VOAL

VOAL

VOA: Konfiskohen pasuritë e Ylli Ndroqit, mes tyre, televizionet Rtv Ora dhe Ora News

November 4, 2022
blank

Komentet

blank

Gazment Bardhi: Po shkonim drejt konsensusit kur na sulmuan paramilitarët e Lulzim Bashës

Pas më shumë se 9 orë mbledhje të kryesisë së partisë së vulës, 17 nga 29 anëtarë të saj vendosën që kryetari i ri të zgjidhet në 29 korrik.

Kjo shkaktoi debate të shumta brenda mbledhjes për shkak se një pjesë e anëtarëve, deputetë demokratë, kërkuan që fillimisht të bëheshin zgjedhjet në degë dhe në fund zgjedhja e kryetarit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tregoi se si u hodh në votim propozimi për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, mes përplasjeve mes anëtarëve.

Bardhi: Tensioni u krijua nga fakti që nuk pranohej të diskutohej asnjë propozim tjetër veç atij qe u votua. Ndërkohë që Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet. Ne kërkuam që po, duhet të kemi një version të unifikuar, që bën të mundur të dalim me vendim unanim dhe të gjejmë një version që bashkon dy qëndrimet. Bëri një propozim Land Bejko konkret për unifikim dhe sapo filluam të diskutojmë, nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat “votojmë votojmë votojmë vetëm versionin e datës 15 korrik”./ bw/ 

blank

‘Kishte frikë të dilte’- Gazetari: Pasi dha dorëheqjen, Jorida Tabakun e shanë dhe ofenduan 30 burra!

Dëshmi tronditëse vijnë për rikthimin e Lulzim Bashës në PD e vulës, me kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve që besuan se ai ishte larguar.

Gazetari i Syri TV, Ermal Rizaj ka treguar dëputetët janë kërcënuar dhe janë sharë nga familja gjatë mbledhjes, në presion për të votuar për një datë për zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Duke parë situatën që u krijua, Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ka dalë në një deklaratë për mediat në orët e vona të ditës së djeshme.

“Pas deklaratës, një nga militantët e ofendoi Jorida Tabakun dhe ajo i kthehet”, ka treguar gazetari Ermal Rizaj.

“Kur shoh atë (deklaratën) duhet ditur që e ofendojnë, përballë pati 30 burra që e shikonin se çfarë do thoshte, dhe kur mbaroi, e ofenduan”, tha gazetari duke shtuar se kur është larguar nga selia Jorida Tabaku është dashur të shoqërohet nga shoferi i Gazment Bardhit sepse kishte frikë të dilte, duke parë kërcënimet dhe dhunën ndaj deputetëve të tjerë që nuk ishin dakord me Bashën.

blank

Gazment Bardhi: Kolegët të distancohen nga dhuna, presioni dhe shantazhi

Pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara dje gjatë mbledhjes së grupit Basha-Alibeaj, Gazment Bardhi ka thyer heshtjen.

Ky i fundit teksa refuzoi që të votonte për të votuar për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të grupimit, më 29 korrik, iku nga mbledhja. Ai dënoi me forcë dhunën dhe gjuhën kërcënuese ndaj deputetëve të PD nga mbështetës të Bashës.

 

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.”, thuhet në reagimin e tij.bw

blank

Mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët, ofendojnë edhe gazetarët. Bardhi e Sula braktisin mbledhjen

Mbledhja e kryesisë së Grupit, Basha – Alibeaj ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt.

Pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.
Por në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja.

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anetarëve të Kryesise që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë.

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.

Çfarë ndodhi në mbledhje?

Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, kryesia e grupit mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2.30 të së mërkurës ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetvë, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish kandidatët për kryetar bashkie Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish deputeti Xhemal Gjunkshi.

Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 29 korrik. syri.net

blank

Përsëritet historia- Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Rama ishte në Berat

Sa herë që shet një nga miqtë e tij, Edi Rama vendos që të arratiset në Berat.

Edhe ditën e sotme, në momentin që arrestohej Vangjush Dako, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në Durrës dhe njeriu që i mbledh votat atij në qytetin bregdetar, Rama ndodhej në Berat.

Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Edi Rama ndodhej sërish në Berat.

E tani nuk ma më asnjë dyshim që Edi Rama i di më përpara arrestimet dhe SPAK duket se i kërkon atij lejen që të nisë operacionet e arrestimeve.

E nga Berati ku ishte sot, Rama ka vendosur që të reagojë edhe për Vangjush Dakon.

‘Duhet bërë durim i madh në luftën kundër korrupsionit, kemi hyrë në fazë të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht kjo s’është e lehtë, ka gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, se nuk ke se si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje sot është krah avokatit’, është shprehur Rama në Berat. syri.net

blank

Urdhër arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, reagon për herë të parë Rama: Po goditen ata që…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon.

Gjatë fjalës së tij nga takimi me banorët e Beratit, Rama tha se po goditen njerëz lidhur me pushtetin.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS.
Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama.

Vetë Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës. Sakaq, hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.bw

blank

Dubai, ‘vendi i sigurt’ për bosët e krimit- “S’janë në dorë të SPAK ekstradimet ”, Dumani: Janë dërguar 4 kërkesa…

Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë vende të tjera të botës.

Krerët e bandave kanë zgjedhur Dubain si vendin e tyre të sigurt për t’i shpëtuar drejtësisë në vendit e origjinës. Një nga arsyet është mos lejimi i ekstradimit të tyre dhe lehtësirat në qarkullimin e parave të pista që Dubai mundëson.

Për këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se pranë ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme ka dërguar 4 kërkesa ekstradimi të shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por janë ende në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e  Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani për Tv Klan.

Kujtojmë që refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme.

Një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm.

blank

Arrestohet 46-vjeçarja në Korçë, përvetësoi 3 milionë euro nga bizneset përmes një poste private

Një 46-vjeçare ka rënë në prangat e policisë për mashtrim. Burime konfirmojnë se gruaja nga Korça prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë duke mashtruar bizneset online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasen Alma Beqiri.

Pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, 46-vjeçarja, e cila ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private të postës “Adex” në Korçë dhe Pogradec nuk ua dorëzonte bizneseve duke i mashtruar. Ka rezultuar se gjatë periudhës 2021-2023, ajo ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të 46 -vjeçares. Vijon puna për të identifikuar të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

Alma Beqiri, u arrestua nga policia e Korçës në kuadër të operacionit “Postmail”.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

blank

./ dita

blank

Nga Sali Berisha – Përse prej tri ditësh, Rama i përvishet Albin Kurtit!

Ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjetër.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:

Së pari, Rama e bën këtë për të mbrojtur padronin e tij, Vuçiç dhe për të nxjerrë Kurtin, që i ka treguar vendin me kohë, si djallin me zile.

Së dyti, si hakmarrës ai e bënë këtë për të ndërsyer në këtë moment të pafavorshëm për Kurtin forcat politike në Kosovë kundër tij. Por përsëri, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Vuçiçin, në këtë rast, kjo ndihmë nuk do të pranohet prej tyre.

Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklarata:

A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmerrshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…

B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën. Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri.

blank

Tensionet në veri të Kosovës, Rama në BBC: BE dhe SHBA kanë të drejtë, Kurti është tërësisht i gabuar

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ka komentuar dje sërish tensionet në Veri të Kosovës. Në një intervistë për BBC ai deklaroi se SHBA dhe BE kanë të drejtë në qëndrimet e tyre, ndërsa Albin Kurti është duke gabuar.

Rama deklaroi më tej se ndërkombëtarët nuk po kënaqin Beogradin, por po çojnë Kosovën në një tjetër nivel në arenën ndërkombëtare.

“Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve”, tha Rama.

“Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiq janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, bazuar në propozimin franko-gjerman me njohjen reciproke, i ka acaruar të dyja palët. Është si një çift në derë të kishës para se të martohen, që fillojnë dyshojnë”, tha ai

 

“Mendoj se nuk ka rrugë tjetër në botë që kjo marrëveshje nuk do bëhet. Ishim në një samit të Komunitetit Europian me të gjithë liderët në Moldavi dhe të gjithë ata, sidomos presidenti francez dhe kancelari gjerman janë të bindur që Kurti dhe Vuçiq duhet të ulen në një tryezë dhe të mbyllin marrëveshjen”.

 

“Më vjen keq ta them por mendoj njësoj dhe ky nuk është pozicion servili, por jam i bindur se SHBA dhe BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar, sepse ata nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër”.

“Mendoj se Serbia nuk është rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur përfundimisht Kosovën që prej vitit 1999. Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke”, tha Rama. bw

blank

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, aktorët ndërkombëtarë të shqetësuar, kërkojnë dokumentacionet përkatëse

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vijojë dënimin e mbetur në shtëpi.

Shkak për vendimin u bë një raport i mjekësisë ligjore që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Kështu Saimir Tahiri rifiton lirinë pas gati 16 muajsh në qeli. Dënimin e mbetur do ta kalojë në shtëpi dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakord”.bw

blank

 

blank

Berisha: Saimir Tahiri u lirua pas ultimatumit që i dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij dhe Olsit me bandat

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, komentoi edhe lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës.

Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.

Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.

Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij.

Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal,” tha Berisha. syri.net


Send this to a friend