VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

1914 e pakuptuar edhe më 2021! – Nga SHABAN MURATI

By | April 10, 2021
blank

Komentet

blank

Kush fshihet pas tyre? Dalja “non pejpërve” e rastit apo fushatë e orkestruar? – Nga SHABAN MURATI

Në diplomaci nuk ka rastësi veprimi apo qëndrimi. Dalja brenda muajit prill e dy “non pejpërve”, (letra jozyrtare) për rivizatimin radikal të kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm që nuk është e rastit, por përbën një fushatë të orkestruar.

Së pari, të dy non-pejpërat kanë objekt rihapjen e konflikteve midis shteteve në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet shkëputjeve apo shkëmbimit të territoreve.

Së dyti, të dy non-pejpërat u publikuan njëri pas tjetrit në Ballkanin Perëndimor ose në ish-Jugosllavi, njëri në Ljubjanë dhe tjetri në Prishtinë.

Së treti, të dy non-pejpërat në mënyrën më të qartë të lexueshme merren me ish-Jugosllavinë dhe fjala “Ballkan apo Ballkan Perëndimor” e përdorur në tonë është një eufemizëm neojugosllav. Në një parametër të përbashkët ato kërkojnë rindezjen nga e para të krizës dhe luftrave në ish-Jugosllavi.

Së katërti, në të dy non-pejpërat kemi si objekt prishjen e shteteve, që dolën nga ish-Jugosllavia, prishjen e shtetit të Bosnje-Hercegovinës, të shtetit të Kosovës, të shtetit të Malit të Zi dhe të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Së pesti, të dy non-pejpërat i kundërvihen në mënyrë flagrante dy parimeve qëndrore të Perëndimit në trajtimin e prishjes së Jugosllavisë.

Parimi i parë është që kufijtë e shteteve, që dolën nga federata Jugosllave, do të jenë kufijtë administrativë, që ata kanë patur në atë federatë. Parimi i dytë perëndimor, i sanksionuar edhe me rezolutë të KS të OKB, është që asnjë nga shtetet që dolën nga ish-Jugosllavia, pra as Serbia, nuk është trashëgimtare e Federatës Jugosllave, dhe të gjithë ato shtete u pranuan në OKB si shtete të rinj.

Tani non-pejpërat duan të trazojnë ujrat dhe ta kthejnë në gjendjen e luftrave të përgjakshme të viteve 1991-1999 dhe t’i bëjnë çorap shtetet dhe rajonin, duke nxitur shtetet ish-jugosllave që të mos pranojnë kufijtë ekzistues zyrtarë, por të përleshen prapë me njëri-tjetrin.

Së gjashti, megjithëse në mënyrë tinzare iu faturua autorësia e planeve të non-pejpërve qeverisë së Sllovenisë dhe diplomacisë së Gjermanisë dhe të Francës, askush nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej vërejtjes së thjeshtë se përse Gjermania dhe Franca kishin nevojë t’ia çonin në kutinë e postës së mediave periferike të shteteve të vegjël ish-jugosllave idetë e tyre të reja diplomatike dhe nuk gjenin dot media gjermane dhe franceze me qarkullim europian dhe botëror për të lëshuar ballonat e provës.

Veç kësaj, askush nuk ishte në gjendje t’i përgjgjej vërejtjes tjetër të thjeshtë se si ishte e mundur që Gjermania dhe kancelarja e madhe Merkel, kundërshtarët kryesorë të vendosur të idesë serbo-ruse të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, dolën tani befas për prishjen e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve në gjithë hapësirat jugosllave.

Pas gjithë këtyre nuk mund të mos shkosh tek udhërrëfimi i vjetër i latinëve të mençur, që e shpjegonin thjesht se për të gjetur rrënjët e një fenomeni apo ngjarje duhet pyetur se kush përfiton. Pra kush përfiton nga një plan diabolik për prishje shtetesh dhe kufijsh në rajon dhe nga grishje të shteteve ballkanike për luftra të marrjes apo të mbrojtjes së territoreve.

E parë në kuadrin e tërësishëm të përpjekjeve, intrigave dhe të prirjeve të hapura dhe subversive, që po zhvillohen në territoret e asaj që dikur quhej “Jugosllavi”, del shumë e qartë se përfituesit e një katrahure të re të përgjakshme në Ballkanin Perëndimor apo në Jugosllavinë e re, do të ishin dy shtete: Rusia dhe Serbia.

Natyrisht bota demokratike dhe shtetet e fuqishme demokratike, SHBA, NATO, BE, etj. kanë potencialet e duhura për të ndalur çdo lloj aventure apo udhëheqës aventurier ballkanik, që do të tentonte ndonjë zbatim sado ëndërrimtar të planeve diabolike të prishjes së shteteve dhe rindezjes së luftrave ish-jugosllave. Por Rusia dhe Serbia synojnë të shkaktojnë trazira me duart e vetë ballkanikoperëndimorëve, ndaj shpërthyen non-pejpërat e zinj njëri pas tjetrit.

Nuk është rasti që pas daljes se dy non-pejpërave presidenti serb Vuçiç u krekos dhe mori guximin në 28 prill t’i dalë hapur kundër qëndrimit të SHBA për njohjen reciproke, duke deklaruar se “Kosova as duhet të ëndërrojë se Serbia do të pranojë njohjen e pavarësisë së saj”. Madje në stilin e megallomanisë millosheviçiane Vuçiç ironizoi faktin që rrjeti i mirënjohur amerikan “Netflix” përfshiu Kosovën në listën e shteteve që përfitojnë shërbimin e tij, dhe iu drejtua Kosovës: “Çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli? Shifni filma dhe luani me top”.

Fushata diplomatike e non-pejpërave ka dy qëllime strategjike. Së pari, të prishë klimën dhe orientimin euroatlantik të shteteve që dolën nga ish-Jugosllavia duke i nxitur ata në makthet nacionaliste dhe mitet folklorike të shteteve të mëdha nëpërmjet prishjes së kufijve dhe grabitjes së territoreve të njëri-tjetrit. Së dyti dhe kryesorja t’i kundërvihen vendimit dhe qëndrimit të qeverisë amerikane të presidentit Xho Bajden për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet njohjes reciproke midis tyre si dy shtete sovrane.

Qeveria e re amerikane në vitin 2021 shënoi një kthesë të rëndësishme dhe një kuadrim të ri të dinamikës së normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Qeveria e re amerikane përcaktoi vijën e re të “qendërzimit të dialogut Serbi-Kosovë në njohjen reciproke”, çka përbën një revolucion në mendimin diplomatik dhe në zgjidhjen përfundimtare të dialogut, që ka hyrë në dekadën e dytë.

Pas shpalljes se dy non-pejpërave diversivë, në 28 prill zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price përsëriti edhe një herë vijën e re të dialogut Serbi-Kosovë, të përcaktuar nga presidenti amerikan Bajden në muajin shkurt të këtij viti dhe nga sekretari amerikan i shtetit Blinken në muajin mars të këtij viti se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, duhet të qendërzohet në çështjen e njohjes reciproke midis dy shteteve finje.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit deklaroi se “SHBA janë gati të mbështesin punën për një marrëveshje normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë të qendërzuar në njohjen reciproke”. Është një hartë e qartë diplomatike, e cila ngriti alarme dhe mobilizime shtetërore në Rusi dhe në Serbi. Rusia dhe Serbia janë strategjikisht kundër normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë ballkanike nëpërmjet njohjes reciproke.

Rusia dhe Serbia refuzojnë këtë normalizim, sepse të dy shteteve u intereson vazhdimi dhe mbajtja ndezur e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Moskës i intereson t’i shtyjë urat e zjarrit të atij konflikti, që i lejon të përdorë Serbinë si instrument të ndërhyrjes dhe të influencës ruse në Ballkanin Perëndimor. Serbisë i intereson ngrirja e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, sepse ajo nuk ka hequr dorë nga plani i madh shovinist serb i rikthimit të hegjemonisë së saj në federatën e re jugosllave, që quhet Ballkan Perëndimor.

Ndaj Rusia dhe Serbia nxitojnë që të krijojnë klima bllokuese dhe stuhi diplomatike zjarrvënëse për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për gjithë rajonin. Rusia dhe Serbia e ndërmorën këtë fushatë non-pejpërash me një objektiv të qartë të kundërshtimit të aksionit diplomatik dhe kursit të qeverisë së re amerikane për dialogun dhe për Ballkanin.

Në funksion të kësaj strategjie u lëshuan si predha diplomatike njëri pas tjetrit dy non-pejpërat e provokimit diplomatik serbo-rus. SHBA, BE, NATO, Gjermania, Franca dhe shumë shtete të rajonit i hodhën poshtë menjëherë non-pejpërat provokuese, duke i dënuar me terma të ashpra si përpjekje të reja për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet prishjes së shteteve dhe të kufijve. Gjermania dhe Franca, për të cilat u aludua në mënyrë perfide si autorë të non-pejpërit të dytë të Prishtinës, e denoncuan zyrtarisht me shpejtësi si një njoftim të rremë. E përgënjeshtroi edhe qeveria sllovene autorësinë e non-pejpërit të parë. Vetëm Moska nuk i dënoi non-pejpërat, që bëjnë thirrje për prishje shtetesh dhe kufijsh.

Moska nuk i dënoi, sepse për shtetin dhe diplomacinë ruse një zjarr i ri ballkanik është një rast i artë për të dalë Rusia në rol protagonisti në Ballkan dhe për të marrë një copë më të madhe influence, se sa vetëm Serbinë dhe “serpska repubblikën”, që ka tani.

Në kulmin e kësaj fushate diplomatike antiamerikane, antieuropiane dhe antiballkanike, për plane me prishje shtetesh dhe kufijsh, Rusia përuroi në Beograd në 30 prill “Qendrën ballkanike të Rusisë”, si nismë e parlamentit të Rusisë dhe që drejtohet nga Kostantin Zatulin, zëvendëskryetar i parë i Komitetit të Dumës shtetërore ruse për organizatën e “Komonuellthit të shteteve të pavarura”, e krijuar nga Moska me 11 shtete ish-republika të Bashkimit Sovjetik. “Qendra ballkanike e Rusisë” në Beograd është një mekanizëm i ri i diplomacisë dhe shërbimeve sekrete ruse për krijimin e turbullirave të reja në shkallë ballkanike.

Kaq e rëndësishme është për diplomacinë ruse në situatën e tanishme veprimtaria e “Qendrës ballkanike të Rusisë” në Beograd, sa që ministri i jashtëm Sergej Lavrov i dëroi një letër të posaçme përshëndetje themelimit të saj.

Në fjalën e rastit ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Bocan-Harçenko, deklaroi se “Qendra ballkanike e Rusisë” në Beograd do t’i japë përgjigje intelektuale dilemave që ngrihen para Serbisë dhe Ballkanit që të jenë me Rusinë apo me BE dhe Perëndimin. Kryetari i bordit të “Qendrës ballkanike të Rusisë” Zatulin doli më hapur për ambiciet e kësaj qendre ballkanike të Rusisë, duke deklaruar se “Serbia ka plagë të pashërueshme lidhur me Kosovën dhe rënien e Jugosllavisë dhe ne kemi histori të ngjashme me rënien e Bashkimit Sovjetik.

Fati i Serbisë varet shumë nga fati i marrëdhënieve me Rusinë”. Formula e përbashkët diplomatike dhe strategjike e trajtimit të humbjes gjeopolitike të Serbisë me rënien e Jugosllavisë dhe të humbjes gjeopolitike të Rusisë me rënien e Bashkimit Sovjetik, është intonim i ri i bashkëpunimit të Rusisë dhe Serbisë në rajonin e Ballkanit. Kjo do të thotë se Serbia, ashtu si Rusia, po kërkon ribërjen e federatës jugosllave, ku Beogradi sundonte me dorë të hekurt.

Se Serbia ashtu si Rusia po synojnë që të rikthejnë në një formë apo tjetër hartat e federatave të mëparshme. Serbia po kërkon ta ribëjë me projektet diplomatike dhe subversive të rikrijimit të Jugosllavisë së vjetër, përfshirë dhe vulëhumburën Shqipëri brenda saj.

Rusia dhe Serbia po intensifikojnë përpjekjet për të sabotuar aksionin diplomatik amerikan të zgjidhjes përfundimtare të çeshtjes së normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës me njohjen reciproke. SHBA afishuan këtë vijë të rëndësishme diplomatike në prag të rihapjes së dialogut midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Është një mesazh i madh dhe dritëdhënës për veprimin diplomatik të qeverisë së re të Albin Kurtit. Platforma e re e bisedimeve të kësaj qeverie me qeverinë e Serbisë duhet të ndërtohet mbi bazën e qendrimit amerikan të “qendërzimit të dialogut në njohjen reciproke midis dy shteteve”.

Qeveria e re e Prishtinës duhet të ndahet nga mendjet e mykura neojugosllave të paraardhësve dhe të këshilltarëve jugosllavë, që i vërtiten rreth saj me hashashin e tezave proserbe, që e torolitën dialogun mbi dhjetë vjet në karuzelin serb të çeshtjeve teknike. Jo rastësisht zëdhënësi i departamentit të shtetit Ned Price në 28 prill parashtroi kërkesën që dialogu të trajtojë çështjet politike, ku çeshtja e parë dhe e fundit është njohja reciproke.

E kam theksuar me qindra herë në analizat dhe në librat e mij, qysh kur nisi dialogu e deri më sot, se çështja themelore duhet të jetë njohja reciproke midis dy shteteve dhe pastaj dy shtetet të diskutojnë çeshtjet e hapura midis tyre. Të gjitha tezat serbe, që kanë qarkulluar në Prishtinën politike me gojën e neojugosllavëve shqiptarë, se nuk na duhet njohja,se na duhet vetëm ulsja në OKB, se mund të shkëmbejmë territoret, se mund të shkojmë në KS të OKB, dhe të tjera idiotizma diplomatike antishqiptare, kanë dështuar vetëm nga ndihma e SHBA.

Qeveria e re e Kosovës duhet të qendërzojë dialogun, ashtu siç na mësojnë amerikanët, te njohja reciproke midis dy shteteve. Devijimet e tjera janë në favor të Serbisë dhe nuk i shërbejnë pavarësisë së Kosovës.

Duhet të kujtohet se kjo qe praktika edhe me shtetet e tjera ish-jugosllave, pavarësinë e të cilave refuzonte Serbia ta njihte. U vendos në fillim njohja reciproke si shtete në Dejton dhe pastaj vazhduan palët bisedimet për ndarjen e pasurive jugosllave, për të zhdukurit e luftës, për regjistrat kadastrale, etj.

Prishtina duhet të ketë vetëm një numër telefoni për dialogun, atë të Uashingtonit. E duam shumë dhe e respektojmë BE, por ajo nuk është akoma një numër unik telefoni. Brenda saj ka disa zëra proserbë dhe prorusë. Nuk duhet harruar se dy diplomatët kryesorë të BE, të ngarkuar me dialogun, janë nga dy shtete që nuk e njohin Kosovën.

Nuk del rastësisht provokimi diplomatik i shefit të politikës së jashtme të BE, spanjollit Borrel, i cili diskuton datën e bisedimeve Serbi-Kosovë për 11 maj vetëm me presidentin serb dhe kërkon ta vërë Kosovën në statusin e provincës për të cilën vendos metropoli serb. Qeveria e Prishtinës veproi drejt nga pikpamja diplomatike që nuk pranoi të shkonte në një takim për të cilin as nuk ishte konsultuar dhe as nuk kishte dhënë pëlqimin.

Kosova i ka borxh Amerikës çlirimin e saj dhe pavarësinë e saj. Harta rrugore diplomatike, që duhet të përdorë Kosova duhet të jetë vetëm harta amerikane, pavarësisht se cili është kryeqyteti ku zhvillohen bisedimet.

blank

BARDHYL AJETI NË MEMORIALIN E GAZETARËVE NË ARLINGTON NDËRSA NË KOSOVË MBULOHET ME HESHTJE  Nga Elida BUÇPAPAJ

(Ky shkrim është shkruar më 2007, 14 vjet më parë – vrasja e Bardhyl Ajetit nuk është zbardhur ende)

Sot bëhen dy vjet prej vrasjes të gazetarit 28 vjeçar Bardhyl Ajeti, pas një agonie 21 ditore prej plagosjes nga    dora e zezë e krimit politik që vazhdon në Kosovë të marrë jetë gazetarësh. Dy vjet pas vrasjes, asgjë nuk është zbardhur, nuk janë zbuluar as dorasit që ekzekutuan krimin dhe as ideatorët e tyre. Në vend të zbardhjes dhe në mungesë të plotë të solidaritetit ndaj gazetarit të Bota Sot, shtypi i majtë fill pas plagosjes dhe përgjatë kohës kur ai ishte në gjendje koma, u mbush me insinuata dhe shpifje në adresë të Bardhylit. Ndërsa periudha dy vjeçare e pas vrasjes e mbulua nga heshtja, që do të thotë se pjesa më e madhe e gazetarëve në Kosovë është nën diktatin e politikave botuese që ushtron politika e cila e mban financiarisht këtë shtyp.

Askush në Prishtinë, veç gazetës Bota Sot dhe disa emrave të përveçëm të politikës të Kosovës, nuk guxon ta kujtojë Bardhyl Ajetin, gazetarin 28 vjeçar, i cili idealizoi politikanët e Kosovës, duke besuar se çlirimi i Kosovës i kishte çliruar ata nga e djeshmja.

Por teksa në Prishtinë Bardhy Ajeti kujtohet me heshtjen që e komprometon klasën politike të Kosovës, e cila edhe sot e kësaj dite i ka lënë të lirë vrasësit e Bardhyl Ajetit, në SHBA emri i Bardhyl Ajetit është i skalitur në Memorialin e Gazetarëve të Forumit të Lirisë që ndodhet në pikën më të lartë të Parkut të Lirisë (Freedom Park ) të qytetit Arlington, Va në rrethinat e Washington D.C., pranë rrjedhës të Lumit Potamok (që njihet nën emrin Lumi Kombëtar i Amerikanëve) me sytë kthyer nga nga Monumentet e Washington –it, Jefferson-it, Lincoln-it dhe Katedrales Nacionale.

Parku i Lirisë është një muzeum i hapur formuar në vitin 1996 me qëllimin të përkujtojë dhe nderojë shpirtin e lirisë, si dhe luftën që bëhet për ta ruajtur e mbrojtur atë. Në këtë Park- Muze të hapur janë të ekspozuara gurë nga getoja e Warshavës; një statujë pa kokë e Leninit, njëra prej atyre të shumtave që u rrëzuan në 1991; dera e qelës e derdhur në bronz e Marthin Luther King Jr. kur ishte në burgun e Birminham-it; figura refugjatësh kubanë të derdhur po ashtu në bronz; një kopje e Perëndeshës së Demokracisë, njohur si Shpirti i Demokracisë, dhjetë metra e lartë, e cila u krijua gjatë Protestave të 1989-tës në Sheshit Tienanmen nga studentët e Akademisë Qendrore të Arteve të Bukura si simbol i idealeve të tyre; në Parkun-Muze ndodhen edhe copa nga Muri i Berlinit pas rrëzimit të tij, pjesa më e madhe jashtë Gjermanisë, i mbushur me shkrimet dhe grafitet e kohës.

Parku i Lirisë është një bashkim midis tij, Newseum (Muzeut të Lajmeve dhe Gazetarisë), Forumit të Lirisë dhe Memorialit të Gazetarëve në trupin e të cilit deri në vitin 2006 ishin emrat e 1665 gazetarëve, midis tyre edhe emri i Bardhyl Ajetit, gazetar i Bota Sot. Ky Memorial është një strukturë çeliku dhe xhami dikrorik pak më e lartë se 7 metra, i cili në mëngjes ngjan me një shtjellë spirale të fuqishme ajri, ku në panelet me emrat e gdhendur të gazetarëve të vrarë reflektojnë ngjyrat e ylberit. Lista e gjatë e emrave shtohet për çdo vit prej gazetarëve të rinj të cilët vriten. Kur të mos vriten më gazetarët, atëhere e gjithë bota do të jetë e lirë.

Kriteri i Memorialit është përfshirja në këtë listë e të gjithë atyre gazetarëve që vriten në krye të detyrës, duke ushtruar funksionin e gazetarit, siç ishte edhe rasti i Bardhyl Ajetit. Forumi i Lirisë bashkëpunon me CPJ, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (Committee to Protect Journalist) me qendër në New York që mbulon gjithë botën.

Emri i Bardhyl Ajetit ndodhet midis emrit të gazetares Veronica Guerin që mbulonte krimin e organizuar në Irlandën e Veriut; Elijah Lovejoy, i cili u vra sepse i kishte shpallur luftë skllavërisë; Ernie Pyle, që mbulonte nga fronti Luftën e Dytë Botërore; Don Bolles, që denonconte korrupsionin, Daniel Pearl nga forcat barbarike të al-Qaeda-s.

Kësaj liste këtij viti do t’i shtohen midis të tjerëve edhe emri i gazetares ruse Anna Politkovskaya që e vranë teksa kthehej në shtëpi sikur Bardhyl Ajeti, sikur janë vrarë edhe Enver Maloku, Xhemail Mustafaj, të cilët duhet t’i shtohen kësaj liste, ashtu siç duhet t’i shtohen edhe emrat e Ali Ukajt, Shefki Popovës, Bekim Kastratit të cilët me veprimtarinë e tyre nuk kanë bërë gjë tjetër veç kanë sakrifikuar jetën.

Siç thotë edhe një sentencë e Thomas Jefferson-it gdhendur në faqen ballore të Memorialit, se “Zhvillimi i lirisë së mendjes njerëzore…lirisë së shtypit, kërkon që çdo shpirt të jetë i gatshëm të sakrifikojë për këtë liri…” Por që të sakrifikojë për lirinë, ky shpirt duhet të jetë së pari vetë i lirë, siç ishte Bardhyl Ajeti, ndryshe nga klasa politike dhe pjesa më e madhe e gazetarëve të Kosovës, që rrinë me gojë të kyçur të urdhëruar nga politika, të cilën emri i Bardhyl Ajeti në Memorialin e Gazetarëve në Arlington i denoncon sot dy vjet pas vrasjes të pazbardhur dhe heshtjes që e ka mbuluar këtë vrasje.

Qendrimi i politikës në Kosovë ndaj Bardhyl Ajetit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafajt, Ali Ukajt, Bekim Kastratit, Shefki Popovës reflekton veç dobësinë e kësaj klasa politike. Dhe, sa më tepër që ata të heshtin, kjo heshtje nuk iu bëhet martirëve të fjalës së lirë, nuk i bëhet Bardhyl Ajetit, por i diskretion heshtësit, ata që ndalojnë t’i blatohen Bardhyl Ajetit nderime në ditën e vrasjes, në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit, në çdo ditë të lume, të cilët janë kaq cinikë dhe të verbër sa bëjnë sikur nuk e shohin se emri dhe vepra e Bardhyl Ajetit nderohet në Memorialin e Nderit në Arlington, Va, dy hapa larg Washington D.C. .

Politikanët e Kosovës dhe të gjithë ata shqiptarë nga Kosova dhe trevat shqiptare që e kanë vizituar Washington D.C. duhet të ishin ndalur patjetër në Memorialin e Gazetarëve. Për të shkuar atje mafton të marrësh metronë, Metroreil në Washington, D.C. me destinacion Arlingon Va. Asgjë nuk i kishte ndalur ata që të çonin një tufë me lule në Parkun e Lirisë ku ndodhet Memoriali për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre gazetarëve si Bardhyl Ajeti, të cilët lirinë dhe ndërtimin e demokracisë e vlerësuan si gjënë më të rëndësishme dhe të çmuar të jetës së tyre, sepse në fakt, kështu është, dhe për të sakrifikuan jetën.

Sepse nëse nuk ktheheni aty, Bardhyl Ajeti ju shikon me habi prej lartësive të Memorialit në Arlington, nga ku shihen si në pëllëmbën e dorës Monumentet e baballarëve të Amerikës, buzë Lumit Potomak, të cilit poeti i madh Walt Whitman i ka kushtuar poezinë “Bregut të gjërë të Lumit Potomak” (Broad Potomac’s Shore” ), atje “ku çdo vit shpërthejnë lulet e kuqe të gjakut” dhe “bari është i përjetshëm”.

 

 

 

blank

 

blank

Qëllimi i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë – Nga Aurel Dasareti*

 

Unë kam lindur në Sydney (Australi) dhe kemi një fermë bujqësore-blegtorale larg qytetit. Mbaj mend një herë kur isha 5 vjeç, vizitova fermën me gjyshin tim. Mahnitesha nga bukuria e jashtëzakonshme e natyrës, me të gjitha llojet e kullotave dhe luleve. Sidoqoftë, pyesja veten pse mizat kishin më shumë prirje të mblidheshin në bajgë të qelbura të lopës në vend të luleve që zbukuronin. I kërkova gjyshit tim një shpjegim për këtë çudi të natyrës. Më tha: “Dëgjo vogëlush, kur të rritesh atëherë do të kuptosh se fakti që 1 milion miza e duan bajgën nuk do të thotë se plehu është i mirë”.

***

Qeveria më antikombëtare, më e keqe e Shqipërisë në kujtesën e njeriut, për një paaftësi ekstreme, vjedhje, fëlliqësi, servilizëm dhe tradhti.

Një qeveri e sunduar nga delet për delet.

***

Demokracitë janë të mira, por “çaji i zi i Putinit” është shumë i fortë, është më pak shërues, në fakt, është më efektiv se kanabisi i Edvinit, kur është fjala për frikën nga ndryshimi.

Diktator: Sundimtari i një vendi me pushtet absolut. Shpërdoron jashtëzakonisht pushtetin personal, sidomos kompetenca për të bërë ligje sipas tekave të tij nga një Kuvend kukull. Veçori thelbësore: zhvillimin e zgjedhjeve fiktive (krim zgjedhor), në të cilat ata që zgjidhen janë paracaktuar, shitblerja e votave, tjetërsimi, vjedhja, falsifikimi i tyre; shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Kjo krijesë shumë e rrezikshme për ekzistencën e kombit, nuk është i përshtatshëm për të qeverisur një vend. Veprimi është mjeti më i mirë për ta kuptuar mesazhin një sharlatan i dëmtuar nga dëgjimi, me aftësi të gabuara mendore. Agjenda e tij (e dirigjuar nga forcat e errëta, kundër shtetit-komb) është të shpopulloj vendin nga shqiptarët. Shpërbërja e Shqipërisë, dhe mbushja e atdheut tonë të përbashkët me emigrantë të paligjshëm, veçanërisht nga Azia dhe Afrika.

Tradhtia – do të thotë mashtrim ose pabesi, veçanërisht veprimet që drejtohen kundër sigurisë ose pavarësisë së shtetit.

Shumë shqiptarë e shohin dhe e kuptojnë, vetëm në fund të jetës se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe një mashtrim. Asnjë sistem nuk e ka bërë atë të lumtur. Dhe kështu do të mbetet për sa kohë që xhelozia e sëmurë, zilia, urrejtja, lakmia, servilizmi ndaj të huajve, tradhtia ndaj vendit, shitja e fytyrës dhe burrërisë jetojnë në natyrën tonë vetëvrasëse, shkatërruese.

Reformat serioze nuk u përshtaten shumë njerëzve në Shqipëri. Në Shqipëri, është e vështirë të arrihet suksesi në reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi, sepse ka shumë interesa politike të cilat, në fakt, nuk i përshtaten ndërmarrjes së masave serioze të reformës, ndryshimit.

Mos e ndot vendin tënd nëse e do! Ne shqiptarëve na pëlqen të themi se jemi patriotë të mëdhenj dhe se e duam shumë vendin tonë. Shumë prej nesh do të thoshin se do të jepnin edhe jetën e tyre për vendin e tyre. Sidoqoftë, nëse shikoni mbeturinat në rrugët dhe parqet e qyteteve tona, lumenjtë dhe malet tona të përmbytura me plehra, monumentet tona kulturore lara-lara dhe të thyera, shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë,  a mund të thuhet se ne kujdesemi për vendin tonë, për ta mbrojtur dhe dashur atë?

Prit një minutë. Harrova të shtoj diçka. A mund të themi se e duam Shqipërinë ku sidomos në këto 2-3 vitet e fundit Kuvendi  është mbushur me lloj-lloj mbeturinash kundërmuese dhe ne nuk jemi në gjendje që njërin pas tjetrit t`i hedhim në koshin e bajgave? Më falni, doja të them në kopshtin e luleve.

Është e trishtueshme, ne jemi armiq më të mëdhenj të vetvetes sesa ata të cilëve u drejtojmë gishtin.

***

E keqja që mbolli xhaxhai ende mbin, dhe Shqipëria vazhdon të mbetet një vend thellësisht i poshtëruar me „politikanë“ që luftojnë për pre. Prej tradhtive më të urryera janë ato ndaj popullit dhe shtetit të vet, për të mos përmendur atdheun. Nuk dihet numri i motrave-vëllezërve tanë që humbën kokën nën regjimin e egër të xhaxhit, u lëkundën në një litar, u skuqën me energji elektrike, pinë plumba, thithën helme vdekjeprurëse ose u ushqyen në mënyrë intravenoze, për hir të „tradhtisë“. Por çfarë është me të vërtetë tradhtia dhe cilët janë me të vërtetë tradhtarë?

A është vetë-shpjeguese? A është tipari i tradhtisë i ngulitur në strukturën gjenetike të disa shqiptarëve, a ndodh tradhtia në momentin e dobësisë së tyre, a bëhet kjo e llogaritur për përfitimin e treguar në horizontin e tradhtarit, apo ndoshta shoqëria me veprimin e saj e bën një njeri të nderuar tradhtar?

***

Sidoqoftë, kriminelët do të përfundojnë pas hekurave në një moment. Zgjimi dhe kundërvënia nuk është një luftë e pakuptimtë. Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Tradhtia është një ndjekëse e vjetër e politikës shqiptare, ku në pjesën më të madhe ka të bëjë me krijimin e synuar të një kornize politike brenda së cilës për shumë legenë ia vlen barra qirasë që të jetojnë nga tradhtia.

 

Tradhtarët janë mësuar të jetojnë vetëm nga intriga, nga zvarritja, nga mashtrimi, ata as nuk mësojnë atë që është e ndershme, as atë që është e dobishme për popullin dhe atdheun. Tradhtarët janë mbeturinat shtëpiake të popullit, lloji i njerëzve që shesin veten e tyre për këdo që i dëshiron ata, dhe ia japin Shqipërinë (brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) çdo blerësi; lloji i njerëzve, të cilët, nëse jo më shumë, armiqtë tanë i blejnë për një tas me groshë; njerëz që nga natyra e tyre skllavërie janë kundër gjithçkaje të mirë, të lavdishme, madhështore, kombëtare; që përpara këmbëve të pushtuesve u betuan ta zhdukin kombin shqiptar nga faqja e dheut. Dhe, ata legenë po punojnë për këtë.

***

Sapo të njohim që po krijojmë vuajtjet tona, mund të heqim qafe dhimbjen, frikën dhe neurozën një herë e përgjithmonë!

Pushteti absolut korrupton, dhe asnjë komb serioz nuk lejon asnjë kryeministër (apo president) të qëndrojë në pushtet për dekada. Është e drejta jonë të zgjedhim një kryeministër dhe është e drejta jonë të largojmë një kryeministër i cili monopolizon pushtetin deri në vdekjen e tij.

Gjithkush ka një dinjitet të lindur njerëzor me të cilin nuk duhet të bëhet shaka. Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferiorë dhe budallenj pa pëlqimin tuaj.

Një përshëndetje për ata shqipfolës që kanë shitur votën:

Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

blank

PAS ZGJEDHJEVE “DEMOKRATIKE” NË SHQIPËRI – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ *

-KM i Dardanisë (Kosovës) votoi në Shqipëri dhe u “bë kiameti”

 

Nuk na habit reagimi i shovenistit Vuçiq dhe ish-ambasadorit amerikan pro-serb Grenell, sa ai i parlamentares së nderuar Evropjane Znj. Viola Von Cramon dhe disa politikanëve dhe analistëve shqiptarë.

Vuçiq është urrejtës dhe armik i përbetuar i kombit shqiptar dhe nuk ka punë tjetër.

Grenell e ka ende vështirë ta kuptojë dështimin e tij në rrënimin e demokracisë dhe shtetit të Dardanisë. Komenti im për te në twitter me njoftim të Sekretarit të shtetit Blinken, Këshilltarit për Siguri Nacionale Sullivan dhe Shtëpisë së Bardhë ishte: “KM i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti, e ushtroi të drejtën e vet për të votuar si shtetas. Kjo quhet demokraci. Askush nuk ka të drejtë të vërë motivet e tij në dyshim. Ato nuk janë kundër askujt. Një ish-diplomat Amerikan, duhet të shmangë përhapjen e propagandës pro-serbe dhe pro-ruse”.

Znj. Viola, gjithmonë e drejt dhe parimore, e huqi kësaj radhe. U shpreh se nuk e kuptonte votimin e Albinit në Shqipëri duke e krahasuar me përzierjen serbe në Dardani. Komenti im për te, poashtu në Twitter, ishte: “Është fare e lehtë. Unë nuk jam Kryeministër si Albini, por ndihem i rëndësishëm. Votoj në Amerikë dhe Kosovë, kisha votuar edhe në Shqipëri. Si është e mundur të krahasohet e drejta demokratike për të votuar me përpjekjet sistematike të Vuçiqit dhe Serbisë shoveniste për ta shkatërruar një shtet tjetër”?!!

Reagimet negative të disa politikanëve dhe analistëve shqiptar e kalojnë kufirin e absurditetit. Të detyrojnë me zor për të mos i konsideruar fare. Shihet se nuk kanë mësuar asgjë nga zgjedhjet Dardane të 14 Shkurtit. Populli i dënoi. Nuk e kanë të qartë se për ta mundur Vjosen dhe Albinin duhen të bëhen më të aftë dhe më të mirë se ata, ti kritikojnë me fakte të argumentuara, jo me pallavra.  Shtrohet pyetja, deri kur ata do të vazhdojnë me nënshtrim ndaj opinioneve të huaja, sidomos të armiqëve të popullit shqiptar?!

 

FANTAZIA E KIMETES PËR “URREJTJE” NDAJ EDI RAMËS

 

Shkrimet e Znj. Kimete Berisha, janë interesante dhe të jashtëzakonshme, nganjëherë të çuditshme dhe kontradiktore.

Befasojnë dy shkrimet e fundit lidhur me Edi Ramën, larg realitetit. Një huqje e madhe, shkrirje e talentit palidhje. Mospërmendja e emrit të tij nuk është urrejtje. Ka mundësi, nuk ekziston respekt. Pyetja është a e meriton ai respektin pas “mikpritjes” që tregoi për Presidenten Osmani gjatë vizitës në Shqipëri.

Nuk është fer dhe as e vërtetë të thuhet se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e kanë “zgjedhur vdekjen” për shqiptarët e Dardanisë për inati të Edi Ramës dhe se Presidentja “nuk merret me të gjallët”, pra na qenka “e ahiretit”. Përkujtimet, vizitat përmendoreve të heronjve dhe ekspozimi i masakrave serbe, është detyrë humane, njerëzore, kombëtare  dhe shtetërore e Presidentes dhe Kryeministrit. Krimet serbe nuk bën dhe nuk mund të harrohen kurrrë. Vetëm me paraqitjen e tyre të përherëshme ulet në bisht Serbia shoveniste. Këtë e filloi në mënyrë të suksesshme diplomatike në OKB, Ministrja e Jashtme Znj. Donika Gërvalla-Shwarz.

Vjosa as Albini nuk kanë pse t’i marrin lakmi Edit për asgjë. Hiq fare.

Veprat  dhe rezultatet e tij për dy mandate janë dështuese dhe dëshpruese. Largim nga Evropa dhe afrim kah Serbia, Rusia, Kina dhe Turqia. Vaksinat ruso-kineze nuk paraqesin sukses, nuk janë Pfizer. Mund t’i siguronte çdokush, veç të jetë i gatshëm të përulet te armiqt e kombit shqiptar. Natyrisht, për interesa zgjedhore.

Na thotë Kimetja se “askush nuk di të tregojë se çfarë vepre të keqe ka bërë Edi

Rama”!!

Edhe zogjët e malit e kanë pa “duke vrapuar” bashkë me Thaçin pas Vuçiqit.

Hartat  përpara, thikat në dorë, të gatshëm me ja pre edhe do tokë Dardane, si

”hise vëllazërore”. Se, pak ka grabitë shteti kriminal serb nga shqiptarët! Ka mundësi

që gjatë kësaj kohe ajo ishte në gjumë të thellë dhe të gjatë.

Në shkrimin e saj në Bota Sot, të datës 21 Dhjetor 2019 drejtuar Edi Ramës me

titull “Vuçiqi t’shtiftë n’dhe”, ndër tjera ajo thotë: “ Vuçiqi që e ka mohuar masakrën

e Reçakut, i ka mohuar fëmijët e vrarë shqiptarë; ka shkel në gjak deri në gju; nuk ka

kërku falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse ka marrë pjesë

edhe vetë në ato krime, e mohon lirinë dhe ekzistencën tonë, por ama ndjen dhimbje

për Edi Ramën…Raport pervers i këtyre të dyve…Gjithë kjo afërsi mes jush po na bën

me vjell… Kishe shumë po duheni”. Shtrohet pyetja, cila është Znj. Kimete Berisha?!

Shkrimi është aktual edhe sot. Meriton të lexohet prapë.

Qasja: http://37.59.72.86/opinione/1205290/vuciqi-tshtifte-ndhe/

Një gjë duhet pranuar Edi Ramës, është  ekspert për manipulime. Të vjedh para syve dhe ti nuk e sheh deri sa të bëhet vonë. Po duket se i ka “vjedh” edhe kulet e ndonjë vajzeje tradicionale shqiptare. I vesh, edhe pse aspak nuk i kanë hije. M’i ka qitë qejfi do pizhama me shara, të cilat i hoqa nga garderoba. Dhe, Kimetja prapë e lavdëron atë sikur të ishte kandidat për Playboy, jo për lider të një shteti.

Populli i Shqipërisë  “e votoi” dhe ia paftë hajrin. Noshta ndryshon. I desh kulet dhe veshë tesha kat, me kravatë, sahat e qystek.  Dhe nuk “vjedh më”, deri në mandatin tjetër. Ndoshta e harron arrogancën dhe sjelljet e pahijshme për një Kryeminister. Ndoshta e harron edhe Minishengenin, copëtimin e tokave shqiptare, si dhe përqafimet me Vuçiqin dhe Thaçin, “pas kaplimit nga paniku i dashurisë”. Dhe bëhet i mirë, si në fantazinë e zhvilluar të znj. Kimete Berisha.

Kimetja prapë befason për së miri. Në shkrimin e saj të fundit për viziten madhështore të Kryeministrit Kurti në Bruksel thotë: “Hera e parë që një Kryeminister i Kosovës i tregon Brukselit si është puna dhe ku po i dhemb Kosovës!… Këtë fjalim po e pres që nga pas lufta”! E shpërndava edhe në Facebook.

 

 

*Anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

blank

MJAFT U TALLËT ME ATË POPULL! “Diktatura më e rrezikshme, është ajo, që paraqitet me maskën e demokracisë!” – Nga Frank Shkreli

“Diktatura ma e rrezikshme, asht ajo, që paraqitet popullit me maskën e demokracisë!”, At Pjetër Meshkalla, Jezuit, martir i Kishës Katolike Shqiptare, gjigand i fesë dhe i kulturës shqiptare – në përvjetorin e arrestimit të tij më 29 prill të vitit 1967 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.  Vërtetë “Një pishtar i demokracisë” dhe simbol i inteligjencës së përsekutuar katolike shqiptare nga komunizmi emverist, At Meshkalla ishte dënuar dy herë me 25 vjetë burgim, gjithsejt – si kundërshtar i regjimit enverist — për “agjitacion e propagandë”, nga regjimi komunist i asaj kohe.

 

Duke lexuar disa shkrime për fatin e keq të tij nën komunizëm në këtë përvjetor (muajin që kaloi) të arrestimit të tij, përfshir kujtimin që I bëri Radio Vatikani shqip, më ra në sy citimi i mësipërm i At Pjetër Meshkallës, i quajtur ndryshe “Engjëlli i birucave”, për predikimet e tija në burgjet komuniste.  Një thënje kjo që më tërhoqi vëmendjen, sidomos, duke pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri, por edhe të gjithë historinë e tranzicionit të ashtuquajtur post-komunist në Shqipëri, këto tre dekadat e kaluara.  Dihet se për 30-vjet tranzicion, nga një sistem në tjetrin, Shqipëria, asnjëherë, deri më sot, nuk ka mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme me standarde ndërkombëtare dhe të pakontestueshme.  Si rrjedhim, Shqipëria, asnjëherë, nuk është renditur me shumicën e vendeve si motra post-komuniste, që organizatat ndërkombëtare të drejtave njeriut si dhe qeveritë perëndimore, i kanë cilësuar si vende “plotësisht të lira” gjatë tre dekadave të fundit, por gjithmonë Shqipëria është cilësuar dhe cilësohet edhe sot si një shtet, “pjesërisht i lirë”.  Janë disa faktorë që organizatat dhe qeveritë perëndimore përdorin për të identifikuar vendet e botës se në cilin prej këtyre dy grupeve bejnë pjesë ato ose edhe në grupin e tretë, si “vende jo të lira”, por një ndër faktorët e rëndësishëm që një vend të karakterizohet si “plotësisht i lirë” si dhe baza e një shoqërie të lirë është, natyrisht, mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, bazuar në disa vlera, liri, parime dhe të drejta ndërkombëtare. Pa zgjedhje të lira nuk mund të jesh vend i lirë e demokratik.

 

Fatkeqësisht, në këto 30-vjet tranzicioni, asgjë nuk ka ndryshuar për më mirë në Shqipëri, sidomos kur është fjala për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, bazuar në një numër faktorësh dhe parimesh ndërkombëtare, kryesisht të botës perëndimore. Për fat të keq, këtë, po e provojnë edhe zgjedhjet e fundit, ndonëse procesi i të cilave nuk ka përfunduar ende.  Gjatë viteve kam shprehur mendimet e mia se pse ndodhë kjo në Shqipëri, madje edhe tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, se pse “zgjedhjet” në atë vend nuk sjellin asnjë ndryshim për më më mire në shoqërinë shqiptare.  Shpeshëherë kam thenë se problemet me të cilat është përballur Shqipëria, në të gjitha fushat shoqërore, politike, ekonomike, integruese e të tjera, e kanë bazën në të kaluarën komuniste të vendit si dhe në refuzimin e kësaj klase politike 30-vjeçare që qeverisë Shqipërinë, për tu përballur seriozisht me atë histori të tmershme, ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës.  Zgjedhjet e 25 prillit nuk bënë asgjë për të më bindur se diçka ka ndryshuar për më mire, në këtë mes.  Falënderës Zotit që Shqipëria është në NATO sepse mos të ishte anëtare e NATO-s, nuk jam i sigurt se cili do ishte fati i saj sot, e udhëhequr nga kjo klasë politike aq e papërgjegjëshme për fatet afatgjat dhe afat shkurtëra të Kombit.

 

Dikush mund të thotë, në rregull, po çfarë ka të bejë i ndjeri At Pjetër  Mëshkalla me aktualitetet politike të tranzicionit Shqipëri, përfshir edhe zgjedhjet e tre dekadave të fundit në Shqipëri, një vend që 30-vjet si sot vazhdon të cilësohet nga perendimorët si një shtet, “pjesërisht i lirë”.  Shumë veta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshir opozitën, i pritën këto zgjedhje me shumë entuziazëm, si mundësinë për “ndryshimin e madh”, si “këthesën historike”, e tjera.  Unë nuk isha aspak entuziast për këto zgjedhje (rezultati përfundimtar i të cilave mbetet ende për tu parë falë ankesave për ç’rregullime, megjith nxitimin e ndërkombëtarëve për të bërë urimet e rastit) dhe as nuk isha optimist se këto zgjedhje do të sjellin ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, sepse ndryshimi i vërtetë dhe i sinqert kërkon, në themel, ndër të tjera, zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme dhe jo vetëm urimin e ndërkombëtarëve, për t’i berë ato legjitime dhe një mjet  që ato të sjelli “ndryshimin” aq të nevojshëm politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe që të ndalohet zbrazja e trojeve nga rinia shqiptare.  Koha do e tregoj se kush ka të drejtë!   Por një gjë nuk është e drejtë as e pranueshme, që sot pas tre dekadash tranzicion, Shqipëria në qendër të Evropës, vazhdon të konsiderohet një vend “pjesërisht i lirë”.

 

Gjatë viteve, jam shprehur, në përputhje me shumë kolegë të mijë në përendim, se është e domosdoshme që Shqipëria të përballet me historinë dhe krimet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, para se në Shqipëri të mund të ketë ndonjë ndryshim domethënës të jetës politike dhe shoqërore.  Kjo nuk ka ndodhur.  Përkundrazi, gjatë fushatës së fundit në Shqipëri, udhëheqës të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, përfshir Kryeministrin dhe kandidatë me profil të lartë të kësaj partie, haptazi dhe publikisht dhe me krenari folën për “meritat” dhe për të “mirat” e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.  Po si ndodhë që në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër i Evropës ish-komuniste, nuk po ndodhë ndryshimi që miliona shqiptarë anë e mbanë trojeve dhe në mbarë botën prisnin dhe presin se do ndodhë?  Përgjigjen na e jep viktima e ish-regjimit komunist, At Pjetër Meshkalla, në përvjetorin e burgosjes së tij në prill të vitit 1967, i cili citohet të ketë thenë se pseudo-demokracia nuk sjellë ndryshimin.  Se një shtet “pjesërisht i lirë”, siç kategorizohet sot Shqipëria, nuk garanton as të drejtat më themeltare të njeriut dhe jo më të sjellë “ndryshimin”, me votën e lirë të shqiptarëve.  Si të ketë ndryshim nepërmjet zgjedhjeve ku haptas blihet vota dhe ku qeveria në fuqi përdori burimet shtetërore në favor të vetin, sipas ODIHR-it?

 

Se pse në Shqipëri nuk mund të ndodhë ndryshimi që zakonisht pritet nga zgjedhjet e lira në një vend normal, përgjigjen na e jep një i ish-burgosur i komunizmit eneverist, At Pjetër Meshkalla, i cili është shprehur se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një pseudo-demokraci, ku, “Autokracia me makijazh demokratik lëshon rrenjë më të shëndosha se sa vet diktatura e shpallur tek një popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie në prehërin e saj symbyllas”.  At Pjetër Meshkalla, Pishtari i demokracisë shqiptare, ka paralajmëruar se pasojat e rënda të autokracisë me makijazh demokratik, “janë më afatgjata se ato të një diktature të ligjëruar mbasi populli i shpresëhumbur gjunjëzohet prej deshpërimit duke u bërë një pre e lehtë për despotët e rinj me grim demokratik”.  Në një shkrim botuar në portalin, “Radi and Radi”, At Meshkalla citohet të ketë thenë se, “duke i lenë kastile të hapura dhe të pa mjekuara plagët e diktaturës ato do të infektohen dhe shoqëria shqiptare do të gangrenizohet duke u dobësuar dhe ç’orientuar progresivisht derisa të katandiset në një turmë të hallakatur lypësarësh të nënshtruar.”   Për më tepër thekson At Meshkalla, “Pseudo-demokracia është një anarshi e organizuar me qëllim që pushtetarët despotë dhe bashkpuntorët e tyre mëkatarë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme atë që ua ndalon ligji i tyre fasadë mashtrimi!”

 

Shpresoj se si “fituesit” ashtu edhe “humbësit” e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët të cilët për 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit vazhdojnë të mos njohin realitetin e “autokracisë shqiptare me makijazh demokratik”, si pengesën kryesore drejtë një shoqërie vërtetë të lirë e demokratike — të reflektojnë edhe kësaj radhe me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe të mbajnë përgjegjëse këtë autokraci shqiptare me makijazh demokratik për gjëndjen aktuale politike dhe ekonomike në atë vend.

 

 

“Prej të parëve tanë pritëm nji Shqipni të lirë! Nipat presin prej nesh nji Shqipni të lumtun!”, citohet të jetë shprehur At Pjetër Meshkalla.  Fatkeqësisht, unë e kam vështirë të besoj se zgjedhjet e 25 prillit– sido që të karakterizohen ato nga ndërkombëtarët — nuk japin asnjë përspektivë as shpresë për një Shqipëri më të lumtur dhe vërtetë të lirë dhe demokratike perëndimore, siç e dëshironte brezi i At Pjetër Meshkallës, por – as brezat e tanishëm nuk kanë ndonjë arsye të jenë më optimist për të ardhmen e Kombit shqiptar! Uroj të jem i gabuar. Zot ndihmojë shqiptarët në këtë periudhë të historisë së tyre.

blank

blank

Sot prioritet i prioriteteve është valorizimi i votës të lirë Nga Elida Buçpapaj

 

Disa ditë më parë ironizova ISHËT dhe të pakënaqurit e Lulzim Bashës,

ata që për inatin e vjehrrës shkojnë e flenë me mullixhiun dhe tradhtojnë “dashurinë e jetës”, në rastin tonë PD.

Të gjithë ata që kanë votuar PD më 22 marsin e 1992 janë tradhtuar nga PD, i madh e i vogël me në krye të përndjekurit –

Ne kërkuam të gjithë një Shqipëri si gjithë Europa – sot Shqipëria është si Kolumbia –

Janë 3 milionë Shqiptarë të ikur, që shajmë e mallkojmë PD se na mashtroi, por kur vjen puna për të votuar nuk ka dilemë – sikur e parashikonin edhe patronazhistët – midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, votën e japim për PD!

Për PD më 25 prill kanë votuar edhe me dhjetra mijë simpatizantë të PS, sepse Edi Rama ka mbjellë në Shqipëri tërmete, kjamete, pandemi, padrejtësi, varfëri, monizëm, banda, mafie…
Të pakënaqurit dhe ISHËT janë të zemëruar me Lulzim Bashën se ky ua mori pushtetin që atyre ua kishte dhuruar Berisha –

pra dashuria me PD lidhet me kolltukun, privilegjet, rrogat e larta – prandaj shajnë nëpër TV apo krijojnë me demek parti si Jozefina Topalli apo Astrit Patozi.

A i patë si përfunduan Topalli me Patozin.

Shanë sa mundën Bashën, i dolën në krah Edi Ramës dhe votuesit i dënuan.

Jozefinës i janë vënë në dispozicion të gjitha ekranet, prej 2017 e deri më 23 prill 2021, por ajo e mohoi dhe e bëri hasha dashurinë e saj për atë parti që e bëri kryetare parlamenti.

Jo se nuk kanë të drejtë ta sulmojne Lulzim Bashën, por jo tani, aq më tepër kur “drejtësia” e tyre niset nga interesi vetjak, e duan partinë sepse duan poste, ndërsa Shqiptarët e votojne PD sepse e lidhin me ëndërrēn e tyre për demokracinë dhe lirinë për të gjithë.

Janë të vërteta të gjitha, se PD ka përjashtuar, se PD ka tradhtuar, se PD i ka larguar njerëzit, se PD i ka mbajtur larg figurat me integritet, se PD ka ngrënë me keqqeversije veten e vet, e ka futur në shtratin e Prokrustit.

PD i duhet bërë një gjyq për ta shëruar, por jo sot, sot është prioritet i prioriteteve beteja e votës së lirë –

Nuk ka dyshim se Edi Rama me patronazhistët, me database, Ballat, Veliajt, Gjiknurët, bandat, policinë e shtetit e ka vjedhur votën e lirë –

prandaj kush e do vërtetë PD, kush e ka lidhur partinë me primatin e demokracisë, le t’i bashkohet PD dhe opozitës!

Të gjithë, pa llogaritur, se po japin këtë kontribut sot, për të fituar nesër një post.

Nëse fiton vota e lirë, shanset hapen për të gjithë, sepse Shqipëria është një minierë ari, me burime të pashtershme natyrore.

Por mjaft dolët nëpër TV duke e sharë Lulzim Bashën, sepse i shërbeni Edi Ramës dhe diskreditoheni. Opinioni iu vë vizën, sepse askush prej jush nuk është si Angela Merkel, zbulimi i Helmut Kohl.

Nuk diskutohet se PD duhet të hapet, se PD duhet të heqë dorë nga përfshirja në lista e kryetarëve të partive pa elektorat, se duhet të heqë dorë nga xhaketat e vjetra, sepse politika është arti i të qeverisurit, jo bashkësia e atyre që nuk kanë fije morali, sikur thote Makiaveli.

Në Shqipëri ka krizë politike dhe kjo për fajin e të gjithë kastës me në krye Edi Ramën, kryerrezikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që e përvetësoi votën e popullit dhe për këtë duhet të largohet.

Do ta shpëtojmë Shqipërinë apo do ta lemë në duart e një banditi?

Do mbajmë anën e Shqipërisë apo të diktatorit?!

Dante thosh se “vëndi më i zi në skëterrë u rezervohet atyre që qëndrojnë neutralë në kohë të krizës morale” –

Në Shqipëri ka krizë morale, krizë politike dhe kush qendron asnjanës apo bën teatër amatorësh nëpër ekranë, hyn në zonën që ka rezervuar për ta autori i Komedisë Hyjnore.

Partia Demokratike nuk është lopë për ta mjelë.

O sot, o kurrë jepni më në fund diçka vullnetarisht; pa llogaritur interesin, llogarisni një herë interesin e të gjithëve, sidomos të pensionistëve, rinisë dhe fëmijëve që u keni lënë një Shqipëri të krijuar mrekullisht nga Zoti dhe të kthyer në Tokë e Djegur.

Është çështje kohe, Shqipëria do t’i ketë liderët e saj të rinj, do t’i ketë edhe partitë e saj dhe kjo kohë do të kujtohet për ata që do t’i dalin vendit të tyre sot në krah.

blank

“Beteja për demokraci sapo ka filluar,” THA BASHA – Nga Fritz RADOVANI

Basha tek Mullijt’ e erës: “Ne nuk dorëzohemi në luftën për demokraci!

Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë…

Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë…

U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia…Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërpre çdo çast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi…

Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.

Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri… Ne u bëmë më të fortë.

Ne jemi më të vendosur se kurrë.

Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë!

Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë.

Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë.

Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne, Shqipëria ska më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë…

Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë…

Ne do luftojmë për ju! Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.

Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë.Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë.

Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë.

Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë, Ne do të luftojmë çdo orë,për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për familjet tona për fëmijët tanë.

Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë.

Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë deri në fund, deri në fitore!”

Po, po, deri në fund do ta çoni. Derisa ta shfarosni s’ e lëshoni postin!

U bane 8 vjet që luftojnë këta Mullij me Bashen në krye e, sapo filluen…

Betejen “për të fituar…”, pushoi era e fitoi prap “rilindja komuniste”…

Po, pasojat e katastrofës rrenuese, kush i paguen perveç Popullit fatzi ?!

            Melbourne, 30 Prill 2021.                                                    

blank

Koha e shegertëve të Fatos Klosit ka perënduarKoha e shegertëve të Fatos Klosit ka perënduar – Nga XHAFER SHATRI

1.
Zgjedhjet në Shqipëri përfunduan. Fitoi ai që dihej me kohë se do të fitonte.
Duke i lexuar dhe duke i dëgjuar anal-istët shyptarë në prag dhe gjatë zgjedhjeve se në Shqipëri do të fitojë opozita, më vinte me qeshë e me vjellë.
Po si mund të fitojë opozita në një vend të kapur. Katërcipërisht të kapur?! Në një vend ku disa mijëra partiash janë kthyer në agjentë e sy të Vëllait të Madh dhe syrvejojnë, së pari njëri-tjetrin e pastaj krejt Shqipërinë. Prej të parit e deri te i fundit! Dhe raportet e tyre pastaj kondensohen në dosje elektronike për çdo qytetar veç e veç.
Kush është ai budallë që beson se ky aparat i tmershëm syrvejimi nuk ia dërgon pastaj të dhënat stacionit të policisë, zyrës lokale të SHIK-ut, administratës tatimore e tuti quanti?
Çka mund të shpresosh, kur hallkë e këtij sistemi të tmershëm shantazhi bëhet edhe një intelektual si Artan Lame? Po të tjerët?
Mos i bini në qafë Lulëzim Bashës. Ai nuk mund të bënte më shumë. S’ka bir nëne që do t’i fitonte zgjedhjet përballë këtij sistemi të përkryer orvelian.
Idem për Boiken Abazin. Kam qenë krejt i sigurtë se ai dhe shokët e tij nuk kanë asnjë mundësi të bëhen deputetë, sepse ishte e pamundur të çajnë përmes kënetës me krokodilë në të cilën gjëllinë politika shqiptare.
2.
Por gjithsesi kjo është një përvojë e mirë për Kosovën zyrtare, e cila duhet ta kuptojë se ajo në Shqipëri nuk guxon të jetë prezente përmes partive, por ekskluzivisht përmes institucioneve të shtetit. Duke filluar me dëlirjen e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, ku Prontomafia ka rahatuar në vazhdimësi aty ambasadorë, konsuj e nëpunës badihavxhinj që nuk pasqyronin e nuk pasqyrojnë asnjë vlerë të Kosovës: as dijen, as dinjitetin, as përkushtimin!
Për më keq kjo Ambasadë ishte dhe vazhdon të jetë objekt shpotishë e strofull skandalesh.
A propos, kryeministri më i suksesshëm serb Nikolla Pashiq, me një rast e pret një diplomat të ri që shërbente në ambasadën e Jugosllavisë së parë në Tiranë. Ky i fundit i ankohet se Shqipëria është vend i vogël e i parëndësishëm dhe i kërkonte atij që ta emërojë me shërbim dikund në Evropë… Ndërkaq politikani i regjur i drejtohet pa dorashka dhe pa qime në gojë: A e di ti, o pishpirik, se për një diplomat të ri nuk ka vend më të mirë për të shërbyer dhe për të mësuar zanatin e diplomatit se Shqipëria. Sepse ai është një vend i tallazitun përherë, me kufij dhe rend kushtetues labil, prandaj për çdo ditë mund të mësosh gjëra të reja. Mund ta mësosh se si blehen lirë njerëzit e rëndësishëm të një kombi, se si me një intrigë të vogël, të hedhur me mjeshtri, e detyron krejt politikën e një shteti të sillet vërdallë…
Gjërat kanë ndryshuar, por Tirana është gjithsesi vendi ku Kosova duhet t’i dërgoj njerëzit e saj më të zotët e më të përgatiturit që i ka. Dhe jo një e dy, por me dhjetëra diplomatë të karrierës të shkolluar themelshëm e të sprovuar gjatë.
3.
Edi Rama do ta sundojë Shqipërinë edhe katër vjet. Prandaj Albin Kurti duhet t’i hedhë në shportë inatet dhe mosdurimin që mund ta ketë me të. Për Kosovën asnjë vend nuk është më i rëndësishëm se Shqipëria. Në të gjitha pikëpamjet. Prandaj marrëdhëniet mes dy shteteve tona duhet të jenë perfekte. Në të gjitha fushat. Sepse, mate si ta matësh, rrugë tjetër nuk ka.
Ndjenja reciproke e përçmimit ka qenë dhe vazhdon të jetë rrënuese për raportet Tiranë Prishtinë et vice versa. E ne nuk kemi as kohë e as nevojë t’i shesim mend njëri-tjetrit.
Definitivisht, marrëdheniet Kosovë Shqipëri nuk guxojnë të ndërtohen mbi emocione e mbi përralla por mbi interesa jetike dhe realitete të prekshme. Sepse, fundi i fundit, edhe fati por edhe fatkeqësitë tona janë të përbashkëta, janë një. As nuk mund ta lagë shiu e as nuk mund ta rrahë era Shqipërinë pa e lagur dhe pa e rrahur edhe Kosovën. Dhe e kundërta.
Por nuk duhet harruar asnjëherë se, Edi Rama ka kusure të mëdha në marrëdhëniet me Kosovën. Po i përmend vetëm tre shëmbuj:
– Implikimin e tij të drejtpërdrejtë e me zell në përpjekjet e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarjen e Kosovës;
– Aventurën e Minishengenit, që, në thelb, ishte në funksion të makro projektit serb të quajtur “srpski svet“ (bota serbe) dhe këtë pa marrë fare mundin të bisedojë paraprakisht dhe shterrueshëm me Kosovën.
(Për ata që mendojnë me qafë: pjesë e projektit “Srpski svet“ është kjo që po ndodhë aktualisht në Mal të Zi.)
– Edi Rama gjatë dy mandateve, ani se mbante mbledhje boshe qeverishë me folklor e flamurka, megjithatë nuk ka dashur ta rregullojë madje as tregtinë e patateve me Kosovën.
Por pavarësisht të gjithave, paria e Kosovës duhet të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë ngushtë e në të gjitha fushat me çdo qeveri shqiptare që ka minimumin e vullnetit të mirë. Barazisht e pa folklor. Si vëllezër por që çdonjëri jeton në shtëpinë e vet.
4.
Urimi i Hashim Thaçit drejtuar Edi Ramës, në një mënyrë, e paqyron nivelin e deritashëm të marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri. Në letër nuk ka logjikë të një burrështeti, por logjikë të një vazali. Urimi, ky ditiramb qesharak, më shumë se për Kosovën flet për Hashim Thaçin; si njeri i palexuar e i pagëdhendur, të cilit, si duket, qelia e burgut ka nisur t’ia hapë sytë.
Por tash është vonë për mea culpa, sepse askush si ai nuk kishte rastin historik ta bënte Kosovën një shtet të mirëfilltë dhe të ndërtonte me Shqipërinë marrëdhënie të qëndrueshme dhe një bashkëpunim të shumëfishtë e të shumëvlefshëm për të dy shtetet dhe për shqiptarët në përgjithësi.
Mirëpo, tani treni ka shkuar dhe nuk kthehet më.
Sikundër që nuk do të kthehet kurrë më as koha e shegertëve të Fatos Klosit, këtyre këlbaçve që tradhtuan e shkelën, për një pushtet të përmjerrtë e pasurim të fëlliqtë, mbi idealet e shënjta e sakrificat e panumërta të Kosovës.
blank

Zgjedhjet në një demokraci kontrolluar nga Mafia, Oligarkia dhe politikanet e korruptuar Nga Romeo Gurakuqi

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, për cilindo vëzhgues të vëmendshëm dhe të përhershëm të jetës shoqërore dhe politike të Shqipërisë, nuk ishte i papritur.

Një kombinim faktorësh të hershëm dhe fundor, që lidhen me menyrën se si funksionon demokracia dhe sistemi kushtetues dhe ligjor i këtij vendi, me thelbin e pozitës kontrolluese të gjithshkaje dhe strukturën e opozitës, me kulturën e udhëheqësive, me menyrën e realizimit të vendimarrjeve partiake, me lënien e paprekur të deformimeve administrative, kulturore dhe krahinore të realizuara me plan nga socialistët, me zhbalancimin e numrave të kolegjeve elektorale mes rajoneve, përjashtimin e emigrantëve nga të drejtat elektorale, të gjitha këto na e kanë përafruar me kohë parashikimin e produktit të dalë nga ky proces.

Përfaqësitë e vendeve aleate të Shqipërisë u angazhuan tërësisht për rivendosjen në standardet kushtetuese të jetës politike dhe demokracisë, përmes garantimit të zgjedhjeve të lira dhe reformimit institucional.

Ata ndërmjetësuan për qetësimin e krizës së dorëzimit të mandateve, marrëveshjen e 5 qershorit 2020; i kujtuan herë pas here klasës politike shqiptare, parimet, prioritetet dhe vijat e kuqe që nuk duhet të kapërcehen.

Të tilla ishin edhe mesazhet e zv. Ndihmës Sekretarit të Shtetit Palmer në vizitën virtuale në Tiranë: kandidatë të besueshëm, zgjedhje transparente dhe me standarde, qeverisje e nesërme që vijon refomën në drejtësi. Mirëpo, për vezhguesit e përditshëm të situatës shqiptare, duket qartë se asgjë nuk arriti ta ndalë udhën e përkundërt më këto pritshmëri, që ka marrë jeta politike e pa reformuar.

Jetojmë në një vend ku sfera publike ka dy fytyra: një fallse për t’ia paraqitur të huajve dhe një tjetër realiste për konsumin e përditshëm të vendalinjve, kapërthyer nga një kontroll sistemik i gjithanshëm i lirisë së votës, fjalës dhe vullnetit të qytetarëve.

Dhe në të vërtëtë, ndërkohë që me zonjën Kim dhe zotin Palmer përbetimet e ndërshmërisë dhe seriozitetit të qeverisë nuk kanë fund, në terren, “zënia e elektoratit” filloi muaj përpara, kandidatët u emëruan nga kryetarët, përplasja e sherbestarëve të politikës kishte filluar me ngjarje që ndërlikoheshin në dhunë çdo ditë në një seksion të errët dhe të pakapshëm për qytetarët dhe organet ligjzbatuese.
Në pamje të parë ngjan se ndërkombëtarët negociojnë me eliten e vendit, nisur nga parimi se në partitë politike, që kontrollojnë punët e përditshme të Shqipërisë, është e organizuar pjesa më e ndritur dhe emancipuar e shoqërisë.

Po ashtu presupozohet se vendimarrjet partiake dhe përzgjedhja e burimeve njerëzore vijnë për shkak të respektimit të rregullave statutore, që imponojnë një demokraci të brendshme, kritere elitare, respektim të komuniteteve kulturore, për rrjedhojë edhe përfaqësi të vullnetit sovran. Në fakt asgjë e tillë nuk është e vertetë. Sistemi politik ka përshtatur një kontroll piramidal të partive politike, prej drejtimit themelor të prapaskenës, ndaj të cilit vetë-ofrohen nën garanci me spektër të gjërë, kandidatët për poste, ose përzgjidhen sipas planeve, përsonazhe lehtësisht të kontrollueshëm, shkollimi i të cilëve në shumë raste nuk është i qartë në pikëpamje kronologjike dhe faktike.

Kushdo që nuk respekton këtë skemë përkuljeje nën suport “kolosësh”, mbetet jashtë. Cilido rishtar që nuk bën pjesë në këtë skemë, ka rezultuar i nevojshëm vetëm për të ndërtuar një alibi kalimtare pastërtie dhe kinse parimesh për kontrollorët e mëdhenj, por kurrë më shumë se kaq. Ngjan sikur jemi në dekadat e fundit të Perandorisë Otomane, kur vezirët ndanin dhe dhuronin çifligjet ndaj çifligarëve të kooptuar kundrejt shërbimeve, por në fakt jemi në Shqipërinë e vitit 2021, vendi i vetëm ballkanik ku hija e së shkuemes nuk u shkul nga veset e shoqërisë qeverisëse.

Madje, vetë Kryeveziri vazhdon të jetë i programuar dhe i ndihmuar në kryeqendrën e ish-perandorisë edhe për të vu në rresht deri edhe 60 shtetas të tij rebelë, që i bllokojnë kullen e vetme komanduese të hapësirës ajrore (Kulla e Rinasit, si moduli tipik i nepotizmit kapilar dhe e kompromisit mes sherrnajes në Arnautistan, kazus për shqyrtim të thelluar).
Sistemi zgjedhor i krijuar dhe i mbajtur me forcë në këmbë prej dekadash, në qoftë se nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore pas këtyre zgjedhjeve, nga një qeveri e re e teknicienëve europianistë të pranuar nga palët (unë nuk kam shpresë që socialistët mund ta bëjnë këtë gjë, për shkak të vullnetit të tyre sundues), pavarësisht rezultatit, përjashton tërësisht dhe me afat të gjatë nga pjesëmarrja në jetën politike të vendit, eliten intelektuale dhe profesioniste, përfaqësuesit e mirëfilltë të komuniteteve.

Askush nga profesorati universitar dhe akademik, klasa e teknicienëvë të mirëfilltë, brezi i ri i shkolluar përnjimend jashtë vendit, nuk ka me pasë mundësi të vendoset në shërbim të vendit në mënyrë realisht ndikuese dhe imponuese, për shkak të këtij mekanizmi të ndërlikuar zgjedhor, në qoftë se sistemi politik nuk ndryshon. Imagjojeni se çfarë ka ndodhë në dhjetëvjeçarë me kontrollin e programuar të lirisë zgjedhore: vullneti i të mëdhenjve, përmes ligjit zgjedhor të menduar deri në detaje për ta ruajtur këtë monopol kontrolli piramidal të individevë të prapaskenës, ua ka afruar qytetarëve përfaqësinë siç ka dashtë vetë, pa asnjë mundësi praktike ndryshimi dhe kandidimi të çdo intelektuali, jashtë programimit themelor partiak, rrethit sherbënjës, familjarëve të tyre të gjithpushtetshëm që fusin hundët në çdo cep.

Nga ana tjetër, shitblerja paraprake e votës së njerezve të varfër të shoqërisë mbetet në të vërtetë problemi i madh i zgjedhjeve te 25 prillit, që ndryshe nga qershori i vitit 2017, tani ndodhi haptas dhe pa druajtje. Shitblerja u realizua përmes një rrjeti të “sipërmarrësve” elektoralë, njerëzish të fortë dhe të padukshëm zonalë, të ngarkuar dhe të shpërndarë në territor, që garantojne dhe marrin përgjegjësi para “Ngarkuesve te Medhenj”, bosëve komandues të prapaskenës, që “shkruajnë” urdhër-shërbimet.

Pjesë tjetër e kësaj ndërhyrjeje të paparashikuar nga ligja është sistemi i patronazhimit, ndërtuar kohë më parë, përmes verifikimit në terren të qytetarëve, që qartazi kapërcen kufizat e lejuara nga ligja, duke arritur në limitet e një vepre penale të shumëfishtë.

Dhe ne jemi në rrethanat që urdhëruesit e shenjëstrimit të të dhënave personale, kanë marrë sot pushtet, janë të paprekshëm, kanë çdo gjë në dorë dhe mundohen ta kalojnë me tallje këtë shkelje në komunikimin publik.

Mirëpo, shitja e votës nga shtresat e varfëra të shoqërisë është vetëm pasojë e një “gabimi” sistemik: para se ky fenomen të ndodhë, të tjera fenemone edhe më të rënda i kanë paraprirë pa u ndal dot dhe e kanë minuar pastërtinë e sferës publike:

1. zënia jo sovrane, pa zbatimin e asnjë metodologjie në vlerësim, me garanci dhe ndërmjetësi të paqartë e vendeve në listat e përfaqësimit, ndërhyrja ndërmjetësve të mëdhenj (sekserë i quan populli), nga ato që ngrejnë kullat deri tek grosistët, në procesin e nominimeve të vendimarrësve finalë, në mbështetjen dhe garantimin e përfaqësuesve provincialë;

2.vendosja në listat e kandidatëve, e personazheve, që nuk dihet nga u burojnë të ardhurat, e atyre që janë përfshirë në shitjen me nji lekë të pronave publike, e pastruesve të parave përmes ndërtimeve të të tjerëve (prestanomi) në qytetet kryesore të vendit, e njerëzve fasadë, pas të cilëve ka përherë, ose një njëri që gëzon pushtet ekzekutiv, lokal ose qendrorë, ose një “adjutant” të një komanduesi të padukshëm, që mendon për të nesërmen duke financuar pakëz të sotmen zgjedhore;

3. asnjë transparencë paraprake financiare dhe asnjë detyrim raportimesh të të ardhurave për fushaten nuk është vendosur strikt nga rregullatorët e procesit zgjedhor, duke krijuar një pabarazi në perzgjedhjen e elektoratit dhe përplasje kandidatësh kinse të një ngjyre.

4. Në zgjedhjet e zhvilluara ka një angazhim në përmasa të paimagjinueshme edhe të krimit të organizuar, boseve të mirënjohur të ngjarjeve më të rënda kriminale në vend, të kooptuar me porosi për muajin prill 2021, që kulmoi në përplasje të frikshme, për të cilat qeveria hesht, ndërsa Policia nuk guxoi t’i parandalojë.

Kemi të bëjmë me një piramidë të tërë njërëzish të lidhur në shkëmbim interesash, ndërmjetësim dhe garantim pushteti dhe paraje, në mëkate, tarafe dhe klane, lidhjesh të vjetra dhe të reja, që priret drejt ringjitjes si përherë në organin më të lartë sovran dhe djegies së shpresës për shqiptarët në 4 vitet e ardhshme për drejtësi, paqe, dekriminalizim kuptimplotë dhe de-analfabetizim kapilar. Një koleksion njërëzish të paarrirë në profesionet e tyre formale, pa shkollime transparente me publikun, priret të zotnojë organin sovran, falë një merite të vetme: shërbimit më ulurima mujshare, përuljes, bindjes, nënshtrimit ndaj njëshave të errësirës dhe dritës dhe garantimit financiar të dikujt në prapaskenë, që pret kompensim adekuat.

Para kesaj piramide të padrejtësisë politike është fishkur sovraniteti i popullit, janë shuar statutet, rregullat e konkurencës së ndershme, mbi bazen e të cilave është marrë e drejta e funksionimit të organizatës politike nga Shteti; është zeruar Kodi i Ri Zgjedhor, Karta e Lirive dhe Kushtetuta. Para kesaj piramide të padrejtësisë bie shpresa për një Drejtesi të Re Shtetërore, Integrimi Europian dhe Misioni ODHIR ngjan të jetë një grup marinarësh, që përpiqen të kuptojnë ku ndodhet anija tyre, në mes një oqeani të trazuar të një demokracie të ngatërruar ndër nyje të pazgjidhshme, që ngërçohen në vilat e periferisë së Tiranës.

Ky vend është aq larg çdo vendi tjeter normal te Europes, i pangjashëm me ndonjë vend tjetër Ballkanik ku europianizimi ka ngulë rranjë dhe tallavaja është harruar.

Është Republika e Oligarkëve të Shqipërise, e politikaneve të gjithpushtetshëm apo pronarëve të tyrene hije, një shtet në të cilin kushtetuta nuk ka vlerë universale për të gjithë shoqërinë, por në mënyrë të përshkallëzuar, sipas funksioneve kontrolluese, vetëm për rreth 5% të popullsisë së saj.

Të tjerët janë veç numra turmash, të cilët, ose duhet të llogorizohen në skemë, ose të vuajnë përjashtimin, diskriminimin e përbindshëm të heshtur dhe të përgatiten për emigrim. Është pra shteti që nxjerr jashtë popullin e vet me kamzhikun e agallarëve, plot sy dhe veshë në shërbim të komanduesve; ai shteti në të cilin udhëheqësit përgatitën të zëvëndësojnë popullin arbnor me emigrantë të Lindjes së Largët; ai shteti që përsekuton me heqje buke dhe goditje spastruese pasardhësit e familjeve që rilinden Shqipninë Arbnore, kulturalisht, politikisht dhe qytetarisht.

Është një shoqëri që e kontrollon dhe e komandon lirinë politike të qytetarëve, fjalën e intelektualëve, të cilët do të duhet të flasin vetëm për atë çfarë flasin të parët, kurr nji hërë ndryshe nga kaseta ose qarkorja e tyre, sepse atëherë bëhen armiq, duhet të prozhmohen dhe linçohen nga trushplarët, servilët dhe “ushtarët” me kohë të plotë të zyrave sekrete të “pronarëve”.

Është një shoqëri që mbështetet mbi modelin e përkrahjes në heshtje të korrupsionit, si model për të përparuar; mbi tarafin, nepotizmin, lidhjet farefisnore pa ngjyrë politike, por të shpërndarë gjithandej në një përkrahje të posaçme klanore, që përjashton çdo tjetër që nuk bën pjesë në këtë grup të përcaktuar për të qenë në tavën e çdo përfitimi publik; një shoqëri që mbështetet mbi mujsharinë në komunikimin politik, si model për të bërë përpara në jetë; një shoqëri që mbështetet mbi padrejtësitë e të marrumve dhe babzitunve, që kanë firmat, vulat, çelësat e fatit dhe udhët e së ardhmes. Kjo është e verteta e idhët, të cilen duhet të kemi guximin ta njohim, ta pranojmë dhe të premtojmë se do ta korigjojmë me themel, mbasi ndryshe pak shanse do të kemi për përparim dhe shpëtim të shtetit dhe kombit tonë si europianë të njimendtë.

Në këto rrethana të rënda të një kohe të pangjashme, që fshihet me dashje nga pjesa më e madhe e përpunuesve të opinionit publik, misioni i vetëm “mbetet ndihja e popullit”, rizgjimi i tij, orientimi në rrugën e duhur, permes shembullit personal jo gënjeshtrës sistematike dhe llafeve boshe, peruljes dhe jo krekosjes, urtësise dhe jo madheshtise pa bosht, transparencës në vendimarrje dhe jo shmangies, rrëfimit të sinqertë dhe jo bishtnimit, kërkesës së faljes, mbrojtjes së njimendtë të vlerave kombëtare dhe demokratike dhe jo rrenës. Yryshi i kotësisë drejt majës, ambicja e të errësuarve që nuk masin dot kapacitetet vetjake, shtysa egoiste e grave të reja pasunare, të shfrenuara nga paraja e arritun pa mund, të gjitha së bashku janë në fakt forca tërheqëse e rrumujës, që nuk mund ta ndih dot masivisht një shoqëri që ka nevojë të reformohet, pastrohet, europianizohet dhe laicizohet.

Dhe nuk duhet të harrojmë se kur “nji brezni apo popull i tanë e humb drejtimin”, ecën vetvetiu mbas humbamenove dhe etërve të tyre, “s’ka Zot qe e ndih”, s’ka motorr që e lëviz nga shtrati i përgjumjes dhe pranimit të së keqës me vetdorëzim. Dhe një shoqëri kështu e ndertueme, nuk mund të ketë jetë të gjatë mbi këto binarë të kalbur.

Ndërkohë, ndihja nuk mund të ndodhë nga shenjëstrues batallë, që i përkasin nga pikëpamja e prejardhjes ideologjike, një bote po aq të vjetër, po aq të korruptuar dhe po aq mëkatare sa edhe “specialistët” e sotëm të ngrirjes e përjetësimit të pushteteve majtiste. Në mënyrë të kontrolluar një pastrim dhe korigjim strukturor duhet të ndodhë në këtë vend, që nuk mund të realizohet në asnjë rast nga kalcifikuesit e regjimit të ri monopartiak të Shqipërisë 2019-2021.

Shkodër, me, 28. 04.2021

blank

A duhet ti uroj miqtë e mi socialistë për “fitoren”? – Nga Bujar Llapaj

 

Për kortezi oksidentale edhe po, ashtu siç kemi bërë gjithë jetën ne artistët shqiptarë që edhe në përformanca mizerabël uronim “bravo, shumë bukur” duke inkurajuar mediokritetin i cili me bravon tonë të papërgjegjëshme merr krahë dhe poste për të sunduar dhe dhunuar artin tonë, jetët tona.

Prandaj e kam të vështirë t’ju uroj për këtë “fitore” si të Pirros për ju, dhe me shumë përfitime për Edi Ramën, Erjon Velinë dhe oborrin e tyre.

Unë kurrë nuk do të votoja, apo inkurajoja askënd të bënte qoftë edhe një “like” për asnjë politikan apo zyrtar që ndan shqiptarët në “Ne” dhe “Ata”, që vëllain tim nga Veriu e quan “shpellar” dhe të ardhurit nga Kurveleshi im mbushur plot hone e shpella i quan “qytetarë”, që firmosjen për varjen e një poeti e quan “ana e duhur e historisë” dhe ish-egzekutorët dhe urdhëruesit i ngre në majat më të larta të shtetit për të drejtuar të ardhmen e mbesave dhe nipërve tanë, që shemb tempujt e artit dhe nxit përçarjen midis artistëve, etj.etj.etj.

Opozita i humbi zgjedhjet edhe për faj të saj dhe Lulëzim Basha duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë deri edhe në dorëheqje. Por përpara se të japë dorëheqjen duhet t’i bëjë disa shërbime PD-së dhe demokracisë:

-Bashkë me ekipin e tij të vazhdojë deri në fund të vërtetojë para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar se zgjedhjet janë deformuar nga krimi i organizuar shtetëror me zhverësim të fletëve të votimit dhe me blerje ku kandidatët e akuzuar për lidhje me mafian si Taulant Balla, Tom Doshi dhe Fatmir Xhafaj rezultojnë më të votuarit.

-Teoria e bojkotit nuk duhet të egzistojë më në fjalorin e PD-së, duhet harruar kënga e ushtarëve të vjetër: “nga lufta vijmë, në luftra shkojmë dhe tjetër fat s’kërkojmë ne”, dhe “Tani fillon lufta për demokraci” ngjan si “fillim i ri”, ngjan si spiralja e Leninit. Për demokracinë, fjalën e lirë kanë sakrifikuar jetën dhe pasurinë qindra martirë nga më patriotët e Kombit, çështja është PD, me gjithë arritjet e pamohueshme në këto 30 vjet, më së shumti ka mbetur tek retorika dhe është bërë strehë dhe ka ngritur deri në postin e Presidentit individë që nuk kanë fare lidhje me idealet e martirëve të demokracisë. Prandaj:

-PD duhet të përcaktojë qartë profilin e saj. Si parti e djathtë nuk duhet të ketë në organet drejtuese qëndrore dhe lokale asnjë ish-anëtar të PPSH qoftë edhe një ditë të vetme, sepse, të bëheshe spiun edhe të detyronin, kurse të bëheshe anëtar partie nuk të detyronin dhe mund të bëheshe ose për bindje (që ishin të rrallë), ose për të mbajtur vendin e punës, ose për të bërë karrierë (kryesisht mediokrit).

Dr. Sali Berisha ka meritat e tij që duhet t’i njihen dhe vlerësohen, ashtu si edhe gabimet e tij, por gjithë militantët dhe simpatizantët duhet të kuptojnë se epoka e tij ka mbaruar dhe çdo tentativë për ta ripërsëritur atë është lëvizje në drejtim të gabuar.

Kushdo që nxitohet për zgjedhje të reja shpejt e shpejt nuk është për të “shëruar” PD por për ta uzurpuar atë, është për “luftë” klanesh të kryesuar nga ata që PD i ka ngritur në majat e pushtetit pa meritë dhe që janë qartësisht kontribues në “fitoren” e Edi Ramës.

Kur je në opozitë ke “komoditetin” ti marrësh shtruar punët, të kalojë vera dhe virusi, të fillojë punën parlamenti i ri që të shikoni edhe kë keni zgjedhur si përfaqësues, dhe pranvera e ardhshme me shpresa të reja.

Një sugjerim i fundit: Kryetari i ardhshëm i PD-së duhet të jetë në moshë  poshtë 50 vjeç.

Uroj gjithë miqtë, shokët, kolegët kudo qofshin që të jenë të përmbajtur në lavdet për “fituesin” dhe sharjet për “humbësin”!

Mos e lëndoni njeri-tjetrin! Jepini pak kohë vetes për të parë dhe vërtetuar se çfarë keni bërë më 25 Prill!

©Bujar Llapaj

blank

Edhe pse “fajin” e ka LSI, ka një rrugëdalje për opozitën! – Nga Taulant Dedja

 

Teoria më e re dhe më e fundit e disa analistëve që tjerrin lesh (përndryshe analistët e leshit) e që nuk kanë bërë qoftë edhe një fushatë të vetme zgjedhore në jetën e tyre, apo qoftë edhe një herë të vetme komisionerin e qendrës së votimit, është që PD humbi zgjedhjet sepse bëri koalicion me LSI. Pra për inat të Monikës apo Ilirit, shumë të djathtë, antikomunistë, ish të persekutuar apo të zhgënjyer nga PD ia dhanë votën Shallvarexhiut të Surrelit që “punon” fort dhe Tomës që i rezistoi fort Kimit pa vezë dhe pa yndyrë (Elbasani ka një shprehje “njeri pa yndyrë”).

Kjo teoria e re e analistëve të leshit, legjitimon shitblerjen e votës më paratë e pista të oligarkëve të tipit L(l)uca, me paratë e pista të kanabisit, të PPP-ve dhe kullave që u ngritën apo do ngrihen mbi gërmadhat e trashëgimisë kulturore të Tiranës që e shkatëroi ish-ministri i Kulturës më i pashkolluar në gjithë historinë e shtetit shqiptar, dështaku më i madh ndër emigrantët shqiptarë që nuk bëri dot pikë hajri në emigracion.

Kjo teoria e re e analistëve të leshit legjitimon ato mijëra e mijëra vota të pavlefshme, për të cilat fajin e paska padija, jo lapsi nën dorë, legjitimon patronazhistët dhe vjedhjen qeveritare të privatësisë, legjitimon një sistem zgjedhor paçavure, një ndarje territoriale krejt në funksion të një skeme të përllogaritur në mënyrë diabolike dhe që e përçan akoma më keq Shqipërinë në Veriorë dhe Jugorë, legjitimon mohimin e votës së Diasporës, legjitimon përdorimin e paligjshëm të strukturave të shtetit në funksion të mbajtjes me çdo çmim të pushtetit, legjitimon nënshtrimin ndaj një regjimi autokratik.

Nëse prisni se do t’i zgjidhë problemet Amerika, e keni kot, se për sa kohë asaj nuk i prishet balanca e interesave, ajo mund ta lërë të qetë Edverin pafundësisht, ashtu siç nuk e ngacmoi Enverin për 3 dekada, deri sa u shemb BRSS e për rrjedhojë do ndryshonin zonat e influencës.

Shqipërinë mund ta shpëtojë nga autokracia vetëm një presion i fortë nga opozita ndaj mazhorancës së votave të blera, duke i vënë asaj kushtin që do ta njohë parlamentin vetëm nëse pranohet reformimi i sistemit zgjedhor, nëse rikthehet sistemi mazhoritar me një tur, nëse rikthehet numërimi në çdo qendër votimi që eliminon vonesat dhe manipulimet, nëse zonat elektorale delimitohen më kritere objektive, nëse garantohet vota e emigrantëve dhe mbi të gjitha me kushtin që brenda dy vjetësh të realizohen zgjedhje të reja me sistem mazhoritar. Sigurisht duke mos pranuar që kryeministër të jetë ai që “punon” fort, Edvin K Rama.

Pra legjislaturë 2 vjet, reformë zgjedhore dhe qeveri më një kryeministër normal nga PS. Kaq duhet të kërkojë si kusht opozita në këmbim të pranimit të një rezultati të manipuluar me një skemë perfide e të mbështetur nga para të pista.

©Flasshqip.ca

 

blank

Nga Agron Gjekmarkaj – Shqipëria në rrezik!! – Shteti dhe mafia në Shqipëri janë bërë një!

Shteti dhe mafia në Shqipëri janë bërë një!

Strukturat mafioze të Edi Ramës masakruan procesin elektoral!

Kudo natën në cepa lagjesh në qytet në fshtra nën mbrojtjen e policisë shpërndanë para , kërcënuan, premtuan, gënjyen për votën!

Paratë e krimit trukuan frymën e votës shqiptare!

Pushteti lokal e qëndror me ndihme sociale, punësime abuzive, legalizime e shtëpi tërmeti ndërhyri kudo për të trukuar vullnetin për ndryshim!

Kjo është historia më e shemtuar e manipulimit të votave në Europë, qysh nga viti 1922 në Itali dhe 1933 në Gjermani!

Demokracia nuk ekziston, vullneti qytetar gjithashtu, ajo dhe ai, janë shndërruar në mall që ka çmimin e parasë së drogës, së tendërave dhe të frikës!

Liria jonë është nën agresion!

Vota jonë është përdhunuar!

Opozita është e kërcënuar!

Të drejtat civile varen nga humori i të fortëve!

Procesi elektoral është operacion financiar, nuk është më ide, program, skuadër apo lider!

PD është në provën e saj më të madhe të ekzistencës!

Ajo duhet të hyjë në llogoren ku mbrohet pluralizmi dhe jeta!

Opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha do t’i prijë kësaj beteje në sheshet shqiptare, derisa regjimi të bjerë dhe vota të kthehet!

Opozita nuk do kompleksohet nga burokratët e ambasadave ajo do  të degjojë shqiptarët dhe t’i përgjigjet sfidës së korrupsionit me sfidën e Demokracisë!

Opozita do të marrë në dorë fatet e Demokracisë dhe të Zgjedhjeve!

Këto zgjedhje nuk do të njihen.

Ato duhen pështyrë!

Do t’i përzëmë hajdutët e votës nga zyrat e shtetit dhe nga jeta e këtij kombi!

Përballja po vjen!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend