voal.ch – Zvicra sot sipas Bundesamt für Gesundheit – Zyra Federale e Shëndetit Publik ka patur 411 raste të reja me Covid 19, nga ku 11 persona janë shtruar në spital, ka patur një rast vdekje dhe kanë bërë testin 12 577.
Gjatë tre ditëve të fundjavës – të premte, shtunë, të djelë ka patur 782 raste të reja, 2 raste vdekje dhe 26 shtrime në spital, ndërsa kanë bërë testin 22’869.
Ekspertët sipas rasteve të fundjavës konstatuan se ka një ngadalësim.
Skuadra e futbollit e Gjenevës në Itali komunikoi se 14 pjestarët e ekipit janë me COVID-19, Valon Behrami në fillim ishte negativ, por tani është pozitiv me 10 kolegë të skuadrës dhe 4 anëtarë të stafit.
Komentet