VOAL- Aeroporti Kloten i Zyrihut festoi në fundjavë 75 vjetorin e ekzistencës. Rreth 140 000 njerëz morën pjesë në aktivitetet e organizuara për këtë rast: shëtitje me autobus në aeroport, turne me guida, koncerte dhe ekspozita.
Shfaqja ajrore e Patrouille Suisse, skuadrilja akrobatike e Forcave Ajrore Zvicerane, tërhoqi një numër të madh spektatorësh.

Shfaqja e shumëpritur e Patrouille Suisse tërhoqi një audiencë të madhe
Gjatë tri ditëve të aktivitetit, rreth 40 ekspozues prezantuan automjete, produkte, shërbime dhe profesione në aeroport dhe dhanë informacione se çfarë ndodh prapa skenave në një aeroport të këtij kalibri.
Gjatë ceremonisë zyrtare të premten në mbrëmje, presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset dhe këshilltarja shtetërore e Zyrihut, Carmen Walker Späh, uruan Aeroportin e Zyrihut për përvjetorin e tij. Ata nënvizuan rëndësinë e saj për Zvicrën në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. rsi-eb