VOAL

VOAL

MË 20 JANAR 1993 NDAHEJ NGA JETA AUDREY HEPBURN – ENGJËLLI I EKRANIT TË MADH

January 20, 2017

Komentet

R.E.M. ia thotë këngës përsëri, ripublikon himnin në mbështetje të REL-it

Pjesëtarët e R.E.M. marrin pjesë në Galanë e Induksionit dhe Çmimeve të Sallës së Famës së Këngëtarëve, në qershor 2024

 

Radio Evropa e Lirë

Publikimi i këngës “Radio Free Europe” (Radio Evropa e Lirë) në vitin 1981 e prezantoi grupin e rokut, R.E.M., për herë të parë para botës.

Ky hit gjithashtu ia kujtoi botës rolin që luan transmetuesi i financuar nga Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e demokracisë në vendet ku shtypi i lirë është i ndaluar, ose ende i paplotë.

Për ta shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 Maj, grupi ka njoftuar për ripublikimin e veçantë të këngës, për të festuar 75-vjetorin e Radios Evropa e Lirë së shpejti, në një kohë kur po zhvillohet një betejë për ndërprerjen e operacioneve të disa transmetuesve të financuar nga SHBA-ja, çka shihet nga shumëkush si përpjekje për t’i heshtur mediat prodemokracisë.

“Qoftë në muzikë apo liri të medias – censura kudo përbën kërcënim për të vërtetën gjithkund. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua t’i përshëndes gazetarët e guximshëm të Radios Evropa e Lirë”, tha Michael Stipe, vokalisti dhe një nga themeluesit e grupit R.E.M.

Kopertina e albumit të R.E.M. për remiksin e tyre “Radio Free Europe 2025”

Kopertina e albumit të R.E.M. për remiksin e tyre “Radio Free Europe 2025”

REL-i, bashkë me transmetues të tjerë të financuar nga qeveria, si Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra për Transmetime në Kubë (Radio Marti) dhe Rrjeti i Transmetuesve në Lindjen e Mesme, janë përballur me kushte të rënda që kur presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që tkurri Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM).

USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë.

Pak orë pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, USAGM-i bëri të ditur përmes një letre se granti i miratuar nga Kongresi për ta financuar REL-in, me seli në Pragë, Çeki, ishte ndërprerë. REL-i është duke e luftuar në gjykatë këtë vendim.

Trump, i cili ka marrë disa masa për t’i ulur shpenzimet qeveritare që kur mori mandatin e dytë në janar, pati përplasje me USAGM gjatë mandatit të parë për pavarësinë editoriale dhe drejtimin e programeve.

Ai i ka përsëritur këto shqetësime që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë.

Por, mbështetësit e transmetuesve thonë se ata janë pjesë e rëndësishme e diplomacisë amerikane dhe heshtja e tyre do të përshëndetet nga regjimet autoritare që ata i ekspozojnë.

“Për mua, muzika e R.E.M.-it gjithmonë ka përfaqësuar festimin e lirisë: lirisë së shprehjes, tekste që të bëjnë të mendosh dhe melodi që të frymëzojnë për të vepruar”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i REL-it, Stephen Capus.

“Këto janë pikërisht qëllimet e gazetarëve tanë në Radion Evropa e Lirë – të informojnë, të frymëzojnë dhe të mbështesin liritë që shpesh janë të paarritshme për audiencën tonë. Ne i mbajmë njerëzit përgjegjës, veçanërisht ata që ndihen të kërcënuar nga e vërteta. Ata shkojnë shumë larg për të na heshtur – bllokojnë burimet dhe faqet e internetit dhe madje burgosin kolegët tanë”, shtoi ai.

Nga ana lirike, kënga “Radio Free Europe” e R.E.M-it është interpretuar si një koment mbi dëshirën për informacione të mirëfillta në një mjedis të mbushur me dezinformim.

Kjo frymë rezistence, thotë Mike Mills, një nga themeluesit e R.E.M-t, jeton ende në atë që ai e quajti “OG” (Original Gangster) e transmetimit pro-demokracisë.

“Gazetarët e Radio Free Europe kanë zemëruar diktatorët për 75 vjet. E di që po bën punën mirë kur krijon armiqtë e duhur,” tha ai.

Katër gazetarë dhe bashkëpunëtorë të REL-it – Ihar Losik, Nika Novak, Vladyslav Yesypenko dhe Farid Mehralizada – ndodhen në burg për akuza që lidhen me punën e tyre.

Për të përkujtuar këngën, R.E.M. njoftoi se do ta publikojë një version të kufizuar në vinil portokalli të “Radio Free Europe” si dhe mallra (merchandise), të ardhurat nga të cilat do t’i dhurohen REL-it.

Florian Vlashi: Violinën e kam filluar në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdoj të ushtrohem përditë

“Violinën e kam filluar në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdoj të ushtrohem përditë me të njejtin impenjim. Nuk luaj me një violinë elektrike ose të krijuar nga një robot, por një violinë franceze të shekullit të 18-të [nga J. Boquay] plot me plagë dhe histori për të treguar. Kam në lexhio partitura nga Bach deri në ditët e sotme me një mijë shënime me laps. Koncertet e mia i përgatis me orë e orë të tëra studimi për muaj me rradhë, në kërkim të bukurisë së fshehur brenda pentagrameve. Gustav Mahler thonte se në partiturë është gjithçka e shkruar, përveç… thelbësores. Dhe unë bëj të njëjtën gjë me studentët e mi, mundohem t’i edukoj ata me kulturën e punës së mundimshme se si të zbulojnë të Bukurën në Art. Tani, imagjinoni dyshimet e mia kur më pyesin nëse AI do të më ndihmojë.
Interpretët janë pjesë e krijimit. Nëse një vepre arti i heq emocionin, komunikimin, energjinë, humorin, dhëmbjen, misterin… me një fjalë, nëse i heq gjurmën njerëzore, ajo vepër lind e vdekur. Ka një tregim të mrekullueshëm nga Rilke ku ai tregon se, kur Zoti e pyeti Mikelanxhelon se çfarë po bënte me atë bllok mermeri, gjeniu fiorentin u përgjigj: “Po të kërkoj ty”.
Makineritë inteligjente nuk do të jenë kurrë në gjendje ta kuptojnë këtë gjë”
Prandaj,në debatin publik që kam sonte në Museun Domus me një eksperte mbi IA ndjehem krejt i pasigurtë…

Ikona e artit Tinka Kurti përfundon në Azil: Tragjedi që erdha këtu, por ka njerëz të mrekullueshëm

Ikona e artit dhe skenës Tinka Kurti jeton prej disa vitesh në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Aktorja Tinka Kurit ishte e pranishme në ceremoninë mortore të aktores së njohur, mikes së saj, Margarita Xhepa e cila humbi jetën më 3 prill.

Aktorja e mbi 50 filmave artistikë dhe mbi 150 roleve në teatër nuk e ka humbur sharmin, megjithë fatkeqësitë që i kanë ndodhur në jetë.

Humbja shumë shpejt e bashkëshortit dhe fatkeqësia më e fundit, vdekja e djalit të vetëm që jetonte në Kanada, në vitin 2018, nga një sulm në zemër nuk e rrëzuan. Përkundrazi e përballoi dhimbjen me forcë e qetësi. Por sot ajo jeton e braktisur nga shteti, i cili i detyrohet shumë artit të saj, i detyrohet një përkujdesje e vecantë dhe mirënjohje.

Tinka sot jeton në një Azil, si të gjithë të moshuarit e braktisur.

E quan tragjedi këtë fat, por është falënderuese për njerëzit që i shërbejnë. Ajo është modeste, por institucionet përgjegjëse duhet të mos heshtin. E madhja Tinka Kurti meriton të jetojë me dinjitet dhe në paqe, si shpërblim për të gjitha emocionet e bukura që na fali.

Tinka Kurti meriton përkujdesjen sot që është ende në jetë. Që nesër të mos jetë vonë dhe të mjaftohemi me dhënie dekoratash pas vdekje. sn

Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon ‘pengun’ e fundit: Kishte dëshirë edhe për një film

Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.

Ai ka treguar për periudhën e fundit të jetës së saj, duke theksuar se “mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore; lodhjet e viteve bëjnë të vetën.”

Ai ka ndarë gjithashtu disa mendime mbi natyrën e saj të veçantë: “Kishte një natyrë të çuditshme. Madje, kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte se për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një.”

Ai ka përmendur se filmi “Bolero në vilën e pleqve” është vepra që përkon me fundin e jetës së saj, duke e theksuar pasionin e saj të pandalshëm për artin deri në momentet e fundit. sn

PROFIL- U shua në moshën 91-vjeçare, jeta dhe vepra e artistes së madhe shqiptare, Margarita Xhepa! Mbi 180 role në kinematografi dhe teatër

U nda sot nga jeta Margarita Xhepa, një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur , Filja tek Cuca e maleve , Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën , Nëna tek Përballë vetes etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit , Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.

Margarita Xhepa ka qenë pjesë e filmave “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” . Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit. bw

Festoi ditëlindjen një ditë më parë- Ndërron jetë në moshën 91- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Në jetën e saj, aktorja e cila është vlerësuar edhe me titullin “Nder i Kombit”, numëron 182 role, mes të cilave 32 në kinematografi dhe 150 në skenën e teatrit. bw

Rishfaqet i restauruar “Ngadhënjimi mbi vdekjen” i Edi Luarasit, nga suksesi te ndalimi, filmi që u xhirua 58 vite me parë

Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, tashmë i restauruar në 4K nga Augustus Color, si një projekt i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, është shfaqur në Tiranë me praninë e një pjese të stafit që I dha jetë. Si homazh për kinemanë dhe artistët dhe si dëshmi e artit të një kohe, ai bashkoi dashamirës të kinemasë në një mbrëmje festive.

 

Imazhi i pangatërrueshëm i Edi Luarasit që vrapon mbi çatitë e gurta të Gjirokastrës shënjon një prej momenteve më ikonike të kinemasë shqiptare. Për vetë Edin, skena te filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen” shënon vrapin e saj drejt suksesit, kthimit në një ikonë, një epërsi interpretative dhe plastikë që haset pak në ish Kinostudio dhe përbën njëherësh, metaforën e saj në ekran e skenë: një yll që vrapoi deri sa u kap dhe u dënua”. Nëse në film ajo dënohet nga nazistët, jashtë ekranit ajo u dënua nga shokët komunistë, ata që në film portretizojë anën e duhur të historisë.

Se si kthehen ideologjitë e personazhet, nga ana e duhur e historisë në anën e gabuar, një paralele mes skenarit te filmit dhe jetës së Edi Luarasit, do ta tregonte më qartë. Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, tashmë i restauruar në 4K nga Augustus Color, si një projekt i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, mund t’i kushtohet Edi Luarasit edhe si homazh

“Në momentin që mami ndërroi jetë para tre vjetëve dhe e përcollëm në banesën e fundit, përmendëm fjalën ngadhënjim mbi vdekjen. Sepse ajo ishte një grua aq e fortë dhe me një zemër aq të madhe, sa arriti të ngadhënjejë mbi vdekjen e asaj kohe. Dhe jam e gëzuar tra shoh këtë film me këtë ambient dhe me këtë liri”, tha e bija e Edi Luarasit, Lea.

Shfaqja e versionit të restauruar të filmit 58 vite pas xhirimit, bashkon nostalgjinë e stafit për kohën kur u xhirua e për rininë e tyre, por duket se pak vend ka për të folur mbi ideologjitë, ngarkesat politike, që e shoqëruan artin që nga krijimi e deri te ndalimi, që ishte sërish i motivuar politikisht me dënimin e Mihal e Edi Luarasit.

‘Këto filma janë pjesë e historisë së kulturës e artit shqiptar, për mua ka shenuar një ngjarje të rëndësishme te jetës sime se ai film na nderoi’, tha bashkëregjisori Piro Milkani.

Eglantina Kume, aktore e filmit tha: Ju kthye dinjiteti filmit përveçse u restaurua, edhe që ka qenë i dënuar për shumë vite dhe u zhduk nga qarkullimi, dhe ne kemi këtë e kemi vuajtur shumë, gjithë protagonistët e filmit.

 

‘Sot kam ardhur me fëmijët për ta parë filmin, siç e kam parë unë me babain tim, në moshën e vajzës sime, Amles, 13 vjet pasi filmi ishte ndaluar në atë kohë’, tha Rudi Erebara, djali i regjisorin, Gëzim Erebara.

Përmblethtazi, filmi sjell rastin e dy heroinave që varen në mes të qytetit nga nazistët. Qyteti, ngjarjet e filmit dhe të luftës, do t’i shihte të riinskenuara nga komunistët në forma të tjera e për interesa të tjera, sepse krimet, mbeten krime pavarësisht nëse porositësit janë shqiptarë a të huaj.

VIDEO- Parashqevi Simaku sjell videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria”. Teksti bazohet në poezinë e Çajupit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka sjellë për publikun videoklipin e këngës së saj “Dashuria”, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën muzikore.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj ‘Echoes From Iliria’, i publikuar në vitin 2006 dhe mbart një mesazh të fuqishëm artistik e emocional. Teksti i saj bazohet në poezinë e shkrimtarit të njohur Andon Zako Çajupi, duke i dhënë një dimension të veçantë artistik.

Muzika është fryt i bashkëpunimit mes Robert Nolfe, Parashqevi Simakut dhe Dileo, ndërsa producent i projektit ishte ish-bashkëshorti i këngëtares, Robert Nolfe.

Ky videoklip vjen pas një periudhe të vështirë për Parashqevinë, e cila është përballur me sfida të mëdha financiare dhe një situatë të pasigurt si e pastrehë. Megjithatë, rikthimi i saj u bë i mundur edhe falë ndihmës së Elton Ilirjanit, i cili e mbështeti atë në momentet më të vështira dhe e ndihmoi të rikthehej në muzikë.

Publiku e ka pritur me shumë emocion këtë rikthim, duke vlerësuar talentin dhe zërin unik të këngëtares. Dashamirësit e saj kanë komentuar me entuziazëm në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për rikthimin e saj pas një mungese të gjatë.

Megjithatë, ka pasur disa keqkuptime lidhur me këngën “Dashuria”, pasi një pjesë e publikut nuk ishte në dijeni se ajo është realizuar fillimisht në vitin 2006 dhe nuk është një krijim i ri.

Pavarësisht kësaj, ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e Parashqevi Simakut dhe dëshmon forcën e saj artistike dhe pasionin për muzikën. Publiku vazhdon ta mbështesë dhe ta presë me padurim çdo projekt të ri nga ajo. bw

Ndërron jetë Eleonora Giorgi

Aktorja italiane ishte 71 vjeçe dhe prej disa kohësh ishte e sëmurë

VOAL- Eleonora Giorgi (Eleonora Xhorxhi) ka ndërruar jetë të hënën pranë fëmijëve dhe njerëzve të saj të dashur. Këtë e ka bërë të ditur familja e aktores italiane, shumë e njohur në vitet ’70 dhe ’80. Ajo ishte 71 vjeçe dhe prej disa kohësh ishte e sëmurë rëndë.

E lindur në vitin 1953, gjatë karrierës së saj të gjatë ajo ka punuar me kineastë si Giuliano Montaldo, Alberto Lattuada dhe Damiano Damiani. Më pas ajo u dallua edhe në frontin e komedisë, duke luajtur me aktorë si Carlo Verdone dhe Renato Pozzetto.

Në vitet 1990 dhe 2000, karriera e saj e aktrimit u përqendrua kryesisht në televizion, ku mori pjesë në disa drama të suksesshme, si “Vdekja e një magjistareje”, “Lo zio d’America”, “I Cesaroni”.RSI

Sanremo 2025 – Triumfon Olly

I vlerësuar në Festivalin e 75-të të Këngës Italiane me këngën “Balorda nostalgia”

VOAL- Një finale plot kthesa karakterizoi edicionin e 75-të të Festivalit të Sanremos, që kulmoi me fitoren e Olly me këngën Balorda nostalgia. Një fitore befasuese për përjashtimin e pabesueshëm të Giorgia, në lot dhe Achille Lauro nga lista me pesë finalistët. Askush nuk e priste: dy nga artistët më të vlerësuar në prag mbetën jashtë garës së fundit për podium.

Katër finalistët e tjerë që garuan për fitoren ishin Lucio Corsi me Voglio essere un duro, Brunori Sas me L’albero delle noci, Fedez me Battito dhe Simone Cristicchi me Quando sarai piccola.

Çmimi për tekstin më të mirë shkoi për këngën L’albero delle noci nga Brunori Sas; ajo për kompozimin më të mirë e vlerësuar nga Orkestra shkoi për Simone Cristicchi me Quando sarai piccola, e cila fitoi edhe çmimin e sallës së shtypit. Çmimi i Kritikëve Mia Martini për Lucio Corsi, I Wanted to Be a Tough Guy.

Tashmë, pritja kalon në Eurovision Song Contest në Bazel, ku Olly do të përfaqësojë Italinë.RSI

“Dashuria shëron”- Plot jetë dhe e buzëqeshur, Parashqevi Simaku siç nuk e keni parë prej vitesh! (FOTOT)

Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje se si këngëtarja Parashqevi Simaku duket sot, pamje të cilat kanë një ndryshim tërësor krahasuar me imazhet ku ajo shihej pak kohë më parë, teksa ishte e pastrehë dhe jetonte në një metro.

Ndërsa ndan pamjet ku këngëtarja shkëlqen, Ilirjani shkuan “Ia dolëm” dhe “dashuria shëron” duke iu referuar mesa duket këtu edhe gjendjes së Simakut, e cila po trajtohej pas një krize që pësoi ndërsa ishte nën kujdesin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një video të shpërndarë pak kohë më parë, Ilirjani i cili mban kontakte të vazhdueshme me familjarë të këngëtares, përfshirë këtu edhe djalin dhe ish bashkëshortin e saj, ka njoftuar se trajtimi po shkonte mirë.

Në një InstaStory, ai ka bërë me dije se nesër do të postohet edhe një video mesazh i këngëtares.

 

 

(BalkanWeb)

“Aida” e Giuseppe Verdit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas

Aida e Giuseppe Verdit, një kryevepër monumentale e repertorit operistik botëror, do të ngjitet në skenën e TKOB-së në një produksion madhështor, realizuar nën vizionin e legjendarit Franco Zeffirelli.
✨Një vepër epike, e cila do të shpaloset përmes interpretimit të Orkestrës Simfonike, Solistëve dhe Korit të TKOBAP-së nën drejtimin e maestro Sergio Alapont dhe maestro Dritan Lumshi.
📯Artistë të shquar shqiptarë dhe ndërkombëtarë do t’i japin jetë kësaj historie pasioni, sakrifice dhe triumfi, në një spektakël që mishëron madhështinë e operës në formën e saj më të lartë.
🏺Një ngjarje artistike e jashtëzakonshme e mishëruar në një përvojë unike që nuk duhet humbur!

Send this to a friend