Një burrë dhe një grua, ende të paidentifikuar, vdiqën nën ortek – Lëndime të rënda për një 20-vjeçar zviceran
VOAL- Dy burra vdiqën nga orteku i së hënës në Zermatt në Valais, duke përfshirë një amerikan 15-vjeçar. Viktima e tretë është një grua, ende e paidentifikuar. I plagosuri është një shtetas zviceran 20-vjeçar, njoftoi të martën policia kantonale.
Orteku ndodhi jashtë pistës së skive Riffelberg pak para orës 14:00. Në vendngjarje ka nisur menjëherë një operacion i gjerë kërkimi.
Katër persona u nxorën nga masa e borës, tre prej të cilëve vdiqën, tha policia të martën. Skiatori i katërt, 20-vjeçari zviceran, është plagosur rëndë dhe është shtruar në spital.
Kërkimet u pezulluan të hënën në mbrëmje. Prokuroria e Valais ka hapur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan ortekun.rsi-eb