Thuajse dy orë nga përmbyllja e procesit të votimit në Kosovë, analisti Nexhmedin Spahiu është besimplotë se vota e qytetarëve atje dhe e diasporës do të sjellë një rikonfirmim të Albin Kurtit.
Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Spahiu bëri një paranshikim të partive kryesore që do të marrin rezultate në këto zgjedhje parlamentare, ku LVV, pritet të marrë 42% të votave, me LDK-PDK 20% dhe AAK e Ramush Haradinajt me 10%.
Sipas Sahiut, VV e Albin Kurtit do t’ia dalë që edhe përmes disa blerje deputetësh të formojë qeverinë, ndërsa votuesit sipas pritshmërive dhe nga raportimet të arrijnë në 900 mijë deri në 1 milion.
Besoj do të sjellë rikonfirmim të Kurtit. S’mund të them shifra të sakta të rezultateve, pasi s’ka ende matje shkencore. Pritshmëritë e mia janë që LVV të kete 42 %, që me pak mundime ta bëjë vetë qeverinë, eventualisht me blerje të njdonjë deputeti nga partitë e tjeera. LDK-PDK 20%, Aleanca poshtë 10%.
Pas kësaj që pamë deri në ora 15.00, 28% të votave, e pritshme të jenë rreth 900 mijë deri në 1 milion votues, një pjesëe e mirë e qytetarëve s’e kuptojnë se votimi është detyrë patriotike dhe këtë se kuptojmë, nuk janë patriotik dhe këtë e reflektojnë me mosdaljen në zgjedhje.
Besoj se kjo s’do të refklektohet fare, jemi mësuar tashmë që elektorati i Kosovës dhe njerëzit kanë parë kritika të shumta ndaj Kurtit e qeverisë së tij, ndaj ndërkombëtarëve e BE , e kjo s’u bën më përshtypje. Do ta mbajnë mendjen në bazë të përcepritimit të interesave të tyre, personale, lokale e në raport me ato ndërkombëtare.
Nëse Kurti do të rikonfirmohet, arsyeja pse do ta votojnë votuesit, është që të jenë më të sigurtë që Serbia të mos kthehet më në Kosovë sidomos në veri. sn