VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO – Vajza e Azem Hajdarit mban fjalim si deputete në sallën ku u plagos i ati

By | September 12, 2017

Komentet

Engel: Çështja e kufirit të Kosovës më Malin e Zi të zgjidhet sa më parë

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të hënën në Prishtinë se Kosova nuk duhet të mbetet peng e procesit të shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë.

Zoti Engel po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës mori pjesë edhe në hapjen zyrtare të programit prej 49.6 milionë dollarësh për Kosovën nga korporata “Sfidat e Mijëvjeçarit”, që synon të ndihmojë në dy fusha thelbësore për rritjen ekonomike: mungesën e energjisë së qëndrueshme dhe sundimin e ligjit.

Ligjvënësi Engel i cili ndoqi procesin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë, të hënën mori pjesë edhe në një mbledhje solemne për nder të tij në qeverinë e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje me këtë rast që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në përmbylljen e çështjeve të hapura të Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Në temat e mbetura të hapura në e kërkojmë ndihëm e juaj, ndihmën e Amerikës e po ashtu ju premtojmë që do ta nderojmë këtë ndihmë me kujdesin më të madh për avancimin e demokracisë, të rendit dhe të ligjit, për luftimin e krimit e të korrupsionit, për një Kosovë që është e lirë për të gjithë qytetarët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Ligjvënësi Engel tha se sapo të kthehet në Amerikë do të shoh mundësitë për të siguruar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Kryeministri më ka thënë shumë herë se gjithmonë ndjehet më mirë kur SHBA-ja është e përfshirë dhe të them të vërtetën njësoj ndjehem edhe unë. Ne kemi një qeveri të re në SHBA që ende nuk ka bërë vitin, dhe ende janë duke i zgjidhur disa çështje të tjera të tyre. Por një gjë që do ta bëj kur të kthehem nga ky udhëtim është që të përpiqem të sigurohem që Amerika ta ketë një përfshirje të fuqishme në Ballkan dhe në Kosovë”, tha ai.

Zoti Engel tha po ashtu se çështja e kufirit me Malin e Zi, është me rëndësi dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt. ” Është padyshim një problem, edhe pse jo i vetmi sepse ka shumë probleme tjera. Por jam kundër asaj që çështjet të mbahen peng për shkak të një problemi”, tha ligjvënësi Engel.

Zoti Engel, njihet si mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Ballkan e posaçërisht i çështjes së Kosovës. Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare thonë se zoti Engel, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan për më shumë se një çerek shekulli dhe gjatë kësaj kohe luajti një rol me rëndësi në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në Panairin e Librit Tiranë, vëllimi i ri poetik nga Skënder Buçpapaj

VOAL – Iu bëjmë ditur miqve dhe admiruesve tanë se prej 15 nëntor 2017, në Panairin e Librit në Tiranë ndodhet vëllimi i ri poetik i autorit Skënder Buçpapaj, prurje e Shtëpisë Botuese “Onufri”.

Redaktore është Elida Buçpapaj.

“Jubileu i shiut të çmendur” sjell mjeshtërisht botën e trazuar të njeriut shqiptar dhe të shoqërisë shqiptare në një mjedis bashkëkohor gjithnjë e më të trazuar fatesh njerëzore.

VOAL i fton lexuesit në stendat e Panairit të Librit në Tiranë të kenë sa më shpejt në duart e tyre këtë libër të ri që pasuron veprën e autorit dhe poezinë moderne shqipe.

 

 

 

Nata e shqiptarëve – Çmimet “MTV EMA”, triumfojnë Dua Lipa e Ermal Meta

Ka qenë nata e shqiptarëve në ceremoninë e sivjetme të MTV European Music Awards. Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër. E pavarësisht se ishte një ceremoni për vlerësimin e muzikës europiane, shfaqja përfshiu gjithashtu edhe shumë prodhime amerikane.

Mes repistëve që pretendonin dhe ia dolën me sukses të merrnin një trofe ishin Kendrick Lamar dhe Eminem, ndërkohë që garonin DJ Khaled, Kyle, Drake dhe Future and Post Malone.

Shfaqja pati për prezantuese këngëtaren britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora (Sahatçiu), e cila befasoi me atë dalje me rrobëdeshambër në tapetin e kuq, por edhe gjatë prezantimit.

Fituesit e çmimeve “MTV EMA” për vitin 2017 janë si më poshtë, sipas kategorive (me të theksuara fituesit):

Best Song

Clean Bandit, “Rockabye” Feat. Sean Paul & Anne-Marie
DJ Khaled, “Wild Thoughts” Feat. Rihanna, Bryson Tiller
Ed Sheeran, “Shape of You”
Luis Fonsi & Daddy Yankee – “Despacito” (Remix) Feat. Justin Bieber
Shawn Mendes, “There’s Nothing Holdin’ Me Back”

Best Artist

Ariana Grande
Ed Sheeran
Kendrick Lamar
Miley Cyrus
Shawn Mendes
Taylor Swift

Best Look

Dua Lipa
Harry Styles
Rita Ora
Taylor Swift
Zayn

Best New

Dua Lipa
Julia Michaels
Khalid
Kyle
Rag’n’Bone Man

Best Pop

Camila Cabello
Demi Lovato
Miley Cyrus
Shawn Mendes
Taylor Swift

Best Video

Foo Fighters, “Run”
Katy Perry, “Bon Appetit” Feat. Migos
Kendrick Lamar, “Humble”
Kyle, “iSpy” Feat. Lil Yachty
Taylor Swift, “Look What You Made Me Do’”

Best Live

Bruno Mars
Coldplay
Ed Sheeran
Eminem
U2

Best Electronic

Calvin Harris
David Guetta
Major Lazer
Martin Garrix
The Chainsmokers

Best Rock

Coldplay
Foo Fighters
Royal Blood
The Killers
U2

Best Hip Hop

Drake
Eminem
Future
Kendrick Lamar
Post Malone

Best Alternative

Imagine Dragons
Lana Del Rey
Lorde
The xx
Thirty Seconds to Mars

Biggest Fans

Ariana Grande
Justin Bieber
Katy Perry
Shawn Mendes
Taylor Swift

Best Canadian Act

Drake
Justin Beiber
The Weeknd
Shawn Mendes
Alessia Cara

Best Push

Hailee Steinfeld
Jon Bellion
Julia Michaels
Kacy Hill
Khalid
Kyle
Noah Cyrus
Petite Meller
Rag’n’Bone Man
SZA
The Head and The Heart

BEST WORLD STAGE

Steve Aoki – Live from Isle of MTV Malta 2016
Kings of Leon – Live from Oude Luxor Theatre, Rotterdam, The Netherlands 2016
Tomorrowland 2017
DNCE – Live from Isle of MTV Malta 2017
The Chainsmokers – Live from Isle of MTV Malta 2017
Foo Fighters – Live from Barcelona, Spain 2017

Best U.K. & Ireland Act
Louis Tomlinson
Best Italian Act
Ermal Meta

POWER OF MUSIC
Rita Ora

GLOBAL ICON
U2

a.ç

Bulliqi: Parregullsi në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Anëtarët e Komisionit Shtetëror pë Shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, gjatë një takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, thotë se nga hulumtimet e bëra deri më tani janë vërejtur parregullsi të ish ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Përfaqësuesit e këtij Komisioni, të cilët raportojnë para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me gjetjet për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi, kanë theksuar se ish-komisioni ka bërë punë joprofesionale dhe jotransparente.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi tha se ish-komisioni nuk ka pasur një proces transparent.

Ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat e veta, për faktin se ka mungesë të një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe ka qenë i themeluar vetëm me një detyrë, demarkimin e atij kufiri, shënjimin dhe mirëmbajtjen, por në asnjë formë dhënien e një vije të re kufitare në praktikë, gjë që për fat të keq rezultati final na ka rezultuar vija e re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Bulliqi.

Bulliqi thotë se Komisioni është duke bërë punën me përpikëri të madhe dhe se janë afër përmbylljes së raportit final rreth gjetjeve për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi,

Nuk guxojmë të ngutemi në dëm të raportit sepse çështja është serioze, nuk jemi larg jemi afër por keni durimin, pasi që shpejt do të kemi raportin në dorë me të gjitha faktet”,tha Bulliqi.

Nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është thënë se ka nevojë edhe për një numër të konsiderueshëm të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.

Deputetët e opozitës nga legjislatura e kaluar, pretendonin se me Marrëveshjen e vitit 2015, për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mban peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave.

Raporti – Pas kanabisit e kokainës, Shqipëria po kthehet në nyje të trafikimit të heroinës

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin Shqipëria, Raporti Kombëtar për Drogat 2017 (Albania, National Drug Report 2017) në analizën që ka bërë për situatën e Drogave dhe Varësisë së Drogave në vend ka dhënë dhe një panoramë të tregut të jashtëligjshëm.

E konsideruar si një vend prodhues i kanabisit, EMCDDA ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Si janë çmimet në vend dhe sasitë e zëna ndër vite…

 

Shqipëria konsiderohet një vend prodhues i kanabisit, thuhet në raport. Vendet kryesore të furnizimit me kanabis nga Shqipëria janë vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian. Për të luftuar këtë fenomen, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë plane vjetore veprimi. Produktet e kanabisit janë ndër drogat të kapura më shpesh në Shqipëri. Nga viti 2012, ka pasur një numër në rritje të identifikimit dhe të shkatërrimit të plantacioneve me kanabis.

Në vitin 2015, Policia Shqiptare raportoi një numër rekord të sasisë së zënë të kanabisit prej 1198 plantacionesh dhe shkatërrimin e 797422 rrënjëve. Shtuar kësaj, janë kapur gjithashtu sasi të mëdha të kanabisit të presuar. Sipas të dhënave sasia e zënë e kanabisit nga u rrit nga 310 tonë në 2010, në 1093 tonë në 2014, ku një sasi rekord prej 102 tonësh u kap.  Nga 2014- në 2015 tre laboratorë të prodhimit të vajit të kanabisit u shpërbënë.

Duke qenë pjesë e degëzimit jugor të rrugës ballkanike, Shqipëria është vendi tranzit i trafikut të heroinës. Rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj,. Të dhënat e disponueshme tregojnë se destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri. Në vitet e fundit, sasia e zënë e heroinës ka qenë disi e qëndrueshme, por sasia e zënë ka varjuar nga viti në vit. Sipas të dhënave të disponueshme sasia e zënë në Shqipëri ka qenë më e ulët nga 2010 në 2011 (respektivisht janë kapur 15.5 kg dhe 21.4 kg), ndërsa në 2012-n sasia e zënë e heroinës u katërfishua në 87.7 kg. Në 2013-n në total pati 95 raste të sasisë së kapur, ku u sekuestruan rreth 74.3 kg heroinë. Në 2014 kishte 81 raste dhe 73.5 kg të zëna, ndërsa në 2015 87 raste dhe 36.9 kg heroinë e zënë.

Kokaina (pluhur) duket se hyn në Shqipëri në sasi të vogla, kryesisht nëpërmjet korrierëve apo  shpërndarjeve postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës së Jugut, të njohura për prodhimin e kokainës. Në vitet e fundit të dhënat tregojnë se rastet e transportimit me anë të kontejnerëve janë shtuar. Një laborator i përfshirë me nxjerrjen dytësore të kokainës u identifikua dhe u shpërbë në 2015-n.

Ky operacion rezultoi me zënien e 20 kg kokainë pluhur, e cila ishte e destinuar për në Gjermani. Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar në vend mendohet të jetë për përdorim të brendshëm, por droga trafikohet edhe më tej, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Që nga 2010, numri i rasteve dhe sasia e zënë janë në trend rritës. Në 2015, pati një numër rekord të rasteve të ndaluara. 71, dhe të sasisë së zënë prej 27.1 kg, të cilat u raportuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Drogat sintetike nuk janë të shpeshta në tregun shqiptar të drogave.

Të dhënat tregojnë se çmimi në tregun e zi për një gramë kanabis në 2015-n ishte 1-1.3 euro. në 2012-n, çmimi në tregun e zi i heroinës varjonte nga 21 deri në 25 euro për gramë. Pastërtia e heroinës në tregun e zi përllogaritej rreth 4 për qind. Çmimi për 1 gramë kokainë në 2012 varjonte nga 50-100 euro për gramë, ndërsa pastërtia ishte rreth 27 për qind. Kanabisi i kultivuar në vend vijon të mbetet droga kryesore në tregun shqiptar të drogave. “Shqipëria është gjithashtu vend tranzit i heroinës dhe së fundmi dhe i kokainës”, përfundon raporti.

Monitor 

Më 12 nëntor 1987 u nda nga jeta Lasgush Poradeci, poet i madh shqiptar

Llazar Gusho (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987) i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e përkthyes shqiptar.

Jeta

Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek – licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi.

Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshin Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu.

Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. logie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.

Vitet 1944-’47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987[1].

Krijues e shqipërues

Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.

Shtatorja e Lasgush Poradecit nga Mumtaz Dhrami, e vendosur më dt. 27 dhjetor 2006.

Autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve ’30-’40. Veçanërisht tek “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet Drita dhe Nëntori, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve.

Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe”[1].

Veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Vlerësimet

  • Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.
  • Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
  • Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”.
  • Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

Burime

  1. ^ a b Anglisht“Albanian Literature in Translation” Lasgush Poradeci jetëshkrim nga Robert Elsie. Marrë më dt. 3 nëntor 2014.

Shqipëria rifiton detin: Vija detare në Himarë do të jetë 12 milje. Rifitohen 200 km katrorë??

Shqipëria dhe Greqia me gjasë janë pranë një marrëveshjeje të madhe historike për përkufizimin e shelfit kontinental, që do të rishikonte cilësisht marrëveshjen e vjetër, ashtu si dhe për një qasje të re në lidhje me problemet historike të së shkuarës. Burime të mirinformuara politike dhe mediatike nga hoteli ku po zhvillohen negociatat, që pritet të zgjasin dhe ditën e diel, bëjnë me dije ekskluzivisht për Konica.al se marrëveshja e vjetër, e ashtuquajtur Marrëveshje e detit, hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, është prekur në pikën kryesore të saj. Më konkretisht, shkëmbi Barketa nuk do të konsiderohet si më parë, si kufi bregdetar i Greqisë, por si pikëkalim i vijës mesore që ndan brigjet e të dyja vendeve, pra do të humbë rëndësinë që kishte në marrëveshjen e mëparshme, duke i dhënë territor detar vendit fqinj. Pra, ndonëse, saktësojnë burimet për Konica.al, parimi i vijës mesore do të zbatohet për pjesën më të madhe të kufirit, në pjesën tjetër do të përdoret parimi i zgjidhjes së drejtë apo equitable solution, i cili konsideron si të rëndësishëm vetëm ishujt e banuar, në funksion të përkufizimit të kufijve detarë, përkatësisht shelfit kontinental. Me ndarjen e re, bregdeti i Himarës do të ketë 12 milje detare si det territorial të Shqipërisë, ndërsa ishulli Othonoi 6 milje, saktësojnë burimet për Konica.al. Nëpërmjet zbatimit të kombinuar të këtyre parimeve (parimit të vijës së mesme dhe atij të equitable solution), Shqipërisë i rikthehen mbi 200 kilometra katrorë të humbur me marrëveshjen e vjetër. Pra Shqipëria fiton, por fiton dhe Greqia: ajo zgjidh një problem të madh me fqinjin e saj të rëndësishëm verior, dhe përfiton si precedent në delimitimin e kufijve të saj detarë me Egjiptin, Libinë dhe Qipron. Mes dy vendeve çlirohen energji të mëdha diplomatike, por jo vetëm që do të përdoren diku tjetër.

Sipas burimeve ekskluzivisht për Konica.al, në mesnatë priten të bëhen të ditura përfundimet për të cilat janë marrë vesh palët në lidhje me detin. Ky akord i përgjithshëm pritet të shndërrohet ose në marrëveshje të re, ose në një aneks të së vjetrës, duke iu nënshtruar miratimit të institucioneve respektive, parlamenteve, dhe Presidencave të dy shteteve.

Nga burimet merret vesh që çështja e Ligjit të Luftës pritet të trajtohet brenda një Traktati të Miqësisë të ri mes dy vendeve, për të cilën nuk ka detaje. Mbetet të shikohet se si do të zgjidhet ndoshta çështja më e madhe në marrëdhëniet mes dy palëve.

Besohet se në lidhje me çështjen çame, si hap i parë relaksues do të jetë lejimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve shqiptarë me origjinë çame në trojet e tyre.

Mediat larg punimeve të delegacioneve

Burime të mirinformuara nga Kreta bëjnë të ditur për Konica.al se në hotelin ku zhvillohen punimet e kësaj konference dypalëshe nuk janë lejuar mediat greke, diçka që tregon kujdesin e palës pritëse të mos helmojë atmosferën edhe ashtu të helmuar të opinionit publik grek. Nuk dihet se si Top Channel ka arritur të depërtojë brenda hotelit.

Pala greke pajtim me të gjithë: në dhjetor pritet Presidenti turk

Praktikisht diplomacia greke është hedhur në një ofensivë diplomatike në gjithë rajonin. Pritet që brenda këtij muaji të përmbyllen negociatat me Maqedoninë për çështjen e emrit. Në dhjetor pritet një vizitë e Presidentit turk, shenjë që Greqia kërkon të përqendrohet në problemet e veta, duke u rikthyer në rajon me një rol të ri, konstruktiv, jashtë problemeve historike. Ky rol do t’i mundësojë depërtim më të lehtë kompanive greke në rajon, në kërkim të hapësirave të reja për investime, ndërsa në Greqi po bëhet gjithnjë e më e vështirë me rritjen kontrollit shtetëror, taksave, etj.

Meritat i shkojnë shoqërisë civile shqiptare

Në pritje të konfirmimit zyrtar të të dhënave të mësipërme, mund të thuhet qysh tani se meritat për këtë fitore të madhe historike të Shqipërisë i takojnë një pjese të shoqërisë civile, ku shquhet profesor Myslim Pashaj, i cili e rriti ndjeshmërinë për marrëveshjen e padrejtë mes dy vendeve, me ndihmën e një pjese të mediave. Partia Demokratike, Berisha përfshirë, bën mirë të heqë dorë nga mbrojtja e marrëveshjes. Ky relaksim në përgjithësi zhvleftëson forcën e partive si PBDNJ-ja në jetën politike të vendit, sepse të mëdhenjtë kanë mundur të merren vesh me njëri-tjetrin pa ndihmën e tyre. Vlen për të theksuar se kjo qeveri pritej të ishte më e gatshme për një marrëveshje të madhe: jo thjesht për shkak të vështirësive të Greqisë sot, por dhe për shkak të prejardhjes politike të drejtuesve të saj. Kryeministri Cipras, i rritur mes shqiptarësh, ka qenë një lexues i hershëm i Marksit dhe është ushqyer me tregimet më të mira për miqësinë me shqiptarët gjatë Luftës Civile Greke të viteve ’40. Është për t’u përmendur se Cipras kurrë nuk ka folur për çështjen çame, apo kundër Shqipërisë, në një mënyrë ose tjetrën, në publik.

Atmosfera mes delegacioneve

Burime të mirinformuara i bënë me dije korrespondentit të Konica.al se atmosfera mes delegacioneve është e relaksuar. Ministrat kanë ngrënë drekë të shkëputur nga pjesa tjetër e delegacionit dhe me gjasë pritet një vizitë kolektive në një nga atraksionet e ishullit. Në darkë pritet t’i jepet dora e fundit marrëveshjes për detin.

Për t’u përmendur, në delegacionin shqiptar bën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Londër, ish-sekretari i përgjithshëm dhe nuk bëjnë pjesë figura si Ferid Hoxha, i cili ka qenë në delegacionin që negocioi marrëveshjen e vjetër të detit.

 

Kanë vazhduar edhe gjatë mbasdites në ishullin e Kretës bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

 

Mbasi janë pritur me këngë dhe valle në Lasithi, lokalitet pranë vendit ku mbahen bisedimet, emrin e sheshit të së cilës zoti Kotzias e ka pagëzuar me emirin “Europa” dy vjet më parë, të dy ministrat u janë rikthyer bisedimeve.

Ndoshta për të theksuar pikërisht këtë aspekt, zoti Kotzias deklaroi se, “po vazhdojmë diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë”.

Bisedimet e mbasdites së të shtunës janë fokusuar në problemet e minoritetit grek që jeton në Shqiperi, si dhe do të diskutohet për pikat e mbetura pezull në marrëveshjet për të cilat palët kanë dakordësi ose qasje.

Ajo çka tashmë quhet e përfunduar, sipas burimeve të Top Channel, është Marrëveshja e Detit. Pala greke ka pranuar se me marrëveshjen e viti 2009 Shqipëria humb sovranitet në territor ndaj dhe është rënë dakord që të ketë një ndarje të re.

Pikërisht për këtë do të ketë referime të reja në terren, nga të cilat Shqipëria nuk do të humbë asnjë metër katror sipërfaqe.

Duket se çështja e varrezave të të rënëve të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore do t’i bashkangjitet listës së çështjeve të mbyllura mes dy vendeve. Pala greke insistoi se bëhet fjalë për një çështje humane, ndaj dhe si e tillë duhet të trajtohet.

Për çështjet konsullore tashmë është rënë gjithashtu dakord dhe mbetet për të përfunduar formulën sesi do të aborgohet në praktikë edhe kjo çështje.

Për ligjin e luftës, palët kanë sjellë me vete edhe ekspertizën ndërkombëtare, ndërsa pala greke ka hulumtuar me presidencën për mënyrën ligjore të heqjes së ligjit në fjalë.

Për këtë temë ka një shqyrtim të presidencës greke, e cila ka vlerësuar se heqja e ligjit mund t’i bashkangjitet traktatit të ri të miqësisë, i cili do të formulohet në muajt në vazhdim.

Kokë më kokë mbi harta, negociatat e gjata Bushati-Kotzias në Kretë

Nisin sot sërish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

 

Sot prioritet që të diskutohen çështjet sensitive. Dje përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dita e parë e bisedimeve. Për më shumë se 14 orë diskutime në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati në Kretë.

Më shumë se 300 faqe material nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i arkivit të shtetit pjesë e dosjes së shqiptarëve, mes dokumenteve historike dhe hartave të të gjitha natyrave dhe shkallëve dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, duket se pala shqiptare e ka marrë më shumë se seriozisht takimin e Kretës.

Këtë herë ku palët për herë të parë po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve.

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channel se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konktrete. Gjatë mbrëmjes diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune.

Dje, burime nga ministria bene me dije se takimi behet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

Si në vitin ‘91, PD-PS i bashkojnë prap votat për pronat me ligjin 7501

Ashtu si në vitin 1991, kur PS e PD bashkuan votat për miratimin e ligjit 7501, që u jepte fshatarëve tokat bujqësore, edhe pas 26 vitesh, sërish dy partitë e mëdha bashkuan votat për të njëjtin ligj, shkruan “Panorama”. 

Maxhoranca dhe opozita votuan me konsensus zgjatjen me rreth 8 muaj të afatit për ligjin e “Shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

Projektligji i qeverisë është votuar me 101 vota pro nga deputetët e PS dhe PD, 3 vota kundër, ndërkohë që mori 8 vota abstenim nga një pjesë e grupit të deputetëve të LSI. Votat kundër ishin të aleatëve të Partisë Demokratike, Fatmir Mediut Dashamir Shehut dhe Nard Ndokës.

Ndërkohë që 8 votat abstenim erdhën nga LSI, Klajda Gjosha, Gledion Rahovica, Përparim Spahiu, Robert Bitri, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehemi. Kurse nga LSI ka votuar pro Petrit Vasili, Endrit Brahimllari dhe Nasip Naço.

ARSYETIMI

Sipas qeverisë, qëllimi i projektligjit është zgjatja e afatit në mënyrë që të plotësohen me tituj pronësie mbi tokën bujqësore fermerët në çdo qark. “Projektligji synon ndryshimin e afatit nga 31 dhjetor 2017 në 31 korrik 2018, me qëllim që t’u vihet në ndihmë përfituesve (familjeve bujqësore), që të formalizojnë pronësinë e tyre dhe ta disponojnë atë ligjërisht”, thekson relacioni i projektligjit.

Ndërkohë që gjatë seancës, deputetët e opozitës e kanë lidhur shtyrjen e afatit të projektligjit dhe pronave në fshat me akuzat e kanabizimit të vendit. Deputetja e PD, Grida Duma, ka theksuar dje në Parlament se fshatarët nuk kanë faj që i japin tokat bujqësore me qira për prodhim kanabisi.

“Bujqësia, pa asnjë përmirësim për të thithur projektet europiane, hyn në tregun europian me disa produkte. Nëse kanabisi prodhon para, nuk mund të shajmë pse fshatarët japin me qira tokat bujqësore”, tha Duma.

Ndërkohë që për Flamur Nokën, në 4 vitet e shkuara nuk ka qenë ministër Bujqësie Edmond Panariti, por Saimir Tahiri. “Tokat të gjitha në dispozicion të hashashit. Panariti s’ka qenë 4 vjet ministër Bujqësie, emrin e ka pas, por ministër Bujqësie ishte Saimir Tahiri, i cili e gjelbëroi Shqipërinë, e lulëzoi. Kishte disa lute të veçanta dhe me aromë në të gjithë Shqipërinë, e bëri këtë gjë me bekimin e naltgjatësisë”, ironizoi demokrati.

Nga ana tjetër, edhe deputeti i PD, Ervin Salianji, ka deklaruar se qeveria po kërkon të shtyjë me një vit afatin e këtij ligjit për të fshehur kontraktimin e tokës për mbjellje kanabisi.

“Arsyet pse shtyhen edhe një vit titujt e pronësisë së tokës bujqësore, janë për të fshehur kontraktimin e tokës për kanabis. Kultivimi i kanabisit ka kërkesa të larta agronomike për toka të mira dhe ka zënë hapësirat e tokave bujqësore me rendiment të lartë. Në shumicën e rasteve, pas aksioneve të Policisë, deklarohet se nuk janë zbuluar kultivuesit, pasi parcelat ku është mbjellë nuk kanë pronarë”, u shpreh deputeti i PD.

Votimi në Kuvend

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e
vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të
ndryshuar” – 101 pro 3 kundër 8 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i
rrugës së Lumit të Vlorës” – 110 pro 1 abstenim (Nard Ndoka)

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt
am Main, në lidhje me marrveshjen e huasë, ndërmjet Operatorit të Sistemit të
Transmetimit.sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e
transmetimit 400 kv Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë) – 113 vota pro, asnjë kundër

FATION BINJAKU/PANORAMA

Radio France Internationale: Edi Rama duket gjithmonë e më shumë i varur nga krerët e narko-trafikut

Shqipëria po bëhet lajm kryesor në mediat e huja, ku shumë prej tyre flasin për krimin dhe drogën. Sot radioja prestigjioze e Francës, “Radio France Internationale”, nga gazetari Jean-Arnault Derens e përshkruan Shqipërinë si një “narko-shtet në zemër të Europës”. Sipas këtij shkrimi prodhimi, më parë i përqendruar në jug, është zgjeruar tashmë në të gjithë vendin, duke bërë që bujqësia tradicionale të bëjë hapa mbrapa. Fshatarët i braktisin tokat e tyre, duke parapëlqyer të punojnë në plantacione, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, një rrogë shumë e mirë për Shqipërinë

SHKRIMI I PLOTË

Ndërsa prodhimi dhe trafiku i kanabisit është në përmasa të mëdha në këtë vend që prej disa viteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane fillojnë të ushtrojnë presione gjithmonë e më të forta mbi qeverinë e Edi Ramës.

Shqipëria gjithmonë është njohur për prodhimin e saj të kanabisit por, që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës në vitin 2013, situata ka ndryshuar. Prodhimi, më parë i përqendruar në jug, është zgjeruar tashmë në të gjithë vendin, duke bërë që bujqësia tradicionale të bëjë hapa mbrapa. Fshatarët i braktisin tokat e tyre, duke parapëlqyer të punojnë në plantacione, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, një rrogë shumë e mirë për Shqipërinë. Ky prodhim eksportohet masivisht drejt Italisë, dhe në një sasi më të vogël, në Greqi. Jo vetëm që policia do ta mbronte prodhimin, por edhe baza ajrore dhe baza detare të ushtrisë do të përdoreshin për të eksportuar drogën, paraja e të cilës, më pas, do të financonte fushatën elektorale të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

“Kanabizimi” i ekonomisë
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, denoncon një “Kanabizim” të ekonomisë, të shoqërisë dhe të jetës politike shqiptare, dhe fakti është se Edi Rama duket gjithmonë e më shumë në i varur nga krerët e narko-trafikut. Rreth 20 deputetë socialistë janë dënuar në të kaluarën për trafik droge apo do të kenë qenë të lidhur drejtpërdrejtë me atë. Në fund të tetorit, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u arrestua në Siçili. Prokuroria shqiptare kërkon arrestimin e ish-ministrit, por Edi Rama dhe Partia Socialiste e kundërshtojnë dhe ka refuzuar t’i heqin imunitetin parlamentar.
Por edhe droga të tjera kanë pasur rritje në trafik. Gjithmonë e më shumë, heroina dhe kokaina vijnë nga Turqia nëpërmjet Maqedonisë fqinje për t’u rieksportuar nga Shqipëria në përmasa edhe më të mëdha. Duket se klanet shqiptare të drogës duket se janë duke marrë tregjet e kontrolluara për një kohë të gjatë nga bandat serbe dhe malazeze në të gjithë Evropën.

Raporte tronditëse

Për një kohë të gjatë, ambasadat perëndimore në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërsa Shqipëria ka hapur prej shumë vitesh negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në fakt, ato nuk duan të vendosin në vështirësi Edi Ramën, i vlerësuar së tepërmi për qëndrimin e tij të fjalimeve pro evropiane, dhe i perceptuar si një garantues të stabilitetit të Shqipërisë dhe të Ballkanit. Megjithatë, përmasa e dukurisë e bën këtë pozicion të papërshtatshëm. Raportet e fundit të Guardia di Finanza, policisë doganiere italiane, janë tronditëse, po ashtu si edh studimet, më konfidenciale, të kryera nga policitë dhe shërbimet sekrete të vendeve të ndryshme evropiane.
Ditët e fundit, ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, ka ndritur tonin, duke kërkuar “rezultate konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar, por ky mesazh nuk ka pothuajse fare shanse për t’u dëgjuar. Në 30 tetor, kreu i shërbimeve sekrete shqiptare dha dorëheqjen: ai nuk do të kishte duruar më presionet politike që e ndalonin të hetonte mbi trafiqet. E gjithë çështja është të dihet nëse kryeministri Edi Rama është ende në gjendje të shkëputet nga shtrëngimi i rrezikshëm i mjediseve kriminale dhe të baronëve të drogës.

(Perktheu BalkanWeb/ Burimi: Radio France Internationale)

Papa mban fjalim kundër armatimit bërthamor

Papa Françesku tha se bota duhet të dënojë jo vetëm përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por edhe posedimin e tyre.

Papa i bëri këto komente në Vatikan, në fillim të një konference dyditëshe për çarmatimin bërthamor, e cila ka mbledhur së bashku 11 fitues të Çmimit Nobel për Paqe, si dhe zyrtarë të OKB-së dhe NATO-s.

“Ne nuk mund të ndihmojmë, por kemi një ndjenjë të thellë shqetësimi kur marrim parasysh pasojat katastrofike humanitare dhe mjedisiore nga çdo përdorim i pajisjeve bërthamore”, tha Papa.

“Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të mbahen rob i forcës ushtarake, frikësimit të ndërsjellë dhe i ekspozimit të stoqeve të armëve”, shtoi Papa.

Konferenca në Vatikan vjen në kohën e tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, në lidhje me ambiciet bërthamore të Phenjanit.

Vlahutin merr në mbrojtje gazetarët: Paguhen 300 euro në muaj dhe shkarkohen me një sms

Në ditët ndërkombëtare të medias që po zhvillohen në Tiranë, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin doli në krah të gazetarëve.

Duke folur në konferencën ‘Ditët mediatike të Ballkanit perëndimor’ Vlahutin tha se janë të keqpaguar dhe në shumë raste situata arrin deri aty sa shkarkohen vetëm me një sms.

“Është shumë e vështirë të jesh gazetar me 300 euro në muaj dhe që mund të pushohesh me një mesazh. Por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që flet është një gazetar dhe jo çdo hapësirë është një media. Duhet të ndahet kjo gjë. Duhet patjetër një mbështetje financiare.

Janë tregje shumë të vogla që nuk mund të vetërregullohen, dhe është e rëndësishme që ne si BE duhet të investojmë. Kjo do të nxiste konkurrencën e ndershme dhe do të edukonte brezat e ardhshëm”, tha Vlahutin.