Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, është ndaluar nga policia në Britaninë e Madhe.
Bashkë me të janë arrestuar edhe dy shtetasit britanikë Stephen Hunt dhe Thomas Mithan të cilët dyshohet se ishin pjesë e grupit që organizoi ekzekutimin mafioz.
Dy shtetasit britanikë dyshohet se ishin vendosur në hoteln në pronësi të Nikulajt dhe informonin killerin portugez për lëvizjet e tij.gsh