Titulli i këtij vështrimi, është mbshtetur në kuptimin e mendjes (logjikës), pasi që. për katër stinët e vitit janë bërë shkrime nga më të ndryshmet, në prozë e pozi dhe punime tjera të shumta artistike, si fotografi e filma të ndryshëm, kushtuar veçorive të seclës stinë veç e veç.
Vet titulli i këtij vështrimi është pyetje e parashtruar, për të gjithë lexuesit e në veçanti për studiues të letërsisë e historisë në të gjitha drejtimet që kanë njohuri e të dhëna me dëshmi për të dhënë përgjegjen e kërkuar:
Nga përvoja dhe të menduarit që lidhen me të dhëna e dëshmi në kohë dhe hapësirë, për të dhënë shpjegimin e festës së 14 Larcorit (Marsit) si festë e vjetër pagane që nga koha Pellazgjike, pra, para lindjes së krishtrimit dhe besimeve tjera të mëvonshme, kur besim i të parëve tanë ka qenë në shumë perëndi, si bazë e mos njohjeve të shkaqeve dhe arsyeve të disa ndodhive si të: ndryshimeve klimatke, brenda stinëve të vitit si ( Era, shiu,vërshimet, bora, vetëtime, bubullima-rrufeja, zjarri, dielli etj), për të dhënë shpjegimin përkatës nga mosnjohja e burimeve dhe shkaqeve për ndodhi (fenomene) natyrore. janë krijuar besime të ndryshme në shumë perëndi.
14 Larcori(Marsi) është muaj i tretë i fillim vitit, sipas njehsimit kalendarik në vendet tona, stina e Pranëverës fillon me 21Larcor(Mars) dhe përfundon me 20 Qershor, kështu vazhdojnë edhe stina e Verës, Vjeshtës dhe Dimrit.
Stina e Pranverës, nëse analizohet në hollësi ka kuptimin që do të thot, se jemi afër- pranë stinës së Verës.
Prandaj si mund të jetë 14 Larcori(Marsi) Festa e Verës ?
Sipas mendimit tim, dhe nga përvoja të cilën do e shpjegoj në vijim, mendoj se 14 Larcori(Marsi) është FESTA E PRANVERËS dhe jo, e VERËS, nëse analizohet me kujdes secila stinë e viti me karakteristikat dhe veçorit e tyre, që kanë.

OPOJA DHE DITËT E VERZËS
Gjat vitit shkollor 1967-1968, kur ish mësues me shërbim në Bresanë të OPOJËS që përfshinë këto katunde (fshatra) në kuadër të komusës së Dragashit:
Bresanë, Kuklibeg, Pllajnik , Kuk, Kosavë , Shajne , Rrenc , Plavë , Buçe, Brezne Zymi, Bellobradi, Kapre , Buzezi, Blaqi, Zaplluxhe, Zgatari i vogël, Zgatari i madh Bruti i madh, Bruti i vogël.
Në të gjitha katundet(fshtrat) e shënuara 14 Larcori(Marsi) festohet për mrekulli dhe quhet DITA E VERËZAVE.
Unë, për herë të parë si mësues në Bresanë gjatë vitit shkollor 1967\68 pata rastin e fatëbardhësisë të shof dhe përjetoj kënaqësinë dhe krenarin se si festohej Dita e Verëzave , me gjitha ritet dhe këngët e ndryshme e shumë përmbajtësore që vajzat e fshatit heret në mengjes fillonin kremtimin dhe këndimin, të veshura për mrekulli dhe me njp kultur pastërtie dhe pedantërie që ishte vërtet mahnitëse dhe e mrekullueshme.
Të gjithë në trevën e Opojës kësaj feste i thonë DITA E VERËZAVE që jep me kuptuar si Ditën e fillimit të stinës së Pranverës.
Mua aso kohe s’ më ka ra as të dëgjoj e as të lexoj ndonjë lajm se 14 Larcori(Marsi) Festohej dikund tjetër në Kosovë apo Shqipëri, përveç në OPOJË si DITA E VERËZAVE, apo siç po lexoj tani se po i thonë DITA E VERËS, që për mua s’ është në rregull të festohet Dita e Verës në fillim të Pranverës…!?

Andaj edhe vetevetiu ka lindur pyetja që në fillim:
A është 14 Larcori (Marsi) Festa e Pranverës apo, e Verës?
Në kushte dhe rrethana të caktuara në rrjedhat e ngjarjeve nga më të ndryshmet gjatë historis që nga kohrat kur paganizmi ka qenë si besim e deri në ditët e sotme disa nga festat e pastra e të parve tanë prej Pellzgëve e deri me sot janë festuar e disa edhe janë zhdukur e herë pas here janë ripërseritur e festuar si
Psh: FESTA DARKA E LAMËS , që falë kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, filloj me të madhe të festohet, e që burimin si festë e të korrurave dhe vjelurave është festuar qysh nga pellazgët dhe në Dardaninë e lashtë, si edhe shumë festa tjera si trashëgimi kulturore janë fetuar e festohen sot e kësaj dite ku më shumë e ku më pak por ka edhe nga ato që më janë shuar e nuk festohen fare..!

Fotoja e publikuar në Faqe të librit- facebook që më shtyri të parashtroj pyetjen në vështrimin tim sipër me tirullin: 14 LARCORI(MARSI) ËSHTË FESTË E STINËS SË PRNËVERËS APO E VERËS..?
Komentet