E Diele, 15 Tetor 2017 (ORA 19.30 E AUSTRALISË)
E pritme me shumë ankth rezultatin e kësaj ndeshje Tenisi të Kupave të Mëdha që do të zhvillohej në Shangaj, per titullin Kampion i Shangait per vitin 2017, ndermjet Nr. 1 Rafael Nadal dhe Nr. 2 Rogjer Federer, finalistë të këtij kampionati botnor.
Ishte një betejë që ne pritshim me padurim hapjen e krahve të Yllit Zvicrres, lojtarit të Madh dhe të pamërritshem Rogjer FEDERER, 36 vjeçar, i cili luftonte per Trofeun e Nandëdhjetekatert të Fitoreve të Titullit Kampion në të gjitha ata fusha tenisi në Botë.
Dhe Mjeshtri i Madh i perdorimit raketës, mbas gati dy orësh na ngriti në kambë dhe ne, që po ndiqnim ndeshjen nga Melbourne i Australisë në TV.
Një Fitore e padiskutueshme me rezultatin 6 – 4 dhe 6 – 3.
Rogjer FEDERER Kampjon i Shangait per vitin 2017 per të dyten herë mbas 2014.
Rogjer FEDERER Kampion per të 94 herë në fushat e Tenisit Botnore, i renditun i Dyti në Botë, në klasifikimin e pergjithshëm.
Sot të gjithë ne që ndjekim me dëshirë të madhe Fitoret e Tenistit të Zvicrres, dhe të Atij Ylli të Papersëritshem të Botës sportive të Madhin ROGJER FEDERER, me shumë gëzim dhe respekt i Urojmë nga zemra, shëndet per të mërrijtë Fitore të tjera dhe Ate, që
ROGJER FEDERER nuk i mungon: Kënaqësi familjare dhe jetë të gjatë per me pa edhe trashigimtarët tue ndjekë rrugen e Fitoreve të Babës së Tyne “Një Fisnik Europjan”!
Ju falemnderes zotni ROGJER FEDERER…
Melbourne 15 Tetor 2017.
Pa dashurine per sportin shkodranet do te ishin shume me pak interesant.
Urime djaloshit fantastik zviceran.
Flm zotni Fritz.
Ne se dishroni me mbete te rij… “Ndiqni lojnat e tenisit nga Rogjer FEDERER ! ”
Ai asht edhe disa here fitues i titullit “Sportisti ma i mire i vitit ” !!
Ju falemnderes.