Gazetari Genc Burimi në një lidhje me Skype për task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka komentuar dëmin kolosal që qeveria Rama po i bën Shqipërisë me kalimimin e dy ligjeve, ai i zonave të mbrojtura dhe miratimi i marrëveshjes Rama-Meloni.
Burimi u shpreh se duhet të shtohen komisionet hetimore mbi masakrën e zonave të mbrojtura.
“Ke shumë vende në Europë që janë të vogla si Belgjika, Luksenburbu, Sllovakia që janë mbi 30% zonë e mbrojtur. Ky është një mashtrim i parë që thot zonja Kumbaro, që Shqipëria sakrifikoka në raport me sipërfaqen e saj, shumë sipërfaqe me zonë të mbrojtur. Edi Rama është si pëlhura e penelopës që e bën ditën dhe e zhbën natën.
A ju kujtohet kur bëri një ligj për bastet, që na mbushi mendjen që shqiptarët varfëroheshin, mashtroheshin dhe pastaj po atë ligj e bëri prap. Këtë gjë po bën edhe me zonat e mbrojtura. Shkoi çmontoi ligjin që ai vetë bëri. Si mund ti besosh kësaj qeverie, këtij personazhi?
Dua që në komisionet hetimore parlamentare të shtohet edhe një komision i 9-të, komision hetimor mbi këtë masakër, mbi këtë gjenocid që do i bëhet mjedisit shqiptar nga qeveria Rama.
Dua që kjo opozitë sot të premtojë që ata biznesmen që do shkojnë që të hedhin para tek ky ligji i ri i Ramës ta ketë të qartë që me ardhjen në fuqi të opozitës ky ligj do të çmontohet dhe ata do të humbasin investimet.”