VOAL

VOAL

Zviceranët dhurues rekord organesh

January 15, 2018

Komentet

Cassis: “Jemi në një epokë të re”

VOAL- FEB-i i këtij viti tregon se bota ka hyrë në një epokë të re. Këshilltari Federal Ignazio Cassis e deklaroi këtë sot nga Shtëpia e Zvicrës. Ministri i jashtëm theksoi se si situata globale ka çuar në një nevojë më të madhe për dialog midis lojtarëve globalë. Ai gjithashtu shqyrtoi perspektiva të tjera, veçanërisht ato të vendeve afrikane dhe aziatike, të cilat kanë filozofi krejtësisht të ndryshme nga ato të botës perëndimore dhe të cilat ndonjëherë ekspozojnë standardet e dyfishta të kësaj të fundit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të jetë përsëri në qendër të ditës: sot shënohet takimi i parë i “Këshillit të tij të Paqes”, me pjesëmarrjen e të paktën një duzine krerë shtetesh dhe ministrash nga vende të tilla si Argjentina, Azerbajxhani dhe Kosova. Trumpi do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në orën 13:00 për të diskutuar negociatat e paqes me Rusinë.

Programi i ditës përfshin gjithashtu një fjalim nga Elon Musk në orën 16:30.

Bordi i Paqes/ Trump fton Vjosa Osmanin në podium dhe paralajmëron luftë tokësore ndaj karteleve të drogës

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi të enjten Bordin e Paqes në forumin e Davos në Zvicër.

Bie në sy se presidenti amerikan ka ftuar në podium një grup drejtuesish të shteteve që kanë pranuar të firmosin për Bordin e Paqes.

Mes tyre spikat Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ishte e vetmja femër e pranishme në këtë podium.

Në fjalimin e tij, Donald Trump përmendi edhe çështjen e luftës ndaj karteleve të drogës.

Trump tha se në SHBA tashmë nuk futet asnjë kilogram drogë nga rrugët ujore.

Ai theksoi se ushtria amerikane ka bombarduar të gjitha anijet që transportonin drogë.

Por ai shtoi se tani është koha për të luftuar kartelet e drogës në rrugë tokësore.

Trump tha se kjo është më e lehtë, pasi në ujë ishte një betejë më e vështirë.

Presidenti amerikan theksoi se ai i ka shpallur kartelet e drogës si organizata terroriste.

Image

Trumpi: S’do të ketë tarifa, kemi pajtueshmëri për kornizën e marrëveshjes për Groenlandën

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, në Davos.
Ekrem Idrizi

21:5921.1.2026

NATO: Aleatët e aleancës do të punojnë së bashku për sigurinë në Arktik

Ndërkohë, kemi edhe reagimin e NATO-s pas takimit të Ruttes me Trumpin.

Një zëdhënës i NATO-s tha se aleatët e NATO-s do të punojnë për ta siguruar së bashku sigurinë në Arktik.

“Diskutimet midis aleatëve të NATO-s mbi kornizën që presidenti përmendi do të përqendrohen në garantimin e sigurisë në Arktik përmes përpjekjeve kolektive të aleatëve, veçanërisht të shtatë aleatëve të Arktikut”, tha zëdhënësi.

“Negociatat midis Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë me qëllim që Rusia dhe Kina të mos fusin kurrë këmbë – ekonomikisht apo ushtarakisht – në Grenlandë”.

21:3721.1.2026

Rasmussen: Danimarka e mirëpret njoftimin e Trumpit për tarifa

‍Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke ‌Rasmussen, tha se e mirëpret njoftimin e Trumpit për të hequr dorë nga vendosja e tarifave shtesë ndaj tetë vendeve evropiane lidhur me Grenlandën, raporton Reuters.

Në një intervistë me transmetuesin kombëtar danez DR, ai përsërit se për Danimarkën është e rëndësishme ta përfundojë këtë çështje në një mënyrë që nderon popullin e Grenlandës.

“SHBA-ja nuk ka për ta zotëruar Grenlandën. Kjo është vijë e kuqe”, shtoi ai.

Ai thotë se premtimi i Trumpit për të mos përdorë forcë është gjë e mirë, por se është e qartë se presidenti ka synime që Danimarka nuk mund t’i pranojë.

Ndërkohë shefi i NATO-s, Mark Rutte, nuk ka folur ende pas takimit me Trumpin.

20:5821.1.2026

Trump: S’do të ketë tarifa, kemi pajtueshmëri rreth kornizës së marrëveshjes për Grenlandën

Disa orë pas fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosen tarifa në shkurt ndaj disa vendeve evropiane lidhur me qëndrimin e tyre për Grenlandën.

Ai tha është arritur pajtueshmëri për kornizën e një marrëveshjeje për të ardhmen e ishullit gjysmautonom të Danimarkës, pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Kemi ndërtuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, me të gjithë rajonin e Arktikut. Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai shtoi se, “bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishte planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen gjithashtu diskutime shtesë lidhur me ‘Kupolën e Art’ në Grenlandë. Informacione të tjera do të bëhen të ditura me përparimin e bisedimeve”.

Trump tregoi se nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff do të jenë përgjegjës për bisedimet.

Trump nuk dha hollësi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por theksoi për CNBC se “marrëveshja për Grenlandën do të zgjasë përgjithmonë”.

18:2921.1.2026

Ministri danez: Është pozitive që Trump e përjashtoi përdorimin e forcës për Grenlandën

Ministri i jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, tha se është shenjë “pozitive” që Donald Trump dëshiron ta shmangte përdorimin e forcës ushtarake në Grenlandë.

Por, ai theksoi se presidenti amerikan nuk ka hequr dorë nga kërcënimi për të marrë këtë ishull në Arktik.

“Çfarë është mjaft e qartë pas këtij fjalimi është se synimi i presidentit mbetet i pandryshuar”, tha Rasmussen për gazetarët në Kopenhagë, duke iu referuar fjalimit të Trumpit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Natyrisht, është pozitive në mënyrë të veçantë që presidenti tha këtë për ushtrinë, por kjo nuk e zgjidh problemin”, shtoi ai.

Rasmussen e përsëriti se Grenlanda nuk është në shitje.

“Nuk do të negociojmë kurrë duke hequr dorë nga parimet themelore. Ne po jetojmë në vitin 2026, në një rend ndërkombëtar të bazuar në ligj, sovranitet shtetëror dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje. Një rend që vetë Shtetet e Bashkuara ndihmuan të ndërtohej pas Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri.

Radio Evropa e Lirë

“Po kërkojmë vetëm një copë akulli!”- Trumpi nga Davosi: Groenlanda ishte e jona, e fituam në luftë, kërkojmë rikthimin! Ne po e mbështesim NATO-n, por…

Presidenti amerikan Donald Trump, ritheksoi nga Forumi i Davosit ambicien e tij dhe të Amerikës për ta rimarrë Groenlandën nga Danimarka, duke shpjeguar se ishulli dikur u fitua nga vendi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu la danezëve, kurse tani është koha për ta rikthyer për arsye sigurie.

 

Trump tha se vetëm SHBA e mbron sigurinë e Groenlandës dhe Botës nga armiqtë e saj si Rusia dhe Kina, pasi gëzon të gjitha mjetet. Madje ai përdori edhe një perifrazim me nota humori krahasues, duke thënë se “po kërkojmë vetëm një copë akulli”.

“Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse një copë akulli. Po kërkojmë atë që fituam gjatë luftës botërore dhe ia lamë Danimarkës. Ne po kërkojmë vetëm një copë akulli. Vetëm SHBA mund ta mbrojë Groenlandën, ne kërkojmë ta mbrojmë nga armiqtë. Ne e kemi mbështetur dhe po e mbështesim NATO-n, por nuk e di nëse NATO dhe Evropa do na mbështesë ne apo nëse po na mbështet”, tha Trump mes të tjerash para përfaqësuesve pjesëmarrës në Davos.

Më tej ai foli edhe për vlerat që ndan me Evropën, duke vënë në dukje se ai kërkoi që edhe buxheti për NATO-n të shkonte nga 2 në 5 për qind sapo fitoi mandatin e dytë.

“Ne besojmë në vlerat që ndajmë me Europën. Duam aleatë seriozë, jo të dobët. Duam që Europa të jetë e fortë, sepse këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Kur fitova mandatin e dytë thashë se përqindja e buxhetit të NATO duhet të shkojë në 5% dhe nga dy e bëmë 5, duhet të paguanin” u shpreh ai.

Presidenti amerikan tha se asgjë nuk e bën më të qartë situatën aktuale sesa ajo që po ndodh me Groenlandën, duke e cilësuar këtë territor si kyç për sigurinë globale. Ai deklaroi se ka respekt për popullin e Groenlandës dhe për Danimarkën, por nënvizoi se çdo vend anëtar i NATO-s duhet të jetë i aftë të mbrojë territorin e tij.

“Askush përveç SHBA-ve nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën,” tha Trump, duke shtuar se SHBA është një fuqi shumë më e madhe nga sa, sipas tij, e kuptojnë shumë njerëz. Ai iu referua edhe Luftës së Dytë Botërore, duke kujtuar se Danimarka u pushtua shpejt nga Gjermania naziste dhe se SHBA ndërhyri për të mbrojtur Groenlandën, duke vendosur baza ushtarake dhe duke penguar, sipas tij, armiqtë të shtriheshin në hemisferën perëndimore.

Trump deklaroi se pas përfundimit të luftës, SHBA ia riktheu Groenlandën Danimarkës, një vendim që sot, sipas tij, shihet ndryshe.

“Ky ishull i pasiguruar është pjesë e Amerikës së Veriut dhe është kyç për sigurinë tonë. Politika jonë ka qenë gjithmonë të ndalojmë kërcënimet e jashtme nga hemisfera jonë,” përfundoi Trump, duke e vendosur çështjen e Groenlandës në qendër të debatit për sigurinë e NATO-s dhe të Perëndimit.

Ultimatumi i Trumpit për evropianët: Nëse i thoni jo Groenlandës, ne do ta kujtojmë! Por nuk do përdorim forcë

Donald Trump ka thënë se nuk do të përdorë forcën ushtarake për të pushtuar Groenlandën, por ka bërë thirrje që SHBA-të të fitojnë pronësinë e ishullit Arktik të sunduar nga Danimarka.

“E tëra çfarë kërkojmë është të fitojmë Groenlandën, të drejtat, titujt dhe pronësinë e saj”, tha Trump.

Vetëm “fuqia e madhe” e Shteteve të Bashkuara mund ta mbrojë Groenlandën, theksoi ai në fjalimin e tij në Davos, duke thënë se po kërkonte negociata të drejtpërdrejta për të blerë Groenlandën.

“Ne po ju ofrojmë sistemet më të përparuara të armëve në botë – tani në afate shumë më të shkurtra – dhe ne duam vetëm një copë akulli. Ju keni një zgjedhje për të thënë po dhe ne do të jemi të detyruar të themi jo dhe do ta mbajmë mend”, tha Trump, duke u lënë një ultimatum evropianëve .

Shtetet e Bashkuara vendosën baza në Groenlandë për Danimarkën, ne luftuam për Danimarkën, tha ai. Ai akuzoi Danimarkën për “mosmirënjohje” dhe sulmoi NATO-n, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kishin fituar asgjë prej saj.

“Çdo aleat i NATO-s ka detyrimin të jetë në gjendje të mbrojë territorin e tij. Dhe fakti është se asnjë komb apo grup kombesh nuk është i aftë të mbrojë Groenlandën përveç Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një fuqi e madhe, shumë më e madhe nga sa e kuptojnë njerëzit”, tha presidenti amerikan.

Ai më pas përsëriti se “një Amerikë e fortë dhe e sigurt do të thotë një NATO e fortë”. Panorama

Trumpi në Davos: Kërkoj negociata të menjëhershme për ta blerë Groenlandën

Ekrem Idrizi
  • Presidenti amerikan, Donald Trump po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër më 21 janar.
  • Fjalimi i udhëheqësit amerikan në Davos mbahet në kohën e tensioneve me udhëheqësit evropianë lidhur me Grenlandën.
  • SHBA-ja thotë se dëshiron ta ketë kontrollin mbi territorin autonom të Danimarkës, për arsye të sigurisë kombëtare.

15:32

Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin”

Trump tani e kthen vëmendjen te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur atë.

“Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, thotë ai, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putini dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë marrëveshje.

Trump thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim dhe se e vetmja gjë që ai po kërkon është “një copë akulli”, duke iu referuar Grenlandës.

Ai e quan këtë kërkesë të vogël krahasuar me atë që SHBA-ja i ka dhënë NATO-s.

Ai thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku presidenti amerikan, Donald Trump, po mban fjalim.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku presidenti amerikan, Donald Trump, po mban fjalim.

15:13

Trump: Vetëm SHBA-ja mund ta sigurojë Grenlandën

Trump thotë se asnjë vend në botë përveç Shteteve të Bashkuara nuk mund ta sigurojë Grenlandën.

Ai thekson para liderëve botërorë në Davos së Shtetet e Bashkuara kërkojnë bisedime të menjëhershme për ta përvetësuar Grenlandën.

Trump këmbëngul se “nuk kam nevojë ta përdor forcën, nuk dua ta përdor forcën, nuk do të përdor forcën”.

E vetmja gjë që SHBA-ja po kërkon, thotë ai më pas, është “një vend i quajtur Grenlandë”.

15:06

Trump kthen vëmendjen kah Grenlanda tani

Trump po flet tani për Grenlandën, ishullin gjysmautonom të Danimarkës.

Ai thotë se “unë kam respekt të madh për Grenlandën dhe popullin e saj”.

Më shumë rreth kësaj së shpejti

 

Të gjithë sytë te Trumpi

Përveç liderëve botërorë, në sallën ku po mban fjalim Trumpi shihen edhe shefi i gjigantit Apple, Tim Cook, presidenti i kompanisë tjetër të madhe NVIDIA, Jensen Huang dhe shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Çfarë tha Trumpi në fjalimin e tij?

Për ju që sapo na jeni bashkuar: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e mbajti një fjalim të gjatë para udhëheqësve botërorë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Trump iu tha atyre se nuk e ka ndër mend ta përdorë forcën për Grenlandën, por gjithashtu dha një sërë arsyesh se pse Shtetet e Bashkuara duhet ta zotërojnë këtë ishullin gjysmautonom të Danimarkës.

Ai tha se po kërkon “bisedime të menjëhershme” për ta blerë Grenlandën nga Danimarka.

“Janë vetëm Shtetet e Bashkuara ato që mund ta mbrojnë këtë copë gjigante akulli”.

Por, duke e quajtur këtë si deklaratën e tij më të madhe, Trump tha se nuk do ta përdorte forcën.

“Nuk kam nevojë të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë”.

Ai i hodhi poshtë pretendimet se duke e përvetësuar Grenlandën do ta dëmtonte NATO-n, duke shtuar:
“Ne japim aq shumë dhe marrim shumë pak në këmbim”.

Trump theksoi se SHBA-ja do të jetë 100% përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.

Në fillim të fjalimit të tij, Trump e kritikoi Evropën se “nuk po shkon në drejtimin e duhur”, për shkak të “rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve qeveritare, migrimit masiv të pakontrolluar dhe importeve të pafundme të huaja”.

Duke thënë se Evropa po pranon “popullsi krejtësisht të ndryshme nga toka të largëta”, Trump shtoi:
“Disa vende në Evropë, sinqerisht, nuk mund t’i njohësh më”.

Ndërkohë, lidhur me Ukrainën, Trump tha se “jemi afër një marrëveshjeje”.

“Po merrem me presidentin Putin dhe besoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Po merrem me presidentin Zelensky dhe mendoj se edhe ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”.

“Besoj se jemi në një pikë ku ata mund të bashkohen dhe ta bëjnë marrëveshjen. Dhe, nëse nuk e bëjnë, janë budallenj”.

Ai tregoi se do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Davos.

Trump foli gjithashtu edhe për ekonominë amerikane, duke thënë se ajo po “lulëzon”.

SHBA-ja po përjeton një “mrekulli ekonomike” nën presidencën e tij, pretendoi Trump, duke thënë se inflacioni ka rënë, me rritje ekonomike që “ndoshta asnjë vend nuk e ka përjetuar ndonjëherë më parë”.

16:24

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Duke iu përgjigjur pyetjeve Trump thotë se “jemi afër” një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tregon se do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës.

“Besoj se jemi në një pikë ku ata mund të bashkohen dhe ta bëjnë marrëveshjen. Dhe, nëse nuk e bëjnë, janë budallenj”, thekson Trump, duke iu referuar liderëve të Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

15:52

Trump e përfundon fjalimin

Trump sapo e mbaroi fjalimin e tij që zgjati rreth një orë.

Ai tani do t’iu përgjigjet pyetjeve në forum.

“Groenlandën duhet ta kishim marrë që nga Lufta e Dytë Botërore” – Trump në Davos: Rrezikohet nga Kina e Rusia, vetëm SHBA ka fuqinë ta mbrojë ishullin

Donald Trumpi thotë se vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë Groenlandën nga rreziqet që e kanosin si Kina dhe Rusia.

 

Trump, në një fjalim nga Forumi i Davosit, theksoi se Danimarka e ka treguar se nuk mund ta mbrojë ishullin kur ra nën pushtimin gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Sipas tij, SHBA asokohe e mbrojti dhe se që prej atëherë do të duhej ta kishte marrë nën zotërimin e saj.

“Çdo vend duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të siguruar Groenlandën siç e bën Amerika. Ne jemi një fuqi e madhe. Kemi treguar në luftë e dytë botërore kur Danimarka ra në ushtimin gjerman dhe nuk mund të mbronte dot as veten. SHBA të detyruara dërgoi forcat e saj në Groenlandë dhe fituam. Nuk patëm më shans që ta merrnim.”, tha Trump, duke shtuar se tanimë SHBA duhet ta marrë ishullin. Panorama

“Kënaqësi të jem mes kaq shumë miqsh dhe armiqsh!”- Donald Trumpi nga Davosi: Inflacioni është mposhtur, ekonomia amerikane po lulëzon!

Donald Trumpi ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin duke thënë se nga Amerika ka sjellë “lajme fenomenale”, duke vënë në pah shifrat ekonomike.

 

“Ekonomia po lulëzon”, deklaron Trump, duke e nisur fjalimin me fjalët se është kënaqësi për të, të jetë sërish në Davos, pasi hera e fundit ishte në vitin 2020.

Ai nuk kurseu as batutat me të pranishmit, duke thënë se “është mirë të rikthehet mes kaq shumë miqsh dhe disa armiqsh”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Trump shpalli se “inflacioni është mposhtur” dhe se kufiri i mëparshëm “i hapur dhe i rrezikshëm” i Shteteve të Bashkuara tashmë është mbyllur.

Ai theksoi se po realizon transformimin më të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së dhe premton rritje ekonomike që, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk e ka përjetuar më parë.

Inflacioni bazë është vetëm 1.6%, shton Trump, ndërsa rritja ekonomike për tremujorin e katërt të vitit 2025 parashikohet në 5.4%, shumë më e lartë sesa parashikimet e kujtdo tjetër, përveç vetë Trumpit. Panorama

Trump mbërrin në Zvicër me vonesë – axhendat shtyhen – të gjithë me veshët ngritur për Groenlandën

Air Force One që mbante presidentin amerikan mbërriti në Aeroportin e Zyrihut me një vonesë prej gati tre orësh.
Aeroplani që mbante presidentin amerikan u ul në orën 12:35 PM në Aeroportin e Zyrihut, tre orë me vonesë për shkak të një avarie që e detyroi atë të përdorte një Boeing zëvendësues.
Presidenti amerikan ishte planifikuar të mbante një fjalim të shumëpritur në qytetin Graubünden në orën 14:30, por avaria ndikoi në orarin dhe axhendën e tij, e cila ishte përqendruar kryesisht në Groenlandë.
Një takim me kancelarin gjerman Merz, i planifikuar për më vonë, u anulua për shkak të vonesës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli gjithashtu, duke siguruar se po punon “prapa skenave” për të zgjidhur tensionet mbi Groenlandën dhe se pa Presidentin Trump, “nuk do të kishim marrë vendimet thelbësore për të avancuar ekonominë tonë”.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi foli këtë mëngjes, duke pohuar se kauza palestineze mbetet “në ballë të prioriteteve” në Lindjen e Mesme. 
Kryeministri britanik Keir Starmer siguroi të mërkurën gjatë Kohës së Pyetjeve në Dhomën e Komunave se “nuk do të dorëzohet” ndaj presionit të Donald Trump mbi Groenlandën, çështja më e spikatur në Forumin e Davosit. “Vetëm Groenlanda dhe Mbretëria e Danimarkës” duhet të vendosin për të ardhmen e ishullit. Ai më pas kritikoi tarifat e SHBA-së të Trump mbi aleatët si “krejtësisht të gabuara dhe kundërproduktive”.
Sapo avioni aterroi në Zyrih, Presidenti amerikan Trump dhe shoqëruesit e tij u nisën me helikopter për në Forumin Botëror të Tregtisë (WEF) në Davos, ku pritet të mbajë fjalimin e tij, fillimisht të planifikuar për në orën 14:30./rsi

Veronica Fusaro do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision

Muzikantja e lindur në Thun do të marrë pjesë në edicionin e 70-të të konkursit të këngëve, që do të zhvillohet në Vjenë në maj. Kënga ende nuk është shpallur.

VOAL- Veronica Fusaro do të përfaqësojë Zvicrën në Festivalin e Këngës Eurovision 2026, i cili do të mbahet në Vjenë nga 12 deri më 16 maj. RSI njoftoi lajmin në një njoftim për shtyp.

Një 28-vjeçare me origjinë nga Thun, Fusaro është një nga zërat më interesantë në popin zviceran. Ajo ka performuar mbi 500 koncerte dhe ka marrë pjesë në festivale të mëdha në Zvicër dhe jashtë saj. Pjesëmarrja në Eurovision përfaqëson “një shenjë të madhe besimi” për të. “Dua ta përdor këtë skenë për të prezantuar muzikën time në mënyrë autentike”, deklaroi ajo.

Procesi i përzgjedhjes u zhvillua në disa faza dhe përfshinte një juri ndërkombëtare të përbërë nga publiku dhe ekspertë.

Kënga që ajo do të paraqesë në Eurovision do të shpallet më 11 mars. Gjysmëfinalet dhe finalja e konkursit do të transmetohen drejtpërdrejt në RSI La1.

Kurti udhëton drejt Zvicrës, merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës.

Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ku të pranishëm do të jenë mes liderëve të shumtë. Lajmi është njoftuar nga zyra e Kryeministrit.

Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit hapësirën e dedikuar përfaqësuese, të quajtur “Shtëpia e Kosovës”.

Kurti gjithashtu nënvizohet se do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

Samiti, i cili mbahet në qytetin zviceran të Davosit dhe që zgjat deri më 23 janar dhe pritet të tërheqë gati 3.000 pjesëmarrës nga 130 vende.

Aty pritet të marrin pjesë afërsisht 400 zyrtarë të nivelit të lartë dhe udhëheqës politikë, përfshirë 65 krerë shtetesh dhe qeverish, 55 ministra ekonomie dhe financash, 33 ministra të jashtëm, 34 ministra tregtie dhe industrie dhe 11 guvernatorë të bankave qendrore. bw

Forumi i Davosit, presidenti amerikan Donald Trump merr pjesë me një delegacion të madh, pjesë e tij edhe manjatët e “Nvidia” e “Microsoft”

Me një delegacion të paparë amerikan dhe një sfond konfliktesh gjeo-ekonomike, Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të mbërrijë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.


Trump dominon axhendën e një forumi që zhvillohet nga 19 deri më 23 janar, mes trazirave gjeopolitike.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësit evropianë dhe institucionet shumëpalëshe po përpiqen të shpëtojnë atë që ka mbetur nga rendi botëror i pasluftës, thekson The Guardian.

Presidenti amerikan shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessant, Sekretari i Tregtisë Howard Latnick dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, si dhe shumë biznesmenë, përfshirë presidentët e gjigantëve të teknologjisë Nvidia dhe Microsoft, një kompozim që sugjeron një qëllim për të demonstruar pushtet dhe për të formësuar axhendën ekonomike globale përmes Davosit.

Një vit më parë dhe disa ditë pas inaugurimit të tij, Trump kishte mbajtur një fjalim agresiv, duke njoftuar tarifa të gjera, duke i bërë presion NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake dhe duke i bërë thirrje Rezervës Federale (Fed) të ulë menjëherë normat e interesit, duke paralajmëruar një vit konfliktesh tregtare dhe vendimesh të njëanshme.

Një vit më vonë, “fryma e dialogut” duket më e pakapshme se kurrë. Lufta në Ukrainë vazhdon, me Volodymyr Zelensky të pranishëm në Davos për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare, ndërsa Evropa e gjeti veten përballë një krize të re kur Trump kërcënoi me tarifa ndëshkuese për vendet që nuk e mbështesin planin e tij për Groenlandën, duke çuar në bisedime emergjente brenda BE-së.

Raporti i Rreziqeve Globale i Forumit, bazuar në më shumë se 1,300 përgjigje, e rendit “konfrontimin gjeoekonomik” si kërcënimin më të madh gjatë dy viteve të ardhshme , me rrezikun e luftës midis shteteve që vjen më pas. Në të njëjtën kohë, shpenzimet ushtarake globale u rritën në 2.7 trilionë dollarë, rritja më e madhe që nga Lufta e Ftohtë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , António Guterres, paralajmëron se “kur udhëheqësit injorojnë rregullat ndërkombëtare dhe zgjedhin vetëm atë që u përshtatet atyre, ata jo vetëm që minojnë rendin global, por edhe vendosin një precedent të rrezikshëm”.

Por në Davos ka një kundërsulm. Bankierët qendrorë, zakonisht të përmbajtur në diskutimet politike, lëshuan një letër të përbashkët për të mbrojtur pavarësinë e Rezervës Federale pas sulmeve të përsëritura të administratës amerikane ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell.

Udhëheqësit evropianë si presidenti francez dhe kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po vijnë në Zvicër me një mesazh të qartë: mbroni tregtinë e lirë, forconi bashkëpunimin transatlantik dhe qëndroni të vendosur në Ukrainë.

Ndërsa sjellja e SHBA-së dominon diskutimet, forca të tjera vazhdojnë të mobilizohen. OKB-ja po përgatitet të nisë një panel shkencor të pavarur për të monitoruar inteligjencën artificiale, një iniciativë që synon të ofrojë një kundërpikë ndaj modeleve të biznesit të zhvilluara nga gjigantët amerikanë, të dukshme në çdo cep të bregdetit të Davosit.

Forumi mbetet një magnet për elitën globale, pavarësisht kritikave për joefikasitetin dhe ndikimin e tij mjedisor. Më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish, 55 ministra të ekonomisë dhe financave dhe më shumë se 800 CEO po marrin pjesë këtë vit, një shenjë se interesi për rrjetëzimin strategjik mbetet i paprekur.

Megjithatë, analiza e Greenpeace tregon se numri i fluturimeve me avionë privatë për në Davos është më shumë se trefishuar krahasuar me vitin 2023 , duke kundërshtuar retorikën e qëndrueshmërisë.

Edicioni i vitit 2026 shënon gjithashtu një të re: mungesën e themeluesit të Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab . Pas akuzave për shpenzime të paautorizuara, të cilat u hodhën poshtë më vonë nga një hetim i brendshëm, Schwab dha dorëheqjen nga udhëheqja e forumit, megjithëse po publikon një vëllim të ri, “Rivendosja e së Vërtetës dhe Besimit”, pikërisht në kohë për takimin.

Nuk ka mungesë kritikash ndaj Forumit Ekonomik Botëror. Disa ish-“udhëheqës të rinj botërorë” pretendojnë se forumi nuk ka më rëndësinë që kishte dikur. Të tjerë, si Jamie Drummond, shpresojnë ta përdorin Davosin për të ndikuar te politikëbërësit, edhe nëse “nuk është më në kulmin e tij”.

Pavarësisht rënies së perceptuar, Davosi mbetet një fazë ku përplasen vizionet e rendit botëror. Dhe këtë vit, ndërsa Trump vjen “me një shpërthim”, pjesa tjetër e botës po përpiqet të tregojë se multilateralizmi nuk ka vdekur ende. gsh

Donald Trumpi në Davos javën e ardhshme

 

VOAL- Donald Trumpi do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) javën e ardhshme (19-23 janar) në Davos. Pjesëmarrja e presidentit amerikan u konfirmua të martën nga organizatorët e eventit. Thashethemet kishin qarkulluar për javë të tëra. Axhenda e Trumpit nuk dihet ende; sipas disa raporteve të medias, ai pritet të mbërrijë të mërkurën, më 21.

“Jemi të kënaqur që e mirëpresim përsëri Presidentin Trump,” tha ai gjatë një konference për shtyp. Ai do të shoqërohet nga “delegacioni më i madh” i parë ndonjëherë në Davos, tha Presidenti i WEF Borge Brende. Sekretari i Shtetit Marco Rubio pritet gjithashtu të bëjë udhëtimin. Situata në Venezuelë me siguri do të diskutohet me krerët e shteteve të Amerikës Latine, të cilët gjithashtu do të udhëtojnë për në Graubünden.

Vitin e kaluar, ai foli nëpërmjet videokonferencës.

 

Banori i Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte marrë pjesë tashmë në WEF gjatë presidencës së tij të parë në 2018 dhe 2020, vitin e kaluar foli vetëm nëpërmjet videokonferencës.

Brende konfirmoi gjithashtu praninë e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Fokusi do të jetë në Ukrainë, ndërsa viti i katërt i luftës po i afrohet fundit.

Në total, 3,000 pjesëmarrës nga 130 vende priten në Graubünden, përfshirë 64 krerë shtetesh dhe gjashtë udhëheqës të G7, si dhe qindra përfaqësues biznesi. Në një kohë që, sipas Brende, është më komplekse gjeopolitikisht që nga viti 1945, WEF shpreson të nxisë një frymë dialogu. Përveç Ukrainës dhe Venezuelës, do të diskutohet edhe Irani dhe Gaza, dhe pjesëmarrja afrikane do të jetë veçanërisht e fortë këtë vit. Programi është strukturuar në pesë fusha të ndërlidhura, duke përfshirë sigurinë, diplomacinë dhe ndihmën humanitare.

Një mijë fluturime të tjera në Zyrih

Gjatë Forumit Botëror të Tregtisë, i planifikuar për 19-23 janar, priten afërsisht një mijë lëvizje shtesë avionësh në aeroportin Zyrih-Kloten, si në vitet e kaluara. Operatori i aeroportit, Flughafen Zürich, paralajmëron se ngritjet dhe uljet individuale janë të mundshme pas orës 23:30, gjatë ndalimit të fluturimeve të natës. Ky ndalim, i cili zgjat deri në orën 6 të mëngjesit, fillon në orën 23:00. Vetëm ngritjet dhe uljet e vonuara janë të mundshme gjatë gjysmës së orës pasuese.

Një mijë lëvizjet janë vetëm një vlerësim. Shumë pjesëmarrës në konferencë në qytetin turistik Graubünden i planifikojnë planet e tyre të udhëtimit në minutën e fundit, thekson Flughafen Zürich në një njoftim për shtyp.


Send this to a friend