VOAL- Për Volodimir Zelensky, mësimi i këtyre orëve është i qartë: Ukraina mbron Evropën nga Rusia. “Kështu që është koha për të na dhënë të gjitha armët e nevojshme” për të vazhduar ta bëjmë këtë. Sipas presidentit ukrainas, pas revoltës së Wagnerit, Vladimir Putin është shumë i frikësuar, ai ndoshta është fshehur diku dhe mban lidhje me besnikët e tij në Kremlin. “Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë,” tha ai në një fjalim drejtuar kombit dhe e bëri këtë duke përdorur gjuhën ruse.
Dobësia e Rusisë tani është evidente, tha Zelensky më herët, dhe “sa më gjatë të mbajë trupa dhe mercenarë në tokën tonë, aq më i madh kaosi, dhimbja dhe telashet pas kësaj”. rsi-eb