VOAL – Edhe 2 222 infeksione të reja dhe 58 vdekje nga koronavirusi janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Ka edhe 85 shtrime të tjera në spital. Aktualisht janë 15 338 njerëz të testuar pozitivisht për koronavirus dhe të cilët janë në izolim. Këtyre u shtohen 22,857 persona të vendosur në karantinë.
Që nga fillimi i pandemisë, 517,705 raste të Covid-19 janë konfirmuar në laborator nga gjithsej 4,239,607 teste të kryera në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Në total ka 8 545 vdekje dhe numri i njerëzve të shtruar në spital qëndron në 21,535. rsi-eb
Komentet