Finlanda do të krijojë një bazë strategjike të NATO-s në Mikkeli, më pak se 200 kilometra nga kufiri i saj me Rusinë, një veprim që ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë fqinjit të saj lindor, sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes.
Pas anëtarësimit në NATO vitin e kaluar, vendi hoqi dorë nga politika e mos-angazhimit ushtarak, një ndryshim që erdhi si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.
Ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, njoftoi se kjo bazë do të shërbejë si qendër për komandën tokësore të Evropës Veriore. “Ky veprim tregon se Finlanda është një anëtare e plotë e NATO-s dhe se aleanca ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vendit tonë,” tha Hakkanen në një konferencë për media.
Komanda e forcave finlandeze të mbrojtjes tashmë është e vendosur në këtë lokacion. “Kombinimi i vendndodhjeve do të krijojë sinergji mes menaxhimit të mbrojtjes kombëtare dhe atij të NATO-s,” shtoi ai.
Komanda e Multi Korpusit të aleancës do të funksionojë nën drejtimin e Norfolk të NATO-s në Shtetet e Bashkuara, duke mbikëqyrur rajonet e Atlantikut dhe Arktikut. Hakkanen njoftoi se baza do të ketë një staf prej disa dhjetëra personash nga vende të ndryshme të NATO-s.
Në qershor, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s i dhanë miratimin Finlandës për të pritur Komandën e Komponentit Tokësor të Multi Korpusit dhe Forcat Tokësore (FLF).bw