Më 2 gusht 1920 pas dy muajsh të nxehtë qeveria shqiptare dhe pala italiane do të binin dakort në një traktat të fshehtë i cili do të dilte në formë të pjesshme në shtyp nëpërmjet shoqërisë italiane “Stefani” të lajmeve.
Kjo marrëveshje do të kishte negociator kontin Manzoni nga pala italiane dhe Sulejman Delvinën për palën shqiptare. Pala italiane pranoi që Shqipëria të qëndrojë nën hapësirat territoriale të vendosura nga traktati i Londrës. Pala italiane pranoi të tërhiqet nga malet e Shqipërisë dhe të dislokojë gradualisht trupat e saj të cilat gjendeshin kryesisht në bregdet për një kthim në Itali me një njollë turpi humbjeje nga forcat territoriale civile shqiptare. Italianët do të posedonin nga kjo marrëveshje vetëm ishullin e Sazanit të cilin do ta mbanin për të siguruar kalimin e qetë të anijeve në zonën e Otrantos.
Nga fundi i korrikut, kur “Komitetit Kombëtar” ushtroi me tepër forcën ushtarake ndaj ushtrisё italiane, e cila filloi tё rishikonte qёndrimin e saj.
Italia pranoi tё hynte nё bisedime tё reja me qeverinё shqiptare, duke dërguar për këtë qëllim Kontin Manzoni nё vend tё baron Aliotit.
Italia kishte kёrkuar qё bisedimet tё zhvilloheshin nё Durrёs, por qeveria shqiptare kishte kёmbёngulur pёr nё Tiranё, ku u arrit tё zhvillohej edhe takimi. Manzoni ishte vёnё pёrpara faktit tё kryer. Nё takimin me Sulejman Delvinёn, atij iu bё e ditur se teksti ishte gati. Kёshtu vetёm 24 orё pas marrёveshjes nё Tiranё, Manzoni, i bindur pёr situatёn tashmё tё pashpresё, kёrkonte autorizimin pёr firmёn. Ndërsa Sforca si kryeministër i dha autorizimin menjёherё mё 29 korrik dhe protokolli i Tiranёs u nёnshkrua mё 2 gusht 1920”.
Marrёveshja detyronte Italinё tё tёrhiqte ushtrinё e saj nga Shqipёria pёrpara 2 shtatorit 1920 dhe te hiqte dore nga Vlora, bregdeti i dhe pjesët e tjera të Shqipërisë, duke përjashtuar ishullin e Sazanit, i cili, do të vazhdonte të ishte nën autoritetin e forcave ushtarake italiane. Duke ndjekur me kujdes burimet, të cilat reflektojnë situatën dhe raportet politike midis Italisë dhe Qeverisë shqiptare duket se, e vetmja pikë, e cila mbijetoi, nga i gjithë programi fillestar i Italisë për Adriatikun ishte ishulli i Sazanit. Njëherash trajtoheshin një seri çështjesh administrative, të cilët ishin të lidhur me t ërheqjen e trupave italiane dhe kalimin gradual të pushtetit në duart e Qeverisë së Tiranës.
Nj ëkoh ësisht, qeevria italiane angazhohej qё tё respektonte pavarёsinё e plotё dhe integritetin territorial tё Shqipёrisё dhe tё jepte prova tё mjaftueshme tё respektit ndaj sovranitetit shqiptar mbi Vlorёn dhe tё “riatdhesonte trupat italiane aktualisht tё bllokuara nё Vlorё dhe bregdetin e saj dhe nё trevat e tjera tё Shqipёrisё”.
Me rëndësi të veçantë politike është marrëveshja e 2 gushtit konceptohej si “protokoll paraprak”, i cili nga pik ëpamja institucionale bënte të mundur krijimin e një dialogu me idenë e një marrëveshje më të themeluar dhe konstitucionalizuar, duke parashikuar në të ardhmen një raport miqësie e përsosu
U vendos sovraniteti i shtetit shqiptar mbi Vlorën dhe nisi ndryshimi i politikës italiane ndaj Shqipërisë, pas 2 gushtit 1920/Si burim: Prof as. Dr. Lavdosh Ahmetaj: Vlora dhe politika Italiane pas 1920-ës, DPA etj.
