Qeveritë europiane kanë hartuar një plan të rishikuar paqeje për Ukrainën, i cili përfshin një sërë ndryshimesh krahasuar me kornizën me 28 pika të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, plan që është kritikuar ashpër si tepër i favorshëm ndaj Rusisë.
Në planin europian, të përgatitur nga Britania, Gjermania dhe Franca, përfshihet edhe mundësia e rikthimit të Rusisë në grupin G8, si dhe vendosja e një kufiri maksimal për numrin e forcave të armatosura ukrainase.
Dokumenti u prezantua në takimin e jashtëzakonshëm të Gjenevës, ku sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja po bën tashmë “disa ndryshime” në planin e saj.
Rubio e quajti ditën e bisedimeve “ditën më të rëndësishme” të procesit deri tani, por shtoi se teksti përfundimtar ende ka nevojë për miratimin e presidentit Trump dhe të qeverisë ruse, e cila ka ndryshuar pozicion disa herë.
Dokumenti përmban disa pika të rëndësishme, ndër të cilat rikthimi i Rusisë në ekonominë globale dhe mundësia e ribashkimit në G8. Vendosja e një tavani prej 800.000 ushtarësh për ushtrinë ukrainase në periudhë paqeje (kundrejt 600.000 të propozuara në draftin amerikano-rus).
Mbajtja e zgjedhjeve në Ukrainë sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, hiqet parashikimi për dorëzimin e Donbasit, i pranishëm në draftin amerikan, si dhe neni që parashihte se SHBA do të merrte 50% të fitimeve nga investimet e aseteve të ngrira ruse të përdorura për rindërtimin e Ukrainës.
Dokumenti europian propozon gjithashtu që negociatat për zgjidhjet territoriale të nisin nga linja aktuale e kontaktit, dhe jo mbi bazën e kërkesës për dorëzimin e zonave që nuk kontrollohen nga forcat ruse.
Gjithashtu, sugjerohet një garanci sigurie nga SHBA, e ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, ndërsa asetet shtetërore ruse do të mbeten të ngrira derisa të paguhen dëmshpërblimet për dëmet e luftës.
Sipas Reuters, propozimi ruan strukturën bazë të planit amerikan, por sjell dallime të rëndësishme.
Propozimi europian për planin me 28 pika
1. Rikonfirmimi i sovranitetit të Ukrainës.
2. Marrëveshje e plotë mos-sulmi mes Rusisë, Ukrainës dhe NATO-s, me synim adresimin e të gjitha çështjeve të hapura të 30 viteve të fundit.
3. Heqja e pikës 3 të planit amerikan, i cili parashikonte se “pritet që Rusia të mos pushtojë fqinjët dhe NATO të mos zgjerohet më tej”.
4. Nisja e dialogut Rusi–NATO pas nënshkrimit të marrëveshjes, për të trajtuar çështjet e sigurisë dhe për të krijuar një klimë de-përshkallëzimi.
5. Garanci të forta sigurie për Ukrainën.
6. Forcat e armatosura ukrainase do të kufizohen në 800.000 trupa në kohë paqeje.
7. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga unanimiteti i vendeve anëtare, i cili aktualisht mungon.
8. NATO nuk do të vendosë trupa të përhershme në Ukrainë gjatë paqes.
9. Avionë luftarakë të NATO-s do të stacionohen në Poloni.
10. Garanci sigurie nga SHBA, e ngjashme me Nenin 5, me kushte:
a. SHBA do të marrë kompensim financiar për garancinë.
b. Garancia anulohet nëse Ukraina sulmon Rusinë.
c. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, SHBA dhe aleatët do të përgjigjen ushtarakisht, do të rikthejnë sanksionet dhe do të anulojnë çdo njohje të territoreve të reja të pushtuara.
11. Ukraina mbetet e pranueshme për anëtarësim në BE dhe do të marrë akses të përkohshëm të favorizuar në tregun europian.
12. Paketë e gjerë rindërtimi global, që përfshin:
a) Krijimin e Fondit të Zhvillimit të Ukrainës.
b) Bashkëpunim SHBA–Ukrainë për rrjetin e gazit natyror.
c) Rindërtimin e zonave të dëmtuara nga lufta.
d) Zhvillimin e infrastrukturës.
e) Shfrytëzimin e mineraleve.
f) Paketë financiare nga Banka Botërore.
13. Rikthim gradual i Rusisë në ekonominë globale, përmes:
a) Heqjes së sanksioneve me faza.
b) Marrëveshjes afatgjatë të bashkëpunimit ekonomik SHBA–Rusi.
c) Rikthimit të Rusisë në G8.
14. Rindërtim i plotë dhe kompensim financiar për Ukrainën, duke përdorur edhe asetet ruse të ngrira.
15. Krijimi i një Grupi të Përbashkët Sigurie me SHBA, Ukrainën, Rusinë dhe vendet europiane.
16. Rusia do të miratojë një politikë mos-agresioni ndaj Europës dhe Ukrainës.
17. SHBA dhe Rusia do të zgjerojnë marrëveshjet për kontrollin bërthamor, si “Fair Start”.
18. Ukraina do të mbetet shtet jo-bërthamor, sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
19. Rindërtimi i plotë i centralit bërthamor të Zaporizhias nën mbikëqyrjen e IAEA-s, me ndarje të barabartë të prodhimit të energjisë (50–50).
20. Ukraina do të adoptojë standardet europiane për tolerancën fetare dhe mbrojtjen e pakicave gjuhësore.
21. Ukraina angazhohet të mos rimarrë territor me forcë; negociatat territoriale do të nisin nga linja e kontaktit.
22. Ndalim i çdo ndryshimi të kufijve me dhunë pas marrëveshjes; shkelja anulon garancitë e sigurisë.
23. Rusia nuk do të pengojë përdorimin e lumit Dnieper nga Ukraina dhe do të garantohet lëvizja e lirë e grurit përmes Detit të Zi.
24. Krijimi i një komisioni humanitar për:
a) Shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave (“të gjithë për të gjithë”).
b) Lirimin e civilëve dhe pengjeve, përfshirë fëmijët.
c) Program për ribashkimin e familjeve.
d) Masa për viktimat e konfliktit.
25. Zhvillimi i zgjedhjeve në Ukrainë sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes.
26. Masa shtesë për viktimat e luftës.
27. Marrëveshja do të jetë juridikisht detyruese dhe do të monitorohet nga një “Këshill Paqeje” nën udhëheqjen e Donald Trump.
28. Ndërprerje e menjëhershme e zjarrit pasi të gjitha palët ta pranojnë dokumentin, dhe tërheqje drejt pikave të rëna dakord; detajet do të përcaktohen nën mbikëqyrjen amerikane.
gsh
Schöne Grüße. Ich glaube, dass Sie die Dienste der Organisation rohrreinigung-adliswil.ch nutzen können. Ich glaube, dass Sie alles in wenigen Stunden löschen können, wenn Sie sie tagsüber kontaktieren. Ich rate Ihnen auch, sie im Voraus anzurufen, um alle Details zu klären, die Sie interessieren. Sie können Ihr Problem lösen.