Rindërtohet skena e ngjarjes së armatosur në Elbasan që solli vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e 4 personave. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia ka mundur të rindërtojë ngjarjen pas pyetjes së disa prej personave të pranishëm gjatë konfliktit.
Ashtu siç u deklarua dhe më herët, 20 minuta para krimit strukturat e PD në Elbasan kanë njoftuar policinë se një mjet pa targa po shpërndante para dhe po blente vota.
Me furgonat me logon e PD i është bllokuar rruga kësaj makine dhe palët kanë qenë në pritje të policisë. Më pas drejtuesi i mjetit pa targa është sharë me fjalë banale me ish-punonjësin e policisë dhe situata precipitoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Dëshmitarët kanë parë Paplekajn të pozicionohet me një gju në tokë dhe të kryejë qitje.
Gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi ka mbërritur policia dhe ngjarja u zhvillua në pak sekonda.
Policja e plagosur Xhensila Sota ka qenë e pozicionuar në krah të rrugës së bashku me dy zëvendës drejtorët dhe dyshohet se është plagosur nga një plumb rikoshet.
Arma e ish-policit Paplekaj është sekuestruar nga policia ndërsa pistoleta tjetër nga e cila dyshohet se është kryer qitje nuk është gjendur dhe nuk dihet nga kush është përdorur.
Ndërkaq janë sekuestruar dhe mjetet në vendngjarje, ndërsa nga kontrolli i mjetit pa targa janë gjetur vetëm postera. Veprimet hetimore për krimin që tronditi Elbasanin, por jo vetëm po kryhen në drejtim të Prokurorisë Elbasan.
Në kulmin e tensioneve në Theth, ku qeveria ka nisur shembjen e banesave të banorëve me pretendimin se janë ndërtime pa leje, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama u kishte premtuar leg . . .
Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Josif Budon, heroin e demokracisë, me një shtatore të ngritur në mes të qytetit.
I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga kryebashkiaku i Kavajës, . . .
Pas kritikave publike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mungesën e hetimeve për një rast ndërtimi pa leje në Theth, prokurorja Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshi . . .
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në Shërbimin e Provës, në kuadër të lirimit me kusht, pas dënimit me një vit burg, nga i ci . . .
Vetting
Monopoli i tenderave të mirëmbajtjes
Në korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte thirrje për tenderat e mirëmbajtjes, ku një ndër përfituesit kryesorë do të ishin . . .
Vetting
Nga fundi i vitit 2018 do të plaste skandali me tenderin e Unazës së Madhe, tender i cili i kushtoi disa drejtorë qeverisë shqiptare duke “sakrifikuar” edhe ish-ministrin e Infr . . .
Emisioni investigativ Vetting, News24
Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO- . . .
Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, gjatë fjalës së tij në përurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë, u shpreh se ky moment përfaqëson jo vetëm nderim . . .
Në fjalën e tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës në Kavajë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dënoi me forcë regjimin aktual, duke e krahasuar me diktaturën e viteve . . .
Ish-deputeti Ervin Salianji, mori sot pjesë në aktivitetin e parë që nga lirimi i tij nga qelia vetëm dy ditë më parë.
Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif . . .
Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij.
DHAT rendit si shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit . . .
Pas tri ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Kapiteni 52-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi shpëtoi dy tu . . .
Komentet