VOAL

VOAL

VIDEO/ Zbardhen detaje që tregojnë se si u realizua ‘udhëtimi sekret’ i Zelenskyt në Uashington

December 22, 2022
blank

Komentet

blank

Kurti: Mospajtimet me Uashingtonin nuk janë thelbësore e as vendimtare

VOA/Edlira Bllaca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dallimet në qëndrime si ato mbi situatën në veri të vendit nuk janë thelbësore as vendimtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Prishtinën zyrtare për përshkallëzimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të cilat u bojkotuan nga serbët, u shoqëruan nga njësitë e posaçme të policisë në vendet e tyre të punës.

Ne jemi jashtëzakonisht dhe përjetësisht falënderues për mbështetjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për çlirimin dhe pavarësinë, për mbrojtjen dhe sigurinë, për zhvillimin dhe demokracinë. Natyrisht që ka raste kur na dallojnë ngapak qasjet, mirëpo këto nuk janë gjëra të cilat janë thelbësore dhe kurrsesi vendimtare”, tha kryeministri Kurti.

Për të katërtën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë u mblodhën në komunat veriore, Zveqan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kërkuar largimin nga ndërtesat e komunave të kryetarëve shqiptarë dhe largimin e njësive të posaçme të policisë.

Kryeministri Kurti ritheksoi sot se ulja e numrit të policëve nëpër ndërtesa komunale mund të bëhet kur të largohen siç tha bandat kriminale mes protestueve.

“Natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovenizmit të djathtë ekstrem të cilët e adhurojnë (Slobodan) Millosheviqin dhe (Vladimir) Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi ose duhet t’i dërgojmë në burg”, tha ai.

Tri ditë pas përplasjes së protestuesve serbë me forcat paqeruajtëse të NATO-s, ku pësuan lëndime 30 pjesëtarë të KFOFR-it, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Policia e Kosovës tha në një njoftim se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar të enjten nga një grup personash të maskuar derisa po qëndronin në hyrje të sheshit të pjesës veriore të Mitrovicës.

“Si pasojë e sulmeve dy të dhunuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë ndërsa nënvizohet se “aktet e tilla nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, por individëve apo grupeve të caktuara kriminale”.

Zhvillimet në veri kanë ngritur shqetësimet për ripërtëritje të konflikteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e të cilave mbesin të tensionuara 24 vjet pas luftës, ndonëse ka mbi një dekadë që palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

blank

Biden shënon Ditën e të Rënëve gati 2 vjet pas përfundimit të luftës më të gjatë të Amerikës

VOA/Marrë nga Associated Press

Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve, në të cilën vendi nderon ata që kanë dhënë jetën në shërbim të vendit.

Presidenti Joe Biden lavdëroi sakrificën e brezave të trupave amerikane që dhanë jetën duke luftuar për vendin e tyre, ndërsa shënoi Ditën e të Rënëve në një ceremoni të vendosjes së kurorës në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. “Nuk duhet të harrojmë asnjëherë çmimin e paguar për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha presidenti në një fjalim që mbajti me rastin e kësaj dite.

Presidenti Biden është krenar që administrata e tij ka patur një kohë paqeje relative për ushtrinë amerikane pas dy dekadash lufte në Afganistan dhe Irak. Kanë kaluar gati 21 muaj që kur presidenti demokrat i dha fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Presidenti Biden e përmbushi premtimin e fushatës për t’i dhënë fund një lufte 20-vjeçare që mori jetën e 2,400 anëtarëve të shërbimit amerikan.

Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lulet në varrin e ushtarit të panjohur tek Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku janë varrosur rreth 400 mijë veteranë.

Dita e të Rënëve u shënua për herë të parë me aktivitete të shumta në vitin 1868, kur vendi po rimëkëmbej nga Lufta Civile Amerikane. Ajo u bë një festë federale më shumë se një shekull më vonë në vitin 1971.

Dita e të Rënëve është gjithashtu një ditë optimizmi, që shënon fillimin e sezonit të verës në Shtetet e Bashkuara.

blank

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

VOA/Burim Goxhuli

Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët u dolën në mbrojtje hebrenjve, duke i fshehur në familjet e tyre, për t’i shpëtuar nga gjenocidi nazist. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj, nga 200 para Holokaustit në rreth 2 mijë, pas luftës. Në mesin e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri ishte edhe Johanna Jutta Gerechter [Neumann] dhe familja e saj. Zëri i Amerikës bisedoi me djalin e zonjës Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut në Shqipëri, të cilët e kishin ndihmuar familjen e zonjës Gerechter.

Kjo fotografi është realizuar në gusht të vitit 1942, në fshatin Shkozet, në afërsi të Durrësit.

blank

Vajza, që shihet në të është 11 vjeçarja, Johanna Jutta Gerechter.

Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1939, ajo dhe familja e saj u detyruan të largohen nga Hamburgu, për t’u shpëtuar nazistëve dhe shkuan në Shqipëri.

Gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën pushtimin italian, vendi ishte shndërruar në një parajsë për hebrenjtë, kujton djali i zonjës Gerechter, Benjy Neumann.

“Shqiptarët ishin shumë mikpritës. Hebrenjve u gjetën punë, familjes tonë si rrobalarës. Gjyshi im vizatonte simbole për bizneset. Në Shqipëri gjetën një mënyrë për të mbijetuar”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Por, më 1943, pasi gjermanët pushtuan Shqipërinë, situata ndryshoi.

Megjithë rrezikun e madh, shqiptarët vazhduan t’i strehonin fshehurazi hebrenjtë.

“Holokausti na kujton një moment shumë të errët në historinë e botës. Nuk e di se me çfarë mund të krahasohet. Pastaj shohim një dritë shprese në Shqipëri. Qeveria dhe udhëheqësit fetarë bënë pjesën e tyre. Por ishin edhe vetë nerëzit. Ata besonin se duhej të kujdeseshin për mysafirët. Shtëpia e tyre është shtëpi e Zotit. Të gjithë jemi fëmijë të Zotit, pa marrë parasysh besimin fetar. Kjo është pjesë e kulturës shqiptare. Shqiptarët, myslimanë, apo të krishterë, dhanë besën dhe bënë gjënë e duhur”, thotë zoti Neumann.

Ai shprehet mirënjohës ndaj familjeve shqiptare, sidomos ndaj asaj të Njazi Pilkut dhe bashkëshortes së tij gjermane, Lisa Lotte Pilku.

Ishte origjina gjermane e zonjës së shtëpisë, ajo që ndihmoi Johanna Jutën dhe familjen e saj t’i mbijetojnë Holokaustit në Shqipëri, thonë për Zërin e Amerikës pasardhësit e familjes Pilku.

“Në një rast kur mamaja e Jutës së bashku me Jutën ishin në breg të detit, u ndaluan nga gjermanët. Ato e flisnin shumë mirë gjermanishten, sepse atje kishin jetuar. Mbrojtja e gjyshes ishte se ata janë kusherinjtë e mi nga Gjermania”, thotë Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.

Elmaze Pilku, bashkëshorte e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut

“Po të diktohej që mbronte hebrenjtë, do ta pësonte, mund të vritej…”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazit dhe Lisa Lote Pilkut.

Zoti Neumann thotë se këtë histori e tregon vazhdimisht, që popujt e tjerë të mësojnë nga humanizmi i shqiptarëve në atë periudhë.

“Sepse vërtet besoj se shqiptarët janë një shembull që duhen ndjekur. Në veçanti kur flas me fëmijët në shkollë të mesme, ky është mesazhi im për ta. Mos u fshihni pas të tjerëve. Mund të jeni udhëheqës. Shqipëria ishte një vend i vogël, por që u ngrit kundër nazistëve dhe bëri ndryshimin”, thotë ai.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1945, Shqipëria ra në duart e partisë komuniste. Familja Gerechter u detyrua të largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Për vite me radhë zonja Gerechter u përpoq të kontaktonte me familjen Pilku, por pa sukses. Shqipëria ishte mbyllur si pasojë e një prej regjimeve më brutale në botë.

Prandaj, deri vonë ajo nuk dinte se pak pas largimit të familjes së saj nga Shqipëria, diktatura komuniste e pushkatoi humanistin dhe inxhinierin, Njazi Pilku.

“Enver Hoxhës nuk i levërdisi, sepse nuk i donte të zgjuarit dhe më 9 janar më 1945 e pushkatoi”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.

“Për pushkatimin e gjyshit tim Juta mori e vesh në momentin kur erdhi në Tiranë dhe ka qenë shumë e trishtuar. Imagjinoje pas 46 vitesh, ajo ka kuptuar se gjyshi im është pushkatuar”, thotë për Zërin e Amerikës Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.

Zonja Gerechter vdiq në prill të vitit 2017. Kujtimet e saj, ajo i la në një libër me titull “Ikja në Shqipëri: Kujtimet e një vajze hebre nga Hamburgu”.

Kontaktet mes familjarëve të saj dhe asaj Pilku në Shqipëri vazhdojnë.

“Mirënjohja e atyre njerëzve, dashuria që ata dhanë, unë nuk di të shpjegoj dhe çfarë të them për popullin izraelit, popullin hebre. Një ngjarje që kishte ndodhur rreth viteve ’43-’44. Nuk e kishin harruar atë që kishin bërë gjyshërit e mi. Janë gjëra që ndodhin shumë rrallë”, shton zonja Pilku.

“Është një lidhje e fuqishme që është krijuar nga ata, por që ruhet edhe tani. Kjo është ajo që ndjejmë ne për Shqipërinë. Është vendi i duhur për të qënë, nëse je në vështirësi”, thotë zoti Neumann.

Më 1998 familja Pilku u bë pjesë e listës së personave që nderohen nga shteti i Izraelit për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Në këtë listë bëjnë pjesë 75 familje shqiptare, por numri i atyre që ndihmuan besohet të jetë shumë më i lartë.

blank

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit hyn në zyrë

Radio Evropa e Lirë

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

I menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë.

Ky vendim u mor për shkak të situatës në Kosovë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas informacioneve që siguroi ekipi i REL-it në terren, Policia e Kosovës ka hyrë tashmë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Zveçan, 26 maj 2023.

Zveçan, 26 maj 2023.

Kryetarët e tri komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Radio Evropa e Lirë mësoi se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit, ndërsa mbi Zveçan u pa edhe një helikopter i misionit të NATO-s, KFOR.

Leposaviq, 26 maj 2023.

Leposaviq, 26 maj 2023.

Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se kryetarët e rinj të komunave në veri duhet ta kryejnë punën “nga zyrat e komunave bashkë me shërbyesit civilë”.

“Ata janë zotuar se do t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. E, si institucione qendrore, e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Millija Bishevac, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”.

“Ka makina, ku besohet se gjendet ai [kryetari i qytetit] dhe se ai po përpiqet të hyjë në ndërtesën e komunës”, tha Bishevac.

Zeqiri nuk ishte i qasshëm për t’i konfirmuar këto informacione.

Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që të gjithë shqiptarë – bënë betimin më 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ceremonitë e betimit u mbajtën në objekte publike, sepse në objektet e komunave ka organe të përkohshme komunale, të cilat punojnë në sistemin e Serbisë.

Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Kryetari i ri, Erden Atiq, u betua atje më 19 maj.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

*Ky lajm është duke u përditësuar

blank

VIDEO- Piranjat denoncon sot skandalin: Si u ‘importuan’ votuesit e paligjshëm të Erion Veliajt

Emisioni Piranjat në SYRI TV denoncon sot një tjetër skandal të farsës elektorale të 14 Majit.

Bëhet fjalë për votuesit e ‘importuar’, që u sollën në Tiranë dhe u strehuan për të pritur ditën e votimit. Edhe pse nuk kanë jetuar dhe votuar në Tiranë, atë u shfaqën si votues të Erion Veliajt.

Një prej atyre që i strehoi është edhe Fatjon Dhuli, një drejtor i Veliajt, të cilit nuk i ‘kujtohet’ as shtëpia e tij.

Por as Hysni Karaj nuk i njeh personat të cilët në fund të muajit mars i ka strehuar pa pagesë për një vit, në banesën ku jeton me familjen e tij.

Këta persona kanë diçka të përbashkët me ata të cilët janë strehuar në shtëpitë e Fatjon Dhulit. Nuk kanë jetuar në Tiranë dhe nuk kanë votuar në Tiranë deri në fund të muajit mars.

Na ndiqni sonte në orën 20:45 në Syri TV si dhe në rrjetet tona sociale!

blank

Policia shpërndan paratë për vota!- Berisha publikon VIDEO-n e skandalit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një debat të nxehtë që është filmuar në Klos një natë para zgjedhjeve të 14 majit, ku vetë qytetarët kanë ndaluar një automjet të PS-së, që dyshohet se shpërndante para për votuesit. Zërat në errësirë janë të mbushur me tension, megjithatë bie në sy fakti që qytetarët i kërkojnë një patrulle të Policisë të hapë dhe të kontrollojë makinën që ata e kanë ndaluar vetë dhe nuk dyshojnë vetëm për para, por edhe për armë.

Berisha shkruan: “Këtu jemi në postën e policisë Klos, qytetarët kanë rrethuar një makinë civile me policë civilë brenda që po shpërndanin para, por policia në mbrojtje të kriminelëve elektoralë nuk lejoi të hapnin derën e makinës. Sipas dëshirës ndiqeni videon e cila dëshmon se si policia mbron kriminelin.”

Në videon në vijim, dëgjohen këto shprehje:

Një zonjë i shpjegon oficerit të Policisë: “Para dy orësh janë shoqëruar tri zonja të kryesisë së PD të degës Mat në komisariatin e Klosit. Ndërkohë, në makinën e Policisë kanë qenë edhe administratori i Klosit, zoti Spartak Fufi dhe një punonjës i baskisë. Tri zonjat kanë shkuar në Polici, janë ndaluar 3-4 orë, kurse ata zotërinjtë kanë ikur dhe nuk janë thirrur fare në komisariat. Pra, administratori i Klosit dhe personi në fjalë, Kadri Dema. Situata siç e shikoni është shumë e agravuar sepse mendohet se është disi politike; është ndaluar një makinë nga qytetarët, që mendojnë… Nuk e di në makina është private apo e Policisë.

Një zotëri tjetër i drejtohet oficerit: “Makina me armë. Ju bëni detyrën. Makinat pa targa po lëvizin   këtu në qytet, janë të Partisë Socialiste, s’i ndalon kurrkush. Kjo është puna, mos bini viktimë e këtyre gjërave, nuk është hera e parë që ndodhin kot. Shkoni bëni punën, makina me armë kanë qenë edhe në Klos Katund, i kam parë unë sonte. 970 ishte targa e makinës.”

Ndërhyn një burrë tek oficeri: “Unë kam motrën këtu, dua arsyen pse e kanë mbajtur. Ka qenë në punë të vet, në shtëpi të vet, në hall të vet, në fshatin e vet, te nëna e vet. Arsyeja?! A ka qenë me armë, a ka qenë me lekë? Ç’ka qenë? Pse ta mbash katër orë?! Femër, civilë.”

Oficeri: “Do të kthejmë përgjigje patjetër. Asnjë nuk do të mbahet kot. Do të shoqërohet dhe ….”

Një zë tjetër ngulmon: “Jo jo, do të bëhet transparencë për makinën blu. Makinë private. Ja ku e ke makinën, merre hape. Dyshojmë se ka lekë, kontrollojeni!”./SYRI.NET

P.s.Bashkinë e Klosit e fitoi kandidatja e Partisë Socialiste, Valbona Kola, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha. Valbona Kola mori 56% të votave, kurse Bedri Hoxha, 43,9%. syri.net

blank

Ushtria ukrainase: Rusët në Bahmut kanë rënë në grackë

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë më 22 maj se forcat ruse kanë rënë “në grackë” në Bahmut dhe se trupat ukrainase janë duke avancuar për t’i rrethuar rusët brenda në qytet. Këto komente janë bërë pasi Rusia ka pretenduar se e ka fituar kontrollin e Bahmutit – gjë që është përsëritur disa herë në javët e fundit. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)

blank

VIDEO- Protestë me trupin e Jani Rustemit, familjarët: Djali e kishte dhëmbin e thyer dhe veshin e nxirë!

Familjarët e 27 vjeçarit Jani Rustemi i cili ndërroi jetë në ambientet e Reanimacionit të QSUT të shtunën, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë. Teksa kërkojnë të vendoset drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit, ata pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia.

SYRI TV

Familjarët e Jani Rustemit i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT pasditen e së shtunës, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

“Duam të drejtën kush na e ka vrarë. Duam drejtësi. Po na vret shteti. Ju lutem shqiptarëve, sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri, të çohemi të gjithë për të drejtat e fëmijëve tanë, motrave tanë. I bëj thirrje kryeministrit të bëjë drejtësi”, tha kunati i Rustemit, Lulzim Mehmeti.

 

Ata pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia, ndërsa kërkojnë të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit.

“Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikojmë. Nuk e dimë se s’na lejonin ta shohim. Do të vazhdojmë protestat dhe do të kërkojmë të drejtën kudo. Policia nuk ka të drejtë të prekë një njeri me dorë. Çfarëdolloj krimi të kenë bërë. Askush s’ka të drejtë të dhunojë askënd”, tha e ëma e të riut që humbi jetën.

Jani Rustemi u arrestua më 12 prill dhe dy ditë më pas, më 14 prill shfaqi probleme shëndetësore.

Gjendja iu përkeqësua më 17 prill, ndërsa u shtrua në spital më 19 prill.

Për rreth 1 muaj ai ka qëndruar në gjendje kome, deri ndërroi jetë të shtunën e 20 majit në orën 16:20 në Reanimacionin Qendror në QSUT, atu ku ishte shtruar.

Të riut dyshohet se i është dhënë dozë më e lartë metadoni, çka mund të jetë bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të tij, që e coi deri në humbje jete.

E teksa prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemi, ngjarja është mbushur me pikëpyetje të shumta dhe mbetet ende mister.

blank

VIDEO: Zbulohet për herë të parë opium në Vlorë, 70 bimë të mbjella në një arë, arrestohet 50-vjeçari

VLORË

Zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium në Vlorë, vihet në pranga 54-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.bw

blank

Senatori Menendez: Asosacioni mund të sjellë destabilizim, në vend të stabilitetit

Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat

Burim Goxhuli

E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi ishte në qendër të një seance dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të mbajtur të enjten në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në Senat të Shteteve të Bashkuara.

Në raportimet e tyre, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar folën mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas seancës, kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Senatori Bob Menendez tha se nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, ndërsa shprehu shqetësimin se Asociacioni mund të krijojë paqëndrueshmëri.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, Bob Menendez, thotë se thelbi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor është një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë e drejtë për të dyja palët.

“Duket qartë se kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të shqetësuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e botës dhe Evropës. Historia na tregon se atje konfliktet mund të ndizen me shpejtësi. Është e rëndësishme të bëjmë atë që duhet dhe të sigurohemi që të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj vendeve si Kosova, për shkak të dëshirës tonë për të parë një zgjidhje përfundimtare. Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë”, thotë Senatori.

Duke iu referuar ndikimit në Bosnje dhe Hercegovinë të së ashtuquajturës “Republika Serbe”, zoti Menendez kritikoi trysninë e shtuar ndaj Kosovës për krjimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, megjithë shqetësimin që ai mund të bjerë ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është asociacioni i komunave serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kalurën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri”, thotë zoti Menendez për Zërin e Amerikës.

Ai i bëri këto komente pas seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.

Në këtë seancë, raportoi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të dy thanë se Ballkani Perëndimor është përparësi për administratën e Presidentit Joe Biden.

Zoti Chollet tha se marrëveshja e Ohrit, e arritur më 15 maj midis Kosovës dhe Serbisë, përcakton rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Kjo marrëveshje mund të sjellë shumë përfitime për Kosovën dhe Serbinë. Është një përparim i rëndësishëm në tejkalimin e një cikli krizash që e ka karakterizuar marrëdhënien midis këtyre dy vendeve për shumë kohë. Por është shumë e brishtë. Duhet punë dhe guxim politik. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi që palët të përmbushin zotimet e tyre”, tha zoti Chollet.

Por sipas tij, sfida kryesore është zbatimi i marrëveshjes.

“Për fat të keq, nuk po shohim shumë zbatim të marrëveshjes nga asnjëra palë.// Prandaj jemi të angazhuar në një diplomaci intensive që të nxisim të dyja vendet të përmbushin marrëveshjen”, tha zoti Chollet.

Beogradi akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve, me refuzimin e saj për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për shkelje të marrëveshjes së Ohrit, për shkak të qëndrimeve të saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.

“Qëndrimi ynë është se asociacioni është një detyrim ekzistues ligjor në kuadër të marrëveshjes së Brukselit. Por, ne vazhdimisht i kemi thënë Kosovës se do ta ndihmojmë në formësimin e tij sipas një modeli evropian, që nuk shkel sovranitetin, strukturën kushtetuese dhe funlsionalitetin e saj”, tha zoti Escobar.

Ai shtoi se krijimi i një asociacioni sipas këtyre modeleve nuk e lejon një vend fqinj që të pengojë kushtetutshmërinë ose strukurën ligjore të një vendi tjetër.

“Ajo që duam të shohim, është përdorimi i asociacionit për të penguar atë që Serbia po bën në veri të Kosovës, duke e futur atë nën strukturën dhe ligjet e Kosovës. Nuk e shoh këtë si një lëshim për Serbinë. Unë e shoh këtë si një mënyrë që Kosova të jetë në shërbim të qytetarëve që jetojnë në të”, tha zoti Escobar.

Megjithatë as zoti Chollet, as zoti Escobar nuk thanë konkretisht se si do të garantohet kjo përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa udhëheqësit e Kosovës kanë thënë se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, zyrtarët e lartë amerikanë veçuan pikërisht këtë çështje, edhe në kuadrin e përmirësimit të shanseve për njohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe afrimin me BE-në.

Në seancë, ligjvënësit dhe zyrtarët e lartë shprehën shqetësimin për gjendjen në Bosnjë, rikonfirmuan mbështetjen për anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, si edhe vlerësuan hapat e Malit të Zi drejt Evropës.

blank

VIDEO: Panairi i Librit në Torino, mesazhi i Ismail Kadaresë: Shqipëria, një shtet i vjetër evropian. E padrejtë që një populli t’i mohohet e kaluara

Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare i pranishëm në panairin e 35 të librit të zhvilluar në Torino u shpreh se çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën.

Theksojmë se Shqipëria ishte e ftuar nderi në këtë event të rëndësishëm të librit botëror.

 

“Unë e çmoj shumë këtë ngjarje që ka ndodhur. Më jep një gëzim të madh. Nuk është thjesht një gëzim që dëgjoj, sepse dëgjoj fjalë të mira për Shqipërinë. Është një lajm i gëzuar për vendin, por gëzimi shpërndahet në të gjithë qenien time. Mendoj se kjo shpërndahet te gjithsecili prej nesh dhe kjo është ajo për çfarë popujt jetojnë për interesat e larta të tyre. Duan që të jenë të dobishëm për vetën, kur një popull është i dobishëm për veten është dhe për të tjerët. Shqipëria dhe vendet që e rrethojnë, jem një shtet i vjetër evropian, i shekullit të XV dhe këtë s’para e themi. Nuk e thonë as të tjerët dhe kjo mua më krijon një acarim herë pas herë sepse më duket e padrejtë që ti mohohet një populli e kaluara e tij. Kjo nuk është një e kaluar për të shitur mend, për tu mburrur kot së koti, për të bërë moral të tjerëve por është një e kaluar që lidhet me të ardhmen. Çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën, BE me ish-shtetet e vjetra të shekullit XV, ku Shqipëria ka qenë një ndër to. Dhe kjo s’para thuhet. Në shekullin XV Shqipëria ka qenë vend i rrallë ku është botuar letërsi latine dhe shqip, paralele. Këtë ne e kemi harruar por duhet ta kthejmë dalë nga dalë dhe duhet të jemi krenarë për këtë gjë. Duhet të kemi shpresë për këtë gjë. Ndaj këtë ndjesi ngazëlluese më shkaktoi mua sot. Ishte shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës”, ishte ky mesazhi i Kadaresë.bw

blank

Nga Hektor Leka (Video) 17 Maj 2020 Shembja e Teatrit Kombëtar – Patria oppressa, il tuo dolor – Atdhe i shtypur – Ngrihet një klithmë dhe lëndon Parajsën

Patria oppressa! il dolce nome
No, di madre aver non puoi,
Or che tutta a figli tuoi
Sei conversa in un avel.
D’orfanelli e di piangenti
Chi lo sposo e chi la prole
Al venir del nuovo Sole
S’alza un grido e fere il Ciel.
A quel grido il Ciel risponde
Quasi voglia impietosito
Propagar per l’infinito,
Patria oppressa, il tuo dolor.
Suona a morto ognor la squilla,
Ma nessuno audace è tanto
Che pur doni un vano pianto
A chi soffre ed a chi muor.

 

Poshtë: Video e shembjes së Teatrit Kombëtar, 17 Maj 2020

Kliko mbi AufYouTube ansehen

 

 

“Macbeth, Act IV (Part: “Patria oppressa! il dolce nome”)” by Giuseppe Verdi.

Libreti nga Francesco Maria Piave dhe Andrea Maffei
sipas William Shakespeare


Send this to a friend