Emisioni Piranjat në SYRI TV denoncon sot një tjetër skandal të farsës elektorale të 14 Majit.
Bëhet fjalë për votuesit e ‘importuar’, që u sollën në Tiranë dhe u strehuan për të pritur ditën e votimit. Edhe pse nuk kanë jetuar dhe votuar në Tiranë, atë u shfaqën si votues të Erion Veliajt.
Një prej atyre që i strehoi është edhe Fatjon Dhuli, një drejtor i Veliajt, të cilit nuk i ‘kujtohet’ as shtëpia e tij.
Por as Hysni Karaj nuk i njeh personat të cilët në fund të muajit mars i ka strehuar pa pagesë për një vit, në banesën ku jeton me familjen e tij.
Këta persona kanë diçka të përbashkët me ata të cilët janë strehuar në shtëpitë e Fatjon Dhulit. Nuk kanë jetuar në Tiranë dhe nuk kanë votuar në Tiranë deri në fund të muajit mars.
Na ndiqni sonte në orën 20:45 në Syri TV si dhe në rrjetet tona sociale!