———————————-
Nga gjithë mjekët
ndër ne, mbi tokë
doktor Deti
ndillet më i besueshmi,
në papafingon e vrerët
atje lart
s’e di ka shërbim
ambulator
urgjencë e urolog
por tash për tash
ia besoj
unë detit amanet
vizitën time
të (para)fundit.
.
Deti ynë
vlon thellë,
cekët me dhimbjet
më të vërteta
kur ne, tek njeri – tjetri
gulfe hutime të zëshme
begatohemi
më shumë se dy
dhe më tepër,
shprazemi
mbi himet e gërhitjes,
shtatit ngricor
të sirenës
kupës plot gjarpërinj
të farmacive.
.
Deti
ndillet
më i besueshmi,
vetëm atij
ia blatoj zëthin –
gjethin tim të fundit.