Në vitin 2012, Michael Schumacher pësoi një aksident të tmerrshëm në ski, që i shkaktoi një dëmtim të rëndë në kokë (“dëmtim i rëndë traumatik i trurit me gjendje kome”).
Një raport i botuar nga gazeta ‘Daily Mail’ thotë se Michael Schumacher “nuk është më i shtrirë në shtrat”, pas më shumë se 12 vjet aksidentit të tij të tmerrshëm.
Gazetari Jonathan McEvoy vizitoi shtëpinë e familjes Schumacher në Las Brisas pranë Andratx (Mallorca) dhe, pasi konsultoi disa burime, raportoi se shtatë here kampioni i botës në Formula 1 mund të ulet në karrocë me rrota.
Michael Schumacher vazhdon të marrë kujdes mjekësor 24-orësh nga gruaja e tij Corinna dhe një ekip mjekësor, por përparimi i tij fizik i lejon të lëvizë nëpër pronat e tij në një karrige me rrota.
Gazeta “The Sun” raporton se Schumacher nuk është parë në publik që nga aksidenti i tij dhe spekulohet se ai mund të jetë në gjendje të komunikojë vetëm duke i mbyllur sytë.
“Ai i kupton disa gjëra që po ndodhin përreth tij, por ndoshta jo të gjitha”, zbuloi një nga burimet e konsultuara në lidhje me gjendjen e pilotit gjerman.
Ja si ndodhi aksidenti i rëndë i Michael Schumacher gjatë skijimit në vitin 2012
Më 29 dhjetor 2013, saktësisht një vit pas daljes në pension si pilot i F1, Michael Schumacher pësoi një aksident të tmerrshëm, ndërsa bënte ski gjatë pushimeve familjare të Krishtlindjeve, së bashku me djalin e tij Mick (i cili ishte 14 vjeç) në vendpushimin alpin Meribel (Francë).
Piloti gjerman pësoi një dëmtim të rëndë në kokë (“dëmtim i rëndë traumatik i trurit me komë”). Me të mbërritur në Qendrën Spitalore Universitare të Grenoble, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente për të lehtësuar presionin intrakranial në tru.
Në vitin 2014, kur ai doli nga koma dhe u transferua në Zvicër; fillimisht në një spital në Lozanë dhe më pas në shtëpinë e tij në Gland.
Pak është zbuluar për shëndetin e tij që kur u lëndua pothuajse 13 vjet më parë. Lajmet rreth ‘Kaiser’-it përhapen me shpejtësi. Burimet më të besueshme janë rrethi i tij i ngushtë (Corinna, gruaja e tij dhe fëmijët e tij, Mick dhe Gina, dhe Jean Todt).
B.T (Dosja.al)