Gjuha shqipe, mjalt’ e ëmbël,
Gjuhë e Mëmëzonjës sime,
S’ka në bot’ si gjuh’ e nënës,
Të kënaq er’ trëndeline.
.
Rron ajo, që rrojme ne;
Naime të tjer’ pat fat,
Djem që për të bëjnë be,
Midis tyre një vlonjat.
.
Burr’ që vë një gur për kombin,
Shok me djalë të Petro Ninit,
Për këtë gjuhë të ekzistences
Sa Çika – pesh’ e mendimit.
.
Vlora korife ka lindur
Që matet me korifej
Me nj’ Aleksandër Xhuvan,
Me një Eqerem Çabej.
.
Mbolli, mbolli lule shqipe,
Arom’ ilirike mbushur,
Ky det me vullnet Balzaku,
Në Panteon është futur.
.
Do të mbjell’ sa të ket’ frymë
Të tilla lule me vlerë,
Se prapa tij do të vinë
Shaban Demiraj të tjerë.
.
L’Aquila, Itali, 14,02.2000
.
[Botuar në vëllimin tim poetik “Mërgata e luleve”, Tiranë, Globus R, 2006, f. 103].