Lexova sot këte artikull: Nga Prof. Dr. Stefan Çapaliku, n’ Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkoder: “Nëse me anën e kësaj deklarate, se: “Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…” (Citim nga fjala e Rektores së Universitetit të Shkodrës) shprehet qëndrimi zyrtar dhe si rrjedhojë dakortësia e profesoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për sa më sipër, atëhere deklaroj, në emrin tim personal, se nuk do marr pjesë kurrë në asnjë veprimtari të këtij universiteti…” Artikulli titullohet: “Ambasadori turk në Universitetin e Shkodrës: Osmanët mbrojtën trojet shqiptare. Çapaliku: Skandal, thirrje kolegëve të distancohen”
Në lidhje me qendrimin burrnor të Prof Dr. Çapalikut, do të shtoj se, nga vetë emni i “Universiteti Shkodres”, pra jo: “Luigj Gurakuqi” i Shkodres, del edhe arsyeja pse në Shkoder, u lejue prishja e shtëpisë së Gurakuqit, pse po vazhdon porosia e Ramiz Alisë në Vlonë që: “Luigj Gurakuqi nuk duhet me qenë në Monumentin e Vlorës sepse, ai ishte njeriu më i besuar i Klerit Katolik Shqiptar…”, dhe, pse “Dita e Mësuesit” nuk asht “Dita e hapjes së Shkollës Normale të Elbasanit – 1 Dhjetori 1909 – ?!”
E kush ishte ma Atdhetar se Luigj Gurakuqi në Sheshin e Flamurit të Asaj Dite të Lumnueshme të 28 Nandorit 1912, o Vllazen Shqiptarë?!
Unë nuk mund të dij qendrimin e Profesorave të tjerë t’ Atij Universiteti, në lidhje me “deklaraten e siperme”, po mund të them me plot gojë që: “Asht kenë fat i madh që nuk jam diplomue n’ Até Shkollë të Naltë të atij qyteti, (vetem per arsye biografije dhe se, nuk i sherbeva sigurimit asnjë minut gjithë jeten time!) madje, edhe pse ishe sternip i Luigj Gurakuqit!
Por, kurr mos të harroni se: “Historia e Vertetë e Popullit Shqiptar asht e shkrueme me Gjakun e Herojve të Tij, të pashlyeshem nder shekuj…
E Gjak të paster per Atë Histori, ka derdhë edhe Heroi Luigj Gurakuqi!”
Melbourne, 14 Dhjetor 2021.
Artikulli i plotë: https://alb-spirit.com/2021/12/13/ambasadori-turk-ne-universitetin-e-shkodres-osmanet-mbrojten-trojet-shqiptare-capaliku-skandal-thirrje-kolegeve-te-distancohen/
Komentet