VOAL

VOAL

Zjarret rrezikojnë Australian Open. Ajri i rënduar, tenistëve iu bie të fikët

January 14, 2020

Komentet

Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun ‘Brussels Capital’

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare.

Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë.

Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.

Është ky turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.

Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. sn

 

Arritje historike- Një shqiptar zgjidhet president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur sot president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF).

Hasani u zgjodh udhëheqës i kësaj federate në Kongresin Zgjedhor të EWF-së të mbajtur në Chisinau të Moldavisë.

Në konkurrencë për këtë post, Hasani e mposhti presidentin e deritashëm të EWF-së, Antonio Conflittit.

“Arritje historike. Dr. Astrit Hasani zgjidhet President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes. Dr. Hasani bëhet Presidenti i parë shqiptar i ndonjë Federate Evropiane”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës të premten në faqen zyrtare.

Është hera e parë që një federatë evropiane do të ketë president shqiptar.

Hasani është edhe kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, ndërsa ka qenë edhe arkëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes prej vitit 2016.

Për shkak të kontributit të dhënë ndër vite në peshëngritjen evropiane, Hasani në vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian, ishte nderuar me çmimin “Ylli i Artë”.

Astrit Hasani është i biri i Besim Hasanit, që për plot 25 vjet ka qenë kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Në kohën e Besim Hasanit si president, KOK-u u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Nën drejtimin e tij, Kosova e fitoi medaljen e parë olimpike.

Majlinda Kelmendi në “Rio 2016” ishte stolisur me medalje të artë. sn

I solli Shqipërisë medalje ari në mundje, ja sa përfiton Valiev (Shifra)

Mundësi i natyralizuar si shqiptar Chermen Valiev shkëlqen në Kampionatin Europian që mbahet në Sllovaki, duke marrë medalje ari. Në peshën deri në 74kg, Valiev mposhti në finale rusin Sidakov, me rezultatin 4-2.

Përveç suksesit që i sjell vendit tonë, përfitimi do jetë i madh edhe në aspektin personal për sportistin. Valiev fiton 40 milionë lek në këtë rast, pa llogaritur këtu shumën që shpërndahet nga organizatorët e Europianit të Mundjes.

Pasi i dhuroi në Paris Shqipërisë medaljen e parë olimpike, mundësi i natyralizuar si shqiptar vjen tani në vendin tonë si kampion Europe.

Kujtojmë se në Bratislavë “buzëqeshi” edhe mundësi tjetër, Abakarov, që fitoi një medalje bronzi. bw

Shtoni skuadrat se e shkatërruat Kampionatin e Shqipërisë!- Nga BESNIK DIZDARI

-Kur SK “Tirana” zë vendin e fundit…

Një gol i minutës 93 me autor Qosen në ndeshjen e kësaj të hëne, që ishte kjo AF Elbasani–SK Tirana 2-1, mbasi i mbajti për dy ditë peng plot 5 skuadra dha verdiktin dramatik. Një gol i fitores elbasanase lëvizi pra gjysmën e skuadrave të kampionatit. KF Laçi la vendin 6-të dhe zbriti në të 7-tin, Teuta la vendin e 7-të dhe u ngjit në 6-tin, Bylis la vendin e 8-të dhe zbriti në të 9-tin, Skënderbeu la vendin e 10-të dhe u ngjit në të 8-tin. Dhe mandej drama: Sportklub Tirana la vendin e 9-të dhe zbriti në vendin e 10-të, pra e fundit! Kështu, Sportklub Tirana – skuadra fitimtare 28 Kampionateve të Shqipërisë – mbas bukur 8 vjetëve (2017), rrezikon përsëri për të rënë. Ky fakt, apo pozitë e skuadrës së famshme të kryeqytetit, e bëka “të bukur” një kampionat kësisoj “të pabukur”. Dhe jo vetëm këtë kampionat, por një tufë kampionatesh të Shqipërisë të këtij shekulli XXI. Kampionate që çuan në kategoritë e dyta e deri në të treta, të gjithë më të mëdhenjtë e historisë sonë: me Partizan e Dinamo, me Vllazni të Shkodrës e SK Tiranë, me Flamurtar të Vlorës e Elbasan, me Besë të Kavajës, me Skënderbe të Korçës; me Tomor të Beratit e Luftëtar të Gjirokastrës; me Lushnje e Apoloni e Fierit.

Duke mbërritur tek ajo ku nuk kishim mbërritur kurrë njëherë: te thuajse të gjitha njëkohësisht në kategori të dyta e të treta! Thjesht se doni të keni vetëm 10 skuadra në kampionat. Kjo pra qenka e “e bukura” e këtyre kampionateve “të pabukur”, që gjithë këto vite i dhanë aq pak futbollit shqiptar. Analizë e vjetruar kjo tashmâ. Kësisoj, nuk na mbetet gjë tjetër veçse “t’i gëzohem” një rënieje të mundshme të Sportklub Tiranës, pse jo, edhe të Skënderbeut të Korçës, përmes një gare që na qenka fort tërheqëse, siç guxojnë disa ta thonë plot buzëqeshje. E para, për t’u zëvendësuar nga qyteza përbri, ajo e Vorës, e dyta nuk di se prej kujt… Situata është përtej dramatikes. Kryefortësia për një kampionat me të ashtuquajturin “final four” me 4 skuadrat e para që do të luftojnë për titullin, përveç të tjerave jo në fushë asnjanëse apo me shkuarje e ardhje, por me 90-minutësh të vetmuar, të luajtura detyrimisht vetëm në Tiranë?!

Qe një tjetër dëm i madh, çka e pasqyron më së miri boshatisja e stadiumeve prej spektatorit shqiptar. E dini sa ishin në javën 32? Ishin mesatarisht vetëm 1300 spektatorë për 1 ndeshje të vetme! Dhe kjo thjesht falë stadiumit të Elbasanit ku ishin 4000 spektatorë. Kuptohet, për hir të mallit të qytetarëve të Elbasanit, të cilët për plot 9 vjet radhazi e kishin skuadrën e tyre historike, në Kategorinë 2! Dhe ja, “mrekullia” tjetër që na thotë se katër javë para përfundimit të kampionatit, Egnatia e Rrogozhinës, Dinamo e Tiranës dhe Vllaznia e Shkodrës kanë siguruar katërshen e titullit. Dhe ec e merre vesh se për çka do të luajnë dhe çka do të bëjnë këto tri skuadra, në këto katër javë të fundit. Kjo ngaqë edhe sikur t’i humbin të katërta ndeshjet e mbetura, në të vërtetë ato nuk do të humbasin asgjë. Ndërkohë, të kap “tmerri” kur mendon se ato kanë për të luajtur ndeshje të tilla si: Dinamo–Teuta, Egnatia–Skënderbeu, Dinamo–SK Tirana apo Vllaznia–KF Laçi. Dhe teksa në këtë rast, as Egnatias, as Dinamos, as Vllaznisë, humbjet e mundshme nuk iu prishin asnjë punë, ndërsa dytat kërkojnë fitoret e shpëtimit me çdo kusht, çka mund të ndodhë? Bamirësi?

Si ajo e tipit të fitores 4-1 të Skënderbeut ndaj Dinamos pretenduese, që u paraqit deri dhe me lojtarë rezervë? Dhe askush nuk bëzani. E shihni se çka i keni bërë Kampionatit të Shqipërisë me këtë skemë – armike të “fair play”-t e me plot 10 vjet me vetëm 10 skuadra? Deri aty saqë edhe nëse renditesh i 8-të, pra edhe nëse je një nga 8 skuadrat më të mira të Shqipërisë, mund të degdisesh në Kategorinë e Dytë. Sepse bëjnë ligjet “play–out” apo “play–off”-et e famshme shqiptare, që në fund të tri kampionateve mbërrijnë deri në rreth 20 të tillë! Tjetër “rekord europian” ky i markës shqiptare të futbollit! Dhe jo vetëm kaq. Për të hutuar mendjet naive vazhdoni ta quani Kategori të Parë, Kampionatin e Kategorisë së Dytë! Nuk njihni as minimumin e historisë, përderisa nuk e ditkeni se për një gjysmë shekulli Kampionatit parësor Kombëtar i Shqipërisë është quajtur “Kampionati i Kategorisë së Parë”! Doemos, siç kam shkruar me kohë: “Shko e rrêj ndoj tjetër”. Në të vërtetë, ju nuk e dini sa çka është futbolli i qyteteve. Nuk e dini se çka është futbolli i qyteteve themeluese të këtij sporti në Shqipëri.

Kush mund t’iu shpëtojë pra, prej kësaj katastrofe që mund të përjashtojë një Tiranë, apo një Korçë a Durrës? Vetëm vendimi i menjëhershëm për shtimin e skuadrave. Dhe siç e kemi thënë kushedi sa herë, për këtë vit, të mos ketë rënie nga kategoria, ajo që quhet Superligë. Ashtu siç kanë qenë rreth 50 Kampionate të Shqipërisë, të kemi 14 skuadra për kampionatin pasardhës. Mandej, me atdhetarinë në zemër – sepse edhe kjo është atdhetari – t’i thoni, bie fjala, Vlorës apo Kavajës “mirë se ktheheni në Kampionatin e Shqipërisë, e na falni që nuk ju kemi pranuar tash sa vjet”. A thue mund të guxoni e të na thoni “se këtë nuk e lejon rregullorja”? Po, a vërtet nuk i keni shkelur asnjëherë rregulloret ju, deri dhe tash së fundi, madje? Me sa duket, nuk vlen as retorika e këtij editoriali… Dhe duhet të jeni të lumtur sepse shteti apo qeveria e Shqipërisë ua ka falur Kampionatin ju, e as ata nuk bëzajnë. Lum kush ju ka!/Gazeta Panorama 

Kosova dënon largimin e flamurit të saj nga Kongresi në Serbi dhe pret sqarime nga UEFA

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar të enjten largimin e flamurit të Kosovës nga Kongresi i UEFA-së në Beograd si veprim të “turpshëm dhe të papranueshëm”.

Në një reagim në Facebook të enjten vonë, Çeku tha se Kosova pret sqarime nga UEFA-ja dhe “veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) u përplasën rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e 49-të të Federatës Evropiane të Futbollit në Beograd të enjten.

Derisa Federata Serbe tha se e kishte hequr flamurin e Kosovës nga vendtakimi i Kongresit në kryeqytetin serb, Federata Kosovare nguli këmbë se flamuri ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.

Një video e shefit të futbollit kosovar, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në media të mërkurën vonë.

Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata Serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.

UEFA nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet e saj rreth kësaj ngjarjeje.

Nuk është e qartë se në çfarë ore është hequr flamuri i Kosovës nga vendtakimi i Kongresit, ndërsa tubimi vjetor i UEFA-s përfundoi pak pas mesditës të enjten.

Kosova është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s që nga viti 2016, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë praninë e saj në shtëpinë e futbollit evropian, ashtu siç e kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008.

Ministri Çeku tha se largimi i simboleve është “sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.

“Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai në Facebook.

Ai u bëri thirrjes UEFA- dhe FIFA-s të mos zhvillojnë ngjarje sportive në Serbi për aq gjatë sa Beogradi zyrtar “nuk e ndryshon qasjen në raport me pjesëmarrjen e Kosovës”.

“Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin”, shtoi ai.

Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s u mbajt në Qendrën e Kongreseve Sava në Beograd. Ky tubim vjetor mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian.

Në fjalimin e tij hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në futbollin evropian.

“Ne jemi një ekip i bashkuar. Një forcë e unifikuar. Dhe një union i fuqishëm. Ne jemi unioni i futbollit evropian”, tha ai. sn

Çmenduria serbe e radhës, tifozët marrin flamurin e Kosovës dhe e djegin para sallës ku mbahej Kongresi i UEFA-s

Çmenduria serbe nuk ka kufi dhe reagimi i ultranacionalistëve ndaj flamurit të Kosovës në Beograd ka kaluar çdo limit, siç e tregon një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Një natë më parë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pozoi përkrah flamurit të Kosovës që ishte shpalosur për herë të parë në Beograd, para Kongresit të UEFA-s. Pamjet qarkulluan në mediat shqiptar e normalisht edhe në ato serbe, me këta të fundit të cilat reaguan menjëherë, duke kujtuar se Serbia nuk e njeh Kosovën.

Federata Serbe sot bëri të pamenduarën, duke injoruar UEFA-n dhe duke hequr flamujt e Kosovës nga salla. Por kjo nuk ishte çmenduria më e madhe.

Më sa duket atë e kanë bërë tifozët e Crvena Zvezdës, të cilët në natën e mbrëmshme, kanë shkuar në vendin ku gjendej flamuri i Kosovës, e kanë rrëmbyer atë pa i hyrë ferrë në këmbë dhe i kanë vënë flakën para sallës ku do mbahej sot Kongresi.

Navijači pale zastavu lažne države Kosovo pic.twitter.com/iYJPWGmItV

— Pluton (@Pluton45873221) April 3, 2025

PANORAMASPORT.AL

Prishtina dhe Beogradi përplasen rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Serbi

Flamuri i Kosovës në ulesën e delegacionit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd, ku Federata e Futbollit e Kosovës u përfaqësua nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Markus Weidner.

 

Radio Evropa e Lirë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) janë përplasur rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e 49-të të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Beograd më 3 prill.

Derisa Federata Serbe tha se e kishte hequr flamurin e Kosovës nga vendtakimi i Kongresit në kryeqytetin serb, Federata Kosovare nguli këmbë se flamuri ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.

Një video e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe media të mërkurën vonë.

Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata Serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.

UEFA nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet e saj rreth kësaj ngjarje deri në publikimin e këtij teksti.

Kosova është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s që nga viti 2016, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë praninë e saj në shtëpinë e futbollit evropian, ashtu siç e kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008.

Në një komunikatë për media të enjten herët, Federata Serbe tha se “organizimi i jashtëzakonshëm” i Kongresit u la në hije nga “një mbikëqyrje nga organizatorët që një pjesëmarrës i Kongresit u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jofutbollistike”.

“Ne reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri dhe me përgjegjësi të plotë informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd nuk ka flamuj të të ashtuquajturës Kosovë”, thuhet në njoftimin e Federatës Serbe.

Nuk është e qartë se në çfarë ore është hequr flamuri i Kosovës nga vendtakimi i Kongresit, ndërsa tubimi vjetor i UEFA-s përfundoi pak pas mesditës të enjten.

Megjithatë, Federata Kosovare i kundërshtoi pretendimet e homologes së vet serbe, duke thënë se Kosova mori pjesë në Kongresin e UEFA-s në Beograd me simbolet shtetërore.

Në një reagim në ueb-faqen e saj, FFK-ja tha se në lidhje me pretendimeve për largimin e flamurit shtetëror të Kosovës gjatë punimeve të Kongresit, “theksojmë se Kosova ishte e përfaqësuar zyrtarisht me simbolet e saj shtetërore, njësoj si çdo anëtare tjetër e UEFA-s”.

“Çdo veprim i mundshëm në përfundim të mbledhjes, kur presidenti i FFK-së nuk ishte më në sallë, nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte dhe mbetet pjesë e barabartë e këtij organizimi, ashtu siç është në familjen e futbollit evropian dhe botëror”, tha ajo.

FFK-ja paralajmëroi se do të paraqesë “menjëherë” notë proteste në UEFA dhe institucionet tjera ndërkombëtare “lidhur me këto veprime, që janë kundër vlerave që promovon UEFA”.

Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s u mbajt në Qendrën e Kongreseve Sava në Beograd. Ky tubim vjetor mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian.

Në fjalimin e tij hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në futbollin evropian.

“Ne jemi një ekip i bashkuar. Një forcë e unifikuar. Dhe një union i fuqishëm. Ne jemi unioni i futbollit evropian”, tha ai.

Politika “e gabuar” e Kombëtares- Nga BESNIK DIZDARI

Jo thjesht për titullin, por më tepër për shtjellimin përmbajtësor, ky shkrim m’u duk më i përshtatshëm për vetë natyrën e rolin që bart e përditshmja “Panorama”. Kësisoj, duke synuar që jetën dhe ecurinë e Kombëtares së futbollit të Shqipërisë, të mos e shohim thjesht si “punë sporti”. Vitin e kaluar, saktësisht më 24 maj, ka qenë 60-vjetori i pjesëmarrjes së parë të Shqipërisë në Kupën e Botës, ndryshe “Kampionati Botëror i Futbollit”. Sigurisht, në një farë mënyre, duhej përkujtuar. Mirëpo, ja që aktualiteti, në të gjitha fushat e jetës, shqiptare, jo rrallë e flak tej deri në heshtje të kaluarën. Ndeshja e parë e Kupës së Botës për ne ka qenë ajo me Holandën, në Roterdam më 24 maj 1964.

Asokohe ende ajo nuk ishte Holanda e Ajaksit të famshëm. Ka qenë një humbje 0-2, por që në përmbajtjen e saj të një 90-minutëshi gati të barabartë, tregoi qartë po aq një rritje për Shqipërinë. Madje, shtypi shqiptar mbërrin deri aty saqë shkroi pa mëdyshje se “pjesa e parë e ndeshjes duhej të ishte fituar 3-0 nga skuadra jonë”. Duket si paradoksale, por e vërteta është se skuadra shqiptare u duartrokit fort nga spektatorët holandezë. Kanë qenë 45 minuta të një 0-0 mbresëlënës, ndonëse gjithçka do të ndërronte në 4 minutat e fillimit të pjesë së dytë (48’ e 52’) të dy golave vendimtarë holandezë. I pari me 11- metërsh. Shqipëria bie, por në fund të fundit, gjithçka dukej normale përballë një Holande, e cila sapo kishte fituar 1-0 edhe ndaj Brazilit – Kampion i Botës në fuqi.

Ndërkaq, ajo që më nxit për te tema e këtij shkrimi është fakti se më duhet të pranoj se Kampionati i Shqipërisë prej të cilit lindi ajo Kombëtare debutuese e 60 vjetëve më parë, befasisht kishte pësuar një rritje të pazakontë. Prej tij kishte dalë pra, edhe 11-shi i Shqipërisë i herës së parë për në Kupën e Botës. Të përzgjedhur e të drejtuar nga trajneri Zyber Konçi, ata ishin këta 11 djem, njeri më i talentuar se tjetri, të cilët po i rreshtoj sipas vendosjes taktike: Mikel Janku, Fatbardh Deliallisi, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Ali Mema, Lin Shllaku, Bahri Ishka, Pavllo Bukoviku, Mehdi Bushati, Panajot Pano, Robert Jashari. Këtu ndalim për pak dhe thuajse rrufeshëm shkojmë te 60 vjet më vonë, që është ndeshja e tashmë Anglia – Shqipëria 2- 0 dhe ajo Shqipëria – Andorra 3-0, të këtij shekulli tjetër që është ky XXI.

Një fillim krejt normal, logjik e shpresëdhënës për vazhdimësi arritjeje, natyrisht pa “thërritur” para kohe se po shkojmë në finalet e Kupës së Botës 2026… Për një çast të duket se nuk do të them diçka të re, por le të ndalojmë pak te kjo Shqipëri 2025 e “Wembley”-t të Londrës. Më saktë, të ndalojmë te kompozicioni, si të thuash, anagrafik, i kësaj Shqipërie që në mënyrën më të bujshme, duke e bashkuar edhe me ndeshjen e Stadiumit të Tiranës “Sir Albania” – nëse e ka ende këtë emër – kjo me Andorrën pra, përbëjnë rastin e vetëm të sotëm botëror në formimin e një Kombëtareje të një shteti. Është vërtet fantastike! Dhe ja

Thomas Strakosha – lindur në Greqi

Ivan Balliu – lindur në Spanjë

Arlind Ajeti – lindur në Zvicër

Berat Djimsiti – lindur në Zvicër

Naser Aliji – lindur në Maqedoni

Kristian Asllani – lindur në Gjermani

Ylber Ramadani – lindur në Gjermani

Adrion Pajaziti – lindur në Angli

Jasir Asani – lindur në Maqedoni

Arbër Hoxha – lindur në Gjermani

Nedim Bajrami – lindur në Zvicër

Armando Broja – lindur në Angli

Bukur deri këtu. E për hir të së vërtetës, duhet thënë “lindur e rritur në…”. Por nuk mbaron me kaq. Dhe ja si vazhdon:

Nedim Bajrami ka veshur fanellën e plot 6 Kombëtareve të Zvicrës, “15”, “16”, ‘“17” “18”’, “19” e deri në atë të 21-vjeçarëve të këtij shteti. Çka do të thotë se ka luajtur nën flamurin e Zvicrës në plot 49 ndeshje.

Arlind Ajeti ka luajtur nën fanellën e Zvicrës në 5 Kombëtare të saj: “17”, “18”, “19”, “20” e “21”. Në plot 41 ndeshje!

Naser Aiji ka përfaqësuar 5 Kombëtare të Zvicrës: “15”, “16”, “18”, “20” e “21” vjeç në plot 14 ndeshje.

Jasir Asani ka përfaqësuar Maqedoninë e 21-vjeçarëve në 4 ndeshje.

Adrion Pajaziti zotëron 3 ndeshje me Kosovën e 21-vjeçarëve.

Berat Djimsiti ka luajtur 17 ndeshje me Zvicrën e “18”, “19” e “21” vjeçare.

Ylber Ramadani. 1 ndeshje me Kosovën e 19-vjeçarëve.

Arbër Hoxha përveçse me Kosovën 21-vjeçare, ka luajtur edhe 3 ndeshje me Kombëtaren e parë të Kosovës.

E shihni pra që Shqipëria është një Kombëtare “multinacionale” në Europë. Lojtarët e saj para se të marrin pasaportën e Shqipërisë, autentikisht kanë marrë atë të shteteve të tjera të Europës. Janë lojtarë fort të mirë, të cilët përveç të tjerave, luajnë me klube profesioniste të shteteve të Europës, disa madje me klube me emër vërtet të madh të Italisë, Spanjës, Turqisë, Kroacisë, Çekisë, e deri të Anglisë. Kurrë nuk na e kishte marrë mendja se do të mbërrinim deri këtu! E ne, “konservatorët” e historisë së Kombëtares, të cilët guxojmë e themi pa ngurrim se edhe lojtarët e Shqipërisë së parë në Kampionatin Botëror të vitit 1964 kanë qenë po ashtu, lojtarë fort të mirë. Më saktë, Janku, Deliallisi, Halili, Frashëri, A.Mema, Shllaku, Ishka, Bukoviku, Bushati, Pano e Jashari për ata që i përjetuan, kanë qenë futbollistë krejt të nivelit europian. Aspak më poshtë se këta të sotmit, sidomos me në krye Halilin, Shllakun e Panon. Dhe vetëm kushtet e rëna të Shqipërisë së asokohe i pengonin të shpërthenin në Europë.

E, nëse ata do shkonin e të luanin jashtë, të jeni të sigurt që do të mbërrinin po këto klube të të sotmëve. E pra, a vërtet duhet të guxojmë të flasim për një politikë “të gabuar” të Kombëtares së sotme të Shqipërisë? Them se po, natyrisht duke e zvogëluar paksa falë thonjëzave të fjalës “gabuar”. E vërteta është se me këtë politikë, që mbas bukur nja 10 vjetëve po guxoj ta quaj “të gabuar”, Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur dy suksese të nivelit më të lartë të Europës. Ajo shkoi në dy turne finalë të Kampionatit të Europës (2016 dhe 2024). Përveç talenteve europianë të saj, të lindur, të rritur e të formuar prej shteteve të tjerë, kjo ka të bëjë edhe me kohën e re që mbërriti. Kushte ideale, përfitime të këndshme, të ardhura gjithnjë në rritje e plot të tjera, çka ata, debutuesit e sipërpërmendur të vitit 1964, as që mund t’i shkonin nëpër mend. Politika e futbollit, pra, edhe e Kombëtares së asokohe, mbështillej prej një kostumi klasik të amatorizmit, që do të thotë atij të futbollit amator, jo këtij profesionist si sot. Ndonëse talentet brenda tokës shqiptare ishin të pambarim. Dhe ndeshjet edhe pse në përgjithësi humbëse, prapë se prapë, shumë prej tyre ishin të nivelit të lartë europian. Duke qëndruar vetëm te ndeshjet e Kupës së Botës, po kujtoj këto:

1965: Shqipëria – Irlanda V. 1-1, 1984: Polonia – Shqipëria 2-2, Shqipëria – Belgjika 2-0, 1985: Shqipëria – Greqia 1-1, 1997: Shqipëria – Gjermania 2-3, Shqipëria – Irlanda V. 1-0, Gjermania – Shqipëria 4-3, 2000: Shqipëria – Greqia 2-0, 2001: Gjermania – Shqipëria 2-1, 2004: Shqipëria – Greqia 2-1, 2005: Ukraina – Shqipëria 2-2, 2008: Shqipëria – Suedia 0-0, Portugalia – Shqipëria 0-0, 2013: Norvegjia – Shqipëria 0-1.

Dhe pavarësisht nga rezultati, edhe përballë të mëdhenjve të tillë si Polonia, Belgjika, Portugalia, Norvegjia e deri te dramat e bujshme me Gjermaninë botërore, Kombëtarja e ndeshjeve të mësipërme ka qenë një Shqipëri e përbërë tanësisht nga djem të lindur, të rritur e të formuar nga Kampionati Kombëtar i Shqipërisë. Përjashto tri a katër ndeshje kur me në krye Hasin nisin e duken në ndonjë ndeshje të mësipërme, dy apo tre lojtarë shqiptarë të Kosovës, të cilët vinin nga shtetet e tjera të Europës. Shpërthimi si ky i sotmi, ku 99 për qind e lojtarëve kanë lindur, janë rritur e janë formuar në shtete të tjera, vjen e bëhet një dukuri e plotë vetëm andej kah mbas vitit 2010–2011. Ka qenë pra një Shqipëri e përbërë tanësisht nga djem të rritur e formuar nga Kampionati Kombëtar i Shqipërisë, përjashto tri a katër prej këtyre ndeshjeve kur me në krye Besnik Hasin pra, nisin e duken dy apo tre lojtarë që vinin nga shtetet e tjera të Europës. Çka tregon kjo strategji “kombëtare”, e po deshe quaje “globale? Tregon se është goditur keqas futbolli i tokës së Republikës së Shqipërisë, Kampionati i saj Kombëtar, djemtë e futbollit kombëtar të saj.

Më rreptë, kjo tregon se hap mbas hapi po u bëhet vizë talenteve brendashqiptare, të cilët kurrë nuk kanë munguar. Duke mbërritur si në këto dy ndeshje të fundit ku “i Shqipërisë” ishte vetëm Uzuni! Ndërkaq, autori i këtushëm, po kujton me qartësi absolute, se kur Kosova ende ishte e varun nga Jugosllavia, pra kur ende ajo nuk e kishte Kombëtaren e saj, ka qenë i pari që shkroi me të madhe se mund të thirren për Shqipërinë talente prej shqiptarëve të Kosovës. Pa harruar se po ky autor, nga ana tjetër, ka qenë po i pari që më mbas, ka parashikuar se Kosova shpejt do të kishte Kombëtaren e saj. Duke shkuar madje edhe më tej, kur i famshmi Michel Platini si president i UEFA-s, po pengonte njohjen e Kombëtares së Kosovës, teksa ai erdhi në Tiranë, i shkroi dhe i dorëzoi atij një letër të hapur argumentuese e thirrëse për njohjen e Kombëtares së Kosovës, e botuar madje edhe në shtyp. Nuk i quaj meritë këto. I quaj thjesht ushtrim me ndërgjegje të lartë të profesionit të gazetarit, përveç të tjerave, edhe si mbështetës i spikatun i Kosovës, siç kam qenë përherë. Përrallat e ndokujt se si anëtar i jurisë, duke votuar në vendin e dhjetë të “Topit të Artë” të “France Football” futbollistin e madh të Zvicrës, shqiptarin Granit Xhaka, paskam devijuar nga atdhetaria, mbeten përralla.

Çudia këtu nuk qëndron te votimi im i Xhakës në vendin e dhjetë, por është kjo e dyta, që na thotë se anëtari i jurisë nga Zvicra, kolegu Daniel Visentini, nuk e votoi Granitin aspak në dhjetëshen e tij! Ndonëse e kishte titullarë të shkëlqyeshëm të Kombëtares së Zvicrës së tij! E, mandej çudia e tretë: përse për këtë injorim nuk kundërshtoi sado pak asnjeri prej “atdhetarëve” tanë të nderuar… Tjetër temë kjo, megjithatë, ndonëse paksa, gjithsesi ajo hyn në problematikën e këtij shkrimi. çka vetvetiu na kujton ndryshimin e madh midis atdhetarisë së vërtetë dhe pseudoatdhetarisë. Tash, për mbyllje po shkoj edhe më tej. Në të 40 lojtarët e Shqipërisë që janë aktivizuar në ndeshjet e trajnerit Sylvinho, nga futbolli brendashqiptar, siç po krijohet këtu ky “neologjizëm”, janë vetëm katër: Uzuni, Çikalleshi, Sadiku, Muçi! Po të doni po i bëj 5, duke përfshirë edhe Hysjan, i cili deri 15 vjeç nisi ta mësojë futbollin në Shkodër. Vetëm 5 lojtarë në 40! Ndoshta ky është një titull më kuptimplotë se ai që i kam vënë këtij shkrimi. Tematika në fjalë mund të vazhdojë në shkrime të tjera, te “Shqipëritë e tjera”, ato të “17”, “19” e “21”-vjeçarëve, ku gabimi po aq nuk ndal. Kjo është vërtet një temë universale e politikës së Kombëtares së Shqipërisë, pse jo, e politikës së krejt sportit shqiptar.

/Gazeta Panorama

Shkroi historinë me Kosovën, Vedat Muriqi merr në shtëpi topin që i shënoi 3 gola Islandës

Vedat Muriqi tashmë e ka në duar topin historik të tripletës kundër Islandës (3-1), një suvenir i veçantë që simbolizon suksesin e madh të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes, topi u nënshkrua nga të gjithë bashkëlojtarët, duke përjetësuar këtë moment historik që çoi Kosovën për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ky top tashmë ka zënë vendin e tij në shtëpinë e Muriqit si kujtim i arritjes më të madhe të kombëtares deri tani.

Muriqi vazhdon të shkruajë historinë me Kosovën, duke konfirmuar statusin e tij si një ndër sulmuesit më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë kombëtarja.

Me 31 gola në 60 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës.

Debutimin e ka bërë në vitin 2017 dhe që atëherë shënon rregullisht.

Rekordet flasin vetë

31 gola në 60 ndeshje – Golashënuesi absolut i Kosovës

Rekord personal – 4 gola kundër San Marinos në vitin 2021

8 gola vetëm në vitin 2021 – Viti më produktiv me fanellën e Kosovës

3 gola kundër Islandës – Tripleta që i dha Kosovës promovimin në Ligën B.

Ky sukses konfirmon Muriqin si shtylla kryesore e kombëtares. Me topin e tripletës tashmë në shtëpi, sulmuesi i Mallorcës është gati të synojë maja të reja me “Dardanët”. sn

Video motivuese e ‘Dardanëve’ para duelit me Islandën: Forca bijtë e vendit!

“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë.

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2-1.

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, publikuan një video motivuese para kësaj sfide.

“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhej në postimin e “Dardanëve”. sn

“Broja na dha vetëbesim për diçka më tepër”, kapiteni Gjimshiti: Ta harrojmë Anglinë dhe të mendojmë për Andorrën

Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Wembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.

Pas ndeshjes foli Berat Gjimshiti.

“Besoj që vuajtëm në lëvizje. Të them të drejtën shumë shpejt pas ndeshjes të analizosh taktikën. Kam vërejtur që vuajtëm thellësinë e Bellingam, lëvizte shumë brenda linjës. E dimë të gjithë çfarë kualiteti ka. Me një lëvizje e nxjerr të gjithë mbrojtjen jashtë dhe e vuajtëm te goli i parë.

Sidomos nga minuta e 60-të, morën të gjithë lojtarët vetëbesim. Me hyrjen e Brojës, i fuste në vështirësi. Na dha motivim që mund të kapnim diçka. Si është futbolli, në momentin më të mirë erdhi goli i dytë i Anglisë dhe aty u mbyll loja.

Kemi akoma kohë. Është vetëm 1 ndeshje, Anglia favorite. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës, ta harrojmë këtë sa më shpejt dhe të mendojmë për Andorrën. Nuk ka lojëra të thjeshta dhe duhet të fokusohemi për të fituar atë ndeshje”, u shpreh Gjimshiti për Klan TV.

Banderola për Ardit Gjoklajn në ‘Wembley’- Këlliçi: E drejta vonon, por nuk harron

Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, nën udhëheqjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ta “groposë” në vitet e harresës.

Nga ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin “Wembley” në Londër, tifozët kuq e zi dhe emigrantët shqiptarë kanë shpalosur mbrëmjen e djeshme banderolën me fotografinë e adoleshentit të ndjerë, Ardit Gjoklaj.

“Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT! Ne nuk të harrojmë”, thuhet në mesazhin e tifozëve shqiptarë në stadiumin britanik, teksa valëvisin edhe banderolën me foton e tij.

Dhe pikërisht për këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes rrjeteve sociale bën thirrje që dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron!

“Stadiumi Wembley, Londër!!!

Dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron!

Ardit Gjoklaj, ne nuk të harrojmë”, shprehet Belind Këlliçi. sn


Send this to a friend