”, tha Rama.

Rama dhe Zelensky duke pritur liderët që po marrin pjesë në samitin në Tiranë.

Rama dhe Zelensky duke pritur liderët që po marrin pjesë në samitin në Tiranë.

Osmani e bindur në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina

Në samit morën edhe udhëheqës të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para nisjes së samitit, tha se në të do të flasë për hapat konkretë që po ndërmerrë shteti për të mbështetur Ukrainën.

Ajo u pyet se nëse do të kërkojë nga presidenti Zelensky që të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për liri”, tha Osmani.

“Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, shtoi ajo.

Presidentja Osmani gjatë arritjes në Samitin për Ukrainën.

Presidentja Osmani gjatë arritjes në Samitin për Ukrainën.

Rama e Zelensky me traktat miqësie

Para samitit, Zelensky, i cili arriti në Tiranë pak para mesnatës së 28 shkurtit, gjatë ditës zhvilloi një takim me Ramën.

Po ashtu, delegacionet e të dyja shteteve zhvilluan një takim në ambientet e Krymeministrisë shqiptare.

Takimet para samitit u përmbyllën me nënshkrimin nga Rama dhe Zelensky të Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, u tha në një njoftim nga Qeveria shqiptare.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Tiranë, e cila vjen pak ditë pasi u bënë dy vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Në delegacionin e Ukrainës ishte edhe ministri i Jashtëm i vendit, Dmytro Kuleba.

Kuleba: Samiti dërgon mesazhin se mbetemi të bashkuar

Mëngjesin e 28 shkurtit ai u takua me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani.

Kuleba tha se është mirënjohës ndaj Shqipërisë për organizimin e samitit, i cili tha se “dërgon një mesazh të qartë se mbetemi të bashkuar”.

Ai falënderoi Shqipërinë për ndihmën e dhënë gjatë kohës që shteti i tij po përballet me pushtimin rus.

“Është shumë e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit dhe krimet e luftës të kryera në rrjedhën e luftës”, tha Kuleba.

Kryediplomati ukrainas dhe ai shqiptar gjatë konferencës për media në Tiranë më 28 shkurt 2024.

Kryediplomati ukrainas dhe ai shqiptar gjatë konferencës për media në Tiranë më 28 shkurt 2024.

Kryediplomati ukrainas foli edhe për samitin e NATO-s, që do të mbahet në Uashington, dhe përsëriti synimin e shtetit të tij që të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

“Pritjet tona janë që mes të tjerash një prej rezultateve të samitit të Uashingtonit do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës që në fund të bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurt”, tha ai.

Ndërkaq, kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, njoftoi se autoritetet janë në fazën e përgatitjeve për hapjen e Ambasadës shqiptar në Kiev, duke theksuar se shpreson që inaugurimi të ndodhë “në muajt e ardhshëm”.

“Shqipëria mbështet lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus kundër Ukrainës”, tha Hasani, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kievin gjatë luftës, por edhe në fazën e pasluftës, në rindërtimin e shtetit.

Qëllimi i Samitit për Ukrainën

Këtë samit, Rama e kishte paralajmëruar qysh më 22 janar, gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që ishte mbajtur në Shkup të Maqedonisë Veriut.

Atëkohë, ai kishte thënë se në të do të flitej për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Kush mori pjesë?

Përveç Ramës e Zelenskyt, pjesëmarrës ishin edhe disa liderë të shteteve të Evropës Juglindore dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhleyi.

Kosovën në këtë samit e përfaqësoi presidentja Vjosa Osmani.

Pjesëmarrës ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Liderë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi – pritet të qëndrojnë në Tiranë edhe të enjten.

Më 29 shkurt, në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohet samiti rajonal për planin e rritjes dhe integrimin më të shpejtë në BE.

Edhe në këtë samit do të marrë pjesë komisionari i BE-së, Varhelyi.

Tash për tash, nuk është e qartë nëse dikush nga Kosova do të marrë pjesë. Kryeministri Albin Kurti, i cili në të kaluarën ka qenë pjesëmarrës në samite lidhur me planin e rritjes së BE-së, këtë javë gjendet në Britani të Madhe.

Samitin e përcjellin masa të shtuara të sigurisë

Tirana do të karakterizohet me masa të shtuara të sigurisë gjatë dy ditëve të këtyre samiteve.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit të Shqipërisë, Rebani Jakupi, lajmëroi në një konferencë për media më 27 shkurt se, për shkaqe sigurie dhe për ta lehtësuar lëvizjen e delegacioneve, disa rrugë në Tiranë do të jenë të mbyllura.

“Në këtë kuadër, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve”, tha ai.

Edhe një ditë para fillimit të Samitit për Ukrainën, ekipi i Radios Evropa e Lirë vërejti njësi të shumta policore pranë lokacioneve ku do të zhvilloheshin aktivitete.

Masa të shtuara të sigurisë në Tiranë.

Masa të shtuara të sigurisë në Tiranë.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, 2022, Shqipëria ishte rreshtuar përkrah Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Ukrainës.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje janë miratuar disa vendime, që lejojnë shtetasit e Ukrainës të hyjnë dhe qëndrojnë pa leje të qëndrimit në Shqipëri për një periudhë njëvjeçare.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për vitin 2022, nga 32 mijë ukrainas që hynë në Shqipëri pas nisjes së luftës, rreth 2.500 qëndruan edhe përtej 2022-tës në këtë vend.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha në janar të vitit të kaluar se Shqipëria do të hapë një ambasadë në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Megjithatë, një gjë e tillë nuk u realizua ende.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar, 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020.

Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë.

Në rajonin e Odesës në Ukrainë jetojnë rreth 3.500 shqiptarë.

Ukraina kërkon mbështetje nga Perëndimi

Ukraina mbështetet shumë në furnizimet me armatim dhe municione nga aleatët e saj perëndimorë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për t’iu rezistuar sulmeve gjithnjë e më intensive nga forcat ruse.

Së voni, zyrtarët ukrainas kërkuan mbështetje të mëtejme nga Perëndimi, teksa Zelensky tha se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga kjo mbështetje.

Ai gjithashtu tha se shpreson se pakoja prej 60 miliardë dollarësh nga SHBA-ja – që ka hasur në rezistencë në miratim nga ana e përfaqësuesve të Partisë Republikane – do të miratohet.

Ndërkohë, gjatë një samiti të udhëheqësve të Evropës në Paris, më 26 shkurt, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ka një “konsensus të gjerë për të bërë më shumë dhe më shpejt” për Ukrainën, e cila, tash e dy vjet, është duke luftuar pushtimin rus.

Pjesëmarrësit ranë dakord që të krijojnë një koalicion për ta furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë, si dhe me bomba.

Macron tha se “nuk ekziston ndonjë konsensus” për dërgimin e trupave tokësore evropiane në Ukrainë, për të luftuar në anën e saj, por shtoi se “asgjë nuk duhet të përjashtohet për të arritur objektivin tonë”.

Kremlini i paralajmëroi aleatët evropianë të Kievit se dërgimi i trupave në Ukrainë, do të çonte “pashmangshëm” në luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Radio Evropa e Lirë

Zelensky në prani të Vuçiçit e Ramës: Kujdes nga Rusia, do përdorë taktika destabizimi në Ballkan

Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëroi nga Shqipëria se vendet balltike dhe vendet e Ballkanit janë më të rrezikuara nga destabilizimi rus.

“Sa i përket këshillës fakti që jemi këtu sot në një tryezë, të gjithë së bashku kemi shembuj historik dhe mendoj që kemi një shembull të mirë që kemi ardhur dhe jemi bashkë. Është një rrugë për tu mbrojtur. Unë mendoj se ajo që po ndodh është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë për ata që janë ulur rreth një tryeze”, tha Zelensky.

Zelensky: Fakti që ndodhemi këtu sot në një tryezë të gjithë bashkë, kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme. Është mënyrë për tu mbrojtur dhe rrugë drejt paqes. Nuk është këshillë, mendoj që ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Mbase nuk është e thjeshtë për ata të ulur në tryezë, por edhe për shoqëritë e tyre. Nuk i kushtojmë rëndësi provokimeve pasi ato vetëm përçajnë. Vendet e Ballkanit duhet të jenë bashkë. Rusia do bëjë diçka për destabilitet.
Nuk e ka gëlltitur dot atë që po ndodh në Ukrainë. Rusia do përpiqet të përdorë taktika për të shtuar ndikimin e saj.sn

BERZH: Emigracioni i lartë po nxitet nga qeverisja e keqe, Shqipëria mban rekord

Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivele të larta, por Shqipëria spikat për fluksin e madh të të larguarve në raport me popullsinë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një analizë që publikoi së fundmi se si mund të konvergojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE vuri në dukje se emigracioni i lartë ka si shtysë kryesore qeverisjen e keqe.

BERZH referon se sipas sondazhit të fundit të Gallup, Shqipëria ishte ndër 10 vendet e para në botë ku të paktën gjysma e popullsisë do të donte të ikte jashtë vendit gjatë 2018-2021. “Qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Përvoja aktuale dhe e kaluar e emigracionit në Ballkanin Perëndimor ka treguar se korrupsioni ose paqëndrueshmëria politike është arsyeja më e rëndësishme për emigracionin”, vë në dukje analiza e BERZH.

Nga 13 arsyet e ofruara për emigracionin, 66.7 për qind e të anketuarve në Ballkan vlerësuan korrupsionin ose paqëndrueshmërinë politike në vendin e tyre si shumë të rëndësishëm, ndërsa 19.2 për qind e konsideruan të rëndësishëm. Përqindja e të anketuarve që kanë zgjedhur këto dy opsione është më e lartë në mesin e atyre që emigruan në pesë vitet e fundit sesa ata që emigruan më herët. Mundësi më të mira punësimi renditen si arsyeja e dytë më e rëndësishme e emigrimit, e ndjekur nga pagat më të larta.

Rezultate të ngjashme dalin nga një studim i fundit i Këshillit Fiskal të Serbisë. Hulumtimi i tyre tregon se përmirësimi i institucioneve, duke përfshirë uljen e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve publike si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, mund të ulë nivelin e emigrimit në vendet e Evropës Perëndimore me 10-15 për qind, shumë më tepër se ndikimi i rritjes së nivelit të pagës mesatare.

BERZH vë në dukje se, grupi i ardhshëm i ekspertëve dhe profesionistëve në Ballkan dhe Shqipëri mund të kufizohet nga rënia e vazhdueshme e popullsisë për shkak të tendencave negative demografike veçanërisht, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi dixhitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.

Ka tashmë shumë të dhëna nga të gjithë rajonet e BERZH-it, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të sugjeruar se punëtorët me aftësi shumë të kërkuara, si TIK, po migrojnë drejt ekonomive të përparuara me një nivel më të lartë page.

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit po bëhet gjithnjë e më akute dhe duhet të adresohet me praktika gjithëpërfshirëse të punësimit që rrisin nivelet e pjesëmarrjes dhe aftësitë e grupeve të nën-përfaqësuara (për shembull, të rinjtë, gratë dhe pakicat), si dhe duke rritur formalizimin e punësimit sugjeron BERZH. Pagat po rriten me shpejtësi në sektorin e TIK-ut (midis 5 dhe 10 për qind në vit nga 2012 – 2020 kundrejt më pak se 1 për qind në BE-27), duke ulur konkurrencën e pagave në Ballkanin Perëndimor./Monitor

Ligji Anti-SLAPP merr vulën e miratimit përfundimtar nga Parlamenti Evropian

Me një shumicë dërrmuese, Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë që i udhëzon vendet anëtare të ngarkojnë sistemet e tyre të drejtësisë me detyrën për të vlerësuar paraprakisht paditë ndaj gazetarëve dhe aktivistëve nëse janë apo jo të bazuara si dhe për t’i ngarkuar kosto shtesë paditësve abuzivë.

Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë kundër frikësimeve gjyqësore ndaj gazetarëve, akademikëve dhe aktivistëve, të njohur si SLAPP (sipas akronimit në anglisht Padi Gjyqësore Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), një hap që u përshëndet si me vlerë historike nga organizatat e ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Direktiva, e cila u miratua me 546 vota pro, 47 kundër dhe 31 abstenime, synon të godasë një praktikë tashmë të njohur të korporatave dhe të politikanëve, të cilët përdorin burimet e veta njerëzore dhe financiare për të zvarritur në procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore media apo aktivistë, me synim të frikësimit të tyre, duke e ditur se pretendimet janë të pabazuara.

Sipas një njoftimi të Parlamentit Evropian, ligji i ri synon “të sigurojë individët dhe organizatat që punojnë në çështje të interesit publik, të tilla si të drejtat themelore, aludimet për korrupsion, mbrojtjen e demokracisë apo luftën kundër diskriminimit, të kenë mbrojtjen nga BE përkundrejt padive civile të pabazuara ose abuzive.”

Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë legjislacion si Amendamenti Daphne, në përkujtim të gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u përball me një numër të lartë padish të tilla për shkak të punës së saj si gazetare investigative, para se të vritej në një atentat me bombë në vitin 2017.

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e konsideroi votimin si “historik”.

“Kjo shënon një çast historik për sigurinë e gazetarëve dhe për lirinë e medias në Evropë,” deklaroi organizata në një njoftim për shtyp.

SLAPP u identifikuan fillimisht nga kërkuesit shkencorë në vitet 1980 në SHBA. Logjika pas këtij fenomeni është që aktivistët apo gazetarët në të shumtën e herëve kanë kohë dhe mjete financiare të kufizuara dhe për rrjedhojë, ato mund të detyrohen të vetëcensurohen në rast se një politikan, një biznesmen apo një korporatë që nuk kanë probleme me mungesën e burimeve, i zvarrisin ata në gjykatë për vite dhe vite me radhë, pavarësisht se në fund gjykatat mund ta rrëzojnë padinë si të pabazuar në ligj e në prova.

Përdoruesit e SLAPP rrjedhimisht përdorin fuqinë e vet financiare për të frikësuar kritikët nën kërcënimin e telasheve gjyqësore dhe pasigurisë gjyqësore. Në rastin më tipik në Shqipëri, kompania Gener 2 hodhi në gjyq për shpifje dhe kërkoi dëmshpërblim 20 milionë lekë nga aktivistët që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës. Gjykata e rrëzoi padinë si të pabazuar në ligj e në prova. Sipas legjislacionit të ri evropian, përveç rrëzimit të padisë, në një rast të tillë, paditësi do të duhet të gjobitet për abuzim me të drejtën për të ngritur padi në mënyrë që në të ardhmen, kompanitë të jenë të vetëdijshme se padi të tilla abuzive nuk kushtojnë vetëm sa kostoja e avokatit./reporter.al

Anti-SLAPP law gets final seal of approval from EU Parliament

UGSHPD: SERIALI PAFUND I AUTORITARËVE NË PUSHTET (MASHALLAH EDVIN “HABIBI”- e përgëzon Erdogani Ramën më 20 Shkurt, 2024)

Me një yxhym prej 16 marrëveshjesh Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe gjashtë anëtarë të kabinetit të tij justifikuan mungesën e tyre më 20 Shkurt në Tiranë kur mijëra qytetarë dhe partitë politike të opozitës zhvilluan protestën e kundër diktaturës dhe korrupsionit të qeverisjes së Rilindjes Socialiste. Si për ta shmangur vemendjen në raste të tilla dhe për ti marrë kohën hapsirës mediatike, programet radio-televizive dhe sajtet proqeveritare pasqyruan vizitën e delegacionit qeveritar hap pas hapi duke trumpetuar nënshkrime marrëveshjessh nga politika e jashtme, mbrojtja, ekonomia, mjedisi, turizmi etj. e deri tek radiotelevizionet shtetërore, përkatësisht Korporata TRT dhe RTV Publik Shqiptar. Atmosfera e marrëveshjeve nuk ishte as më shumë dhe as më pak një sjellje autokratësh në prag të proceseve të reja zgjedhore për të dyja vendet ku lexohej qartë etja për statistika dhe fitim pikësh në opinionin publik se Erdogan dhe Rama janë udhëheqës “me peshë” dhe luajnë rolet e tyre për stabilitetin e Ballkanit. Pa i mohuar vlerat që ka dhe sjell fqinjësisa e mirë ana tjetër e këndvështrimit të problemit për analizën tonë është media.

Si është e mundur që dy vende me renditje të ulta në indeksin botëror të lirisë së shtypit arrijnë të nënshkruajnë mes tyre një marrëveshje mes televizioneve kombëtare kur pozicionet e tyre për disa vite rrjesht dhe në 2023-shin sipas RSF (Reporters Sans Frontiéres), janë; Shqipëria në vendin e 96 me 57.86 pikëdhe Turqia në vendin e 165 me  33.97 pikë?

Përgjigja e parë është se të dy autokratët kanë mundur të qendrojnë në pushtet duke e kontrrolluar atë përkatësisht Edvin Rama 11 vjet si kryeministër dhe Taip Erdogan 21 vjet si kryeministër dhe si president.

Po çfarë lidhje ka këtu radio-televizioni?

Përgjigja vjen sërish e thjeshtë; kontrroll informacioni, propagandë dhe shpenzime për to. Vetëm nga lajmi i ditës (haber-i i RTSH) u mësua se mes shumë marrëveshjeve të nënshkruara; Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik”. Një lajm në të cilin nuk gjen të përmendet dhe të shkruhet as shtypi i lirë dhe as fjala e lirë. Vetëm ky koncept i shkruar dhe i hedhur për publikun të bën të kuptosh se forcat njerëzore intelektuale dhe krijuese të shqiptarëve gjenden jashtë përmbajtjes. Gazetarë, regjizorë, skenaristë, skenografë, muzikantë, aktorë, operatorë, teknikë që sjellin produkte për mikrofonin dhe ekranin përveç atyre që janë përzënë nga puna tashmë, të tjerët që qendrojnë janë prekur edhe në integritetet e krijimtarisë së tyre dhe janë ata të parët në rradhë që në qoftë se nuk i zbatojnë urdhërat hidhen në rrugë dhe mbeten pa rrogë për të mbajtur veten dhe familjet e tyre. Të preferuarit e ditës janë “më të paguarit”, të rinj pa përvojë, lehtësisht të përdorshëm, që marrin urdhëra dhe që paguhen si mbikqyrësa deri tek agjitatorë dhe patronazhistë.

Kjo është tablloja e medias publike shqiptare e kapur nga shteti, ku lajmet dalin nga zyrat e qeverisë dhe fondacionet e shoqërisë së hapur kur bëhet fjalë për pasqyrimin e realitetit të jetës së qytetarëve dhe ku aktualitet politike janë vetëm propagandë si dhe pjesa tjetër mbetet tek “serialët historikë” dhe telenovelat që prej vitesh janë ngulur në psikologjinë e publikut rreth ekranit.

Sot asnjë gazetar, artist, aktor, kompozitor, dhe krijues nuk e gëzon lirinë e shprehjes dhe nuk e ka mundësinë e realizimeve sepse e gjithë paraja është në duart e pushtetit. Madje në qoftë se ata do ta provonin krijimtarinë e lirë si të tillë, që prej Janarit 2024 atyre u është rritur taksa edhe mbi 20%.

Insitucionet e kulturës sot si prodhimi kinematografik, teatri dhe opera “made in albania”, kanë vdekur prej kësaj qeverisje sepse pushteti ka kapur si çdo qelizë të jetës edhe kulturën. Propaganda është mbi gjithshka deri në zgjedhjet e ardhëshme ku autoritarët shijojnë serialin e viteve të pushtetit. Rama më i ri se Erdogani po projekton pushtetin e vet edhe për dhjetëvjeçarin e ardhëshëm në qoftë se populli dhe opozita nuk do të kenë mobilizimin dhe aftësitë që ta largojnë atë nga pushteti me përpjekjet për mbrojtjen e votës së lirë.

 
 
27 Shkurt, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Sot mbërrin në Tiranë presidenti i Ukrainës!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Mësohet se Zelensky do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 shkurtit, por mbetet ende e pazyrtarizuar.

Ai do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën, që do të organizohet një ditë më pas. Më 28–29 shkurt Tirana do të mirëpresë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore në kuadër të samitit që do të organizohet për Ukrainën. Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.

Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia. Po aq në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për gjashtëshen ballkanike si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Për shkak të zhvillimeve në Ukrainë mbetet ende e papërcaktuar nëse vizita e parë në Tiranë e Volodymyr Zelensky do të nisë të martën e 27 shkurtit, për t’u pritur nga kryeministri Edi Rama. Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X” kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për të gjithë Evropën. Edhe pse në agjendën paraprake ishte parashikuar një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ato janë anuluar. Ngjarjet në Ukrainë dhe elementet e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelenskyt në Tiranë, ku ajo që dihet me siguri është pjesëmarrja në samitin e 28 shkurtit.

GATISHMËRIA

Duke filluar nga e marta, Tirana do të jetë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa disa akse do të jenë të bllokuara në intervale të ndryshme kohore. Rreth 1600 forca policie pritet të jenë të angazhuara, duke përfshirë forcat RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë apo dhe shërbimi i Antiterrorit. Në gatishmëri do të jenë dhe 400 punonjës të Gardës të Republikës. Në funksion të kësaj vizite, për të mbikëqyrur perimetrin e sigurisë do të jenë edhe grupet antieksploziv. Punimet e samitit pritet të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes, ndërsa në përfundim të seancave të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më 29 shkurt do të pasohet nga një tjetër samit, ai i Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.

Në fokus të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit evropian, ndërsa e pranishme pritet të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që do të mbahet më 28-29 shkurt në Tiranë, Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani. Këshilltari për media e presidentes, Bekim Kupina, theksoi se ajo do të qëndrojë në Tiranë më 28 Shkurt. “Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Evropë-Juglindore Ukrainë, i cili do të mbahet në Tiranë më 28 Shkurt”. Ndërsa kryeministri Albin Kurti këtë javë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Tirana do të mirëpresë për herë të parë një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus atje.

BLLOKIMI

Policia e Shtetit publikoi dje rrugët që do të bllokohen gjatë këtyre ditëve. Rruga “Rinas–Qafë Kashar” dhe anasjellas; – Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjellas; Unaza e Madhe, nga ishsheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas; Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas. Gjithashtu, të gjitha rrugët që lidhin Rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara. Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë-Krujës”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rreth-rrotullimi TEG – Lindore- Paskuqan -Kamëz – kryqëzimi i Valiasit-Rinas”.bw

Arbitrazhi rrëzon kërkesën e shtetit për mungesë juridiksioni, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin e Durrësit

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mos shqyrtimin në themel të kontratës koncesionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit.

Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej sakaq shteti shqiptar apo pala përgjegjëse ka paraqitur më 19 janar 2024 një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID. Pra nga ana e shtetit shqiptar është kërkuar mos juridiksioni i çështjes. Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej.

Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungese juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit. “Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes”, citohet në vendimin e ICSID më 24 Shkurt 2024. https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/23/9

Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH) u lidh në Maj të vitit 2013. Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor.

Konflikti mesa palëve nisi, siç kanë pohuar më herët edhe drejtuesit e kompanisë për Monitor më 2020, kur institucionet shqiptare penguan qëllimisht aktivitetin e tyre pas dhënies së trajtimit preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për zhvillimin e projektit të “Durrës Yahts Marina”.

Ndërsa projekti i Durrës Yacht & Marina që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, përfshirë zënien e 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare. Për drejtuesit e kompanisë marrëveshja për “Durrës Yachts Marina” bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group.

Korrikun e vitit të kaluar Autoriteti Portual Durrës nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj. Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente.

Në atë kohë drejtues të kompanisë koncesionare EMS APO përveçse ngritën shqetësimin për shkelje të ligjit pohuan se po dëmtohen edhe nga rënia e lartë e fluksit të anijeve për përpunim, nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO për shkak të shndërrimit të portit të Durrësit në një port argëtimi./Monitor

Samiti në Londër, presidentja e BERZH: Shqipëria dhe rajoni, 70 vite për të arritur standardet e jetesës të BE

Ditën e djeshme në Londër u mbajt Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në këtë event kanë qenë të pranishëm krerët e qeverive nga 6 vende të rajonit.

Gjatë hapjes së samitit, presidentja e BERZH-it, Odile Renaud-Basso, theksoi se megjithëse rajoni ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, ka ende një hendek të madh midis rajonit dhe Bashkimit Evropian.

“Sipas një studimi të ri të BERZH-it mbi konvergjencën me standardet e jetesës së BE-së, ka të ngjarë të duhen nga 40 deri në 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek”, tha Renaud-Basso.

Ajo theksoi se është koha për të njohur fuqitë dhe potencialin e vërtetë ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Renaud-Basso theksoi gjithashtu potencialin e madh të investitorëve në rajon, duke përmendur regjimet e favorshme të tatimit mbi të ardhurat e korporatave, një fuqi punëtore konkurruese dhe perspektivën e qartë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo shtoi se njerëzit e rajonit janë të arsimuar mirë, shumë të kualifikuar dhe shumë prej tyre janë sipërmarrës të talentuar.

Në përfundim, ajo shtoi se rajoni duhet të fokusohet në tre prioritete kryesore.

Së pari, Rritja e investimeve në energjinë e rinovueshme, Së dyti, përmirësimi i standardeve të qeverisjes publike dhe lufta kundër korrupsionit dhe së treti përhapja e hapësirave për tregti dhe investime është thelbësore.

FJALA E PLOTË:
Kryeministra, anëtarë të qeverisë, përfaqësues të botës së biznesit, zonja dhe zotërinj – mirë se erdhët në BERZH.

Më jep kënaqësi të madhe hapja e Samitit të gjashtë të Investimeve të Ballkanit Perëndimor në BERZH.

Jam veçanërisht i lumtur që mund t’ju pres për herë të parë në selinë tonë të re.

Disa prej jush morën pjesë në Samitin historik në të njëjtin format, i cili u zhvillua – me të gjithë kryeministrat rajonalë të pranishëm – dhjetë vjet më parë .

Që atëherë, ne jemi mbledhur çdo vit tjetër.

Mund të na duhet të reflektojmë se sa shpesh mblidhemi në të ardhmen, jo vetëm sepse tani ka shumë Samite të Ballkanit Perëndimor – gjë që është një gjë e mirë!

Në çdo rast, tani, një dekadë pas ngjarjes sonë të parë, është një kohë e mirë për të bërë një bilanc të asaj që kemi arritur së bashku.

Samiti i vitit 2014 filloi në mënyrë efektive procesin e “Gjashtës së Ballkanit Perëndimor” në nivel kryeministrash.

Bashkëpunimi rajonal në këtë format të ri, në një rajon me një histori shumë të vështirë, është tashmë normë.

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë takime të shpeshta të fokusuara në shumë tema.

Dhe kjo i dërgon një mesazh të fortë pjesës tjetër të botës: se ky rajon ka arritur nivele të reja pjekurie dhe stabiliteti.

Në të vërtetë, unë do të argumentoja se një bashkëpunim i tillë intensifikimi është një nga arritjet më të mëdha të rajonit të kohëve të fundit.

Dhe është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh kujtimet e së kaluarës së saj të trazuar.

Dhe gjithashtu në dritën e luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe tensioneve gjeopolitike në rritje dhe fragmentimit politik gjetkë.

Një bashkëpunim i tillë është gjithashtu një dëshmi e vizionit të liderëve të Rajonit.

Le të dëgjojmë të gjithë me vëmendje kryeministrat teksa shpjegojnë prioritetet e vendeve të tyre për projektet rajonale më vonë.

Unë pres që ju të dëgjoni një shkallë të lartë konvergjence mes tyre.

Progresi në koordinimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është shoqëruar me një bashkëpunim më të mirë me dhe ndërmjet donatorëve ndërkombëtarë, Komisionit Evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Rezultati është një forcim i dukshëm i mënyrës se si ne bashkojmë burimet në mbështetje të projekteve rajonale, kryesisht në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Nën udhëheqjen e Komisionit Evropian, një koordinim më i mirë ka lejuar që shumë projekte më të rëndësishme rajonale të transportit dhe energjisë të jenë prioritare.

Ne në BERZH presim të punojmë ngushtë me Komisionin Evropian dhe qeveritë e rajonit në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo iniciativë e BE-së ka potencialin të jetë një ndryshim i vërtetë i lojës në rajon, duke dhënë një shtysë të re për investime dhe reforma shumë të nevojshme.

Ne mbështesim qasjen e Planit të ri të Rritjes për të sjellë përpara disa përfitime të anëtarësimit në BE përpara anëtarësimit.

Ne gjithashtu mirëpresim rritjen e fokusit në reformat që lidhen me Planin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për BERZH-in, sepse mbështetja për reformat është në thelb të mandatit tonë të tranzicionit. Tranzicioni nuk ka të bëjë vetëm me financimin dhe investimet, ai duhet të mbështetet nga politika dhe korniza ekonomike efikase.

Ne kemi promovuar integrimin rajonal duke ofruar disa projekte të infrastrukturës ndërkufitare që rrisin rrjedhën e lirë të tregtisë, konkurrencën dhe mundësitë për rritjen e eksportit.

Bordi i BERZH-it javën e kaluar miratoi dhe sot më vonë do të nënshkruaj në margjinat e këtij Samiti projektin hekurudhor që lidh Shqipërinë me Malin e Zi .

Por ka më shumë për integrimin rajonal sesa infrastrukturën fizike. Integrimi i mëtejshëm tregtar me tregun e vetëm evropian është një objektiv kyç.

Tregu i përbashkët rajonal, i promovuar nga BE-ja, do të ofronte gjithashtu përfitime thelbësore për vendet dhe investitorët e rajonit.

Rajoni ofron potencial të madh për investitorët me:

a. regjime të favorshme të tatimit mbi të ardhurat e korporatave,

b. një fuqi punëtore konkurruese,

c. dhe perspektiva e qartë e integrimit në Bashkimin Evropian.

Njerëzit e rajonit janë të arsimuar mirë, shumë të aftë dhe shumë janë sipërmarrës të talentuar.

Këtë e kam vënë re vetë në udhëtimet e mia të shumta në rajon.

Gjatë katër viteve të mia si President i BERZH – dhe pavarësisht nga pandemia – kam vizituar çdo vend të Ballkanit Perëndimor.

Si IFI më i madh në rajon, ne kemi investuar më shumë se 18 miliardë euro atje – dhe një rekord prej 1.63 miliardë euro vitin e kaluar.

Ne synojmë të vazhdojmë të zgjerojmë aktivitetet tona në Ballkanin Perëndimor, duke shfrytëzuar rrjetin tonë prej 6 zyrash dhe 150 profesionistësh në terren për të ndihmuar vendet që të kryejnë reformat dhe investimet, veçanërisht në fushat e tranzicionit të gjelbër, aftësive, përfshirjes dhe dixhitalizimit.

Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë në dekadën e fundit, por ka ende një hendek të madh midis tij dhe Bashkimit Evropian.

Sipas një studimi të ri të BERZH-it mbi konvergjencën e tij me standardet e jetesës së BE-së, mund të duhen nga 40 deri në 70 vjet – ose edhe më shumë – për të mbyllur këtë hendek.

Këto janë gjetje kthjelluese.

Në mënyrë kritike, për të përshpejtuar konvergjencën, ne duhet të kombinojmë financimin tonë me kapitalin privat.

Pra, ne kemi punuar me institucione të tjera financiare ndërkombëtare dhe Komisionin Evropian për të zhvilluar mënyra për të bërë pikërisht këtë, jo më pak për projektet e mëdha të infrastrukturës rajonale, qoftë nëpërmjet PPP-ve apo duke tërhequr investime private në sektorin e energjisë.

Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të zhbllokuar më shumë investime në rajon.

Por ne mund të tërheqim shumë më tepër, nëse zbatohen reformat.

Reforma të tilla përfaqësojnë një nga mënyrat më të besueshme të rienergjisë së rritjes dhe tranzicionit.

Dhe ka nevojë për kapacitete administrative shumë më të forta për të absorbuar mbështetjen e disponueshme për rajonin.

Sipas mendimit tim, rajoni duhet të fokusohet në tre prioritete.

Së pari , vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë tranzicionin e tyre të gjelbër. Investimet e mëtejshme në energjinë e rinovueshme, si dhe në rrjetet e energjisë elektrike dhe efikasitet më të madh të energjisë, do të ndihmonin në forcimin e qëndrueshmërisë së rajonit ndaj goditjeve të ardhshme të energjisë dhe konkurrencës së tij ekonomike. Është veçanërisht e rëndësishme nëse rajoni dëshiron të mbajë hapin me ambiciet e vendosura nga BE-ja dhe të ruajë një akses të qetë në tregun e vetëm.

Ne jemi krenarë për mbështetjen që po u ofrojmë vendeve të rajonit për të rritur prodhimin e energjisë diellore dhe të erës përmes ankandeve për të ndarë kapacitetet për investitorët.

Ne jemi vërtet të kënaqur me rezultatet që Shqipëria dhe Serbia , veçanërisht, kanë arritur në drejtim të sigurimit të energjisë me çmime konkuruese dhe tërheqjes së investitorëve ndërkombëtarë me përvojë.

Ne mezi presim ta shtrijmë këtë mbështetje edhe për vendet e tjera të rajonit, këtë vit dhe më gjerë.

Në COP28, isha i kënaqur të drejtoja një konsorcium të bankave dhe agjencive ndërkombëtare për t’u bashkuar me qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fillimin e Partneritetit të tyre për Investim në Tranzicion të Drejtë Energjisë.

Kjo do të mbështesë vendin në mobilizimin e investimeve të nevojshme për kalimin nga qymyri i vjetër, ndotës në një sistem energjie modern, konkurrues dhe me kosto të ulët të bazuar në burimet e rinovueshme.

Së dyti , standardet e qeverisjes publike duhet të përmirësohen, duke reformuar ndërmarrjet shtetërore, duke luftuar korrupsionin dhe duke përdorur teknologjinë dixhitale. Këto reforma janë kyçe për të rrënjosur besimin, për të mbrojtur stabilitetin ekonomik dhe për të tërhequr investime të huaja.

Së treti , rajoni duhet të jetë edhe më i hapur ndaj tregtisë dhe investimeve. Integrimi më i thellë në zinxhirët e vlerës globale është çelësi për përmirësimin e konkurrencës dhe inovacionit. Në një kohë të tendencave dhe sfidave të reja në globalizim, ka mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor – me afërsinë e tyre me tregjet e BE-së dhe avantazhet e tyre konkurruese – mund t’i shfrytëzojnë me kornizat e duhura.

BERZH ka qenë dhe do të jetë një partner i fortë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë të BE-së në këtë axhendë reformash.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë pjesë e historisë së suksesit të BERZH-it pothuajse që nga lindja e Bankës.

Ne kemi udhëhequr rrugën për investime në Ballkanin Perëndimor.

Dhe ne jemi të vendosur të ndihmojmë në krijimin e klimës dhe kushteve për më shumë.

Sot është një mundësi tjetër për ne që të njohim pikat e shumta të forta të rajonit.

Dhe më pas, së bashku me investitorët, t’i kthejë ato pika të forta në përparim të vërtetë për ekonomitë e saj dhe, më e rëndësishmja, për njerëzit e saj.

Faleminderit. bw

Deklarata e fortë e ministrit britanik: Nisim deportimin e kriminelëve shqiptarë drejt Shqipërisë

ANGLI – Hajdutët e huaj të dyqaneve, grabitësit dhe tregtarët e drogës duhet të deportohen nga Britania, në vend që të ndiqen penalisht, si pjesë e planeve radikale nga Sekretari i Drejtësisë, për të liruar hapësirat e burgjeve. Alex Chalk tha për The Telegraph se shkelësit e huaj të nivelit më të ulët do të kursehen nga burgu dhe në vend të kësaj do t’u jepen paralajmërime të kushtëzuara, sipas të cilave ata do të dëbohen dhe do të ndalohen të kthehen në Britani.

Chris Philp, ministri i policisë, është vënë në krye të ofrimit të skemës së dëbimit, e cila synon të reduktojë 3,300 të burgosurit e huaj në paraburgim, të cilët janë akuzuar, por ende nuk janë dënuar. Ata përfaqësojnë gati një të tretën e 10,441 shkelësve të ligjit të huaj në burgje në Angli dhe Uells, nga gjithsej 88,000 të burgosur.

Megjithatë, planet mund të mos realizohen, nga kriminelët që ngritën sfida ligjore kundër dëbimit të tyre. Z. Chalk zbuloi se ai ka hapur negociatat me Poloninë dhe Rumaninë për të dëbuar të burgosurit e rrezikshëm, për të vuajtur dënimin e tyre në vendet e tyre. Ai gjithashtu po ndjek me shpejtësi dëbimin e shkelësve të huaj që po i afrohen përfundimit të dënimit dhe tha se do të ketë një sistem të sofistikuar policor, me anë të së cilit do të gjurmohen më lehtë banditët.

Propozim në interes të publikut

Duke përshkruar në detaje planet e tij për herë të parë, Sekretari i Drejtësisë tha se transferimi i të burgosurve të huaj në vend të ndjekjes penale të tyre ishte në interesin publik. “Ka një pushtet që ekziston në disa raste të nivelit më të ulët, në vend të ndjekjes penale. Home Office duhet të mësohet me deportimin e dikujt” tha ai.

“Tani ka disa raste ku është absolutisht e drejtë që personi i akuzuar duhet të kalojë në procesin e drejtësisë penale, për të siguruar që ai person të dënohet siç duhet. Por, do të ketë raste të tjera kur në fakt është në interesin publik që thjesht t’i largojmë ata nga vendi”, tha zyrtari i lartë britanik. Meqenëse fuqia për të dhënë paralajmërime të kushtëzuara tashmë ekziston, shtrirja e ligjit tek të burgosurit e huaj nuk ka gjasa të kërkojë legjislacion të ri.

Duke folur për The Telegraph gjatë një vizite në HMP Liverpool, ku një program rinovimi prej shumë milionë paundësh do të krijojë më shumë se 350 qeli shtesë, Chalk tha se prioriteti i tij “i parë, i dytë dhe i tretë” ishte rritja e kapaciteteteve të burgut. “Unë gjithmonë do të bëj gjithçka që duhet për të mbajtur popullin britanik të sigurt,” tha zoti Chalk.

Chalk pranoi se “zhgënjimi i tij i fortë” me koston e taksapaguesve për strehimin e të burgosurve të huaj – 47,000 £ në vit për çdo të burgosur – kishte nxitur planet e tij. Ai tashmë ka arritur një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 nga kriminelët e saj më të rrezikshëm, të cilët po vuajnë katër vjet ose më shumë vite burg, për të kryer pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre. Shqiptarët përbëjnë 13 për qind të të gjithë kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e madhe, me 1,323 të burgosur aktualisht.

I pari i dëbuar sipas skemës ishte një kontrabandist i drogës i burgosur për 17 vjet, zbuloi zoti Chalk. Tani Sekretari i Drejtësisë po e kthen vëmendjen e tij tek Polonia, e cila është e dyta në listë si vend që ka numrin më të lartë të të burgosurve me 9 përqind dhe Rumania, me shtatë përqind, ku ai po kërkon të krijojë marrëveshje të ngjashme transferimi të të burgosurve. Ai tashmë i ka shkruar homologut të tij polak.

(The Telegraph – BalkanWeb)

Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse

VOA/Marrë nga Reuters

Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy të dielën, duke shtuar se nuk mund t’i zbulonte detajet.

Vitin e kaluar trupat ukrainase ndërmorën një kundërofensivë, por nuk ishin në gjendje të thyenin vijën e përforcuar të agresorit rus në jug dhe lindje të vendit.

“Kemi një plan të qartë për një kundërsulm, por nuk mund t’ju them detajet”, tha zoti Zelenskiy gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Kiev. Ai tha se ndryshimet në udhëheqjen ushtarake në fillim të muajit kishin lidhje me planin e ri në fushën e betejës. Ai tha se si rezultat i rrjedhjes së informacioneve po hartoheshin disa plane, pa dhënë hollësi të tjera.

Zelenskiy tha më herët se planet e Kievit për kundërofensivën e vitit e kaluar kishin përfunduar “në Kremlin” përpara se të fillonte operacioni. Ai nuk tha se si kishte ndodhur rrjedhja e sekreteve.

Presidenti Zelenskiy tha të dielën se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i agresionit rus dy vjet më parë, shifra e parë zyrtare pas më shumë se një viti. Ai tha në një konferencë shtypi në Kiev se nuk mund të zbulonte numrin e të plagosurve sepse do të ndihmonte planifikimin ushtarak rus.

“31,000 trupa ukrainase janë vrarë në këtë luftë. Jo 300,000 apo 150,000. Putini gënjen. Por megjithatë, kjo është një humbje e madhe për ne”, tha presidenti ukrainas.

Mykhailo Podolyak, ndihmës i presidentit, tha në fund të vitit 2022 se ishin vrarë 13,000 ushtarë ukrainas që fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Në muajin gusht, gazeta “New York Times” citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se numri i të vdekurve ukrainas është afër 70,000. Në të njëjtin artikull thuhej se Rusia kishte humbur në luftë 120,000 trupa.

Zoti Zelenskiy u tha gazetarëve se 180,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftime. Rusia nuk i publikon humbjet në fushën e betejës, duke i konsideruar si sekret shtetëror. Të dy vendet i cilësojnë humbjet e palës kundërshtare si të mëdha.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se dhjetëra mijëra civilë ishin vrarë në zonat e pushtuara nga forcat ruse. Kievi thotë se nuk mund ta vlerësojë me saktësi shkallën e humbjeve sepse nuk ka qasje.

Shqipëri, gati baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë

Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.

Jetmira Delia-Kaci

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha të dielën se përgatitjet janë drejt përfundimit në bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s në qytezën jugqendrore të Shqipërisë, Kuçovë, para se ajo të përurohet më 4 mars.

Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, gjeneral brigade Ferdinand Dimo, tha se trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të saj së shpejti do të akomodohen, stërviten dhe fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, tashmë bazë ajrore taktike e NATO-s.

Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se kjo bazë do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

“Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi në Facebook.

Baza e Kuçovës u përmend edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë më 15 shkurt.

“Përgjatë 15 viteve të saj në NATO Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore të NATO-s në Kuçovë, tha Blinken.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Në kohën kur nisi ndërtimi i kësaj baze, ministri Niko Peleshi pati deklaruar se ky ishte një mesazh i qartë “për aktorët e tjerë me qëllime të këqija” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vet aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.REL

Shefi i ushtrisë ukrainase dhe ministri i Mbrojtjes e vizitojnë vijën e frontit

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umyerov (majtas) dhe shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandar Syrskiy, Donjeck. Ukrainë, 13 shkurt 2024.

Shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandar Syrskiy, tha të dielën se bashkë me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, e vizituan vijën e frontit ku forcat e Kievit po luftojnë për t’i zmbrapsur forcat pushtuese ruse.

Ai theksoi se qëllimi i vizitës ishte analizimi i gjendjes dhe gjetja e mënyrave për ta përforcuar mbrojtjen.

“Gjatë vizitës, ne e analizuam hollësisht gjendjen e tanishme dhe biseduam për hapat e mëtejmë, së pari për t’i mbrojtur trupat nga sulmet ajrore dhe me dronë përmes sistemeve mbrojtëse ajrore, si dhe përforcimin e zonave të caktuara të frontit”, shkroi Sirskiy në Facebook të dielën.

Nuk është e qartë se kur dhe ku ndodhi vizita, por Syskiy shkroi për këtë një ditë pas përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe në një kohë kur Ukraina është në vështirësi për t’i zmbrapsur forcat ruse, për shkak të mungesës së armëve dhe municionit.

Umerov tha se fundmi se mungesa e predhave të artilerisë bëri që forcat ukrainase ta kufizonin në jo më shumë se 2.000 qitjen me predha brenda ditës përgjatë vijës së frontit 1.500 kilometra të gjatë, derisa forcat ruse po shkrepin trefish më shumë.

Më 13 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Syrskiy dhe Umerov “i kanë vizituar të gjitha pikat e nxehta të frontit”.

Më 23 shkurt, Syrskiy dhe Umerov u takuan me një delegacion të senatorëve amerikanë për të biseduar për gjendjen në fushëbetejë dhe për nevojën për më shumë armë dhe municion.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët ta miratojnë një paketë për shpenzime emergjente, e cila do t’i dhuronte Ukrainës 60 miliardë dollarë “para se të bëhet tepër vonë”.

Ukraina ka thënë se e ka trefishuar prodhimin e armëve vitin e kaluar, pasi synon ta rrisë prodhimin dhe inovacionin e armëve.

Ajo u ka bërë thirrje gjithashtu partnerëve perëndimorë ta rrisin furnizimin me armë dhe fondet, dhe për këtë ka marrë përgjigje pozitive nga Britania e Madhe, Suedia dhe vende të tjera në ditët e fundit.

Megjithatë, Umerov tha më 25 shkurt se gjysma e armëve të dhuruara nga Perëndimi mbërritën me vonesë në Ukrainë.rel


Send this to a friend