Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një komunikim për mediat foli për rrëmbimin e 3 policëve nga forcat serbe ‘Kobra’.
Gjatë fjalës së tij Kurti ka prezantuar një hartë, nëpërmjet të cilës shpjegoi zonën ku u rrëmbyen policët e Kosovës.
Gjithashtu ai theksoi se ngjarja ndodhi në ‘thellësi të territorit të Kosovës’ dhe se sipas tij KFOR ka parë gjurmë të çizmeve dhe prangave, por element të cilat nuk janë përmendur deri tani, -thotë ai.
“Vendi ku ka ndodhur ngjarja është 1 km, 300 metra dhe 670 centimetra larg prej kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës. Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë.
Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, policia e Kosovës dhe aty janë gjetur gjurmë të çizmeve, këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne. Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është që as të nesërmen me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim, nuk del KFOR-i”, theksoi ai.BW