VOAL

VOAL

21 vjet nga masakra e Krushës së Madhe, familjarët ende në kërkim të të zhdukurve

March 26, 2019

Komentet

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit- Tensione, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë! Nisin shoqërimet masive

• Studentët kanë thirrur ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Arsimit, e cila nisi në orën 14:00. • Në kuadër të kësaj policia ‘blindoi’ zonën dhe shtoi masa të rrepta sigurie. • Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë. • Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. • Përmes mesazheve të tyre, studentët dhe të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj situatës në arsim dhe mungesës së reagimit institucional. Situata është tensionuar, pasi studentët filluan të godasin me vezë, tullumbace me ujë dhe bojë godinën. • Ata bëjnë thirrje për revolucion dhe dorëheqje të qeverisë Rama. • “Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve. Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës. • Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke u futur brenda perimetrit të institucionit. • Nuk kanë munguar as përplasjet mes efektivëve të policisë dhe studentëve, ku këta të fundit janë lënduar. • Pas kësaj, policia ka nisur shoqërimet masive, ku mes tyre janë edhe disa aktivistë.

22 artikuj për këtë temë.

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANA– Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa studentë shfaqen të gjakosur brenda një furgoni të policisë. Pamjet vijnë pas përplasjeve fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.

Protesta është shoqëruar me tensione, përdorim të gazit lotsjellës dhe ndërhyrje të forcave të rendit për shpërndarjen e turmës. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa protestues. Situata është përshkallëzuar gjatë përplasjeve në zonën pranë ministrisë./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamje nga protesta

TIRANË– Deputetja Marjana Koçeku ka bërë një regaim në lidhje me protestën e studentëve, të zhvilluar ditën e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku policia shoqëroi disa persona si dhe u përdorë dhunë fizike ndaj protestuesve. Në regimin e Koçekut, thuhet ‘Mos i prekni studnetët’, bashkangjitur me një pamje nga ndërhyrja e policisë me autobotin e ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve nga hyrja e godinës.

Protesta nisi rreth orës 14:00, kur studentë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën se bashku duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe dëgjimin e kërkesave të tyre. Ai përshkallëzoi më tej, në goditjen e Ministrisë së Arsimit me vezë, gurë dhe sende të tjera, duke shkaktuararrestime të aktivistëve e studentëve./Dosja.al

https://dosja.al/mos-i-prekni-studentet-deputetja-koceku-denon-dhunen-e-ushtruar-ndaj-protestuesve-ne-tubimin-para-ministrise-se-arsimit-i519231

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANA- Protesta e studentëvë para Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit, vijon të shoqërohet me tensione dhe përshakllëzime. Turma e studentëve u grumbullua sërish në rrugën e Durrësit, por përlasjet me policinë po vijojnë.

Një person protestues u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Teksa ishte përtokë ai u godit nga efektivët dhe u mor zvarrë./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamje

TIRANË– Protesta e zhvilluar ditën e sotme në ambientet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ka marrë përmasa të mëdha. Një grup protestuesish që ndodhej i grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është nisur në marshim të organizuar drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pjesëmarrja në tubim pritet të rritet, ndërsa deri më tani ka pasur përplasje të vazhdueshme me forcat policore, përdorimi i gazit lotsjellës si dhe ka pasur shoqërime të studentëve dhe aktivistëve. Përforcimi i turmës po shoqërohet me thirrje të fuqishme njëzëri kundër qeverisë, ndërsa forcat e policisë po marrin masa shtesë për të përforcuar kordonët e sigurisë rreth institucionit për të parandaluar përplasje të reja./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamjet

TIRANË– Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione të ashpra. Pas përplasjeve të vazhdueshme me forcat policore, ka pasur arrestime të aktivistëve dhe protestuesve.

Nga pamjet shihen efektivët duke u përleshur me një student, ndërsa një qytetar shihet duke u tërhequr zvarrë në rrugë dhe goditet me shkop gome. Sakaq, gjatë protestës është përdorur edhe autoboti i ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve, ndërsa kërkesat e qytetarëve mbeten po të njejtat./Dosja.al

 

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANA- Policia ka përdorur presionin e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Ndërhyrja e forcave të rendit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së studentëve.

Pas marshimit një pjesë e protestuesve është rikthyer drejt vendit ku nisi tubimi, ndërsa në Rrugën e Durrësit ka nisur sërish grumbullimi i tyre. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët vijojnë protestën kundër problematikave në arsim dhe me thirrje drejtuar qeverisë./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANA-  Përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë kanë shoqëruar protestën e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit. Situata është tensionuar pas hedhjes së sendeve në drejtim të godinës dhe ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës, ndërsa disa prej protestuesve kanë mbetur të lënduar.

Mes personave të lënduar është edhe një gazetare, e cila ndodhej në terren për të raportuar mbi zhvillimet e protestës. Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e protestuesve mes tyre edhe disa aktivistë. Tensionet vijojnë të shoqërojnë tubimin e të rinjve kundër problematikave në arsim dhe qeverisë./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamje

TIRANË– Protesta para godinës së Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione të vazhdueshme. Mësohet se, gjatë tubimit ka pasur sërish përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Pas përdorimit të autobotit të ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve, forcat e rendit kanë  nisur shoqërimet e para. Disa protestues janë arrestuar nga forcat policore. Tubimi ka nisur në mënyrë paqësore, por më pas është përshkallëzuar në dhunë dhe arrestime./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANA- Një protestues është lënduar gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe është shtrirë në tokë. Nga ana tjetër, policia ka nisur shoqërimet, pasi situata është përshkallëzuar.

Gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar as përplasjet mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Situata vijon të jetë e tensionuar./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANA- Studentët kanë protestuar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit, ku nuk kanë munguar tensionet dhe aktet e dhunës. Protestuesit kanë nisur të hedhin vezë dhe të shkruajnë me sprej në muret e godinës.

Më pas, ata kanë shkulur kangjellat metalike dhe tullat nga trotuari, duke i hedhur në drejtim të ministrisë dhe duke thyer xhamat e dritareve. Situata është përshkallëzuar më tej, kur protestuesit janë futur brenda rrethimit të godinës, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrjet: “Digje, digje!”./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamje

TIRANË– Protesta e paralajmëruar ditën e sotme përballë godinës së Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me tensione të shumta. Disa protestues kanë çarë kordonin e sigurisë, duke hyrë brenda rrethimit të institucionit, ndërsa forcat policore kanë aktivizuar autobotin e ujit për të shpërndarë turmën.

 

Tubimi i sotëm ishte paralajmëruar ditë më parë nga qytetarët të cilët kërkojnë rrëzimin e klasës politike. Sakaq, me hedhjen e ujit po tentohet largimi i turmës së protestuesve nga hyrja kryesore e godinës./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANA- Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të përshkallëzohet, pasi ka nisur ndërhyrja e policisë. Të revoltuar, protestuesit kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.

Pas kësaj, ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Studentët kanë hyrë brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

Pamje

TIRANË- Situata pranë Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur sende të forta drejt godinës.  Ata kanë shqyer derën e hekurit dhe janë futur brenda rrethimit të godinës.

Më pas, protestuesit, kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë, ndërsa policia ka vijuar thirrjet ndaj tyre./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

TIRANË-  Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke u futur brenda perimetrit të institucionit.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës. Sakaq, policia ka bërë thirrje për largimin e protestuesve dhe lirimin e rrugës, por turma nuk ka lëvizur./Dosja.al

 

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar në protestën para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, studentët kanë shkulur nga vendi kangjellat e rrethimit të rrugës dhe pllakat e trotuarit, ndërsa me to kanë qëlluar xhamat e Ministrisë.

 

Në këtë sulm janë angazhuar disa të rinj, ndërkohë pjesa tjetër po brohorasin në kor: Dorëheqje, qeveri e krimit, ktu vendosim ne./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

TIRANË- Studentët janë rikrthyer më fuqishë se kurrë në protestat e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar kushte më të mira dhe punësim. Një prej tyre tha se studentët përballen me kushte tejet të këqija në konvikte, ku pavarësisht sakrificës së prindërve për pagesa të majme, kushtet nuk janë aspak dinjitoze.

Sipas studentëve, ata përballen edhe me pasiguri në tregun e punës pas përfunditmit të studimve, duke shtuar se me sistemin e dizenjuar nga institucionet, i kthejnë në argatë.

“Protestojmë për kushtet e këqija në konvinte, prindërit tanë në emigracion kanë sakrifikuar tërë jetën për të sjellë para për të na mbajtur dhe me taksa të rregullta, kur vijmë ne përballemi me kushte të këqija e institucione që nuk ofrojnë asgjë. Studenti detyrohet to blejë librat, pasigurinë e punës pas shkolle. Institucionet merren me nepotizëm e ryshfete, punonjësi kthehet në argat dhe studenti kërkon të zhvillohet në aftësi. Sistemi i dizenjuar nga institucionet vetëm për t’u kthyer në argat,” tha studenti./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamjet

TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, pas grumbullimit, studentët filluan të godasin me vezë, tullumbace me ujë dhe bojë godinën.

 

Ata bëjnë thirrje për revolucion dhe dorëheqje të qeverisë Rama si dhe Ministria e Krimit. “Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar problematikat që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

studenti

TIRANË- Një student para Ministrisë së Arsimit ka theksuar se të rinjtë mund të kenë shumë kërkesa, por nuk duan t’i zgjidhin me Edi Ramën kryeministër, pasi nuk është i denjë për këtë post. Duke folur për mediat, ai bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të largohet nga pushteti.

“Kemi shumë kërkesa por nuk duam ti zgjidhim këto me Edi Ramën. Largohu se nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë. Ne kemi plan për të qëndruar këtu çdo gjë teknike do jetë e momentit., protestë do ketë nesër e pasnesër. Jemi këtu për të ardhmen tonë. Është përdorur teknikë rrjete sociale, universitete. Diçka shumë organike dhe ndonjë strukturë që e organizon. Kjo është e ardhmja jonë,” tha protestuesi./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

TIRANË-  Me thirrjet  “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria”, studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

 

Protesta është thirrur në nivel kombëtar, me organizatorët që u kanë bërë apel studentëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen tubimit. Përmes mesazheve të tyre, studentët dhe të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj situatës në arsim dhe mungesës së reagimit institucional./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamjet nga protesta

TIRANË- Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit ka nisur. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë mbajnë në duar pankarata me thirrjet “Revoltë”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.

 

Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

pamjete

TIRANË-  Policia ka “blinduar” zonën te Ministria e Arsimit, pak para nisjes së protestës së studentëve.  Protesta është thirrur të nisë në orën 14:00, teksa forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit.

 

Përveç forcave të shtuara të policisë, në pamje shihet në gatishmëri edhe autoboti me ujë. Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë./Dosja.al

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz

foto nga arkiva

TIRANË– Studentët dhe të rinjtë kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare këtë të martë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Organizatorët u bëjnë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.

Thirrja për tubimin është bërë publike përmes një pankarte. Organizatorët kanë shprehur gjithashtu pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

Ndër shqetësimet kryesore që pritet të ngrihen gjatë protestës janë kushtet në universitetet shqiptare, kostot e studimeve dhe mbështetja për studentët.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët./Dosja.al

“Mos i prekni studentët”- Deputetja Marjana Koçeku mbështet protestën e të rinjve para ministrisë së Arsimit dhe dënon dhunën policore

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në mbështetje të studentëve që po protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, ku policia kreu dhjetëra shoqërime dhe shpërndau të rinjtë me ujëhedhës.

“Mos i prekni studentët” thuhet në reagimin e deputetes Koçeku, bashkangjitur me pamje nga ndërhyrja e furishme e policisë me ujëhedhës dhe shtyrjen e protestuesve në një zonë më larg ministrisë së Arsimit.

Protesta nisi rreth orës 14:00, kur studentë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën se bashku duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe realizimin e një sërë kërkesash.

Tubimi përshkallëzoi në goditjen e Ministrisë së Arsimit me vezë, gurë dhe sende të tjera, duke shkaktuar kështu disa shoqërime të aktivistëve e studentëve nga blutë.

“E treta e vërteta”- Studentët vulosin me shkrim Ministrinë e Arsimit: Jemi kundër sistemit! Dorëheqje, poshtë qeveria

Studentët kanë mbushur rrugën para Ministrisë së Arsimit ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më parë për protestën e tyre.

 

Studentët bëjnë thirrje për kusht dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, pa Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Sakaq, ata kanë goditur godinën me vezë dhe bojë.

Në muret e godinës kanë shkruar se kjo është protesta “e 3 e vërteta”. Gjithashtu kanë shkruaur në mure edhe “dorëheqje”, “Ministria e turpit”m Panorama

Përshkallëzohet protesta- Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, godasin me gurë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Pas përdorimit të autobotit të ujit me presion për të larguar turmën nga perimetri i godinës, forcat e rendit kanë ndërhyrë me vendosmëri në terren duke nisur shoqërimet e para.

Gjatë kësaj faze janë regjistruar përplasje të forta, teksa efektivët e policisë kanë neutralizuar dhe marrë me forcë disa nga protestuesit më aktivë për t’i shoqëruar drejt komisariateve të kryeqytetit.gsh

UGSHPD: RILINDJA CITY (Rama dhe akademia e futbollit Dyrrah City)

 
 
 
 
Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë 85 ndaj 34 të Reformës Administrative Territoriale mëngjesin e së Premtes 9 Tetor, 2026 Rilindja Socialiste e thelloi edhe më shumë diferencën në kryesimin e tabelës ndaj kundërshtarëve të saj. 
Të Hënën sikur të vërtetohej ajo se ‘çudia zgjat vetëm tre ditë’, GPS ka depozituar sipas ATSH: –“kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, i cili do të ketë një mandat 9-mujor.“
Kaq shpejtë?!
E papritur?!
Vetëm përpara….?!
Nuk është as ironi as edhe mosbesim ndaj asaj që shohim. 
Qeveria dhe propaganda kanë një sinkronizim perfekt. 
Jo për t’u pasur zili, por për t’u demaskuar e nxjerrë në dritë se me çfarë rritmi dhe pangopshmërie kjo forcë politike po punon në interes të përfitimit prej korrupsionit. 
Ajo që u mor vesh mëngjesin e së Premtes nuk ishte thjeshtë një “humbje”, por vërtetimi i asaj pjese që i është lënë pa përgjigje Ramës në mesin e Janarit të 2026, kur megjithëse përmbytjet kishin zbuluar pasigurinë dhe shembjet nga korrupsioni në mbarë vendin, vërtetimi i asaj që korrupsionit nuk mund t’i lihet terren pasi paralajmërimi ishte bërë, ai deklaroi se:-“Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale do te bëhen, me ose pa opozitën“. 
Pikërisht duke përdorur krizën Rama ja faturoi rreshjeve dëmin ekonomik, formatoi një kabinet të ri dhe u përgatit për pjesëmarrjen e “Bordit të Paqes”, për të manovruar ndërkombëtarisht bashkë me disa takime në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe*, po gjatë atij muaji.

Duke u kthyer tek e fundjava që kulmoi me Air Albania  “Poshtë Komunizmi” (në ndeshjen Partizani-Tirana 1-3),  disa veprimtari sportive rresht kombëtare dhe ndërkombëtare në qendër mes tifozëve shqiptarë parrullat “Rama jepe Dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën”, “R n’Burg, B n’Burg”,  këto lajme janë trajtuar nga disa media ose kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke dashur me dhënë gjithnjë atë normalitetin e muajit të katërt të shqetësuar të qeverisë, por asnjëherë në mediat zyrtare dhe ato pranë qeverisë.
 
Fakti që nuk ka përgjigje, tregon se edhe protesta me formën e saj paqësore ende nuk e ka ngacmuar sa duhet nervin e përgjegjësive që duhet të ketë shteti. 
 
Kështu fundjava sportive shqiptare nuk mund të kalonte pa u vënë re në raport me atë evropiane. 
Futbolli kishte kryesisht në vëmendje Premier Ligën Angleze dhe po ashtu kishte ç’ka i afronte më shumë tifozëve dhe arenave në lidhje me dashurinë për lojën e futbollit ndryshe nga sa një skandal financiar që ka plasur atje.
Ky skandal ka ardhur në një pikë krahasimi sa urrejtja ndaj skemave mashtruese nuk vlen me asnjë trofe përpara dashurisë së tifozëve për sportin e futbollit.
Me kulm interesi ishte përballja e Liverpulit me Mançester City (0-3). 
Një katron i kuq për vendasit e ndryshoi rrjedhën e lojës.
Manchester City kryeson me 18 pikë të plota renditjen në 6 ndeshje.
Ndërsa e gjithë analiza dhe kritika e futbollit në Angli është përfshirë që prej 28 Shtatorit, koha kur doli publikisht vendimi i një komisioni të pavarur se Klubi i Manchester City ishte shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat që përfshijnë sezonet nga 2009–2010 deri në 2017–2018. 
Plot 10 kampionate. 
Klubi ishte njoftuar privatisht që në muajin Korrik 2026 për shkeljet ndërsa bërja publike në fund të Shtatorit nuk e kishte kufizuar apelin i cili shpalljen përfundimtare të vendimit ta konsiderojë mes javës së tretë dhe të katërt të muajit Dhjetor të këtij viti.
Për ata që ende nuk e dinë në shifra, shkelja në fjalë gjatë dhjetë sezoneve kap një vlerë prej 900 milion pound (97.4 miliardë lekë ose rreth 10 buxhete vjetore sipas këmbimit të sotëm valutor dhe zotimit të kryeministrit Rama për ta çuar në rekord historik buxhetin e 2027 me kursin ditor të valutës).
 
Dikush mund të pyesë se çfarë lidhje ka qeveria shqiptare me futbollin ose Premier Ligën?
 
Në fakt ka pak fare lidhje dhe më shumë ngjasime në lidhje me filozofinë e parasë dhe të rregullave. Kjo mund të ishte përgjigja e parë për fenomenin.
 
Askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se një turizëm (tradicional dhe i varfër në ato fillime për Shqipërinë), por i kërkuar për vlerat e klimës, natyrës dhe ushqimit, mikpritjes veç të tjerave, kur të vinte Rilindja Socialiste në pushtet do të kthehej një turizëm gjithë vjetor që solli jo më 2 milion, por 12 milion (vizitorë). 
Industri…
Përveç thithjes së fondeve orientimi i ndërtimeve, infrastrukturës, energjisë, mjedisit, ndryshimeve të legjislacionit të Zonave të Mbrojtura, ndërtim portesh dhe aeroportesh, e deri tek arenat e stadiumeve do të kishin një reklamë edhe për turizmin që në 2026 arriti 9.4 milion euro ( ku 4.2 milion euro nga një fond emergjence u përdorën për ‘kick off season’ dhe imazhin e Kanye West). Askush nuk e ka harruar zhurmën rreth një koncerti dhe stadiumi bashkë që vuri ndesh largpamësinë e qeverisë që thoshte se:-“Koncerti i Kanye West ishte një marketing global që sjell turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë”*, ndryshe nga sa qindra-mijë protestues kishin mbushur sheshet dhe rrugët atë Qershor, kur edhe botërori në kontinentin e Amerikës kishte filluar si festa më e madhe e popujve të botës.
Nuk ka një sport më pranë zemrave dhe më të dashur se futbolli që i bashkon popujt e botës. 
Vetëm kjo e rrëzonte atë kohë mburrjen dhe propagandën e Ramës, i cili si në çdo rast dhe për krizë që krijohet ngre lartë imazhin dhe pas asaj flluske më pas paratë që e frynë atë kanë avulluar. Asgjë rreth koncertit të West nuk dëgjuam më pas. 
Administrata dhe politika filluan pushimet, transparenca u harrua pas topit dhe turizmit bregdetar e malor apo edhe ndërkombëtar sipas “mundësive”. Brenda vendit Rama vazhdonte dhe bluante mënyrat e justifikimeve anti protestë me daljet në samitet ndërkombëtare ku fliste vetëm për turizmin. Ishte një elitar ky i Ramës që synonte ligën e kampioneve. M is e miliona para të shpenzuara për reklamë ku e kërkonte mbështetjen gjatë këtyre bisedave në thelbin e asaj që protestat ishin kundër tij pasi parimisht Rama dhe qeveria e tij kishin vazhdimisht ne vëmendje natyrën, gjallesën, biodiversitetin madje dhe vetë flamingot.  Më se një herë kishte thënë:-“Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë”. Një mbushje mëndje vetes me të pa qëna. Pasi vetë ai ishte personi dhe kreu i qeverise që herë thoshte se nuk ka projekt apo më gjeni projektin,… e më sillni projektin… dhe herë të tjera tregonte se Sazan-Zvërneci do të ishin e ardhmja e ekonomisë dhe mirëqenies shqiptare duke i vënë shifra dhe çmime në krah.
Por si lidhen këto?
Së pari është Kriza ajo që i lidh.
Megjithëse shikueshmëria e futbollit anglez nuk ka rënë,  presioni i qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë është shtuar. 
Së dyti Transparenca e çështjeve ligjore.
Në Premier Ligë, vlera e shpenzimit për blerjen e lojtarëve, pagesat e stafit teknik, infrastrukturën e klubit, stadiumin, tifozët, reklamën etj. është e përcaktuar me ligje dhe rregullore rigoroze. 
Shkelësit paralajmërohen, ju jepet e drejta për mbrojtje, por më së shumti gjobiten, ndëshkohen, nxirren nga kategoria për aq sa dëm i kanë shkaktuar lojës së ndershme, garës pa mashtruar dhe traditës së një sporti që është pasuri dhe krenari kombëtare që nga fillestare deri në ditët e sotme.
 
Në qeverinë e rilindësve dhe Kuvendin e Shqipërisë VKM kalohen me një firmë dhe legjislativi me forcë kartoni ta kalon në pak minuta çdo ligj madje edhe buxhetin.
 
Së treti Dashuria dhe Fyerja nga mashtrimi.
 
Në Angli vendi ku lindi futbolli, njerëzit kanë aq dashuri për sportin sa turket dhe skemat financiare përveç reklamave janë kuptuar si fyese dhe vrastare të ndjenjës për futbollin. Pritet një vendim që të mos prishet loja dhe konkurrenca në sport.
Ndërsa në Shqipëri qeveria nuk lë gurë pa lëvizur e shpenzim pa bërë, reklamë dhe imazh pa krijuar në një mënyrë që përmes propagandës e pa qëna* të duket se është aty. (Inceneratori, territori, turizmi,)… për popullin. T’i thotë se do të jeni më mirë duke ju mbledhur e organizuar në një hartë administrative të re. Nesër do t’u thonë se votoni socialistët se ata shkojnë më shpejtë në Evropë. Po të vish deri këtu është si të besosh se je vërtetë në Premier Ligë.
Le të ndalemi vetëm për një çast.
Në vitin 2024 një turne i ekspozimit të kupave të Manchester City erdhi edhe në Shqipëri. 
Ishte kujdestaria dhe largpamësia e kryeministrit.
U projektua Akademia e Futbollit Dyrrah City. U mor hapësira e tokës, u gjetën njerëzit që do ta drejtonin dhe u akorduan 9 milion euro nga fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për buxhetin e 2025-ës.
Tani për fonde dhe për disa aktivitete të vakëta jo vetëm që nuk flitet, por sikur të pyesësh se  sa është kuota e regjistrimit, Akademia e Futbollit Dyrrah City quajtur ndryshe (shkolla zyrtare e Manchester City në Shqipëri ), të informon vetëm pasi të kesh plotësuar formularin.
Interesante.
Ideja  dhe qëllimi i parë e ngritjes së kësaj akademie ishte zbulimi i talenteve dhe i sportistëve që do të krijonin brezni ekipesh për të konkuruar në trofe të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë.
Por përsa transparenca dhe veprimtaritë mbulohen dhe zbehen kuptohet qartë se këto nisma bëhen për të vjelur para më parë se sa të ofrojnë zhvillim dhe shërbime. Në se lejohet të vazhdohet kështu gara, dashuria për sportin sikurse edhe demokracia vriten nga skemat e krijuara për përfitime dhe mbretëron korrupsioni.
____________

 

*Inceneratori
12 Tetor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike në vend.

Pavarësisht përmirësimeve të dekadës së fundit, tregu i punës po shfaq shenja dobësimi, ndërsa pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në punësim mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë.

Në raportin Poverty & Equity Brief (Përmbledhje mbi Varfërinë dhe Barazinë) të publikuar në 9 tetor 2026, Banka Botërore evidenton se përmirësimi i tregut të punës ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e varfërisë, por treguesit më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim.

“Emigracioni i vazhdueshëm, plakja e popullsisë dhe mospërputhja e aftësive me kërkesat e tregut vazhdojnë të kufizojnë ofertën e fuqisë punëtore dhe rritjen e produktivitetit”, thekson raporti.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, pjesëmarrja në forcat e punës për grupmoshën 15–64 vjeç zbriti në 76.2%, me rënie prej 0.5 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Norma e punësimit për popullsinë mbi 15 vjeç ishte 58%, ose 0.3 pikë përqindjeje më e ulët në bazë vjetore, ndërsa papunësia qëndroi në 8.4%. Problemet janë më të theksuara për gratë dhe të rinjtë, të cilët vijojnë të kenë nivele më të ulëta pjesëmarrjeje dhe punësimi krahasuar me burrat në moshën kryesore të punës.

“Shfrytëzimi më i mirë i kapitalit njerëzor të Shqipërisë, veçanërisht përmes rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe mundësive më të mëdha të punësimit për të rinjtë, do të jetë vendimtar për ruajtjen e rritjes ekonomike, përshpejtimin e uljes së varfërisë dhe afrimin me vendet me të ardhura më të larta”, vlerëson Banka Botërore.

Sipas institucionit, vetëm eliminimi i diferencave gjinore në punësim mund të gjenerojë një rritje të vlerësuar prej 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë në afat të gjatë.

Pavarësisht këtyre sfidave, varfëria në Shqipëri pritet të vijojë rënien gjatë vitit 2026, e mbështetur nga rritja ekonomike dhe përmirësimet e deritanishme në tregun e punës.

Banka Botërore vlerëson se niveli i varfërisë ka zbritur nga 25% në vitin 2024 në 23.1% në vitin 2025, ndërsa parashikohet të arrijë në 21.6% këtë vit.Treguesi bazohet në pragun ndërkombëtar të varfërisë prej 8.30 dollarësh për person në ditë, sipas fuqisë blerëse të vitit 2021, që përdoret për vendet me të ardhura të mesme të larta.

Gjithsesi, institucioni sqaron se këto janë vlerësime statistikore dhe jo matje të drejtpërdrejta, pasi anketa më e fundit e familjeve që përdoret për matjen e varfërisë i përket vitit 2018. Raporti evidenton edhe hendekun e madh të të ardhurave me standardet ndërkombëtare të mirëqenies.

“Shqipëria vazhdon të përballet me një sfidë të konsiderueshme në afrimin e niveleve të të ardhurave”, thekson Banka Botërore.

Treguesi i hendekut të prosperitetit ishte 4.1 në vitin 2018, çka nënkupton se të ardhurat mesatare duhet të rriten pothuajse katërfish për të arritur standardin global të prosperitetit prej 28 dollarësh për person në ditë./ Monitor

Dita e 135-të e protestës kundër Ramës, qytetarët vijojnë qëndresën, kërkohet largimi i qeverisë

Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama shënon sot ditën e 135-të radhazi. Pas më shumë se katër muajsh tubimesh, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” dhe të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesat për largimin e qeverisë.

Protesta e së dielës, në ditën e saj të 134-t, u zhvillua pavarësisht reshjeve të shiut. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajtën fjalime dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë qeveria” dhe “Shqipëria po bën revolucion”. Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në përfundim, pjesëmarrësit deklaruan se do ta vazhdojnë qëndresën edhe në ditët në vijim.

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij mbetet kërkesa kryesore e protestuesve. Gjatë tubimeve të deritanishme, qytetarët kanë kërkuar gjithashtu krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime në sistemin politik.

Sot protesta e 134-të radhazi kundër qeverisë! Qytetarët vijojnë me forcë qëndresën: Rama jep dorëheqjen!

Revoltës qytetare dhe aksionit opozitar kundër kabinetit qeveritar i është shtuar sot një tjetër kapitull rezistence në kryeqytet, me protestuesit që mbajnë fuqimisht kërkesën kryesore për largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

Kjo protestë e 134-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese të pandërprerë në rrugë, ndërsa organizatorët dhe aktivistët në terren deklarojnë me prerë se nuk do të ketë asnjë hap pas apo tërheqje deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre politike.

Përveç dorëheqjes së kreut të ekzekutivit, në platformën zyrtare të protestës është ripërsëritur nevoja urgjente për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore me një mandat 12-mujor, e cila do të garantonte reformimin e thellë të sistemit politik dhe atij zgjedhor në vend.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj një sërë nismash ligjore të kaluara nga mazhoranca parlamentare, të cilat sipas tyre cenojnë drejtpërdrejt interesat publike dhe qytetare.

Ndërsa aksioni protestues do të vijojë me intensitet edhe në ditët në vijim, një nga momentet më kyçe të kësaj valë reagimi pritet të jetë data 13 tetor.

Organizatorët i kanë bërë thirrje masive studentëve, të rinjve dhe rinisë shqiptare që t’i bashkohen protestës në këtë datë, për t’i dhënë një goditje të re politike asaj që e cilësojnë si kapje të shtetit dhe korrupsion sistemik. bw

I shoqëruar nga Senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Brahon dhe Joni Ketën e BKH

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që edhe 4 ditë më parë, diplomati amerikan  u takua me dy drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Ambasada në njoftimin e takimit theksoi se “Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.

Po ashtu ambasada theksoi se “Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”. Panorama

“Çohuni shqiptarë” Sot protesta e 133-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, me qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 133-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese, ndërsa organizatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Përveç largimit të Edi Ramës, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor. Në platformën e tyre përfshihet edhe kundërshtimi i disa nismave ligjore, për të cilat ata pretendojnë se cenojnë interesat e qytetarëve.

Protesta e sotme zhvillohet pas zhvillimeve të fundit politike, përfshirë miratimin e reformës territoriale në Kuvend, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma është kundërshtuar nga opozita dhe qytetarë që shprehin shqetësimin për pasojat që mund të ketë në përfaqësimin dhe shërbimet në njësitë e vogla vendore.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit edhe në ditët në vazhdim. Një tjetër moment i rëndësishëm pritet të jetë 13 tetori, kur është bërë thirrje për pjesëmarrje të studentëve dhe të rinjve në protestë.bw

UGSHPD: RAMA I HEDH BRAÇES TRILEMËN (Ty do të të dua po të duash Partinë time)

 

Pas daljes nga votimi i seancës parlamentare që zgjati përtej 8 Tetorit, 2026 mbi Reformën Territoriale (RT), gazetarët e zhgënjyer nga bërja  e lajmit që ishin parapërgatitur për Erion Braçe deputeti i PS-s morën përgjigjen se më të rejat do t’i kenë nesër.

 

Asnjë ekran nuk e ftoi Braçen mëngjesin e 9 Tetorit. Më i fundit ishte “She’s on Air” nga Top Al-Radio atë mëngjes.

Braçe është korrekt me te tijen pasi në dalje prej parlamentit tha se NESËR do ta keni një përgjigje. Pra më 10 Tetor, të Shtunën kur edhe Prania Besnike e së Premtes do ta motivojë më shumë se si u prit vota e tij dhe votimi në përgjithësi.

Dhe si për të qënë i motivuar me “Love is in the Air”, Braçe me çantën krahaqafë të përngjan me komisarin modern. Punëtorin e palodhur të partisë.

Këtë mesa duket Rama e ka patur parasysh kur i ka drejtuar Braçes trilemën PPP që shumë ish-komunistë dhe nostalgjikë e ruajnë duke kujtuar fjalët e Alqi Kondit “Ty do të të dua po të duash Partinë time” (poezi dashurie gjatë pushtimit fashist).

 

Si lindi zhgënjimi i publikut me Braçen kjo është një tjetër histori më vete.

Publiku në një farë mënyre i kishte aty sytë dhe shpresat, por politikanët kalkulimet i bëjnë ndryshe mes llojit të tyre.

Jetëgjatësia në pushtet është kushti.

Ishte një takim pas mesnate për rrethin 30 minuta në Euronews Albania , jashtë në oborrin e Kuvendit kur deputeti më shpesh ndërronte  kufjen e përbashkët me gazetaren Shehu se sa i la publikut të kuptohej nga ekrani me Erlën, Manjanin dhe Hasimen që i drejtonin atij pyetje.

Lidhja ishte live dhe nga pas ndërtesës autokolona makinash po sillnin kryeministrin. Linja dhe teknika shpesh kishin probleme dhe ashtu sikurse pyetjet bëheshin nga studio dhe kufjet ndërroheshin asgjë e vendosur nuk doli nga Braçe se si ai do të votonte.

Shikuesit që nga një vesh i hyri dhe nga tjetri i doli qëndrimi, arriti të kuptojë pas mesnate se trilema kishte hyrë në efekt. Ndjenja për Partinë ishte më e madhja. Pas saj Presioni ishte zbutur ndërsa Pazari kishte mbetur pezull.

Në këtë trilemë u zgjidh vota.

Rama do t’i lërë Braçes konkurrimin për Bashkinë e Tiranës për t’ja rrëmbyer prapë.

E rëndësishmja është se ky mbetet një pazar në tregun e rilindësve.

Kur t’i vijë rradha zgjedhjeve vendore dhe kur të kërkohet vota, qytetarët duhet ta kenë mendjen e ndarë. Për territorialen askush nuk i pyeti kryeqytetasit. Ata janë prej mbi katër muajsh në shesh (132 ditë protestë), ku kanë dalur për të mbrojtur fatet e vendit të tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit,  një qeveri teknikë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Raste të ngjashme me mungesën e integritetit të përfaqësuesve në Kuvend do të ketë. Ato i pjell korrupsioni.

Kjo e sotmja në historinë e politikës shqiptare, ku Rama hyri dhe doli në më pak se 10 minuta duke ngritur kartonin është vrasja e parlamentarizmit.

Si Erion Braçe ndërroi mendje?

Kjo tani pak rëndësi ka. Për votën e Reformës Territoriale e cila u kalua me 85 kartonë në bllok, u kuptua se ishin në garë pazari, presioni dhe partia, një treshe PPP ose Trilema Braçe.

Braçe, Spiropali, Sinaj deshën partinë sepse mendojnë se aty i kanë meritat dhe aksionet. Nuk deshën votuesit dhe Shqipërinë. Zgjedhja e tyre. Tek e fundit përgjegjësia mes rilindësve është personale.

 

_______
* trilema–zgjidhja e një nga tri mundësitë mes të keqes, dy prej të cilave nuk mund të realizohen njëkohësisht. Jep votën pastaj provo Bashkinë.
 
9 Tetor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit që e quajti“më të keqin” ndër shqiptarët: “Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt. Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar”

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Nuk kuptoj çfarë po të shqetëson nga angazhimi im për shqiptarët👇

Deputeti dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë një deklarimi në mediat serbe e ka cilësuar Kamberin si “më të keqin” ndër shqiptarët.

Kamberi ka thënë se do të donte të dinte se çfarë e pengon Vuçiqin te qëndrimet dhe kërkesat e tij politike, duke përmendur angazhimin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Serbia, arsimin, gjuhën, përfaqësimin proporcional dhe zhvillimin ekonomik.

Ai ka theksuar se nuk ka kërkuar të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve, por barazi dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Kamberi është ndalur edhe te bashkimi politik i shqiptarëve në Luginë, duke ngritur pyetjen nëse pikërisht ky bashkim është ajo që shqetëson pushtetin në Beograd.

“Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt. Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar”, ka deklaruar Kamberi.

Duke iu referuar një deklarate të më hershme të Vuçiqit se „do të vriten 100 të tjerë për një serb të vrarë”, Kamberi ka deklaruar se

“Personalisht, nuk kam thënë kurrë ‘100 për një’. Nuk kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim. Nuk kam kërkuar që për një shqiptar të vriten 100 tjerë”, ka thënë ai.

Në fund, Kamberi i ka kërkuar Vuçiqit të flasë konkretisht për qëndrimet e tij dhe jo përmes etiketimit.

“Cila nga kërkesat e mia është antikushtetuese, cila është antidemokratike dhe cila është antievropiane?

Sepse unë nuk kërkoj të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve. Kërkoj barazi, përfaqësim dhe respekt për të drejtat që u takojnë të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Kamberi. rtvpresheva.com


Send this to a friend