Në raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të Kosovës, 27 deputetë të LDK-së votuan kundër Hashim Thaçit.
Ata kishin shansin të hynin në histori!
Por ata hynë në historinë e turpit.
Raundi i dytë dhe i tretë dëshmoi se si vota e lirë u përçudnua nga një kastë që ka tradhëtuar idealet dhe kauzat e Ibrahim Rugovës.
Mosvotimi i Hashim Thaçit ishte shumë i mundshëm, shumë i lehtë.
Mjaftonte të largohej nga salla e votimit Doruntinë E.Maloku, Armend Zemaj dhe Teuta Rugova.
Komentet e Doruntinës dhe Armendit përpara gazetarëve nuk ishin aspak të denja për ta dhe zhgënjyese për opinionin publik që i kishte besuar.
Ata nuk mund të tallen dot me opinionin publik.
Komentet e Doruntinës dhe Armendit ishin poshtruese për elektoratin e LDK-së sepse ishin rrenë klluqe.
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani kishte kohë që ua kishte bërë me dije, nëse ata nuk kishin njohuri të mjaftueshme, se vota kundër Thaçit do të ishte mosprania e tyre.
Ashtu si vepruan deputetët e vërtetë të LDK-së Vjosa Osmani, Dr. Hatim Baxhaku, Anton Quni, Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj.
Me këta pesë deputetë është elektorati i LDK-së.
Me këta pesë deputetë është elektorati rugovian.
Këta pesë deputetë janë LDK-ja.
Ndërsa deputetët e tjerë që kanë keqpërdorur votën e elektoratit të LDK-së u bënë gurë shahu në duart e qyqanit më të madh të politikës në Kosovë, që është Isa Mustafa!
Deputetët e LDK-së që votuan apo qendruan në sallën e Kuvendit të Kosovës për të plotësuar kuorumin iu bashkangjitën përfundimisht partisë së Hashim Thaçit, ju bashkangjitën haptas, ashtu si i janë bashkangjitur nën terrin e ilegjitimitetit prej 2006.
Më 26 shkurtin 2016, vota e lirë e sovranit u përçudua rishtas.
E përçudnoi LDK-ja.
Por të humbur janë përçudnuesit.
Sepse ata shpërdoruan edhe një herë besimin e Sovranit.
Sovrani sot asht ma syçelë se kurrë.
Deputetë të LDK-së që sot kishin shansin ta ringjallnin LDK-në nga koma ku e kanë futur kasta e korruptuar me Isa Mustafën në krye, janë të humburit, ndërsa koma politike e LDK-së tash u kthye në fundin e saj.
LDK mund të rilindë vetëm prej atyre 5 deputetëve që respektuan votën dhe vullnetin e sovranit, të tjerët tashmë kanë dalë në pension,
sovrani nuk ua harron kurrë këtë natë të 26 shkurtit 2016
kur ata e shitën votën e Sovranit!
Komentet