Zgjedhje të sukseshme: Zvicra në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara!


Në Asamblenë e Përgjithshme të KB javën e shkuar Zvicra fitoi 175 vota dhe u bë anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të KB për 2025-2027.

Ky është organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara në fushën e të drejtave të njeriut. Zvicra e ka përcaktuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut si një objektiv thelbësor për politikën e jashtme dhe si anëtare e Këshillit do të punojë për forcimint e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë.

(faqja në fb e Ambasadës Zvicerane në Tiranë)