Më 28 qershor të çdo viti, zakonisht Minoriteti Serb lokal në vendbanimin e quajtur Gazimestan mban një tubim. Sivjet kjo ndryshoi dhe nuk u mbajt në Gazimestan, por u zhvendos duke u mbajtë në Graçanicë.
Festimi i humbjesë së Betejës së Kosovës, në këtë datë dhe zhvendosja e këtij tubimi të quajtur Vidovdan, duke e shmangur Gazimestanin, ku tradiconalisht është mbajtur, duke kaluar në Graçanicë, është për të zgjuar kurreshtjen e opinioni të gjërë se Minorioteti Serb në Kosovë banon gjithandej në Kosovë. Nga Gazimestani kanë mundur të mbajnë në Manastirin e Deçanit apo në Shtërpcë, por kjo nuk ishte planifikuar.
Nga kjo na jep të kuptojmë pse tani nuk u mbajt në Gazimestan, por në Graçanicë.
Ky aktivitet i zhvendosor nga një lokalitet, flet që qarqe më të lartë si të Akademisë Serbe dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, do ta kalojnë vitin tjetër për tu mbajtur dhe për t’u shtrirë edhe në Anamoravë, kur dihet mirëfilli se kemi komunat Partesh, Kllokot, Ranillug dhe Novobërdë.
Duke u vendosur Vidovdani nga Gazimestani, ku objektiv është Anamorava, dhe këto komuna administrativisht kufizohen me Preshevë, Bujanoc, kështu do të arrihet që përveç veriut të Kosovës, përmes katër komunave në Anamoravë ,,do të bëhet një mur’’ në mesë të Anamoravës dhe Krahinës shqiptarë që është Kosovë Lindore.
Komuna e Graçanicës, kufizohet me Komunën e Ranillugut, prandaj Vidovdani në kuptimin e strategjisë Serbe, do të bartet në Anamoravë, kështu Graçanica dhe Manastiri i Deçanit, mbeten për politikën Serbe për konsum ditor, kurse veriu i Kosovës dhe Anamorava, mbetën për politikën Serbe fokuse kryesore.
28.06.2023