Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç, ka pranuar mbrëmë se para sulmit terrorist në Banjskë, ai është takuar tri net rresht me Milan Radoiciç, njeriun kryesor që ka pranuar se ka organizuar sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre terroristë serbë.
Gjatë intervistës në TV Happy, ai tha se në takimi ishte edhe Slavko Simiç dhe disa djem te tjerë.
“Unë tri net kam pasur takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk iu besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet t’ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve, nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet”, tha Vuçiç.
Ai tha se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.sn