VOAL – «Zvicra po shndërrohet në një vend pa kufij”, falë 775 000 zviceranëve me qëndrim jashtë saj, deklaron presidentja e Konfederatës Doris Leuthard në ligjëratën e saj të Festës Kombëtare drejtuar Zvicrës së Pestë.
Zvicra e Pestë quhet diaspora e Konfederatës helvetike, krahas Zvicrës gjermanofone, frankofone, italiafone dhe romaçe. Pra zviceranët që jetojnë jashtë Zvicrës konsiderohen njëlloj sikur ata brënda. Kaq të rëndësishëm janë.
Presidentja e Konfederatës përmendi sfidat e panumërta me të cilat Zvicra është përballur, nga kriza emigratore deri tek shndërrimet klimatike, duke nënvizuar se pavarësisht tundimeve proteksioniste, “rruga drejt zgjidhjeve më të mira është gjithmonë hapja”.
Duke iu drejtuar zviceranëve jashtë vendit, Leuthard ua bën atyre këtë thirrje: «Mësonani ta bëjmë Zvicrën një vend më të mirë, shikimi juaj i hapur mbi botën dhe përvojat tuaja vetjake na ndihmojnë për të pasur një këndshikim të ndryshëm.”
Komentet