“Channel 12”, duke cituar zyrtarë të paemëruar izraelitë tha se rusët u kanë thënë disa vendeve se nuk duan t’i shkaktojnë dëm liderit ukrainas, por preferojnë ta mbajnë gjallë dhe ta arrestojnë
Ankara
Rusia ka informuar Izraelin se e di vendndodhjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, bëjnë të ditur sot mediat izraelite.
“Channel 12”, duke cituar zyrtarë të paemëruar izraelitë tha se rusët u kanë thënë disa vendeve se nuk duan t’i shkaktojnë dëm liderit ukrainas, por preferojnë ta mbajnë gjallë dhe ta arrestojnë.
Nuk ka asnjë prononcim nga zyrtarët ukrainas mbi raportimin.
Të dielën, kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë.
Disa vende, përfshirë Turqinë, po ashtu kanë ofruar të ndërmjetësojnë midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan duke zhvilluar bisedë telefonike me Putinin të dielën.
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është pritur me zemërim nga komuniteti ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, ndër të tjera, duke vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës. AA
Gjermania po përgatitet të presë stërvitjen më të madhe të dislokimit ajror në historinë e NATO-s në një shfaqje të forcës ndaj kundërshtarëve të mundshëm si Rusia, thanë zyrtarët.
Stërvitja “Air Defender 23” që fillon javën e ardhshme do të shohë 10,000 pjesëmarrës dhe 250 avionë nga 25 vende t’i përgjigjen një sulmi të simuluar ndaj një vendi anëtar të NATO-s.
Vetëm SHBA po dërgon 2,000 personel të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA dhe rreth 100 avionë për të marrë pjesë në manovrat stërvitore midis 12 dhe 23 qershorit.
Amy Gutmann, ambasadorja e SHBA-së në Gjermani, tha: “Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë fuqia e kësaj aleance.”
“Dhe kjo përfshin zotin Putin,” shtoi ajo.
Ndërsa stërvitja është planifikuar prej disa vitesh, pushtimi rus i Ukrainës e ka shtyrë NATO-n të përgatitet seriozisht për mundësinë e një sulmi në territorin e saj.
Suedia, e cila shpreson të bashkohet me aleancën, dhe Japonia po marrin pjesë gjithashtu në stërvitje.bw
VOAL- Papa Françesku, në fund të audiencës së përgjithshme në Vatikan sot, të mërkurën, shkoi në Poliklinikën Gemelli ku do t’i nënshtrohet operacionit nën anestezi të përgjithshme në orët e para të pasdites “laparastomi dhe operacion plastik i murit të barkut me protezë”.
Kështu bëri të ditur drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili saktësoi se shtrimi në spital do të zgjasë disa ditë “për të mundësuar ecurinë normale pas operacionit dhe rikuperimin e plotë funksional”.
Sipas burimeve të konsultuara nga RSI, është një ndërlikim i lidhur me moshën dhe mbipeshën. Në thelb, në pikën ku Francesco iu nënshtrua një operacioni të parë kirurgjik për shkak të divertikulitit dy vjet më parë, janë formuar hernie me rrezik okluzioni. Për këtë duhet një protezë. Sigurisht, procesi mund të jetë i gjatë. rsi-eb
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që pritet të kalojnë Kanalin e Le Manshit këtë verë.
Sipas The Telegraph, Braverman i referohet një studimi të brendshëm, të porositur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin Anglez për në Britani këtë verë.
Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në zonën e Kukësit, tregon se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç, dëshirojnë të lënë atdheun e tyre dhe të shkojnë në Britani, pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit me varka të vogla.
Zbulimi nënvizon natyrën sezonale të migrimit të paligjshëm nga shqiptarët, sipas The Telegraph.
Media britanke nënvizon se ky zhvillim vjen pasi kryeministri Rishi Sunak përshëndeti një rënie me 90% të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka të vogla deri më tani këtë vit.
Shifrat kanë rënë nga 2,165 në janar, në 151 në qershor 2022, sipas të dhënave britanike.
Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët.
Home Office ka intensifikuar goditjen ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Kryeministri Sunak zbuloi të hënën se shkalla e suksesit për shqiptarët që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë.
Ministrat po synojnë gjithashtu rreth 20,000 shqiptarë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ata pranojnë se 70 deri në 80 për qind mund të jenë arratisur nga lirimi me kusht i imigracionit.
Britania ka ashpërsuar gjithashtu rregullat për “skllavërinë moderne” mes pretendimeve se ajo është shfrytëzuar nga emigrantët shqiptarë për të shmangur dëbimin. Që kur qeveria ngriti pragun për prova, Sunak tha se përqindja e kërkesave të refuzuara ishte trefishuar pothuajse nga 12 përqind në 42 përqind. syri.net
Në Parlamentin e Britanisë së Madhe është duke u debatuar për situatën në veri të Kosovës.
Deputetja britanike dhe kryetarja e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, ka ngritur pyetje për çështjen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Dua të vendos në kontekst se Kosova nuk është Serbi, por më herët këtë vit, Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve demokratike të mbajtura në komunat veriore të Kosovës. Rezultatin e atyre zgjedhjeve e kemi njohur në Perëndim e tani po kërkojmë sërish zgjedhje, dolën vetëm 3 për qind. Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura”, tha Kearns.
Ajo pyeti se pse kishte një reagim aq disproporcional nga aleatët.
“Është e gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën, e nuk pati kritika ndaj milicisë së armatosur”, ka thënë Kearns. Ajo tha se po dështon marrja e masave ndaj Beogradit, ndërsa ka treguar se si qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale.
Kurse ministri i Jashtëm i Britanisë, Andrew Mitchell, thase po punohet me partnerët ndërkombëtarë për t’u ulur tensionet.
“Më 18 maj së bashku me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë e BE-në, ne kërkuam që për punën e komunave në veri të gjendet një zgjidhje afatgjate. Paralajmëruam kundër përdorimit të forcës apo veprimeve që mund të rrisin tensionet. Më 26 maj shprehëm shqetësimin për vendosjen me forcë të kryetarëve në objektet e komunave, si dhe veprimit të Serbisë për të rritur gatishmërinë e forcave ushtarake rreth kufirit të Kosovës. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të largojë Njësitet Speciale të Policisë nga komunat, e kryetarët të ushtrojnë detyrat nga lokacione alternative. Emisari Sir. Stuart Peach ka vizituar Kosovën më 30 maj, është takuar me krerët e institucioneve atje dhe po ashtu me komandantin e KFOR-it”, tha Mitchell.
Ai ka thënë se kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani më 1 qershor e ka folur për këtë çështje. Mitchell ka thënë se Britania mbështet thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të bëra më 1 qershor për zgjedhjet e reja në veri, të punohet po ashtu për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Po ashtu ai ka thënë se mirëpret vizitat e emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak e Escobar do të jenë sonte e nesër në Kosovë. Po ashtu do ta vizitojnë edhe Serbinë. syri.net
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi sot se i ka tërhequr forcat nga Ukraina. Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase sulmuan pozicionet ruse në portin e Berdyansk.
Ai shtoi se Ministria ruse e Mbrojtjes kishte vendosur mjete shpërthyese përgjatë rrugëve të tërheqjes së Wagner.. Prigozhin konfirmoi se Wagner PMC u tërhoq nga Bakhmut.
“Ne supozojmë se ishte një përpjekje për fshikullim publik”, shpjegoi Prigozhin.
“Menjëherë para se të niseshim, zbuluam aktivitet të dyshimta gjatë avancimit tonë. Ne thirrëm organet e rendit dhe gjetëm një duzinë vendesh ku ishin vendosur dhjetëra mjete shpërthyese, nga qindra mina antitank e deri te tonelata plastide. Ato granata ishin hedhur nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.
Viktoria Khalytsyna, kreu i administratës ushtarake të qytetit ukrainas të Berdyansk, konfirmoi se forcat ukrainase sulmuan pozicionet ruse në këtë qytet. Anijet që kanë hyrë së fundi në port për të ngarkuar grurin dhe metalin ukrainas po largohen nga porti.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë sulmin.
Rusët njoftuan se nëntë persona u plagosën nga sulmi dhe se nuk kishte informacion nëse ka pasur viktima.
Pamjet e shpërthimit të fundit masiv në rajonin Belgorod të Rusisë janë shfaqur në rrjetet sociale.
Legjioni i Rusisë së Lirë, një grup që kundërshton regjimin e Putinit dhe lufton brenda rajonit, postoi një video të shpërthimit në Twitter.
Sot foli edhe ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace. Ai shprehu besimin se ekziston mundësia që ukrainasit ta rikthejnë Krimenë.
Sipas deklaratës së Wallace për Washington Post, pas nëntë vjet pushtimi rus, gadishulli mund të jetë sërish në duart e Kievit, pasi forcat ruse nuk kanë pajisje.
Senatori Tim Kaine, majtas, dhe Senatori Ben Cardin, djathtas
VOA/Masood Farivar
Dy senatorë demokratë me peshë po i bëjnë thirrje administratës së Presidentit Joe Biden që të ndryshojë qëndrim dhe të mbështesë krijimin e një gjykate të posaçme të OKB-së për të vënë para përgjegjësisë udhëheqësit rusë për sulmin ndaj Ukrainës që filloi në vitin 2022.
Të mërkurën, Senatorët demokratë Ben Cardin dhe Tim Kaine, dy anëtarë të rëndësishëm të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, paraqitën një projekt-rezolutë ku i bëhet thirrje administratës “të përdorë zërin e saj dhe të votojë në institucionet ndërkombëtare në mbështetje të krijimit të një gjykate të posaçme ndërkombëtare penale për të mbajtur përgjegjës udhëheqësit e Federatës Ruse që drejtuan dhe urdhëruan agresionin në Ukrainë”.
Një trajtim i ndryshëm
Krimi i agresionit – i përkufizuar si “planifikimi, përgatitja, fillimi apo ekzekutimi” i një akti agresioni, siç është sulmi i armatosur – është veçmas nga krimet e luftës, krimet ndaj njerëzimit apo gjenocidit.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) mund të hetojë për këto lloje të tjera krimesh, por jo krimin e agresionit. Juridiksioni i saj për këto krime shtrihet vetëm në vendet që kanë ratifikuar Statutin e Romës në bazë të të cilit u themelua kjo gjykatë. Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara, nuk është palë e këtij traktati.
Në hyrje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë
Për këtë arsye, Ukraina dhe aleatët kanë kërkuar një mekanizëm alternativ për t’i mbajtur përgjegjës udhëheqësit rusë.
Në muajin mars, administrata e Presidentit Biden propozoi krijimin e një “gjykate të ndërkombëtarizuar” brenda sistemit gjyqësor të Ukrainës, por me mbështetje nga jashtë.
Elementët ndërkombëtarë
“Vizioni ynë për këtë gjykatë është që të përmbajë elementë domethënës ndërkombëtarë – në formën e burimeve dhe strukturave domethënëse ligjore, të personelit dhe të informacionit”, thotë Beth van Schaack, diplomatja më e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për çështjet e drejtësisë penale globale, kur njoftoi mbështetjen e administratës së Presidentit Biden për ngritjen e një strukture të tillë.
Gjykata mund ta fillonte punën nga jashtë Ukrainës, apo gjetiu në Evropë, tha ajo.
Plani amerikan gëzon mbështetjen e vendeve anëtare të Grupit të Shtatëshes, por ka hasur në kundërshtitë e zyrtarëve ukrainas, të cilët thonë se për ta mundësuar këtë nevojitet ndryshimi i kushtetutës, proces i cili nuk është praktik të realizohet në periudhë lufte.
Zyrtarët ukrainas thonë se një gjykatë e OKB-së, sipas modelit të gjykatës së Nurembergut, do të plotësonte këtë “mangësi të llogaridhënies” në legjislacionin ndërkombëtar dhe do të gëzonte legjitimitet ndërkombëtar, në dallim nga një gjykatë me seli në Ukrainë. Muajin e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri sërish thirrje për një iniciativë të tillë, që mbështetet nga disa vende të vogla evropiane.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke folur në Hagë (4 maj 2023)
“Nëse dëshirojmë drejtësi të vërtetë, nuk duhet të kërkojmë justifikime dhe nuk duhet t’u referohemi mangësive aktuale të ligjit ndërkombëtar, por duhet të marrim vendime të guximshme që do të korrigjonin mangësitë e këtyre normave”, tha zoti Zelenskyy në një fjalim në Hagë muajin e kaluar.
Në mars, ICC-ja lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për deportimin me forcë të qindra fëmijëve ukrainas drejt Rusisë. Por, urdhëri kishte të bënte me akuzat për përfshirjen e zotit Putin në krime lufte, dhe jo për krimin e agresionit.
Rusia e ka kritikuar urdhër-arrestin dhe ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e një gjykate të posaçme.
Ekspertët ligjorë thonë se propozimi amerikan varet nga mbështetja e ukrainasve. Ata gjithashtu thonë se zoti Putin dhe anëtarët e rrethit të tij të ngushtë do t’i shpëtojnë procesit gjyqësor për sa kohë që do të qëndrojnë në pushtet.
“Kam shqetësimin se duke mbështetur një lloj modeli të tillë hibrid, mesazhi që dërgojnë Shtetet e Bashkuara është se janë të interesuara për një llogaridhënie për agresionin në një mënyrë që mbron arkitektët e krimit”, tha Rebecca Hamilton, profesore e asociuar në Kolegjin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se departamenti nuk komenton për projekt-ligje apo projekt-rezoluta dhe e orientoi Zërin e Amerikës që t’i referohet deklaratave të zonjës van Schaack.
“Siç e ka shprehur Ambasadorja Van Schaak: Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi në Ukrainë. Drejtësi për miliona njerëzit të cilëve u është prishur dhe shkatërruar jeta, si rezultat i luftës së pakuptimtë, të paprovokuar dhe të paligjshme për pushtim territoresh, të filluar nga Vladimir Putini”, tha zëdhënësi.
Hera e fundit që pati një proces gjyqësor për krimin e agresionit ishte në vitet 1940, kur udhëheqësit gjermanë dhe japonezë u gjykuan në Nuremberg dhe në Tokio për atë që Gjykata e Posaçme Ushtarake e quajti “krim suprem ndërkombëtar”.
Në një seancë dëgjimore të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të mërkurën, Senatori Cardin kritikoi planin e administratës së Presidentit Biden. Një gjykatë me seli në Ukrainë, tha Senatori Carden, do të përballej me pikëpyetje rreth “perceptimit të paanësisë” dhe pretendimeve të mundshme për imunitet nga zyrtarët rusë.
Sipas ligjit ndërkombëtar, gjykata e asnjë vendi nuk mund të ndjekë penalisht kreun e shtetit ose zyrtarët ekuivalentë të një vendi tjetër.
“Nuk e di se si kapërcehet kjo me metodën që po ndiqni”, i tha Senatori Cardin ambasadores van Schaack, duke iu folur për paanshmërinë e perceptuar të gjykatës.
Pengesat
Zonja Van Schaack u përgjigj se administrata zgjodhi një model hibrid sepse një gjykatë e mbështetur nga OKB-ja do të përballej me pengesat e veta ligjore dhe praktike.
Ligjërisht, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mund t’i mungojë autoriteti për të ngritur një gjykatë me juridiksion mbi udhëheqësit e Rusisë.
Praktikisht, “ka disa shqetësime serioze nëse i kemi votat brenda Asamblesë së Përgjithshme për të krijuar një organ të kësaj natyre”, tha ajo.
Por Senatori Cardin nuk u tërhoq, duke i kërkuar administratës që të kërkonte mbështetje ndërkombëtare.
“Nuk mund të jetë një përpjekje vetëm e Shteteve të Bashkuara”, tha Senatori Cardin. “Duhet të jetë një veprim kolektiv. Ju duhet ta krijoni këtë (mbështetje) përpara se ta çoni në votim”.
Një zëdhënëse e Senatorit Cardin tha se senatorë të tjerë mund t’i bashkohen si bashkë-sponsorizues të rezolutës, por deri më tani vetëm Senatorët Cardin dhe Kaine e kanë nënshkruar. Ajo tha në një email për Zërin e Amerikës se nuk ka një datë të caktuar për ta hedhur rezolutën në votim.
Zonja Hamilton, ish-juriste në seksionin e prokurorisë së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, tha se rezoluta Cardin-Kaine është e rëndësishme sepse është “një sinjal i fortë që [Kongresi] dëshiron të marrë një drejtim të ndryshëm nga ai që po propozon administrata”.
“Dhe unë mendoj se mund të jetë gjithashtu domethënëse për mbështetësit e një tribunali ndërkombëtar, jashtë Shteteve të Bashkuara dhe në veçanti jashtë Ukrainës, të dëgjojnë se ka pjesë të sistemit amerikan që të paktën do ta mbështesnin një gjykatë të vërtetë ndërkombëtare”, tha ajo në një intervistë.
Autoritetet ruse thanë se rajoni i Belgorodit në perëndim të vendit është bombarduar. Të paktën tetë persona janë plagosur nga bombardimet në rajonin kufitar me Ukrainën. Guvernatori i rajonit tha se sulmi është kryer nga trupat ukrainase. Por çfarë dihet deri më tani për këtë sulm?
BBC
Ka pasur raportime kontradiktore në lidhje me dhunën në rajonin Belgorod të Rusisë jugperëndimore.
Kanalet e medieve sociale ruse raportuan fillimisht për luftime në pikën kufitare Shebekino herët në mëngjes.
BBC ka parë video nga dy grupe paraushtarake pro-ukrainase që njoftojnë për aksione brenda territorit rus.
Në një video, të shpërndarë nga Korpusi Vullnetar Rus, një person me pajisje ushtarake thotë se luftëtarët e tyre po luftojnë sërish në territorin rus dhe se periferitë e Shebekinos do bëhen sërish të dukshme. Është e paqartë se ku dhe kur janë filmuar këto video.
Pavarësisht kësaj, zyrtarët lokalë kanë mohuar raportimet për një përparim të trupave ukrainase në sektorin Shebekino, duke shtuar se situata mbetet e vështirë dhe se bombardimet po vazhdojnë.
Ne po kërkojmë për pamje në median sociale që mund të hedhin dritë mbi deklaratat kontradiktore dhe do të sjellim përditësimi kur të mundemi. syri.net
Të gjithë aleatët e NATO-s pajtohen që “Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”, tha të enjten shefi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Të gjithë aleatët bien dakord që dera e NATO-s është e hapur për anëtarët e rinj”, u tha Stoltenberg gazetarëve përpara një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo. “Nuk i takon Moskës të ketë veto kundër zgjerimit të NATO-s”.
Një pjesë e premisave të Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë ishte që të shmangte NATO-n nga zgjerimi pranë kufijve të saj.
Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e aleancës dhe NATO ka këmbëngulur se nuk është palë në konflikt, blloku ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Kievit, duke dhuruar miliarda ndihma ushtarake dhe mbështetje të tjera.
Të enjten, Stoltenberg tha se detyra më e rëndësishme e NATO-s ishte të sigurojë që Ukraina të mbizotërojë në luftën kundër Rusisë – dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës. “Kjo është arsyeja pse ne kemi rritur praninë tonë të madhe në linjat lindore në territorin e NATO-s,” tha ai.
Fytyra të reja në NATO: Pranimi i Finlandës në aleancë në fillim të këtij muaji shënoi një ndryshim të madh në peizazhin e sigurisë në Evropën verilindore, më shumë se dyfishuar kufirin e NATO-s me Rusinë.
Mbështetja publike finlandeze për pranimin ra pas pushtimit të Ukrainës dhe gjithashtu rindez thirrjet nga Kievi për t’u bashkuar.
Suedia gjithashtu aplikoi për t’u bashkuar me bllokun menjëherë pasi filloi pushtimi në shkallë të plotë të Rusisë, me mbështetjen e një shumice dërrmuese të anëtarëve të NATO-s – por anëtarësimi i saj deri më tani është penguar nga Turqia dhe Hungaria.
Turqia ka akuzuar Suedinë se strehon anëtarë të grupeve terroriste, gjë që Stokholmi e mohon, ndërsa Hungaria ka pretenduar se Suedia është sjellë armiqësore ndaj qeverisë së saj.
Stoltenberg tha të enjten se së shpejti do të udhëtojë në kryeqytetin turk të Ankarasë për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, megjithëse nuk specifikoi kohën.
“Mesazhi im është se anëtarësimi suedez, anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, është i mirë për Suedinë, është i mirë për vendet nordike, është i mirë për Norvegjinë, për rajonin Baltik, por është gjithashtu i mirë për të gjithë NATO-n. “tha ai. syri.net
Aktivistët e njohur konservatorë në SHBA kanë shpallur krijimin e organizatës ‘Hebrejtë kundër Sorosit’, një koalicion mes hebrenjve që kundërshtojnë ndikimin në politikë të miliarderit majtist.
Organizata thotë se qëllimi i këtyre aktivistëve të shquar është që të hedhin poshtë nocionin se kritikat ndaj ‘axhendës së ligë të Sorosit janë antisemitike’.
“Hebrenjtë kundër Sorosit do të luftojnë kundër fushatës së shpifjeve nga e majta se kundërshtimi ndaj Sorosit dhe rrjetit të tij të përhapur të organizatave politike është antisemitik,” tha grupi në një deklaratë.
Më tej thuhet se është fakt se Soros financon një pjesë të madhe të të majtës radikale dhe duhet ndalur.
Soros, 92 vjeç, akuzohet nga republikanët dhe konservatorët se ka financuar kauzat e krahut të majtë.
Sipas Fox News, ai ka dhënë mbi 32 miliardë dollarë për këto kauza në 120 vende të botës.
Vitin e kaluar Soros shpenzoi mbi 128 milionë dollarë vetëm për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Po ashtu nga viti 2016 deri në vitin 2020, ai shpenzoi 131 milionë dollarë për të ndikuar në 253 grupe mediatike.
Organizata ‘Hebrenjtë kundër Sorosit’ drejtohet nga Josh Hammer, një redaktor i lartë në revistën ‘Newsweek’ dhe Will Scharf, një ish-prokuror federal që tani konkurron për postin e kryeprokurorit në Missouri.
Një nga projektet kryesore të Sorosit së fundmi ka qenë të financojë prokurorët majtistë në SHBA. Ai ka dhënë të paktën 40 milionë dollarë për ta. Kritikët thonë se prokurorët e mbështetur nga Soros janë treguar të butë me krimin. syri.net
Britanikët janë shprehur të shqetësuar për qëndrimet e SHBA-së dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës. “The Guardian” shkruan se SHBA dhe BE po ‘kërcënon’ një aleat dhe se janë duke vepruar gabim me deklaratat e tyre të dhëna pas tensioneve në veri të Kosovës.
Më tej The Guardian shkruan se diplomatët britanikë janë të frikësuar se përpjekjet e SHBA-së për të fajësuar Kurtin, do të lënë jashtë vëmendjes edhe problemin kryesor të këtyre tensioneve, përfshirë edhe kërkesën e BE-së që Kurti të pranojë një marrëveshje të arritur në vitin 2013, duke i dhënë autonomi gjithë përfshirëse një asociacioni të komunave serbe.
Më tej prestigjiozja britanike citon edhe Mark Dickinson, ish-diplomat britanik në Kosovë, i cili ka kritikuar Lajçakun:
“Cila është koha më e shkurtër për të shpëtuar fytyrën përpara se [i dërguari i BE-së Miroslav] Lajçakut t’i kërkohet nga të gjitha anët për të ‘kaluar më shumë kohë me familjen e tij’? Nuk e kam problem që Kurti (dhe fatkeqësisht Kosova) të fajësohet dhe të ndëshkohet. Mund ta duroj edhe që Vuçiç t’i shpëtojë. Por nëse BE-ja dështon të pranojë se ajo gjithashtu ka kontribuar shumë në këtë fatkeqësi, ne mund të presim që të ketë vetëm përsëritje.”bw
Udhëheqësi i ushtrisë mercenare Wagner u ka kërkuar autoriteteve ruse të hetojnë zyrtarët në ministrinë e mbrojtjes së vendit të tij.
Yevgeny Prigozhin akuzoi funksionarët e lartë në këtë departament për kryerjen e “krimeve” gjatë “përgatitjes dhe zhvillimit të “operacionit special ushtarak” kundrejt Ukrainës.
Ai ka qenë prej kohësh kritik i ashpër ndaj ministrisë ruse të mbrojtjes, duke përfshirë taktikat e saj dhe trajtimin e furnizimeve me municione.bw
Një grua amerikane që e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për sulm seksual ndaj saj, ka udhëtuar drejt Moskës, ku po kërkon nënshtetësi ruse.
Gjatë një interviste të dhënë për një gazetë shtetërore ruse, Tara Reade, 59 vjeçe, tha se ndihej e sigurt në Rusi dhe se dëshironte të qëndronte atje.
Reade pretendon se Biden e sulmoi atë gjatë kohës kur ajo punonte në zyrën e tij të Kongresit në vitin 1993.
Biden i ka mohuar fuqishëm këto pretendime, duke thënë se “pa asnjë dyshim, kjo nuk ka ndodhur kurrë, kurrë”.
Reade kishte punuar si asistente e Bidenit kur ai ishte senator i Delaëare. Ajo mori vëmendje mediatike në vitin 2020, kur filloi fushata presidenciale e Bidenit, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar seksualisht atë në një korridor të Capitol Hill kur ajo ishte 29 vjeçe.
Ajo e akuzoi Bidenin se e kishte shtyrë për muri dhe ia kishte vendosur duart nën këmishën dhe fundin e saj.
“Kur zbrita nga avioni në Moskë, për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë u ndjeva e sigurt dhe u ndjeva e dëgjuar dhe e respektuar”, raportohet të ketë thënë Reade gjatë një interviste me Sputnik, sipas citimit në The Guardian.
Ajo tha se u largua nga SHBA-ja pasi një politikan republikan i kishte thënë se ishte në rrezik fizik.
“Unë do të doja të aplikoja për nënshtetësi ruse, nga presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin… Unë premtoj se do të jem një qytetare e mirë”, tha Reade, duke shtuar se shpresonte ta mbante edhe shtetësinë e saj amerikane.
Reade ishte një nga disa gra që dolën publikisht në vitet 2019 dhe 2020 për ta akuzuar Bidenin për prekje, përqafime ose puthje të papërshtatshme. Ajo tha se kishte paraqitur një ankesë, megjithëse nuk është gjetur asnjë procesverbal për këtë dhe është e paqartë nëse pretendimi i saj është hetuar zyrtarisht.
Një zëdhënës i Bidenit tha se ai besonte se gratë “kanë të drejtë të dëgjohen”, por se incidenti i supozuar “absolutisht nuk ka ndodhur”.
Komentet