VOAL

VOAL

Zbardhen të dhëna sekrete të Policisë, dekonspirohen agjentët shqiptar e të huaj

September 20, 2022
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 6 months ago Reply

    Une e di qe vetem ne kohen e Enver Hoxhes
    Shqiperia per agjenture zente vendin e terete
    pas cias americane dhe asaj messianic.

Komentet

blank

PD publikon auditin, Berisha: Financimi rus është akt personal i Bashës

Partia Demokratike ka publikuar sot raportin për financimin rus për lotimin në SHBA. Pas prezantimit të raportit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ky financim është një akt personal i Lulzim Bashës dhe asnjë qindarkë nuk ka hyrë apo të ketë dal nga arka e Partisë Demokratike. Berisha solli në vëmendje, mbylljen e hetimit nga prokuroria shqiptare, e sipas tij kjo u bë me urdhër të Edi Ramës, duke shpëtuar bashin nga dënimi me 6 vite burg, duke e marrë peng.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka përfunduar auditin për çështjen e lobimit rus në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha. Raporti u prezantua nga kryetarja e komisionit të Auditit, Ledina Mandia e cila deklaroi se në dosjen e hetimit Rezulton se në arkën e PD nuk ka transaksione të paligjshme, dhe nuk ka pasur pagesa në drejtim të kompanisë ‘Binata Trade’.

Pas prezantimit të Raportit, kreu i selisë blu, Sali Berisha deklaroi se PD nuk ka asnjë lidhje me paratë ruse, se për përgjegjësia është personale e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, Edi Rama shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg nga dosja e lobimit, për ta përdorur më pas si peng kundër opozitës.

Teksa u ndal tek kontraktimi i ish-drejtuesit te FBI-së, Mcgonigal nga Edi Rama për shkatërrimin e PD, Berisha kërkoi që të hetohen të gjitha provat e reja që sjellin Dorian Duçka, Edi Rama dhe dëshmitarë të tjerë, për pastrimin e parave të Lulzim Bashës.

Deklaratat kreu i demokratëve i bërti gjatë konferencës me gazetarët, nga ku komentoi edhe kandidatët e grupimit ‘Alibeaj’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

blank

Financimi rus i Bashës- Berisha citon raportin e auditit: Asnjë qindarkë nuk ka hyrë apo dalë nga arka e PD-së

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sot pas publikimit të raportit të auditit për financimin rus të Lulzim Bashës.

“Prej kohësh, me të drejtë keni pritur raportin e auditit se PD ka pranuar financime ruse. Audituesit e pavarur kanë paraqitur një raport të pavarur, serioz, pasi kanë analizuar të gjithë veprimtarinë financiare, buxhetore të PD-së,” tha Berisha.

Sipas tij, ky është një akt personal i Lulzim Bashës.

“Raporti ynë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama.

Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka!

Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.

Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së.

Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka.

A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë.

Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot,” tha Berisha. syri.net

blank

Pistat e hetimit për sulmin ndaj Top Channel, ngjarja pak ditë pas shitjes së aksioneve

Sulmi ndaj Top Channel vjen vetëm pak ditë pas familja Hoxha, si pronarë të këtij televizioni, shitën aksionet te një kompani e regjistruar në Belize. Grupi hetimor po heton për sulmin në disa pista, ku një ndër to është edhe denoncimet që ky televizion ka bërë nëpërmjet emisioneve investigative

SYRI TV

Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimore për zbardhjen e sulmit me armë ndaj Top Channel. Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi doli në dritë se pronarët e Top Channel kanë kryer një transaksion për shitjen e televizionit.

Sipas dokumenteve të dala në media, familja Hoxha i ka shitur 100% aksionet e televizionit kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh. Kompania blerëse përfaqësohej nga Neidy Leoneli Gonzalez, drejtore e vetme e “Western Media Conglomerate Investments LTD” dhe rezulton e regjistruar në Belize, e njohur si parajsë fiskale.

Kjo pistë është duke u shqyrtuar nga grupi hetimor, duke qenë veprimi i fundit i kryer nga kjo media, ndërkohë që pista të tjera lidhen drejtpërsëdrejti me aktivitetin e këtij televizioni.

Pistë tjetër është ajo e denoncimeve të kryera nga Top Channel, që lidhen me aktivitete të paligjshme nga grupe të caktuara individësh apo grupe kriminale, që kanë qenë nën fokusin e emisioneve investigative. Ndërkohë që edhe Top Channel ka reaguar me një deklaratë për mediat, duke e cilësuar sulmin akt terrorist që cenon fjalën e lirë.

“Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë. Ky akt terrorist është i paprecedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë”.

Ndërkohë që ky akt përbën sulmin më të rëndë ndaj medias e fjalës së lirë, më e rëndë ishte humbja e një jete, i cili punonte për të siguruar bukën mes varfërisë ku ndodhej familja e tij. E ajo që la pas ishte vetëm një 5-lekësh, që Pal Kolës i ra nga xhepi teksa plumbat i morën jetën.

blank

Zvkryeministrja Balluku firmos vendimin, 600 mijë lekë Presidentit Begaj për t’u kuruar

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka firmosur javën e kaluar një vendim për t’i dhënë Presidentit të Republikës Bajram Begaj një shumë prej 600 mijë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore.

Në vendim nuk thuhet nëse kurimi i Kreut të Shtetit është bërë në një spital privat në Shqipëri apo jashtë vendit, por e sigurt është që në spitalet publike në vendin tonë Presidenti nuk është kuruar.

Presidenca nuk ka dhënë detaje se çfarë kurimi ka bërë Begaj, ndërkohë që dy javët e fundit ai ka dalë në publik me dorën e djathtë të fashuar.

Në të njëjtën ditë, zv.kryeministrja Balluku i ka akorduar një shumë prej 1.2 milionë lekësh edhe ish-kryetarit të KQZ-së, aktualisht këshilltar i Presidentit, Klement Zguri.

 

VENDIM

blank

 

Nr. 175, datë 24.3.2023
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ

blank

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

blank

 

VENDOSI:
Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bajram Begaj, në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

blank

 

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

blank

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

VENDIM

Nr. 176, datë 24.3.2023

PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. KLEMENT ZGURI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Klement Zguri, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

bw

blank

U qëllua me armë zjarri në zyrat e Top Channel, kush është roja i sigurisë që mbeti i vrarë

Pal Kola, 60 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 01:00 pas mesnatës pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt zyrave të televizionit Top Channel.

Sipas raportimeve të para, Kola mbeti i plagosur rëndë në oborrin e televizionit ku ndodhej në krye të detyrës, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover”, me targa të vjedhura.

Kola humbi jetën rrugës për në Spitalin e Traumës në Laprakë.bw

blank

Dhuna ndaj grave e vajzave në Shqipëri, vijon denoncimi dhe përpjekja për t’i mbrojtur

VOA/Ilirian Agolli

Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po rritet dhe mbrojtja e tyre është bërë angazhim kryesor i organizatave për të drejtat e njeriut.

Veprimtaret pohojnë se megjithë shtimin e denoncimeve, dhuna ndaj grave dhe vajzave është dukuri shumë e përhapur dhe pak e njohur.

Albana është një prej zonjave, që denoncoi dhunën, kërkoi zgjidhje martese dhe po përpiqet të nisë një jetë të re. Për arsye sigurie, portreti i saj është fshehur, ndërsa emri dhe zëri i saj janë ndryshuar.

Pasi denoncoi dhunën e ish bashkëshortit, ajo ka marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata dhe është në proces zgjidhje martese.

Albana thotë për Zërin e Amerikës se dhuna fizike ndaj saj nisi menjëherë pas martese, duke u mbuluar prej tij si formë xhelozie pa asnjë shkak.

“Nga dhuna fizike, ai vazhdoi në kërcënime: “Ti nuk mund të largohesh në asnjë mënyrë. Thoshte: “Ti je e humbur. Do të të vras. Do të hedh nga ndërtesa”. Më mbante frika në këtë marrëdhënie; nëse largohesha, do të isha vrarë siç përsëriste ai. Kam ndenjur në atë marrëdhënie 4 vite, por prapë po të njëjtat ngjarje, derisa u lodha dhe thashë “Mjaft më!”, theksoi Albana.

Albanën e takuam në mjediset e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, ku ndihmohen vazhdimisht dhjetëra gra e vajza kurajoze si ajo prej avokateve dhe psikologeve. Këtu juristet dëgjojnë histori të shumta dhe tronditëse të dhunimit ndaj vajzave nga mosha studentore deri zonja mbi 60 vjeç, nga dhuna më fillestare e deri në vrasje.

Nadja Guni është pjesëtare e një grupi të gjerë juristesh të reja, që kanë kryer studimet universitare për jurisprudencë rezultate të larta, dhe që i janë kushtuar mbështetjes së vajzave e grave të dhunuara me këshillime avokatie.

Ajo thotë se ky angazhim e ka përfshirë shumë, po bëhet mbizotëron në përkushtimin profesional të saj dhe po bën gjithçka që të ndikojë sa më shumë në zbutjen e kësaj dukurie.

Vetëm kur gjendesh në kontakt me to, mund të kuptohet se sa shumë është e përhapur kjo dukuri në shoqërinë shqiptare, thotë ajo.

“Faktorët ekonomikë dhe ata socialë ndikojnë më së shumti. Problemet e dhunuesve me alkoolin janë të vazhdueshme. Këtu vijnë vazhdimisht mjaft viktima të dhunës prej familjarëve konsumues të lëndëve narkotike dhe të alkoolit. Përpiqemi t’i ndihmojmë të gjithë”, thotë juristja Guni.

Ndihma juridike në këtë qendër nis nga hartimi i dokumentave, deri tek përfaqësimi i tyre në organet administrative dhe gjyqësore, duke qëndruar pranë grave dhe vajzave të dhunuara në të gjithë proceset juridike.

Urdhërat e mbrojtjes janë marrë pothuajse në gjithë rastet e paraqitur në gjykatë, ndërsa pas mbrojtjes fizike nis kalvari i një seri çështjesh të tjera, thotë juristja Klea Cahani.

“Ndihma nis me trajtimin e dhunës, por më vonë nisin proceset për zgjidhje martese, për kujdestarinë e fëmijëve, mbi përfitimin e ndihmës ekonomike të viktimave, apo për ndarjen e pasurisë bashkëshortore, trajtim psikologjik, nevoja strehimi. Gratë vuajnë edhe dhunën edhe gjithë këto probleme të tjera më pas”, thotë juristja Cahani.

Gratë dhe vajzat e dhunuara nuk mbeten vetëm; organizatat ia përcjellin njëra tjetrës sipas profileve të tyre, juridike, ekonomike etjj për t’i ndihmuar për t’i ndihmuar deri në fund.

Kjo dhunë jo vetëm trajtohet rast pas rasti por edhe studiohet me detaje nga ekspertet e juridikut.

Një studim të hollësishëm shumëvjeçar sapo ka përmbyllur Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, duke nisur nga vrasjet e grave dhe vajzave, fati i proceseve gjyqësore në mbrojtje të tyre, dënimi apo jo i agresorëve dhe sjelljet e institucioneve të ndryshme administrative dhe gjyqësore ndaj kësaj dukurie.

“Nga vendimet gjyqësore të shqyrtuara ndër vite, ne kemi evidentuar për fat të keq, se ka raste kur viktimat janë vrarë pasi kanë patur një urdhër mbrojtjeje. Pra, urdhëri i mbrojtjes në këtë rast nuk ka funksionuar. Kemi evidentuar arsyet se përse nuk kanë funksionuar urdhërat për mbrojtjen e jetës së tyre. Rreth 75 për qind e vendimeve gjyqësore të shqyrtuara tregojnë se dhuna ka ardhur për shkaqe familjare. Në studim renditen një seri shkaqesh të tjera. Ne kemi rekomanduar veçimin e çifteve me akte dhune fizike filimisht, por kjo është një masë tejet e pamjaftueshme, nëse sistemi i drejtësisë nuk do të ketë gjerësisht një qasje dashamirëse ndaj viktimave të dhunës dhe t’i trajtojë çështjet në kompleksitetin e tyre”, thotë dr. Aurela Anastasi, pedagoge e universitetit dhe drejtuese e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare.

Ndërkohë Albana, denoncuesja kurajoze e dhunës, po përpiqet të rifillojë jetën e saj, duke ndjekur ëndrrën e saj të ndjekë studimet për psikologji dhe hobin e saj të bëhet një make up artiste e njohur.

“Mesazhi im është që gratë dhe vajzat të mos e fshehin dhunën dhe të mos e durojnë për shumë vite si unë, por të largohen menjëherë prej atij personi dhe ta denoncojnë, pa mbajtur shpresa më kot se dhunuesi do të përmirësohet”, thotë Albana.

Megjithë denoncimet në rritje, dhuna ndaj grave dhe vajzave është ende një dukuri e shtrirë gjerësisht, por pak e njohur në shoqërisë shqiptare.

Ajo del në dritë në fazën ekstreme, kur viktimat vriten nga bashkëshortët, pas shumë vite fshehje të gjendjes.

Veprimtarët këmbëngulin që falë përmirësimeve ligjore, pushteti vendor dhe ai qendror të kujdeset përditë për dhunimet e shfaqura qysh në fazat e hershme të dhunës para se ato të shndërrohen në ngjarje tragjike.

blank

Berisha: McGonigal nuk ishte një bajloz i zi i vetëm, Edi Rama kishte korruptuar edhe të tjerë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në takimin me të rinjtë e PD-së, se Shqipëria ndodhet në një monizëm të dytë.

“Sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, i cili në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Edi Rama sot kontrollon 10 përqind më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist në vitin 1991.

Ne erdhëm në një situatë kritike. Ronald Regan e thotë me të drejtë se demokracisë i mjafton një gjeneratë për t’u zhdukur. Në njëfarë mënyre kjo po ndodhte në Shqipëri.

Edi Rama, që shëtit nëpër botë duke e ekspozuar zhgarravina, të cilat dy kritikë i cilësuan zhgarravina të një adulti të droguar, arriti të korruptojë kryezbuluesin e SHBA, të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte, kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD-në si forcë të të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare.

McGonigal nuk ishte një bajloz i zi solitar. Edi Rama kishte korruptuar edhe të tjerë,” theksoi Berisha. syri.net

blank

Policia mësyn në ambientet e ‘Prestige Resort’ për të konfiskuar godinën, pa një vendim gjykate

Thellohet paligjshmëria me rastin e ‘Prestige Resort’. Pa asnjë njoftim, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në Prestige Resort për të sekuestruar dy godina, pa asnjë vendim gjykate dhe duke vepruar në një ditë pushimi, veprojnë në kundërshtim me çdo procedurë.

Teksa çështja është në gjykatën Administrative, të pranishëm në këtë aksion të paligjshëm janë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që pretendohet se këto godina do t’i kalojnë Shërbimit Social.

“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë; kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm,”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Gruop.

Punonjësja e Shërbimit social: Na lejoni të bëjmë punën tonë. Kemi ardhur të zbatojmë ligjin.

Avokati i “Hysenbelliu Group”: Puna jonë është të zbatojmë ligjin dhe thotë; Për rastin e pronave, kushdo që ka pretendimin shkon në gjykatë. Unë jam avokati, përfaqësues i shoqërisë. Policia mund të mbështesë, nëse keni vendosur të futeni me dhunë dhe në shkelje të ligji ne do të paraqesim kallëzim për shkelje penale.

Kujtojmë se hoteli u hodh në erë me tritol më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë krejt të paligjshme.bw

blank

 

blank

Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK zyrtarizon 3 akuza ndaj ish-zëvendësit të Ramës

SPAK ka ngritur zyrtarisht 3 akuza ndaj Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve. Ndaj Ahmetajt rëndojnë akuzat pastrim parash, shpërdorim të detyrës dhe korrupsion, dhe tashmë hapi i radhës është që SPAK t’i drejtohet Kuvendit, që t’i hapi rrugë marrjes të pandehur të ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Akuzat janë kofirmuar edhe nga vetë Ahmetaj në akt-padinë ku kundërshton kontrollin e ushtruan në banesat e tij.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimin për tri vepra penale ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Çështja ndaj tij është regjistruar për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Hapi i radhës që mbetet në kompetencë të SPAK është nëse kjo strukturë do ti drejtohet Kuvendit me kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit apo jo, ish-numrit dy të qeverisë. Ka qenë vetë Arben Ahmetaj që konfirmoi akuzat në ankimin e bërë prej tij, lidhur me kundërshtimin e kontrollit të banesave nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në këtë ankim, theksohet njëherësh se procedimi panel nr 771/1 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me inceneratorin e Elbasanit,  dhe ai nr 30 për pastrim parash dhe korrupsion, pas kallëzimit që i është bërë për vilën në Hamallaj, janë bashkuar në një të vetëm.

Ndërkohë, përveç kontrolleve dhe sekuestrimit të dokumentave që kanë të bëjnë me blerjen e pasurive apo ndërtimin e tyre, SPAK ka vijuar me marrjen në pyetje të disa personave, përfshirë edhe ish-bashkëshorten. Ajo pranon pronësinë e një banese në zonën e ish-Bllokut në Tiranë por jo vilën në Palasë.

Përmes një ankimi në Gjykatë, Arben Ahmetaj pretendon se kontrolli i ushtruar nga agjentët e BKH-së, është anti-kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

blank

Begaj, Rama dhe Nikollla përshëndesin pajtimin Kosovë-Serbi mbi zbatimin e planit europian

VOA

Në Shqipëri autoritetet më të larta të vendit përshëndetën pajtimin e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e planit europian, duke falenderuar njëkohësisht Bashkimin europian dhe Shtetet e Bashkuara për angazhimn e tyre të fortë.

Presidenti Bajram Begaj deklaroi se “ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian”, shkruajti ai në një postim në Facebook duke u shprehur “besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, që pak pas njoftimit të dakortësimit të palëve afër mesnatës së mbrëmshme, reagoi duke shkruar se shpresonte “që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik”. Në rast të kundërt, sipas tij “kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit, shqiptarëve dhe serbëve”.

Postimin e tij në Twitter, kryeministri e mbylli duke uruar “që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.

Për kryetaren e parlamentit shqiptar Lindita Nikolla “normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit evropian”.

Në postimin e saj në Facebook ajo shprehet më tej se “pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane”.

blank

Banorët e Bërxullës në protestë, tensione me policinë: Nuk dorëzohemi

Protesta e Bërxullës ku banorët e zonës kërkojnë prej muajsh shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar ka nisur si çdo fundjavë edhe sot.

Këtë herë aksioni i tyre ka nisur menjëherë duke mos i kushtuar kohë as mikrofonave të mediave si zakonisht, por duke bllokuar menjëherë rrugën së bashku me fëmijët e tyre.

Sakaq efektivët e policisë kanë rrethuar banorët ndërsa u kanë kërkuar që të lirojnë rrugën vazhdimisht, edhe pse ata kanë refuzuar kategorikisht.

‘Këtë projekt rruge nuk e ka as AZHK as ARRSH, ato i hedhin topin njëra-tjetrës. Ku duhet të shkoj unë të kërkoj, rruga është pa projekt. Aktualisht që flasim është muaji i 6-të i protestës. Nuk është caktuar asgjë. Ne po sillemi njerëzisht dhe me edukatë në protestën tonë, ndërsa shteti bën sehir. Pse u ndryshua VKM për portin e Durrësit, për banorët e Bërxullës nuk ndryshon?

Do ta bllokojmë gjithë aksin, le të kalojnë nga Vora njerëzit. Ku del ky çmim 4 euro për tokën, kontrata e fundit ka qenë 52 euro për metër, e thotë ligji, nuk kam pse t’i drejtohem gjyqit. Shteti ka gjithë mundësinë ta zgjidhë këtë dhe nuk lëviz. Është çmenduri, nuk mund ta lejojmë. Ne do e përshkallëzojmë protestën çdo ditë, jo një herë në javë’ deklaroi një prej banorëve.

‘Nuk do lejojmë asnjë fadromë që të vijë në tokët tona. Shteti nuk do t’ia dojë për ne që kemi 6 muaj në rrugë. Kemi kaq kohë që nuk na zë gjumi natën. Na është sosur durimi, nuk vjen as ministria e Bujqësisë, as e Infrastrukturës, as Belinda nuk vjen të pyesë’, u shpreh një prej protestueseve. syri.net

blank

Ditmir Bushati për takimin në Ohër: Refuzimi i nënshkrimit tregon se Serbia nuk ka përkushtim të njimendtë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me takimin e zhvilluar në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Bushatit refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim të njimendtë në këtë proces me Kosovën e cila u soll krejt ndryshe duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar të dy dokumentet.

Ai shkroi më tej se BE ka mundësinë e “artë” për të përfunduar procesin e shtetësisë së Kosovës, europianizimin e Serbisë dhe anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Postimi i plotë:

Takimi i Ohrit mes Kosovës e Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian përfundoi me miratimin e planit të zbatimit të marrëveshjes të rënë dakord më 27 Shkurt. E përbashkëta e të dy dokumenteve është mungesa e nënshkrimit të tyre. Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim të njimendtë në këtë proces. Krejt ndryshe u soll Kosova duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar të dy dokumentet. Në këtë mënyrë, Kosova ndihmoi edhe partnerët ndërkombëtar që gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë dhe jo rrethimi i saj nga histori suksesi, është rruga e shkëputjes së saj nga Rusia.

Përkundër pritshmërive, plani i zbatimit është edhe më i shkurtër se vetë marrëveshja dhe pa shumë detaje, siç ndodh zakonisht në të tillë dokumente. Mirëpo, në Ohër u ra dakord që angazhimet e palëve në këtë proces të trupëzohen në rrugën e tyre drejt BE-së, çka pritet të krijojë një sinergji më të mirë mes procesit të dialogut dhe procesit të anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë. Pas mbështetjes unanime të shteteve anëtare të Marrëveshjes së 27 Shkurtit, Plani franko-gjerman zyrtarisht u transformua në një Plan Europian, me mbështetjen edhe të SHBA-ve. Kësisoj, BE-ja nuk është më vetëm në pozicionin e ndërmjetësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e angazhimeve. Proces ky i ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

Nëse në të shkuarën BE-ja ka treguar në jo pak raste mungesë besueshmërie, duke mos iu përmbajtur zotimeve të saj përkundrejt shteteve të rajonit, me këtë pozicionim të ri BE-ja ka mundësinë e artë për të përfunduar procesin e shtetësisë së Kosovës, europianizimin e Serbisë dhe anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur agresionit rus në lindje të kontinentit është përmbyllja e pasojave të luftrave në ish Jugosllavi dhe konsolidimi i projektit europian në një hapësirë gjeografike, që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, siç është Ballkani Perëndimor.bw


Send this to a friend