Zvicra ka fituar këtë vit në Eurovizion. Kënga e reperit dhe këngëtarit zviceran Nemo “The Code” i bëri përshtypje jurisë dhe publikut në aktivitetin popullor vjetor mbajtur në Malmö të Suedisë.
“Është gjëja më e çmendur që më ka ndodhur ndonjëherë”, tha vokalisti 24-vjeçar në konferencën për shtyp pas aktivitetit.
“The Code” eksploron identitetin pa gjini të artistit në një përzierje madhështore të operës, repit, drum-and-bass dhe muzikës elektronike të kërcimit. Nemo ishte një nga dy këngëtarët pa gjini që konkurruan në finalet e mëdha të Eurovizionit këtë vit, së bashku me Bambie Thug të Irlandës.
Zvicra e mundi me fare pa vota diferencë Kroacinë e preferuar që para konkursit — duke fituar 591 vota krahasuar me 547 të nënkampiones — në një aktivitet që nuk ishte pa polemika.
sn
https://youtu.be/CO_qJf-nW0k
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2024/May/12/auto_ap24132838527603-ebf5d62737d9f4271744d9bf5009ce4f5ab597241715491637.webp)