VOAL

VOAL

Zhgënjim i pabesueshëm, Messi bie në Katar, Arabia Saudite dhuron befasinë e madhe

November 22, 2022
blank

Komentet

blank

Luftë guerile, fitorja e Marokut sjell kaos në rrugën e Brukselit (VIDEO)

Maroku siguroi një fitore të madhe, të papritur, duke mposhtur Belgjikën me rezultatin e pastër 2-0.

Tifozët marokenë, të shumë të në numër në Bruksel, 4.9% e popullsisë në Belgjikë, janë me origjinë nga Maroku, u derdhën lumë në rrugën e kryeqytetit për të festuar suksesin e Ziyech me shokë.

Situata doli nga kontrolli teksa tifozët nisën duke djegur makina, skuter, duke thyer dyqane, një situatë kaotike që detyrojë forcat e rendit të ndërhynin me dhunë për të qetësuar situatën.

blank

Pas raportimit në FIFA, serbët kërcënojnë me jetë ministrin e Kulturës dhe Sportit në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është kërcënuar me vrasje nga Serbia.

Kjo, pas raportimit në FIFA, për shpalosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës dhe me simbole serbe në Kupën e Botës në Katar.

“Përgjatë dy ditëve të fundit kam pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e kemi sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022”, ka thënë Çeku.

Ai ka treguar se fyerjet janë drejtuar edhe ndaj familjes së tij.

“Kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri.

Më tej theksoi se reagimet publike të shumë qytetarëve i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s.

“Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare”.

“Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, shkroi Çeku në Facebook.

Ndryshe, FIFA ka hapur procedura kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë të vendit të tyre dyshohet se ishte varur në dhomën e zhveshjes kur ata u përballën me Brazilin në Kupën e Botës.

Imazhi i flamurit me mesazhin “nuk dorëzohemi” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Hajrulla Çeku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Ndërkaq, inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj Federatës Serbe të Futbollit, e ka mirëpritur edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

“Jemi të lumtur të shohim reagimin e shpejtë të FIFA-s, me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftnxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar”, thuhet në reagimin e FFK-së.bw

blank

Përmbysje dhe spektakël, Kroacia mposht Kanadanë dhe del në krye të grupit

Kroacia ka marrë suksesin e parë në Kupën e Botës, në ndeshjen që triumfoi 4-1 ndaj Kanadasë.

Goli më i shpejtë i këtij Botërori i takoi pikërisht këtij takimi. Pas 68 sekondash lojë, Alphonso Davies shndërron në gol një krosim të Buchanan. Goditje e saktë me kokë, me portierin Livakovic që e pati të pamundur të bëjë diçka.

Të besuarit e Zlatko Dalicc, me mjaft karakter bëjnë gjithçka mirë dhe përmbysin shifrat brenda pjesës së parë. Fillimisht realizoi Kramaric, ndërsa pak më vonë ishte radha e Livajas.

Kanadezët reagojnë me Jonathan David në fillimin e fraksionit të dytë, por gjuajtja e tij ndalet nga Livakovic.

Andrej Kramaric i Hoffenheim vulosi përfundimisht 3 pikët, me rrjetën e dytë personale në këtë takim. Në fund pati kohë edhe për golin e Majer.

Kroacia, kështu, kryeson grupin F, me 4 pikë, po aq sa ka Maroku. Kanadaja qëndron në vendin e fundit, pa provuar akoma shijen e pikës.bw

blank

Tjetër surprizë: Maroku mposht Belgjikën dhe merr kryesimin e grupit F

Lojtarët e Marokut zhvilluan një ndeshje fantastike dhe mposhtën Belgjikën e favorizuar me rezultat 2-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Botërorit në Katar.

Belgjika mposhti Kanadanë në ndeshjen e parë, por nuk festoi. Sot pamë konfirmimin se Djajtë e Kuq nuk janë në formë të mirë në Kupën e Botës.

Belgët e favorizuar kontrolluan lojën në fillim të ndeshjes, por nuk patën ndonjë mundësi të madhe. Nga ana tjetër, Maroku kërcënoi në kundërpërgjigje dhe ishte shumë më konkret.

Ra në sy gjuajtja e Hakim Ziyech nga distanca dhe gjuajtja e Achraf Hakimit në minutën e 35-të kur kaloi në krahun e djathtë, por ishte i pasaktë.

Në minutën e parë shtesë, Ziyech shënoi nga gjuajtja e lirë, por goli u anulua për shkak të pozicionit pasiv. Shoku i tij i skuadrës Romain Saiss ndërhyri te portieri Thibaut Courtois dhe ishte jashtë loje, kështu që goli u anulua me të drejtë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Belgjika e shtoi presionin në pjesën tjetër të ndeshjes, por pa sukses.

Ishte minuta e 73-të kur Abdelhamid Sabiri shënoi për të kaluar në epërsi Marokun. Ai gjuajti nga goditja  e lirë dhe shënoi nga këndi i “vdekur”.

Image

Në fund të lojës, Belgjika tentoi të barazonte, por dështoi. Një kundërsulm u shndërrua në gol nga Zakaria Abukhlal për të konfirmuar triumfin dhe një tronditje të madhe në Katar.

Image

Para raundit të fundit, Maroku ka katër pikë, Belgjika tre, Kroacia një dhe Kanadaja asnjë. Dy përzgjedhjet e fundit kanë një ndeshje më pak.

Image

Ky rezultat e vuri Kroacinë nën një presion të madh sepse duhet të fitojë sot. Në xhiron e fundit Maroku luan kundër Kanadasë, ndërsa Kroacia kundër Belgjikës.

blank

FIFA: Argjentinë – Meksikë theu një rekord të madh, ja numri i shikuesve në stadium

Ndeshja e Meksikës kundër Argjentinës në fazën e dytë të grupeve të Kupës së Botës “Katar 2022” u ndoq nga 88,966 shikues në “Lusail Iconic Stadium”.

Kështu kjo ishte ndeshja me më së shumti të pranishëm në shkallët e stadiumit në 28 vjetët e fundit.

Stadiumi në veri të Dohas, që do të presë finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor, kishte turmën më të madhe të shikuesve që nga finalja e famshme e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas FIFA-s, shkruan Gazeta Express.

91,194 shikues ishin në “Rose Bowl” në Pasadena të Kalifornisë, për të parë finalen mes Brazilit e Italisë, që ishte fituar nga brazilianët pas penalltive.

Pjesëmarrja e shikuesve në ndeshjen e së shtunës kaloi me disa qindra numrin e dy ndeshjeve të mëparshme në stadiumin “Lusail”, kur Brazili mundi Serbinë dhe Argjentina humbi nga Arabia Saudite.

Rekordi për më së shumti shikues të pranishëm në një ndeshje të Kupës së Botës mbetet ai me 173,850 të pranishëm në stadiumin “Maracana” në Rio, në vitin 1950, në fitoren 2-1 të Uruguait ndaj Brazilit mikpritës të atij turneu. /Gazeta Express/

blank

Kosta Rika trondit Japoninë me një goditje të vetme dhe ‘trazon ujërat’ në grupin E

Kosta Rika mposhti Japoninë në raundin e dytë në stadiumin ‘Ahmad bin Ali’ me rezultat 1-0, duke e komplikuar më tej situatën në Grupin E të Kupës së Botës.

Pjesa e parë e ndeshjes është kandidate për 45 minutat më të këqija të të gjitha ndeshjeve në Botërorin e këtij viti. Pothuajse asgjë nuk ndodhi, nuk pati asnjë goditje të vetme në portë, kështu që rrjetat nuk u tundën.

Kështu ka qenë edhe në pjesa e dytë deri në fund kur ka pasur një situatë të dyshimtë në zonën e Japonisë. Endo tërhoqi Campbell-in, i cili u rrëzua, por arbitri pas konsultimit me VAR-in vendosi se nuk kishte elementë për dënimin më të ashpër.

Nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes, Fuller shënoi për 1-0. Tejeda rrëmbeu topin 30 metra larg portës japoneze dhe ia kaloi Fullerit, i cili e futi topin në portë nga rreth 20 metra. Në të njëjtën kohë, ishte gjuajtja e parë dhe e vetme e Kosta Rikës në portë në këtë ndeshje.

Kostarikanët arritën të mbrojnë epërsinë deri në fund të ndeshjes dhe të festojnë një fitore të madhe dhe të papritur.

Japonia dhe Kosta Rika tani kanë nga tre pikë, si dhe Spanja, e cila do të luajë sonte kundër Gjermanisë, e cila ende nuk ka fituar asnjë pikë. Japonia, Spanja, Gjermania dhe Kosta Rika takohen në raundin e fundit.

blank

Të gjithë sytë e botës te supersfida Spanjë-Gjermani, ja katër duelet e kësaj të diele

Të gjithë sytë e botës këtë të diel (27 nëntor), do të jenë te supersfida mes Spanjës dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohen në orën 20:00, një duel titanësh i cili pritet të jetë tepër vendimtar për fatet e skuadrave, kryesisht për Gjermaninë që vjen pas humbjes me Japoninë.

Ndërkohë për sa i përket sfidave të tjera, dita do të nisë me duelin mes Japonisë dhe Kosta Rikës që do të luhet në orën 11:00, për të vijuar më pas me Belgjikë-Marok në orën 14:00 dhe Kroaci-Kanada në orën 17:00.

Përballje këto që pritet të jenë tepër të luftuara, me një objektiv të vetëm… fitoren.gsh

blank

blank

Gol dhe asist, Messi shkëlqen në fitoren e pastër të Argjentinës me Meksikën

Argjentina reagon mjaft mirë pas humbjes me Arabinë Saudite, siguron ndaj Meksikës fitoren e parë në Botëror dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në Grupin C, shkruan Syri.net.

Kjo falë Lionel Messit, i cili ishte protagonist në të dy golat e fitores së pastër 2-0 të skuadrës së tij kundër Meksikës.

Fillimisht “Pleshti” shënoi në minutën e 64-t, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa më pas asiston për Fernandez (87′), i cili vulos fitoren 2-0.

Argjentina kalon kështu tronditjen e humbjes me Arabinë Saudite dhe merr tri pikët, që e mbajnë në garë për kualifikim, teksa ndeshjen vendimtare do ta luajë me kryesuesen e grupit, Poloninë.

blank

Franca e kualifikuara e parë, Mbappe bën heroin ndaj Danimarkës

Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe të dytën në grup, duke u bërë skuadra e parë që kalon në fazën me eliminim direkt.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll pa gola, teksa Mbappe shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61-të.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68-të.

Megjithatë “Gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86-të, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.

Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.

Vendi i dytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë. syri.net

blank

E vendosën në hartë Kosovën si pjesë të tyre, FIFA hap procedurë disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë

Serbia vazhdon të ngatërrojë sportin me politikën. Së fundmi, në dhomat e zhveshjes para ndeshjes ndaj Brazilit, u vu re një flamur që tregonte një hartë ku shihej Kosova si pjesë e Serbisë. Aty shkruhej: Asnjë dorëzim.

FIFA nuk ka qëndruar duarkryq ndaj një rasti të tillë kaq flagrant dhe ka hapur procedurë disiplinore. Organizata më e madhe e futbollit në botë nuk toleron aspak veprime të tilla dhe me shumë mundësi do ketë një ndëshkim për Federatën Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e ngjashme, pasi ngacmimet nga ana serbe kanë qenë të përsëritura. Vendimi i FIFA-s akoma nuk është bërë i ditur, por e vetmja gjë që mund të thuhet është se kësaj here vështirë se do shpëtojnë paq.bw

blank

Mundësia e fundit sot për Argjentinën, programi i ditës së shtatë të Kupës së Botës

Dy skuadrat të cilan janë sot në qendër të vëmëndjes për të përcaktuar të ardhmen si pretendentë për titullin e Kupës së Botës janë Argjentina dhe Franca.

Dita do të startojë me Tunizi-Australi, ku në orën 11:00 skuadrat do të luajnë për një tentativë për të bërë mrekullinë në rënditjen e grupit.

Afrikanët e Veriut dolën barazimi me Danimarkën dhe ndodhën në vend të tretë të grupit, ndërsa ‘kangurët’ pas humbjes 4-1 me Francën po luajnë për kartën efundit.

Ndeshja pasuese, ajo e orës 14:00 do të jetë midis Polonisë dhe Arabisë Saudite.

“Skuadra” e Lewandowskit në premierë barazoi 0-0 me Meksikën, ndërsa sauditët bënë histori me fitoren ndaj  Argjentinës me rezultatin 2-1.

Sfidë interesante do të jetë ajo e orës 17:00, ku Franca do të përballet me një ekip kompakt dhe aspak të lehtë, me atë të Danimarkës.

“Trengjyrëshit”  me një tjetër fitore “përqafojnë” kualifikimin, ndryshe nga danezët që kanë një pikë në grup dhe nuk kanë vend për humbje të reja.

Programi i ditës mbyllet në orën 20:00 me “derbin” Argjentinë-Meksikë në “Lusail Iconic Stadium”.

Humbja nga Arabia Saudite e ka vendosur  skuadrën e Messit me shpatullat pas murit dhe vetëm me fitore do të hyjë në lojën kualifikuese.

blank

Dy vite pa Maradonën, Gianni Infantino: Diego unik, legjendë dhe hero!

Sot mendimet e shumë tifozëve në Katar dhe në mbarë botën janë për Diego Armando Maradonën, i cili më 25 nëntor të dy viteve më parë u nda nga jeta. Klubi i Napolit e nisi ditën e sotme me një foto të legjendës së futbollit, duke shkruar: “Diego i përjetshëm”.

Ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpreh mirënjohjen: “Atë që Diego ka bërë për futbollin, na bëri ne të gjithëve të biem në dashuri me këtë lojë të bukur, është unike. Ai ishte thjesht i jashtëzakonshëm…

Diego meriton mirënjohjen tonë të përjetshme për këtë, që na mahniti me talentin e tij të jashtëzakonshëm, për të qenë kaq unik, për të qenë Diego Armando Maradona, një legjendë, një hero dhe në fund një njeri i thjeshtë”.

Jo vetëm tifozët e Argjentinës mbajnë simbole apo portrete të Maradonës edhe në Katar. Nuk ka rëndësi nga vijnë, evropianë, aziatikë, afrikanë apo amerikanë, Diego përfaqëson ikonën e Botërorit. Dhe sot miliona futbolldashës në mbarë botën kujtojnë legjendën e futbollit, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.bw


Send this to a friend