VOAL

VOAL

Zelensky rekomandon 5 qytete, përfshirë Stambollin për negociatat me Rusinë

February 27, 2022

Komentet

Qeveria në fushatë në Diasporë, një tjetër shkelje e Kodit Zgjedhor- Nga GENC BURIMI

 

Kritika kryesore e raportit të fundit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet në Shqipëri (ato të majit 2023) plot 40 faqe, përmblidhej në një fjali: “Mazhoranca në Shqipëri përdor burimet shtetërore për interesat elektorale të PS në fuqi”. Pak muaj para zgjedhjeve të reja, qeveria e zotit Rama jo vetëm që nuk nxjerr asnjë mësim nga këto raporte ndërkombëtare që vënë në pikëpyetje ndershmërinë e zgjedhjeve, por për provokim apo për injorancë se si funksionon një demokraci normale ai insiston në përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale të partisë së tij.

Pas mitingjeve partiake që bëri në Athinë dhe Romë, Edi Rama përgatit një tur të ri elektoral të partisë së tij socialiste, kësaj here tek Diaspora shqiptare në SHBA. Që të zhvillojë fushatë biles dhe shumë larg gjeografikisht, kjo është gjëja më legjitime dhe normale për një kryetar partie siç është rasti i Edi Ramës. Por që ta bëjë këtë fushatë për partinë e tij duke u fshehur pas kostumit të kryeministrit që ia paguajnë të gjithë shqiptarët është shokuese në një demokroci normale.

Më shokuese akoma është heshtja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që duhet të ishte në ballë të mbrojtjes së interesave të taksapaguesve dhe t’i çonte një paralajmërim kryeministrit se këto raunde me Diasporën nuk duhet të financohen nga shteti, por nga militantët e PS ashtu si PD financon nga arka e saj mitingjet që organizon. KQZ-ja adoptoi pa kompleks të njëjtën heshtje edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara, ato bashkiake, në momente kritike kur Rama me gjysëm kasketë kryeministrore dhe gjysmën tjetër partiake kërcënoi zgjedhësit e Shkodrës se do të kishin zero investime nëse nuk votonin për PS-në e kryeministrit. Ai moment haluçinant i fushatës nuk i shpëtoi biles as komenteve të ashpra në raportin post-zgjedhor të OSBE-ODIHR-it.

Po miqtë ndërkombëtarë, me ata amerikanë në krye pse heshtin?

Për diçka shumë më të vogël që as që mund të konsiderohet si krim zgjedhor që kreu homologu boshnjak i Edi Ramës, ai u shpall “non grata” nga SHBA-të! Krimi i Fadil Novaliç? Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës për 8 vjesht rresht (2015-2023) guxoi dhe u çoi “thjeshtë” një letër pensionistëve boshnjakë me logon e qeverisë, para zgjedhjeve, ku ai vinte në pah ndihmën e madhe që qeveria e tij u jepte pensionistëve dhe premtonte rritje pensionesh.

Veçse kjo letër influenconte pensionistët boshnjakë në favor të partisë së kryeministrit ndaj Fadil Novaliç u shpall “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit. Non grata thjesht për një letër pensionistëve si akt që kërcënonte ndershmërinë e zgjedhjeve! Sa të sertë amerikanët… Po kryeministri shqiptar Edi Rama që jo vetëm çon letra dhe patronazhistë para zgjedhjeve, apo instalon aplikacione të PS-së në telefonat e nëpunësve civilë, por jep, me taksat e shqiptarëve ndihma para zgjedhjeve, rrit rroga dhe pensione para zgjedhjeve duke i manipuluar zgjedhësit sikur këto të mira i kishin nga arka e Rilindjes dhe jo nga xhepat e të gjithë popullit duke përfshirë dhe atë demokrat, përse falet?

Sikur të mos mjaftonin gjithë keto “qoka” që i bëri elektoratit para zgjedhjeve lokale të majit 2023, për këto zgjedhje legjislative të 2025-ës ku do të mund të votojnë për herë të parë mbi 1 milion e gjysëm shqiptare jashtë shtetit, kryeministri partiak, apo Partia – Shtet riniset për gjah votash deri në anën tjetër të globit, për t’u mburrur aty se Diaspora e pati të drejtën e votës falë PS-së në pushtet domethënë për ta influencuar Diasporën që ajo të votojë për partinë e kryeministrit. Mburrjet e partisë – shtet s’do të mjaftojnë pasi ashtu siç e bëri me Diasporën në Athinë apo Romë, Rama do të përfitojë të shfrehet para Diasporës në SHBA me fjalët më ofenduese kundër opozitës se sa të poshtër e të pafrekuentueshëm janë liderët e opozitës. Qartazi, Rama po shkon te Diaspora në Amerikë jo si kryeministër por si shef i mazhorancës për të bërë kryekëput fushatë elektorale. Atëherë përse falet nga KQZ-ja dhe nga ndërkombëtarët? Çfarë vlere kanë pastaj raportet katastrofike të OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve në Shqipëri që tregojnë se çfarë nuk funksionoi si kofini pas të vjelave?

Të paktën opozita mos ta falë këtë agresion që i bëhet garës elektorale ku shteti ndërhyn me gjithë forcën e tij. Çfarë ironie. Me taksat që paguhen dhe nga Berisha apo Salianji që mbahen pa mëshirë në izolim, kryeministri bredh me “Air Albania” dhe zbret në hotelet me luksoze për të shfryrë nervat ndaj këtyre të dyve dhe kundra mbarë opozitës në një fushatë të mirëfilltë elektorale për kapjen e votës së Diasporës deri përtej Atlantikut. Dhe shqiptarët, duke përfshirë dhe atë të PD-së, duhet t’i paguajnë me taksat e tyre këto xhiro elektorale, biles ai militanti i PD-së financon me taksën e tij edhe qylymin e kuq që shkel Rama kur zbret nga avioni përpara se të shkojë të vjellë vrer po kundra atij militantit të bazës së PD-së… “O tempora, o mores”.

Ukrainës po i shtohet trysnia në fushëbetejë e përtej

Një tank ukrainas në rajonin e Donjeckut, tetor 2024.

 

Steve Gutterman

Dimri po vjen, forcat ruse po çajnë përpara, dhe e ardhmja e mbështetjes nga përkrahësi më i fuqishëm i Kievit është e pasigurt, sepse Shtetet e Bashkuara janë buzë mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm, ku gara është shumë e nxehtë.

Ukraina është duke luftuar për mbijetese dhe sovranitet, prandaj çdo ditë, çdo javë, dhe madje çdo muaj është mbase vendimtar për fatin e vendit.

Por një grumbull faktorësh e bëjnë këtë kohë tejet vendimtare: Ukraina është duke u përballur me trysni në shumë fronte, për më tepër në vijën e vërtetë të frontit të luftës, i cili shtrihet përgjatë vendit, nga verilindja deri në jug.

Trupat ruse janë duke carë përpara në rajonin lindor, të njohur si Donbas, ku e pushtuan qytetin e rëndësishëm Vuhledar javën e kaluar.

Në prag të dimrit, bombardime e pareshtura ruse e kanë kufizuar dukshëm prodhimin e rrymës nga Ukraina, duke ngjallur frikë për një krizë energjetike.

Këtë javë, madje edhe moti matanë gjysmës së botës duket se doli kundër Kievit: presidenti amerikan, Joe Biden, e anuloi një vizitë në Gjermani, pasi një uragan e goditi Floridën, duke e nxitur anulimin e një takimi të nivelit të lartë më 12 tetor të shteteve të mëdha perëndimore, që e furnizojnë Kievin me armë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nuk është caktuar ndonjë datë e re për takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili do të ishte i pari ndonjëherë në nivelin e krerëve të shteteve. Me gjasë, ky do të kishte qenë takimi i fundit ballë për ballë midis Bidenit dhe Zelenskyt para zgjedhjeve në SHBA më 5 nëntor, rezultati i të cilave mund të ketë ndikim të madh në rrjedhën e luftës, e cila nuk është ndalur prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Takimi do të kishte qenë një mundësi për Zelenskyn t’ua paraqiste shteteve perëndimore “planin e tij të fitores” për luftën.

Meqë planet për një takim të Grupit të Kontaktit janë pasigurta, Zelensky e nisi një turne nëpër Evropë duke paraqitur “planin e tij të fitores” për luftën në bisedime me liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Në një vizitë në SHBA muajin e kaluar, ai e paraqiti planin para Bidenit si dhe kandidatëve rivalë presidencialë, ish-presidentin republikan Donald Trump dhe nënpresidenten demokrate Kamala Harris.

Përgjigjja nuk ishte aq e fuqishme, dhe Zelensky u kthye në shtëpi pa një nga gjërat kryesore që Kievi kërkon: lejen për t’i përdorur raketat amerikane për t’i goditur caqet ushtarake thellë brenda Rusisë.

Dita e zgjedhjeve

Gara e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë shton pasigurinë mbi mundësitë për të marrë lejen për ato armë, si dhe mbi furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe politikën e SHBA-ja karshi Kievit dhe luftës.

Një fitore e Harris shihet si e mundshme për të sjellë vazhdimësi, por nuk është e qartë nëse ajo mund të ndërmarrë hapa më të shpejtë ose më të mëdhenj për ta mbështetur Ukrainën.

Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t’i jepte fund luftës shumë shpejt, gjë që ka shkaktuar shqetësime në Ukrainë se Kievi mund të detyrohet të bëjë lëshime të mëdha.

Ndërkohë, në fushëbetejë, fitoret e Rusisë i kanë kushtuar asaj me humbjen e ushtarëve dhe pajisjeve të saj ushtarake, dhe analistët theksojnë se të dyja vendet po luftojnë për të dërguar më shumë ushtarë në vijën e frontit.

Megjithatë, përveç një inkursioni të papritur në rajonin Kursk të Rusisë, Ukraina ka bërë pak përparime prej kur i rimori nën kontroll pjesë të mëdha territori në lindje dhe jug, në vitin 2022.

Këto fakte nga terreni shërbejnë për t’i kthyer me këmbë në tokë Ukrainën dhe mbështetësit e saj jashtë vendit, duke lënë të kuptohet se qëllimi i Kievit për t’i rimarrë të gjithë territorin e veta nga një pushtues që zë rreth një të pestën e vendit, është jashtë mundësive në rrethanat e tanishme.

Kjo llogaritje po kontribuon në rritjen e trysnisë ndaj Zelenskyt, që ai të heqë dorë për tani për tani nga synimi i integritetit territorial dhe të mendojë kërkimin e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimet dhe do të vendoste garanci sigurie nga Perëndimi, por që do të linte pjesë të vendit në duart e Rusisë — jo formalisht, por fizikisht.

Disa nga bisedat për një ndryshim të tillë të synimeve kanë ardhur nga figura të rëndësishme që kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Kievit.

“Finlanda bëri luftë të guximshme kundër Bashkimit Sovjetik në vitin ’39. Ata i shkaktuan Ushtrisë së Kuqe dëme shumë më të mëdha se sa pritej”, tha për Financial Times Jens Stoltenberg, deri këtë muaj sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Lufta përfundoi pasi ata e dorëzuan 10 për qind të territorit të vet. Por, ata e fituan një kufi të sigurt”, shtoi ai.

Presidenti çek, Petr Pavel, i tha The New York Times në fund të shtatorit se Ukraina do të duhet të jetë “realiste” dhe se “rezultati më i mundshëm i luftës… do të jetë që një pjesë e territorit ukrainas do të jetë nën pushtimin rus, përkohësisht”, duke shtuar se kjo situatë e përkohshme mund të zgjasë me vite.

“Garantimi i Sigurisë së Ukrainës”

Këto komente ngjallën reagime të ashpra në Ukrainë, ku shumica e qytetarëve kundërshtojnë bërjen e ndonjë lëshimi territorial ndaj Rusisë. Por, derisa lufta vazhdon, numri i ukrainasve të gatshëm të dorëzojnë territor për hir të paqes dhe pavarësisë është rritur – nga 10 për qind ose më pak deri në maj 2023, në 32 për qind në maj 2024, sipas një sondazhi nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev (KIIS).

Ky numër ka mbetur pothuajse i njëjti në sondazhet më të fundit, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Anton Hrushetskiy, drejtori ekzekutiv i KIIS. Ukrainasit “janë të gatshëm të shtyjnë më tej çështjen territoriale”, tha ai – por vetëm nëse janë të sigurt për sigurinë e vendit.

“Çështja kryesore është formati i garantimit të sigurisë së Ukrainës në të ardhmen, si do të duket ajo”, tha Hrushetskiy. “Sepse, nëse nuk ka shpjegime se si Ukraina mund të mbrohet në të ardhmen, si anëtare e NATO-s, apo në ndonjë mënyrë tjetër, ukrainasit do të jenë kundër çdo marrëveshjeje.”

Zelensky, i vetëdijshëm për dëshirat ndonjëherë konkurruese të qytetarëve të Ukrainës dhe mbështetësve të saj jashtë vendit, pa përmendur luftën e vazhdueshme ruse, duket se po përpiqet ta gjejë një rrugë të mesme; të ecë përpara në lidhje me çështjet e bisedimeve për paqe dhe kontrollin territorial, në një litar të hollë, fundi i të cilit nuk shihet.

Në një artikull të publikuar më 1 tetor me titullin “Ukraina përballet me orën e saj më të errët”, Financial Times citoi një zyrtar të lartë perëndimor, i cili preferoi të mbetej anonim, se “toka për anëtarësim në [NATO] është e vetmja lojë në qytet, të gjithë e dinë këtë…. Askush nuk do ta thotë me zë të lartë…por është e vetmja strategji në tavolinë”.

Zelensky reagoi duke thënë se çdo “pazar” për sovranitetin ose territorin është i papranueshëm. Kjo është në përputhje me qëllimin që ai ka përsëritur vazhdimisht dhe që James Nixey, kreu i Programit për Rusinë dhe Euroazinë në Chatham House, e përshkroi për REL-in si “synim maksimalist, gjithçka që dëshironi për Krishtlindje” – pra tërheqja e forcave ruse nga e gjithë Ukraina, përfshirë nga Krimea, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Zelensky po e paraqet “planin e fitores” si një plan për të sjellë Rusinë në tryezën e negociatave.

Ai dhe administrata e tij “nuk po flasin për lëshime territoriale, apo diçka të tillë në planin e tyre të fitores”, tha për REL-in Olga Onuch, profesoreshë e politikave për Ukrainën në Universitetin e Mançesterit. “Ata po thonë ‘na jepni mjetet që na duhen për ta vendosur veten në një situatë më të mirë për të bërë negociata në kohën kur ato do të duhet të ndodhin'”.

Fjalori i vrazhdë i Kremlinit [përmes mediave]

“Ajo që po diskutohet në të vërtetë në Uashington dhe gjetkë nuk është ajo që disa e quajnë një marrëveshja ‘tokë për paqe’, por më tepër një marrëveshje ku Ukrainës mund t’i ofrohen garanci të qëndrueshme sigurie, duke përfshirë potencialisht integrimin në NATO dhe BE, madje edhe përpara se ta rimarrë kontrollin e plotë mbi territorin e saj”, shkroi Sam Greene, një profesor në Institutin rus King’s College, më 6 shtator.

“Por, më shumë se e vërteta, ajo që ka rëndësi është se si shihet historia, dhe kjo bërë që Ukraina të përballur me ankth të shtuar se Perëndimi po përgatitet ta braktisë atë përballë një Rusie gjithnjë e më agresive, pavarësisht [ose ndoshta pikërisht për shkak] të faktit se Rusia po bëhet edhe më agresive”, shkroi Greene.

Ky koment prek një pyetje që nganjëherë merr pak vëmendje në diskutimet jashtë Ukrainës për mundësinë e një armëpushimi, ose marrëveshjeje paqeje: Kur, nëse ndonjëherë, Moska mund të jetë gati për bisedime mbi diçka më pak se kushtet e saj, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë njohjen e sovranitetit të saj mbi pesë rajonet ukrainase që ajo pretendon në mënyrë të pabazuar se i përkasin Rusisë.

Një artikull më 3 tetor në median në gjuhën ruse, Poyasnitelnaya Zapiska, i cili citonte ato që thoshte se ishin disa burime të nivelit të lartë pranë presidentit Vladimir Putin dhe njerëz të informuar për “proceset e negociatave” midis Rusisë dhe Ukrainës, dukej se donte të tregonte se Kremlini dëshiron të paraqesë qëndrime të ashpra ndaj Ukrainës.

Pasi Ukraina dërgoi trupa në rajonin e Kurskut, ku ata janë të pranishëm dy muaj pas sulmit matanë kufirit, “Kremlini arriti në një përfundim: Ne do ta shkatërrojmë shtetin e Ukrainës”, citohet të ketë thënë në këtë artikull një bashkëpunëtor i Putinit.

Burimi shtoi se nuk ka shpresa për bisedime për paqe tani për tani, sipas artikullit.REL

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna, e cila ishte zhdukur në territoret e uzurpuara nga Rusia, ka vdekur gjatë kohës sa ishte në robërinë ruse, njoftuan autoritetet ukrainase më 10 tetor.

Lajmi u konfirmua nga Petro Yatsenko, përfaqësuesi i Shtabit të Koordinimit të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, pas një hetimi të brendshëm mbi zhdukjen e saj.

“Ne e kemi kryer një hetim të brendshëm dhe, për fat të keq, informacioni për vdekjen e Victorias është konfirmuar”, tha Yatsenko. Megjithatë, rrethanat rreth vdekjes së saj mbeten të paqarta dhe po hetohen, shtoi ai.

Roshchyna, një gazetare e pavarur që kishte punuar më parë për Radion Evropa e Lirë dhe media të tjera të shquara ukrainase, u zhduk në fillim të gushtit 2023.

Ajo kishte udhëtuar nga Ukraina për në Poloni më 27 korrik të vitit të kaluar, para se shkonte drejt territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas babait të saj, Volodymyr Roshchyn. Komunikimi i saj i fundit ishte më 3 gusht 2023.

Yatsenko zbuloi se ishin bërë përpjekje për të siguruar lirimin e Roshchynes nga robëria ruse, ku ajo po mbahej së bashku me të paktën 25 gazetarë të tjerë ukrainas. Këta gazetarë janë ose të arrestuar, ose të zhdukur në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Andriy Yusov nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës konfirmoi se ishte planifikuar që Roshchyna të ishte pjesë e një marrëveshjeje për këmbimin e të burgosurve dhe, sipas përditësimeve më të fundit, ajo po transferohej nga Taganrog, një qytet rus afër kufirit ukrainas, në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë, para se të lirohej.

Autoritetet ukrainase tani po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur gjatë këtij transferimi.

Rasti i Roshchynes nxjerr në pah rreziqet me të cilat përballen gazetarët që raportojnë në zona lufte. Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), më shumë se 100 gazetarë ukrainas dhe të huaj janë prekur drejtpërdrejt nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022.

Disa gazetarë ukrainas vazhdojnë të jenë të arrestuar ose të zhdukur në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, ndërsa vdekja e Roshchynes nënvizon rreziqet e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët në zonat e konfliktit. REL

Kasanof në vizitë në Prishtinë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof (majtas) dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në Ambasadën amerikane në Prishtinë, 10 tetor.

 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof, është duke qëndruar në Prishtinë të enjten, për takime me liderët e Kosovës.

Kasanof po e viziton Kosovën për herë të parë si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor – pasi e pasoi Gabriel Escobarin – ku pritet të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarë të Qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.

Ai u prit në një takim në kryeqytet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe më vonë pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “presim vizitë frytdhënëse, që nënvzon mbështetjen tonë afatgjate për popullin, adresimin e shqetësimeve të përbashëta, dhe synimin për të arritur përparim për rrugën evropiane të Kosovës, si shtet i pavarur, sovran dhe shumetnik”.

Kasanof erdhi në Prishtinë pas një vizite në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë gjatë kësaj jave.

Në Serbi, ai u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën, sipas liderit serb.

“Para së gjithash, kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe Metohi dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb”, ka shkruar Vuçiq më 9 tetor në Instagram.

Ai shtoi se për një dialog konstruktiv nevojiten dy palë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, “pavarësisht përshkallëzimeve të panevojshme të tensioneve nga njëra anë”.

Kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Por, takim mes udhëheqësve të lartë nuk ka pasur për më shumë se një vit.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Tensionet mes tyre i kanë rritur edhe sulmi i vitit të kaluar në Banjskë dhe mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë.

Ndërkohë, në Bosnje, Kasanof pati bisedimeve me Presidencën e Bosnje e Hercegovinës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku përsëriti se SHBA-ja “mbështet fuqishëm integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnje e Hercegovinës”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përdorin të gjitha instrumentet në dispozicion, përfshirë sanksionet, në rast të minimit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës.

Ai akuzoi presidentin e Republikës Serbe (RS), Millorad Dodik, për sulmet ndaj Bosnje e Hercegovinës dhe u bëri thirrje autoriteteve të këtij entiteti të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nga Republika Sërpska dhe t’i zbatojnë vendimet e saj.REL

VOA: Sezoni turistik në Shqipëri me shumë incidente për turistët dhe pa udhërrëfyes lokalë

Raimond Kola

Sezoni turistik i këtij viti në Shqipëri ka shënuar një numër të lartë rastesh ku turistë të huaj janë bllokuar në zona malore, kanione lumore apo hapësira detare duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas të dhënave të policisë shqiptare nga qershori deri në shtator të këtij viti, kur në Shqipëri shënohet edhe pruja më e lartë turistike, janë shfaqur 80 raste ku u është dhënë ndihma përmes operacioneve të shpëtimit turistëve të mbetur të izoluar.

Një rast në Malin e Jezercës, në alpet shqiptare, ka rezultuar me humbjen e jetës së një turisti bullgar 32 vjeçar , i cili sipas policisë dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, rrëshqiti nga një lartësi dhe mori dëmtime fatale për jetën.

Tabela me rastet e ndihmës së dhënë nga policia shqiptare për tursitët

Tabela me rastet e ndihmës së dhënë nga policia shqiptare për tursitët

Sipas policisë shqiptare numri më i lartë i incidenteve me turistët është shënuar gjatë muajit korrik ku në 22 raste në zona turistike malore, kanione dhe hapësira detare, u është dhënë ndihmë 55 turistëve.

Shumica prej turistëve kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar për shkak të terrrenit malor, ndërsa një pjesë tjetër më e vogël, sipas policisë, rrezikonin të mbyteshin në det për shkak të defekteve në mjetet lundruese dhe dallgëve të mëdha.

Në shumicën e rasteve siaps ekipeve të shpëtimit turistëve u është dhënë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve trupore apo qëndrimit për disa ditë në zona malore pa ujë dhe ushqim.

Gjatë muajit shtator Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë që funksionon në kuadër të Federatës Shqiptare të Alpinizmit ndërmori disa operacione kërkimi për dy raste të humbjes së turistëve të huaj njëri nga Lituania dhe tjetri nga Belgjika.

Sipas Federatës Shqiptare të Alpinizmit kërkimet në zonën malore të Valbonës kanë rezultuar deri tani pa gjurmë të personave të humbur.

Në Shqipëri këtë vit nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale e qëllimshme, ndaj jetës së turistëve të huaj, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar, por në një numër të lartë aksidentesh rrugore gjatë sezonit turistik është raportuar nga policia se kanë mbetur viktima edhe turistë të huaj.

Specialistë të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura që administrojnë disa nga Parqet Kombëtare të vendit vlerësojnë se shumica e incidenteve me turistët e huaj vjen pasi ata nuk marrin udhërrëfyes lokalë në itinerare të panjohuar dhe të rrezikshme, sidomos në Alpet shqiptare.

Ministria shqiptare e Mbrojtjes tha se këtë vit 12 pjesëtarë të Kompanisë së Kërkim Shpëtimit të Mbrojtjes Civile përfunduan një kurs stërvitor malor në Kosovë për të përballuar sfidat e ndërhyrjeve në terrene të vështira në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën janar-shtator Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit zhvilloi 5operacione të koordinuara në nivel kombëtar me 24 turistë të shpëtuar, 14 prej të cilëve të huaj.

Gjatë vitit të shkuar sipas të dhënave jo zyrtare 16 turistë të huaj humbën jetën nga janari në shtator në Shqipëri.

Guardia di Finanza: Gati trefish më shumë është rritur mbjellja e bimëve kanabis në Shqipëri- Nga Alba Kepi

 

Gati trefish më shumë është rritur mbjellja e bimëve kanabis në Shqipëri e mbi 164% plantacione me marijuanë janë dokumentuar më shumë se një vit më parë.

Kartelat kolumbiane zgjedhin mafian shqiptare re si ndërmjetësit më të besuar në narkotrafikun botëror, bashkë me kartelat meksikane dhe ato braziliane të PÇ. Narkotrafiku shqiptar në Itali është një nga organizimet kriminale të huaja më të fuqishme në Itali, i aftë të lëviz sasi të mëdha kokaine e heroine.

Rreth 1600 shqiptarë janë vënë nën proces gjyqësor për trafik droge në Itali, 19 prej të cilëve minorenë, e mbi 9000 të tjerë janë denoncuar pranë autoriteteve gjyqësore.

Këto janë disa nga konkluzionet e analizës së raportit vjetor të publikuar së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës Italiane mbi trafikun e lëndëve narkotike.

Image

Aktiviteti i Guardia di Finanza Italiane për mbikëqyrjen ajrore të platancioneve me drogë në Shqipëri ka vërtetuar një rritje me 164,61% të mbjelljes së saj përgjatë 2023 në krahasim me 2022.

Janë dokumentuar 108.282 bimë kanabis të mbjella në territorin shqiptar kundrerjt 49.201 bimëve të kapura një vit më parë.

Sipas raportit në trafikun e kokainës shqiptarët, menaxhojnë çdo fazë të tij, që nga blerja në vendet e prodhimit, transporti, magazinimi, lëvizja në portet hollandeze e belge e deri mbërritja në Itali dhe Europë e më pas tregtimi në tregjet ilegale.

Shqiptarët anë ndërmjetësit më të besuar në trafikun e kokës me mafien kalabreze, pulieze e siciliane por dhe me grupet e tjera kriminale.

Ndërsa në trafikun e heroinës shqiptarët menaxhojnë si padronë të vetëm segmentin e fundit të trafikut të saj në rrugën ballkanike që nga Turqia transporton heroinën afgane drejt tregjeve të Europës.

Image

E në trafikun e marijuanës, Shqipëria është vendi kryesor i kultivimit të kanabisit e trafikut të saj në Europë. Trafiku i marijuanës së kultivuar në Shqipëri, në Itali është nën kontrollin e grupeve kriminale shqiptare e që e bëjnë shpesh në bashkëpunim me mafien pulieze. Shqiptarët mbajnë lidhje të drejtpërdrejta për furnizimin me marijuanë dhe të vendeve në tranzit të trafikut si dhe për furnizimin e mafias kalabreze Ndrangheta dhe Camorra.

Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës Italiane në raportin vjetor mbi trafikun e lëndëve narkotike në Itali bazohet në të dhëna e statistika nga aktiviteti i Forcave Italiane të Policisë dhe të Agjencive Ndërkombëtare antidrogë që kooperojnë në bashkëpunim me ta.

Ky relacion thekson dëmin që trafiku i drogës dhe ekonomia ilegale e lidhur me të, shkakton në destabilizimin social dhe shkatërrimin ambiental. Të dhënat përmbledhin aktivitetin antidrogë përgjatë vitit 2023 e kanë evidentuar dy fenomene në rritje; përdorimin e një teknologjie të kriptuar për komunikimin mes grupeve të narkotrafikut si dhe shtimin e pranisë së tyre në zonat portuale për të favorizuar ngarkim shkarkimin e kontejnerëve me drogë.

Raporti vjetor i Antidrogës italiane evidenton se kriminaliteti shqiptar në trafikun e drogës në Itali është ndër organizimet më të fuqishme të huaja, më aktivet në skenarin e trafikut kombëtar e ndërkombëtar të narkotrafikut.

Image

‘Kanë arritur të kontakton në rrjetin kriminal të këtij sektori duke u klasifikuar si organizimet më të fuqishme e më të egra në trafikun e drogës’, shkruan raporti, siç e dokumentojnë të dhënat e tij.

Gjatë vitit të fundit në Itali numri i shqiptarëve të arrestuar për trafik droge është më i lartë se i çdo kombësie tjetër të huaj; 171 shqiptarë janë arrestuar me akuzën e organizimit të narkotrafikut, 1432 për trafik droge.

1263 shqiptarë janë sinjalizuar nga autoriteteve gjyqësore për trafik kokaine e rreth 20 mijë kg kokainë janë kapur gjatë një viti në territorin italian.

Aktiviteti operacional ka çuar në kapjen e rreth 260 kg heroinë, mbi 40 mijë kg marijuanë, mbi 27 mijë kg hashash e mbi 136 kg drogë sintetike.

E kërcënoi Sokol Balla, Gazment Bardhi: Shqetësohu për fundin e Ramës dhe atyre që lehin për të

Dje në editorialin e emisionit të tij në televizionin ABC Neës, gazetari Sokol Balla duke iu referuar kreut të grupit parlamentar të PD u shpreh se: “Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë edhe SPAK sot e paralajmëroj e njoftoj se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara. Por duke e këshilluar që herë tjetër të mos nxitohet ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”.

Kjo deklaratë e gazetarit Sokol Balla rezulton të ketë disa pasaktësi dhe një mesazh që mund të konsiderohet si kërcënim publik ndaj kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Duke deformuar njoftim e SPAK që konfirmonte denoncimin  e Gazment Bardhit që bisedat e supozuara në SKY/EÇ mes Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, ishin të sajuara dhe nuk ekzistonin më asnjë dosje të SPAK, gazetari Sokol Balla thotë se: “Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë”.

Askush nuk e kupton dot këtë deklarim të gazetarit Balla se çfarë çështjesh me drejtësinë ka Gazment Bardhi. E vërteta është që nuk ka asnjë sepse po të kishte do ishin publike. Të vetmet çështje me drejtësinë që ka Gazment Bardhi janë kallëzimet e tij në SPAK kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar, përfshirë dyshimet për abuzim me detyrën të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, nëna e fëmijëve të gazetarit Sokol Balla.

Sipas gazetarit Sokol Balla, “SPAK sot e paralajmëroi Gazment Bardhin dhe e njoftoj se mesazhet e supozuara të Vis Martinajn ishin të sajuara”. Por në të vërtetë, SPAK nuk paralajmëroi Bardhit, thjesht konfirmoi atë që Bardhi kishte thënë që një javë më parë, se mesazhet e supozuara ishin të sajuara dhe paralajmëroi mediat e aktorët publik që të bëjnë kujdes në publikimin e lajmeve të rreme.

Por më e rënda ishte paralajmërimi që gazetari Sokol Balla i bëri Gazment Bardhin që “të mos thellohet në denoncime”, pra të mos denoncojë më skandalet e kryeministrit dhe familjes së tij, korrupsionin e qeverisë, lidhjet e saj me krimin e organizuar, sepse sipas Ballës në këtë rrugë Bardhi do të ketë vetëm dy mundësi për fundin e tij: “ose në ‘burg’ si Salianji ose ‘i zhdukur, i dyshuar si i vrarë’ si Ervis Martinaj”.

Lidhur më këtë mesazh të fundit publik ka reaguar edhe vetë Gazment Bardhi, përmes një letre të hapur drejtuar gazetarit. Bardhi shkruan se Sokol Balla duhet të shqtësohet për fundin e Edi Ramës, dhe jo për fundin e tij.

Më poshtë letra e hapur që Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar edhe videon e mesazhit publik të gazetarit Sokol Balla:

“I dashur Kol Balla,

Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.

Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t’i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!

Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!

Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!” – shkruan Bardhi. sn

Balla kërcënon ‘live’ kreun e Grupit Parlamentar të opozitës

Gazetari  i njohur për qëndrimet e tij pro Ramës ka kërcënuar mbrëmjen e djeshme kreun e GP të opozitës, Gazment Bardhi.

Pasi prokuroria vërtetoi që shantazhi ndaj Bardhit ishte i sajuar, Sokol Balla përmes ortopalantit mediatik të kontrolluar nga Rama e Fuga ka kërcënuar Bardhin duke i thënë që do të kesh fatin e Martinajt (i zhdukur, dyshuar për i vrarë).

‘Çdo ditë Gazmend Bardhit po i shtohen çështje që lidhen me drejtësinë, edhe Spak sot e paralajmëroj, e njoftoj se mesazhet që e lidhnin me Ervis Martinaj ishin të sajuara duke e këshilluara që të mos nxitohej herë tjetër ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara.

Ndoshta dhe një paralajmërim që ai të moa thellohet me gabimet e Salianjit pasi karma rikthehet herë në formën e Vinit, herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur’– shprehet Balla. sn

VOA: Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj

Xhamia e Namazgjasë në prag të përurimit

 

Ilirian Agolli

Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet në ceremoni nga Myftiu i Tiranës. Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, thotë për Zërin e Amerikës se në çështjen e Xhamisë së Namazgjasë ka ndodhur një ndërhyrje e egër politike nga faktorë të jashtëm. Zoti Bruçaj kritikoi mungesën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Nga ana tjetër, nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica, thotë për Zërin e Amerikës, se përurimi i Xhamisë është më i rëndësishëm se prania e titullarëve sipas rangut.

Ish kryetari Bruçaj thotë se Xhamia e Namazgjasë nuk është ndërtuar me fonde publike të shtetit turk, por është ndërtuar me kontributet vullnetare të besimtarëve myslimanë turq.

“KMSH kishte mundësi atëherë që ta ndërtonte xhaminë edhe me donatorë të tjerë nga shtete të tjerë, por u zgjodh Turqia duke ditur se në vite janë mbledhur të ardhura nga myslimanët turq për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe për shkak të një protokolli me Turqinë nënshkruar nga ish kryetari i ndjerë Haxhi Selim Muça dhe pastaj nga unë, Skënder Bruçaj, mbi një kontratë me Dianet, Komunitetin Mysliman të Turqisë”, tha ai.

KMSH bëri të ditur se në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Namasgjasë “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”.

Por në komentet për Zërin e Amerikës, ish kryetari i KMSH-së Skënder Bruçaj kritikoi mospraninë e kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu, në këtë ceremoni krahas presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama.

“Në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë mospraninë e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë unë e shoh si një akt të shëmtuar, por duke qenë se procedurat ose organizimin e ceremonisë ditën e nesërme unë e shoh si një organizim politik, atëherë më mirë që ai nuk është aty”, tha zoti Bruçaj.

Ndrsa nënkryetari i KMSH-së Taulant Bica thotë për Zërin e Amerikës se zakonisht KMSH përfaqësohet nga kryetari, por në raste ngjarjesh të tilla, sipas situatës gjykon që të përfaqësohet edhe nga titullarë të tjerë, e nesër ka zgjedhur të përfaqësohet me myftiun e Tiranës.

“E rëndësishme është për ne që të inaugurohet kjo xhami dhe është dytësore pastaj pjesa tjetër që pse nuk është titullari numër 1, është dyshi, apo treshi. Pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që ne kemi treguar vullnetin tonë që kjo xhami t’i fitohet besimtarëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe pjesa tjetër pastaj është diçka formale dhe diçka që në bisedimet që kemi patur është arritur në këtë konkluzion”, tha zoti Bica.

Ndërsa ish kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj kujton se ai mori pjesë dikur në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë vite më parë, dhe e quan absurd që tani as ai nuk ka ftesë për ceremoninë e përurimit, ndërsa sot KMSH-ja përfaqësohet me Myftiun e Tiranës, pas 7 vitesh, kur kjo ndërtesë është gati.

Më shumë se sa një organizim fetar e shpirtëror ai e sheh ceremoninë e nesërme si një organizim politik për shkak të përfshirjes së aktorëve politikë në këtë çështje.

“Objekti i kultit është një objekt shpirtëror. Kur aty futen qëllime politike, kur futen qasje të tjera, atëherë ai e humb thelbin e ekzistencës si objekt kulti. Më vjen shumë keq tani që shoh një ndërhyrje të egër të politikës, mbi të gjitha edhe të faktorëve të jashtëm, në një çështje shumë të brendshme e të natyrshme, që i përket KMSH-së dhe besimtarëve myslimanë të Shqipërisë”, tha zoti Bruçaj.

Një tjetër temë e ndjeshme në lidhje me Xhaminë e Namazgjasë është edhe administrimi i saj përmes një fondacioni, ku drejtues do të jetë Myftiu i Tiranës ndërsa anëtarë bordi do të jenë nga pala ndërtuese, shtetas turq, dhe nga pala shqiptare.

Nënkryetari i KMSH-së Bica thotë se Komuniteti në Shqipëri ka edhe përvoja të tjera të ngjashme bashkëpunimi, ku donatori kërkon që të marrë pjesë edhe në menaxhimin e mëtejshëm përmes fondacioneve, siç është rasti i Universitetit Bedër dhe disa medreseve, dhe është një bashkëpunim i mirëpritur.

“Duke qenë se Xhamia e Namazgjasë është shumë e madhe, më e madhja në Ballkan, (me afro 5 mijë vende brenda dhe po aq jashtë), dhe ka shumë seksione dhe veprimtari brenda saj, qendër kulturore, salla konferencash etj., do të ketë nevojë për shumë punonjës dhe menaxhim, Komuniteti Mysliman, ashtu si ka zgjedhur të bashkëpunojë me fondacione të ndryshme për rastet konkrete me Universitetin dhe medresetë, edhe në këtë rast ka menduar që të themelohet një fondacion dhe të bashkëmenaxhohet ky organizim. Nuk është diçka e re, por një praktikë e njohur”, tha zoti Bica.

Nga ana tjetër, zoti Bruçaj thekson se vite më parë u ra dakord që pasi të ndërtohej Xhamia e Namazgjasë çelësat e Xhamisë do t’i dorëzoheshin KMSH-së. Ai shtoi se donatori zakonisht ndihmon që të ndërtohet objekti i kultit, por nuk përfshihet as në menaxhimin e xhamisë, as si të bëhet pjesë e drejtimit të saj.

“Fakti që Xhamia nuk do të jetë mesa duket 100 për qind nën autoritetin e KMSH-së, bën të lindin dyshime mbi menaxhimin e saj. Është për t’u shqetësuar edhe fakti që një faktor i huaj, një fuqi shtetërore, nuk ka rëndësi se kush është, të bëhet pjesë e Xhamisë më të madhe që historikisht ka patur Shqipëria”, tha zoti Bruçaj.

Ai theksoi se kjo është një ndërhyrje edhe sa i takon të drejtave kushtetuese, që lidhen me laicitetin e shtetit. Sipas tij, qysh nga themelimi i KMSH-së 100 vjet më parë, që dikush të jetë një imam legjitim në një nga xhamitë e Shqipërisë duhet të ketë shtetas shqiptar me një emërim nga kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku kryetari është një person i zgjedhur, jo si kryetari i Komunitetit Mysliman të Turqisë, i cili emërohet nga shteti turk; çka janë shumë ndryshe.

“Flitet për një fondacion, por ende nuk ka asgjë në dritë, nuk dihet se kush janë anëtarët e fondacionit, çfarë të drejtash do të ketë fondacioni, ky fondacion a ka gjasa t’i bëjë karshillëk KMSH-së dhe të krijojë një komunitet paralel, mënyra se si do të komunikojë me institucionet e tjera? Kjo e ndërlikon çështjen dhe e humb thelbin e objektit të kultit si duhet të jetë një xhami, ku besimtarët të gjejnë qetësi shpirtërore dhe të falen”, tha zoti Bruçaj.

Përmendja e organizatës Feto në komunikimet mes autoriteteteve të Shqipërisë dhe Turqisë duket se përdoret, sipas zotit Bruçaj, për të sjellë përçarje në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, përmes etiketimeve negative të një grupi, duke synuar marrjen në kontroll të situatave.

“Gjithë punonjësit e KMSH-së janë shtetas shqiptarë autoktonë, që prej vitesh nuk kanë kaluar nëpër shtetin turk, as kundërshtojnë politikat e Turqisë, por janë besimtarë të mirë që kontribuojnë për vendin e tyre. Etiketimi se KMSH nuk përfaqëson besimtarët e Shqipërisë është edhe një akt që i bëhet edhe Shqipërisë dhe nuk e meriton Komuniteti Mysliamn që të trajtohet në këtë mënyrë, sepse ka dhënë kontribut në konsolidimin e shumë vlerave të Shqipërisë në vite”, tha zoti Bruçaj.

Në lajmet për Xhaminë e Namazgjasë u përfshi edhe një individ nga Turqia, i cili njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte emëruar të punonte në Xhaminë e re të Namazgjasë së Tiranës, një njoftim që u fshi më pas.

Zoti Bruçaj e cilësoi shokues lajmin përmes rrjeteve sociale që një imam turk ishte emëruar nga Komuniteti Mysliman i Turqisë si një nga drejtuesit e Xhamisë së Namazgjasë, nga një shtet i huaj pra, në një xhami shqiptare të një shteti sovran.

Por nënkryetari i KMSH-së Bica e quajti atë një person të vetëdeklaruar, ndërsa shtoi se çdo emërim sa i takon Xhamisë do të bëhet nga bordi i Fondacionit.

CNN: Çfarë po ndodh me kampet e refugjatëve në Shqipëri

Qeveria italiane po përballet me një sërë sfidash të reja ndërsa përgatitet të hapë dy qendra të përpunimit të emigrantëve në Shqipëri në tetor, ku emigrantët e shpëtuar në det rrugës për në Itali do të procedohen për azil.

  • foto galeri

CNN shkruan se kjo është një lëvizje për të cilën administrata e djathtë thotë se do të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe do të lejojë vetëm ata që kanë të drejtë të vërtetë të hyjnë në Bashkimin Evropian, por që ka tërhequr kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.

Të premten, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se plani për të nxjerrë në det të hapur emigrantët nga vendet që Italia i konsideron “të sigurta”, por që Bashkimi Evropian nuk e bën, nuk është i ligjshëm.

  • foto galeri

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është detyrues dhe Italia dhe Shqipëria nuk janë të ndaluara nga vendimi që të vazhdojnë me planet. Qendrat – njëra në qytetin port shqiptar të Shëngjinit dhe tjetra më tej në brendësi në Gjadër – duhej të hapeshin më 1 maj pasi të dy vendet nënshkruan një marrëveshje dypalëshe nëntorin e kaluar, por “rrethanat e paparashikuara” duke përfshirë vonesat në ndërtim dhe burokracinë kanë shtyrë vazhdimisht hapjen.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi tha muajin e kaluar: “Do të fillojmë në tetor. Sigurisht që ka pasur disa muaj vonesë, ka pasur disa kontrolle normale, në të cilat kemi zbuluar, për shembull, se toka duhet të përforcohet. Kjo është e gjitha, ndryshime shumë normale gjatë ndërtimit.”

Një zëdhënës i Piantedosi konfirmoi gjithashtu për CNN se qendrat do të inaugurohen në tetor, por nuk dha një datë të saktë. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) është ftuar nga qeveria italiane për të monitoruar qendrat pasi ato të fillojnë, por gjithashtu nuk i është dhënë një datë fillimi. Përfaqësuesit që do të monitorojnë qendrat janë në gatishmëri për të qenë në vend kur ato hapen, tha një zëdhënës i UNHCR për CNN.

  • foto galeri

Në gusht, qeveria italiane hapi një qendër paraburgimi në afërsi të Agrigento-s, Siçili, e cila synonte të pasqyronte ato në Shqipëri duke strehuar burra nga vende “të sigurta” për riatdhesim të shpejtë. Një gjykatë në Catania e vendosi masën të paligjshme sipas ligjit italian, por ai vendim u anulua dhe dy burra tunizianë u deportuan pa u përpunuar kërkesat e tyre për azil më 11 shtator, tha Piantedosi në një postim në X.

Migrimi përmes detit në rrugën qendrore të Mesdheut, drejt Italisë dhe Maltës, është ulur me më shumë se 60% në këtë kohë të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë dhe agjencisë evropiane Frontex. Zvogëlimi në Mesdheun qendror ka nënkuptuar një rritje të emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Greqi dhe Spanjë, sipas statistikave të Frontex, dhe kryesisht për shkak të shtrëngimit të anijeve të shpëtimit të OJQ-ve dhe udhëtimeve të shpeshta të kryeministrit Giorgia Meloni në Libi dhe Tunizi për të aplikuar. presion për të penguar largimin e emigrantëve.

Pavarësisht rënies së numrave, qeveria italiane po vazhdon të ndjekë një platformë kundër imigracionit, e cila mbështetet gjerësisht nga votuesit me Meloni që gëzon një vlerësim prej 44% të miratimit, sipas një sondazhi të Ipsos në shtator 2024.

I ashtuquajturi “Procesi i Romës” i Melonit, për të cilin ajo thotë se synon të pengojë migrimin e paligjshëm dhe të trajtojë shkaqet e tij rrënjësore, ka qenë me interes të madh për kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, i cili vizitoi kryeqytetin italian në shtator dhe premtoi 4.75 milionë euro për nismë, tha zyra e saj.

  • foto galeri

“Ne folëm për marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila është një zgjidhje për të cilën qeveria britanike po tregon shumë interes dhe qartësisht i kemi ofruar të gjithë elementët për të kuptuar më mirë këtë mekanizëm”, tha Meloni gjatë një konference për shtyp pas vizitë dypalëshe.

Meloni tha se Starmer kishte shprehur interes për përdorimin e qendrave shqiptare për emigrantët që kalonin Kanalin Anglez, por kryeministri shqiptar Edi Rama i tha Parlamentit Evropian më 19 shtator se qendrat ishin të hapura vetëm për migrantët e nisur nga Italia. “Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama .

Në vitin 2023, më shumë se 157,000 njerëz mbërritën ilegalisht në Itali me varkë nga Libia dhe Tunizia, me qindra që dihet se kanë vdekur duke u përpjekur, duke e bërë çështjen e migrimit detar një çështje që të gjitha palët e spektrit politik bien dakord se duhet të menaxhohet më mirë.

Procesi i azilit është i gjatë, që do të thotë se shumë azilkërkues të mundshëm heqin dorë dhe rrëshqasin në periferi të shoqërisë italiane ose udhëtojnë në vendet në veri të Evropës.

Amnesty International e ka quajtur planin Itali-Shqipëri “ të turpshëm ”, duke thënë se emigrantët e përgjuar do të përballen me një udhëtim më të gjatë nga deti për në Shqipëri, një ndalim potencialisht të zgjatur pasi të jenë atje dhe një shkurtim të mundshëm të së drejtës së tyre për të kërkuar azil.

‘Mos u përfshini me gratë vendase’

Qendrat do të strehojnë deri në 3800 burra të rritur në të njëjtën kohë, të cilët do të udhëhiqen në procesin e aplikimit për të kërkuar azil në Itali, thonë autoritetet italiane. Nëse nuk kualifikohen për azil, do të deportohen në vende “të sigurta”, sipas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Një nga 45 rojet meshkuj të policisë italiane të dërguar në qendrat i tha CNN se ata ishin trajnuar jo vetëm se si të sillen me emigrantët dhe refugjatët e ardhur, por se si të mos sillen me vendasit.

“Na është thënë të mos jemi ‘shumë italianë’,” tha oficeri, i cili kërkoi të mos jepte emrin e tij pasi nuk ishte i autorizuar të flasë për njësinë. “Na u dha një manual që përshkruan se si të sillemi: pa lakuriqësi, mos iu afroni grave vendase dhe pini kafe ulur, jo duke u ngritur në banak.”

Manuali përshkruan gjithashtu shqiptarët si “njerëz modestë” dhe udhëzon oficerët e ardhshëm se si të mos sillen “superior” ndaj tyre. Flirtimi është një vijë e kuqe. “Shmangni ballafaqimin me femrat shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një shoqëri konservatore. Burri që sheh gruan e tij duke u ballafaquar nga një burrë tjetër mund të reagojë keq,” paralajmëron gjithashtu manuali.

Në total, Italia do të sigurojë 500 personel, duke përfshirë oficerë policie dhe ushtarake, punonjës shëndetësorë dhe staf nga Ministria e Drejtësisë, me një kosto të vlerësuar prej 252 milionë euro (rreth 278 milionë dollarë), sipas Meloni. Madje, një restaurator vendas në Shëngjin ka hapur “Trattoria Meloni” për të bërë homazhe te kryeministrija italiane për investimin në Shqipëri, i cili ka dhe do të vazhdojë të përfitojë financiarisht zonat lokale.

Për më tepër, Italia do të paguajë 670 milionë euro për kontratën fillestare pesëvjeçare për funksionimin e qendrave dhe gjithashtu do të paguajë për një perimetër të dytë sigurie që do të sigurohet nga rojet shqiptare për t’u siguruar që asnjë nga azilkërkuesit nuk mund të largohet. Kostoja shkon në rreth 7.5% të asaj që Italia shpenzon aktualisht në qendrat e saj të pritjes së emigrantëve, tha Meloni në qershor, duke folur përkrah Ramës.

“Rrezik i qartë”

Qendra portuale e Shëngjinit fillimisht do të ketë vetëm 880 vende dhe është vendi ku do të përpunohen të gjitha mbërritjet. Ata që kualifikohen për të dëgjuar kërkesën e tyre për azil do të zhvendosen më pas në qendrën në Gjadër, e cila do të hapet me 144 shtretër dhe më pas do të zgjerohet për të mbajtur 3,000 persona ndërsa ata presin një përgjigje për aplikimin e tyre nga Italia. Kompleksi ka gjithashtu një burg me 20 shtretër të sigurisë maksimale dhe shërbime mjekësore emergjente.

Marrëveshja thotë se vetëm emigrantët nga 22 vende të konsideruara nga Roma si “vendet e sigurta” do të dërgohen në Shqipëri, duke përfshirë burra nga Bangladeshi, aktualisht demografia me rritje më të shpejtë që mbërrijnë në Itali nga deti, sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë.

“Vendet e tjera të sigurta” të listuara përfshijnë Egjiptin, Tunizinë dhe Bregun e Fildishtë, qytetarët e të cilëve përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurve. Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk i konsideron Tunizinë dhe Egjiptin plotësisht të sigurta, e cila është në thelb të vendimit të javës së kaluar.

Ata që janë nga vende që nuk konsiderohen të sigurta nga Roma, si Afganistani dhe Siria, fillimisht do të dërgohen në Shqipëri, por më pas do të transferohen në Itali për përpunim pasi të konfirmohet vendi i origjinës.

Politika e “definimit” të azilkërkuesve është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut.

“Marrëveshja hodhi menjëherë themelet për shkeljen e parimit të moskthimit dhe për zbatimin e praktikave të paligjshme të ndalimit,” tha për CNN Gianfranco Schiavone, president i Shoqatës së Studimeve Juridike mbi Migracionin me qendër në Itali, duke iu referuar BE-së. Rregulloret e Unionit për trajtimin e migrantëve. Refoulement është praktika ku azilkërkuesit ose refugjatët kthehen me forcë në një vend ku ata do të përballeshin me persekutim ose rrezik.

“Ekziston një rrezik i qartë që operacioni synon të fshehë një strategji për të krijuar qendra pritëse të paarritshme, larg syve kureshtarë dhe hetimeve gazetareske, dhe nga makthi për t’u gjetur një vend në Itali, ku nuk ka asnjë administrator, asnjë politik. shirit, mund t’i gjejë ato, “tha Schiavone.

Piantedosi këmbëngul se hapja e qendrave shqiptare ka për qëllim të veprojë si një pengesë për emigrantët që kërkojnë të kontrabandohen në Itali. Meloni, e cila bëri fushatë me një premtim për të “ndaluar anijet”, ka vlerësuar politikat e qeverisë së saj për investimet në vendet e Afrikës së Veriut dhe ndëshkimin e anijeve të shpëtimit të emigrantëve të OJQ-ve për uljen e numrit të mbërritjeve këtë vit.

Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin thotë se një rritje e vdekjeve të emigrantëve në det dhe një rritje e varkave me emigrantë që dihet se janë nisur nga Libia dhe Tunizia duke u zhdukur, të supozuar të fundosur, kanë kontribuar gjithashtu në një rënie të mbërritjeve.

Pyetjet se si të trajtohen mijëra emigrantë që kërkojnë të hyjnë në Evropë çdo vit, shpesh duke ikur nga lufta, persekutimi dhe varfëria dhe duke udhëtuar me varka që mezi janë të detajuara, mund të përqendrohen në vendet kufitare si Italia, Greqia dhe Spanja, por pasojat shtrihen përtej këtyre vendeve të vijës së parë.

Një grup prej 15 vendeve evropiane, të udhëhequr nga Danimarka dhe duke përfshirë Italinë, i kanë kërkuar Bashkimit Evropian që të shqyrtojë gjetjen e “zgjidhjeve të reja”, si marrëveshja Itali-Shqipëri, për të ndihmuar në trajtimin e migracionit të parregullt dhe “krijimin e një më të drejtë, më humane, të qëndrueshme. dhe një sistem efikas të azilit në mbarë botën.”bw

Klani Berluskoni po kthehet në politikën italiane

Dy fëmijët më të mëdhenj të kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berluskoni thuhet se po takohen me këshilltarë për të diskutuar mënyrat për të rikthyer në pushtet partinë politike të babait të tyre dhe për të sfiduar partinë qeverisëse të kryeministres Giorgia Meloni, Vëllezërit e Italisë, raportoi Bloomberg të martën.

Silvio Berluskoni ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 86-vjeçare. Ai ishte kryeministri më jetëgjatë i Italisë së pasluftës, duke qeverisur vendin për pjesën më të madhe të viteve 1990 dhe 2000 në krye të partisë Forza Italia, të cilën ai e themeloi në vitin 1994.

Sipas Bloomberg, që nga fundi i korrikut, fëmijët e Berluskonit, Marina dhe Pier Silvio, janë takuar me strategun politik të babait të tyre, Gianni Letta dhe ish-presidentin e Parlamentit Europian, i cili tani është ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Berluskonët thuhet se kanë ndarë ide për ekonominë, perandorinë e tyre të biznesit, si dhe të ardhmen e partisë Forza Italia.

Marina, 58 vjeçe, aktualisht drejton kompaninë Holding të familjes Berluskoni, Fininvest SpA, ndërsa vëllai i saj Pier Silvio, 55 vjeç, është në krye të konglomeratit mediatik MediaForEurope, i njohur më parë si Mediaset.

Gazeta pretendon se klani Berluskoni ka synuar të largohet nga bota e korporatave dhe të rinovojë radhët e vjetra të Forza Italias dhe ta çojë atë në pikën ku mund të sfidojë partinë Vëllezërit e Italisë, partnerin e koalicionit të tyre.

Fëmijët e kryeministrit të ndjerë thuhet gjithashtu se janë përpjekur të ndikojnë në politikën e qeverisë, me sa duket duke u përpjekur të parandalojnë vendosjen e taksave të reja mbi fitimet bankare, sipas Bloomberg.

“Berluskonët po përgatiten”, tha për Bloomberg Giovanni Orsina, kreu i departamentit të politikës në Universitetin LUISS në Romë. Ai sugjeroi që një nga fëmijët e Berluskonit madje mund të “marrë kontrollin” nëse Meloni kalon “në modalitetin e krizës” dhe krijon një vakuum pushteti.

Raporti i Bloomberg vjen pasi partia e Melonit ka pasur mosmarrëveshje me disa nga aleatët e saj politikë, si edhe me shërbimet e inteligjencës së vendit, ndërsa Roma ka qenë gjithashtu në përplasje me Brukselin për politikën buxhetore.

Sipas Bloomberg, besohet se klani Berluskoni synon ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’u rikthyer në pushtet dhe tashmë po “mobilizohet në prapaskenë”, duke ushtruar edhe më shumë presion mbi ekipin e Melonit. / Bloomberg – Syri.net

Ishte fix PROTESTË Nga Ylli Manjani

Në definicion, tubimi e djeshëm ishte fiks PROTESTË.
Në dallim nga shumë tubime të mëparshme ku kemi patur manifestim apo demostrim me numra pjesmarrësish apo cilësi fjalimesh, dje kishim një protestë të mirfilltë.
Protesta në definicion nënkupton edhe sjellje dhune, sepse mllefi është i tillë që e motivon atë.
Në fakt akti i dënimin pa ligj të një deputeti opozitar, izolimi pa ligj, prova dhe fakte e kryetarit të opozitës, vendosja në qoshen e forcës të deputetëve të opozitës hapësirat parlamentare të të cilëve janë kufizuar ekstremisht shumë e deri edhe tek ndalimi i PD për të garuar në zgjedhje me lojën e vulës, e motivojnë mjaftueshëm jo një por disa protesta si ajo e djeshmja.
Në protestë njerëzit nxjerrin duf, prandaj quhet protestë.
Në protestë hidhet edhe molotov, por nuk përdoret kallashnikov.
Deri këtu është kufiri legal që ndan protestën nga kryengritja.
Kështu që asgjë anormale nuk ka ndodhur dje. U thirr një protestë dhe njerëzit protestuan, pavarësisht konseguencave ligjore që janë të pritshme. Protestuesit i llogarisin edhe këto. Le të na thonë shqiptarët që jetojnë në perëndim se si bëhen protestat edhe kur ulet me 1 gradë temperatura e pishinave publike.
Tani, debati u bë mirë apo keq apo shërben apo jo PD, është temë tjetër. Është temë që e llogarit vetë PD më së pari e më së fundi, jo analiza publike.
Madje gjykoj që ata analistë që bëjnë sikur i qajnë hallin PD-së, janë minimalisht të pasinqertë. Atyre as u plas fare për fatin e PD apo pluralizmit. Ata gëzojnë ashtu nën maskën e “Shqetësimit për PD” që vendi po kalon në monizëm absolut.
Është totalisht analizë e pandershme që bën sikur i qan hallin PD, sepse në fakt i bën telallin qeverisë. Në fakt është po e njëjta analizë që bërtet “pse s’po proteston PD-ja”…. Hyp se t’vrava, s’dryp se t’vrava dmth…
Normalja është ti qëndrohet një llogjike: ka apo jo arsye për të protestuar?
Nëse po, protesta është legjitime dhe kaq. Nëse jo, secili është sovran ta pasqyrojë realitetin sipas mendjes së tij, po jo ta fshehë këtë pasqyrim nën “hallin” fiton apo jo PD-ja.
Të tjerat janë spekulime e llogari që nuk i takojnë askujt përveç partive ti bëjnë.
“Të zezat” e Saliut apo të udhëheqësve nuk janë arsye për t’u ngatërruar me llogjikën që kur të vendosin me shpatulla pas murit duhet të reagosh.
Për ndryshe vdis.
Sa më takon e përshëndes atë protestë që u bë sipas përkufizimit të termit.

Send this to a friend