Mali i Zi ka shënuar një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke hyrë në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit. Ndërkohë, ky zhvillim vjen në një moment kur Shqipëria ka ngecur në marrjen e “kartës” IBAR dhe anëtarësimi duket shumë larg.
Teksa kryeministri Edi Rama na tregon ‘barsoleta me BE’ dhe bën propagandë duke thënë që jemi shumë pranë Integrimit në Union, e vërteta është krejt ndryshe. Hapja e raportit IBAR për vendin tonë ka ngecur prej muajsh dhe disa vende na e kanë “përplasur derën” në fytyrë.
Ndërkohë vendi fqinj me Shqipërinë, Mali i Zi ka hyrë në fazën përfundimtare të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Paralelizëm ky që tregon ky vend ka arritur rezultate konkrete, teksa Rama vijon të mos pranojë dështimin dhe të bëjë ‘show’.
AdChoices
WERBUNG
Kjo është një goditje shumë e madhe për Edi Ramës, pasi sa herë pyetet mbi bllokadën, e shet si dëshirë e vendeve anëtarë për të na bllokuar dhe jo si fakt që jemi shumë larg arritjeve pozitive në proces
Ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit kanë miratuar sot krijimin e një grupi pune që do të përgatisë marrëveshjen e anëtarësimit për Malin e Zi.
Vendimi është marrë në Bruksel nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), ndërsa lajmi është konfirmuar nga Presidenca qipriote e Këshillit të BE-së.
“Sot, ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) miratuan krijimin e një grupi pune ad hoc për përgatitjen e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi. Presidenca qipriote ka punuar fort që ky grup të ngrihet sa më shpejt, sidomos duke pasur parasysh punën e gjatë teknike që duhet përfunduar para se të nisë hartimi konkret i marrëveshjes. Jemi të bindur se kjo do të japë një mesazh të qartë se anëtarësimi është brenda mundësive për vendet partnere të zgjerimit,” u shpreh një zëdhënës i Presidencës qipriote.
Sipas deklaratave zyrtare, ky grup do të merret me përgatitjen teknike dhe ligjore të traktatit të anëtarësimit, një hap i domosdoshëm para finalizimit të procesit.
Ministrja e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorčević, e ka cilësuar këtë zhvillim si moment historik.
“Kjo është faza e fundit drejt anëtarësimit të plotë në BE”, është shprehur ajo, duke shtuar se synimi mbetet që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i unionit deri në vitin 2028.
Nga ana tjetër, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se marrëveshja e Malit të Zi do të përfshijë mekanizma të rinj sigurie, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme të BE-së ndaj zgjerimit.
“Klauzolat mbrojtëse nuk janë asgjë e re, por kjo do të jetë e re. Dhe kjo tani lidhet me rishikimet e politikave para zgjerimit. BE-ja duhet të përgatitet institucionalisht, politikisht dhe financiarisht”, tha Kos.
Grupi i ri i punës do të koordinojë detajet finale të traktatit, përfshirë periudhat kalimtare dhe mekanizmat mbrojtës, për të siguruar një integrim gradual të vendit në strukturat e BE-së.
Megjithatë, procesi nuk është mbyllur ende. Marrëveshja përfundimtare mund të finalizohet vetëm pasi Mali i Zi të mbyllë të gjitha kapitujt e negociatave dhe të harmonizojë plotësisht legjislacionin me atë të BE-së. Deri tani, Podgorica ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt e negociatave.
Ky pritet të jetë traktati i parë i zgjerimit pas më shumë se një dekade, çka e bën edhe një model potencial për vendet e tjera të rajonit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian./ Pamfleti






Komentet