VOAL

VOAL

VIDEO- Me këngë patriotike dhe fishekzjarre, tifozët e Shkëndijës së Tetovës ‘ndezin’ qytetin për 110-vjetorin e Pavarësisë

November 28, 2022
blank

Komentet

blank

Video tronditëse: Momenti kur ushtarët rusë vriten nga një raketë ukrainase

Një oficer ukrainas ka publikuar pamjet e momentit kur një grup ushtarësh rusë janë bërë copë-copë nga ukrainasit që hedhin një raketë mbi ta.

Oficeri ukrainas Anatoly Shtefan, i cili ndau pamjet, shkroi në Twitter: “Kushdo që vjen në tokën tonë me shpatë, do të vdesë nga shpata”.

Në video, një grup ushtarësh të Vladimir Putinit mund të shihet teksa enden pa dyshim në një vend plot me mina tokësore.

Ata duket se nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë me ta.

Të shtënat bëhen nga ushtarë ukrainas të cilët janë të fshehur.

Sipas komenteve në Twitter, arma e përdorur besohet të jetë një raketë e drejtuar kundër tankeve ukrainase, Stugna-P. syri.net

blank

VIDEO/ Dhunohet nga policia malazeze anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Petraq Milo

Një incident i rëndë është shënuar pak ditë më parë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, është dhunuar nga efektivët malazezë.

Sipas burimeve të BalkanWeb, Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

Në mediat sociale janë publikuar edhe disa video, në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.

Milo është kontaktuar edhe nga redaksia e BalkanWeb, por nuk është përgjigjur. Sakaq nuk dihet nëse ka pasur një denoncim nga ana e tij dhe nëse është njoftuar ambasada shqiptare për ngjarjen.

blank

VIDEO- Ukrainasit shkatërrojnë tri tanke dhe municion të ushtrisë ruse të fshehur në pyll

Ushtria ukrainase ka arritur sot që përmes një aksioni të planifikuar mirë, të shkatërrojë tri tanke dhe municion të ushtrisë ruse që e kishin fshehur në pyll.

Pamjet e filmuar nga ajri shfaqin momentin kur tanket ruse të fshehura në pyll, hidhen në erë si dhe një sasi e konsiderueshme e municionit.

Ata ishin stacionuar në një pyll duke menduar se do t’i shpëtojnë kamerave të dronëve të ukrainasve, por nuk ndodhi ashtu.

Pasi u lokalizuan dhe u konstatua se janë mjete të rënda të forcave armike, operatorët e dronëve i dërguan koordinatat artilerisë që menjëherë reagoi.

Goditjet ishin aq precize sa që tanket ruse as që patën mundësi të manovrojnë apo tentojnë të ikin. Ndërsa municioni që u hodh në erë krijoi një shpërthim të fuqishëm.

Videoja e filmuar me dron e shfaq tërë operacionin ushtarak të ushtrisë së Ukrainës, që në çdo moment po i dalin zot vendit të tyre. syri.net

blank

“Stop duarve të lyera me gjakun e shqiptarëve!”- Protestë para ambasadës serbe në Tiranë, qytetarët thirrje në mbështetje të Kosovës

Sot është zhvilluar në kuadër të tensioneve në veriun e Kosovës një protestë përballë ambasadës së Serbisë në Tiranë nga shoqëria civile dhe qytetarë të tjerë.

Protesta ka qenë paqësore dhe pjesëmarrësit kanë shfaqur pankarta me mesazhe mbështetëse për Kosovën, ndërsa kanë deklaruar ndër të tjera se “Serbia po nxit luftë” dhe se “Serbia ka qenë gjithmonë satelitit i Moskës në Ballkan”, mesa deklaratash të tjera për mikrofonin e News24.

Ndër të tjera aktivistët në protestë deklaruan se nuk është vetëm problemi i barrikadave në veri të Kosovës, por sipas tyre janë edhe provokimet që sipas tyre janë bërë me anë të nismës së “Open Balkan”.

blank

Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit pranë Liqenit Artificial (Foto+Video)

Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit.

Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.

blank

Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.

blank

VIDEO/ Zbardhen detaje që tregojnë se si u realizua ‘udhëtimi sekret’ i Zelenskyt në Uashington

Masat e jashtëzakonshme të marra për bartjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nga Ukraina në kryeqytetin amerikan janë një shenjë se sa vendimtare është marrëdhënia e dy vendeve për të dyja palët.

Siç shkruan BBC, pas vizitës në vijën e frontit në Ukrainën lindore të martën, udhëtimi i Zelensky për në Uashington DC filloi me një udhëtim nate me tren për në Poloni përpara se të hipte në një aeroplan të Forcave Ajrore të SHBA-së, i mbështetur nga një aeroplan spiun i NATO-s dhe një aeroplan luftarak F-15.

Raportet për vizitën në Uashington filluan të qarkullojnë në fillim të kësaj jave, por nuk u konfirmuan deri herët në mëngjesin e së mërkurës, kur zyrtarët amerikanë u ndjenë të sigurt se lideri ukrainas ishte në rrugë të sigurt për në kryeqytetin amerikan.

Vizita ishte diskutuar për muaj të tërë, por përgatitjet përfundimtare u bënë shpejt – të dy presidentët folën për të më 11 dhjetor dhe një ftesë iu bë Zelenskyt tri ditë më vonë.

Dhe vetëm pasi të ishte konfirmuar vizita, planet përfundimtare mund të viheshin në veprim.

Çuditërisht, nuk u publikua asnjë informacion zyrtar për udhëtimin – siguria është e rreptë rreth vizitave presidenciale edhe gjatë kohës së paqes, por për një udhëheqës të kohës së luftës rreziqet janë akoma më të mëdha.

Me kërcënimin e raketave ruse që e bëjnë udhëtimin ajror mbi Ukrainë shumë të rrezikshëm, Zelensky duket se ka bërë një udhëtim të fshehtë me tren përmes Ukrainës për në Poloni, ku ai u pa herët të mërkurën në një stacion hekurudhor në qytetin kufitar Przemysl.

Imazhet nga televizioni polak treguan një shoqërues duke përfshirë Zelensky duke ecur përgjatë një platforme me një tren ukrainas në sfond.

Grupi më pas hyri në një kolonë makinash në pritje, duke përfshirë Chevrolet Suburbans të zinj – një model i preferuar i qeverisë amerikane.

Shumë udhëheqës dhe zyrtarë perëndimorë kanë udhëtuar me tren për të vizituar Zelensky në Kiev, por kjo ishte hera e tij e parë jashtë vendit që nga fillimi i agresionit rus.

Jo shumë kohë më pas, të dhënat e fluturimit treguan se një Boeing C-40B e Forcave Ajrore të SHBA – që mendohet se po transportonte Zelensky – u ngrit nga aeroporti Rzeszow rreth 80 km (50 milje) në perëndim.

Sipas BBC, aeroplani u nis në veriperëndim drejt Mbretërisë së Bashkuar, por përpara se të hynte në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut, një aeroplan spiun i NATO-s ‘skanoi’ zonën.

Deti dihet se patrullohet nga nëndetëset ruse.

Dhe një aeroplan luftarak amerikan F-15, i cili u ngrit nga një bazë në Angli, shoqëroi fluturimin e Zelenskyt për një pjesë të udhëtimit të tij.

Më në fund, rreth mesditës në Uashington – gati 10 orë pas ngritjes dhe shumë orë të tjera udhëtimi për presidentin ukrainas – aeroplani u ul pranë Uashingtonit.

Me të mbërritur, atij iu dha mbrojtja e Shërbimit Sekret, siç është rasti për të gjithë krerët e shteteve që vizitojnë SHBA-në.

Zyrtarë të lartë të sigurisë i thanë ABC News se ishin të shqetësuar për mundësinë që diçka t’i ndodhte Zelenskyt gjatë vizitës.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se Rusia ka ‘asete’ në këtë vend dhe mund të përpiqet të bëjë diçka”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë. “Ne e dimë se çfarë është në rrezik”.

Vizita duket se ka shkuar pa probleme, por zyrtarët amerikanë të sigurisë do të pushojnë vetëm kur Zelensky të kthehet i sigurt në Kiev.

Një zyrtar i tha ABC News: “Putini dhe Kremlini e dinë se ai duhet të kthehet në shtëpi”.

 

blank

Serwer: Asociacioni, paralel me njohjen e Kosovës nga Serbia

VOA/Keida Kostreci

Dy analistë amerikanë thonë se duhen ndërmarrë hapa për të qetësuar tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë njohësit me përvojë të marrëdhënieve mes dy vendeve, Daniel Serwer dhe David Kanin thonë për Zërin e Amerikës se nuk ka zgjidhje të qarta dhe të lehta për ta realizuar një gjë të tillë. Ata thonë gjithashtu se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet parë në kontekstin e përgjithshëm të një zgjidhjeje mes dy vendeve. Me analistët bisedoi kolegia, Keida Kostreci.

 

Analistët thonë se nuk ka zgjidhje të lehta apo të qarta për tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës. Daniel Serwer, studiues në Institutin për Politikë të Jashtme dhe profesor në Universitetin “Johns Hopkins” thotë se duhen ndërmarrë hapa për zbutjen e situatës.

Bllokadat në veri duhet të hiqen. Duhet bërë diçka për t’i vënë individët në veri para përgjegjësisë për atë përshkallëzim. Mendoj se Serbia duhet të zbusë retorikën e saj, veçanërisht atë për vendosjen e trupave serbe në Kosovë. Është një propozim indinjues”, thotë ai.

Ndërsa angazhimi diplomatik i Perëndimit është intensifikuar, zoti Serwer thotë se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga qasja për t’u bërë presion të dyja palëve dhe të bëhet shumë më i ashpër me Beogradin

“Serbia ka zgjedhur njërën anë. Unë nuk besoj se ajo po ulet në dy apo tre karrige. Ajo është ulur në një karrige, që unë e quaj të Lindjes, në anën e Kinës dhe Rusisë, por amerikanët nuk po pranojnë që Beogradi ka zgjedhur këtë anë”, thotë ai.

Prof. Serwer thotë se nëse Uashingtoni është realist për këto qëndrime, do të kishte mundësi të ushtronte më shumë ndikim.

David Kanin, ish-analist i lartë i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, profesor për Studime Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins” thotë se tensionet do të vazhdojnë përsa kohë statusi i Kosovës mbetet i pazgjidhur. Ai thotë se me koncepte si normalizimi, perëndimi nënkupton konflikt të ngrirë.

“Më duket se është një përpjekje për t’i bërë të dyja palët të ruajnë qetësinë, që çfarëdo që të ndodhë, duke pasur parasysh mosmarrëveshjen për statusin, për sa kohë që të dyja palët nuk krijojnë destabilitet dhe tension të menjëhershëm, atëherë Perëndimi mund të fokusohet në çështje të tjera”.

Edhe planin franko-gjerman, zoti Kanin e sheh në këtë dritë, duke thënë se nuk do të zgjidhte asgjë, nëse nuk e përcakton statusin.

“Ky propozim veçse do ta ngrinte çështjen në mënyrë të tillë që t’u lejonte fuqive më të mëdha të merren me çështje të tjera”.

Për zotin Serwer plani franko-gjerman, duhet parë në varësi të mënyrës se si trajtohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Sipas mendimit tim, asociacioni i komunave me shumicë serbe do të shihej krejtësisht ndryshe nga autoritetet në Prishtinë, nëse Serbia njeh Kosovën. Në kontekstin e mosnjohjes, asociacioni duket si një përpjekje e Serbisë për të ruajtur alternativën për të marrë territor nga Kosova”, thotë zoti Serwer.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar përsëriti në vizitat në Prishtinë dhe në Beograd këtë javë se është koha që të diskutohet për fillimin e themelimit të këtij Asociacioni, madje, duke shtuar trysninë mbi qeverinë e Kryeministrit Kurti, në një koment që ka ngjallur reagime në Prishtinë, tha se nëse qeveria e Kosovës nuk bashkëpunon, Shtetet e Bashkuara do të gjenin partnerë alternativë, “me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit.”

Zoti Serwer thotë se diplomatët perëndimorë e kanë të qartë mes tyre që nëse Serbia dëshiron asociacionin ajo duhet të njohë Kosovën.

“Nuk do të komentoj për emra të veçantë, por e di që kjo është e kuptuar mirë mes diplomatëve të mirëinformuar, që krijimi i asociacionit kërkon njohje (nga Serbia të Kosovës)”, thotë zoti Serwer.

Ai thotë se është e qartë që “Serbia nuk është gati për njohje” dhe se “kjo do të thotë që Prishtina nuk është e gatshme për asociacionin.

Deklaratat e ashpra amerikane së fundmi ndaj Prishtinës, kanë nxitur komente në Kosovë, se po ushtrohet më shumë presion ndaj vendit të tyre se sa ndaj Serbisë që po përpiqet “të ulet në dy karrige”, siç thonë ata.

Si zoti Serwer, edhe zoti Kanin e pranojnë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të kishte reaguar më shpejt për të shtyrë çështjen e targave, duke thënë se ajo nuk është më e rëndësishme se sa një zgjidhje e qëndrueshme.

Por zoti Kanin i sheh deklaratat, si pjesë të një prirjeje më të gjerë.

“Kjo është pjesë e modelit të amerikanëve që u kërkojnë kosovarëve të bëjnë lëshime. Pyetja është a do të fillojnë tani amerikanët të bëjnë presion mbi serbët?”, thotë ai.

Sipas zotit Kanin, duke qenë se amerikanët po mbështesin kërkesën kryesore serbe, atë të asociacionit…

“…Nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara tani për të ushtruar trysni ndaj serbëve”.

Zoti Escobar tha dje në Beograd se serbët duhet të kthehen në institucionet vendase prej nga u larguan në fillim të muajit nëntor. Analisti Serwer thotë se ky është një nga problemet më të mëdha, për zgjidhjen e të cilit është i nevojshëm qetësimi i situatës.

“Prishtina duhet të përcaktojë se si të sigurojë pjesëmarrje të konsiderueshme dhe kuptimplote të serbëve në institucionet e Kosovës dhe në zgjedhjet për kryetarët e komunave në veri”.

Por ai shton se përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës duhet të zgjidhen brenda Kosovës dhe jo në Beograd.

“Dhe këtu qëndron një nga problemet më të mëdha. Dhe që të zgjidhet ngërçi, do të duhej që Vuçiçi të pranojë qartë se Lista Serbe është nën kontrollin e Beogradit, dhe që t’u thotë qartë serbëve të Kosovës, që të drejtohen tek Prishtina për çështje të qeverisjes, jo tek Beogradi.”

Deri tani Beogradi dhe Prishtina fajësojnë njera tjetrën për tensionet. Presidenti serb thotë se është Prishtina ajo që i nxit tensionet në mënyrë të njëanshme. Kryeministri Kurti akuzon Serbinë për mbështetje të atyre që ai i quan “banda kriminale që po bëjnë përpjekje që të destabilizojnë Kosovën”.

Zoti Kanin e pranon se për Kosovën angazhimi amerikan është i rëndësishëm, por thotë se përvoja tregon se perëndimi nuk ka arritur rezultate.

“Kjo më lë të kuptoj që zgjidhja mund të mos jetë në Uashington, mund të mos jetë në Bruksel, apo në ndonjë nga kryeqytetet evropiane. Ajo gjithashtu nuk është as në Moskë apo Pekin. Ajo, ose do të jetë diçka që vjen në nivel lokal, ose rajonal, ose nuk do të ndodhë fare, sipas mendimit tim”, thotë ai.

Zoti Serwer thotë se lufta ruse në Ukrainë po krijon një ndarje të re në Evropë.

“Ajo nuk do të kalojë përreth Ballkanit, ajo kalon përmes Ballkanit. Kjo vijë është identike me vijën ndarëse mes entiteve në Bosnje dhe Serbia ka zgjedhur të jetë në anën lindore të asaj vije, jo në anën perëndimore.”

Në një diskutim kohët e fundit për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Atlantikut, zoti Escobar tha se njerëzit e zgjuar në Ballkan nuk shikojnë nga Rusia për të ardhmen e tyre. Zoti Serwer thotë se në bazë të këtij vlerësimi, ai duhet të sfidojë presidentin serb Vuçiç për të mbajtur një qëndrim të qartë.

blank

Kosova aplikon për anëtarësim në BE 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet në Qeverinë çeke nga ministri për çështje evropiane i Çekisë, Mikulash Bek.

Valona Tela

Kosova aplikon të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti do të dorëzojë aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit mbahet në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.


“Ne jemi sot [14 dhjetor] së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian, duke kontribuar po kështu që edhe Bashkimi Evropian të afrohet një hap më afër jetësimit të projektit të Evropës së tërë, të lirë e në paqe”, tha Osmani.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha përmes një deklarate me shkrim se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se BE-ja e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për paraqitjen e aplikacioneve janë të përcaktuara me Traktatin e BE-së”, tha Pisonero.

Neni 49 i Traktatit të BE-së thotë se “çdo vend evropian”, i cili respekton vlerat evropiane dhe angazhohet për promovimin e tyre, mund të aplikojë për anëtarësim në BE.

Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës.

Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane.

Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më shumë përparim në negociatat e anëtarësimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur sivjet këto negociata, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

Pengesë për Kosovën, tash për tash, është edhe fakti se pesë vende të BE-së nuk e njohin ende pavarësinë e saj.

blank

VIDEO- Ushtarët britanikë të KFOR-it iu afrohen barrikadave në veri të Kosovës, pyesin serbët se kush i drejton, ja momenti

KFOR-i, misioni i bllokut perëndimor ushtarak, NATO-s, po vazhdon ta monitorojë situatën në veri të Kosovës.

Të mërkurën disa pjesëtarë të kontingjentit britanik të KFOR-it u afruan afër një barrikade. Aty ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i serbëve dhe ushtarët britanikë vendosën të flisnin pak me ta.

Ata i pyetën serbët nëse gjithçka është në rregull dhe kush i drejton barrikadat, raporton mediumi serb, “Kosovo Online”.

Një nga serbët, i cili fliste anglisht, iu përgjigj duke thënë se për këtë ata duhej të flisnin me përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti.

Ushtarët britanikë i pyetën serbët nëse ishin të lumtur, dhe ata u përgjigjën pozitivisht. Për këtë, ushtarët e KFOR-it thanë se edhe ata janë të lumtur nëse serbët janë të lumtur.

Britanikët raportohet se po shkonin në drejtim të Mitrovicës së Veriut me dy xhipa. Pasi bënë pak shaka me serbët e grumbulluar pranë barrikadave, ushtarët e KFOR-it u larguan nga aty.

Britania e Madhe i ka kërkuar Serbisë që t’i heqë menjëherë barrikadat. Komuniteti ndërkombëtar po angazhohet sërish për këtë çështje, pasi ato u vendosën edhe një herë të shtunën. Si arsye u përdor arrestimi i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Pantiq, i cili u arrestua dhe po mbahet në paraburgim nën akuzat për sulm terrorist.bw

blank

VIDEO- Historike: Kosova nënshkruan kërkesën për anëtarësimin në BE

Kosova ka aplikuar këtë të mërkurë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kosova deri tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet mosnjohëse janë: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si “historike” nënshkrimin e aplikimit të anëtarësimit në bllokun evropian.

“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive”, tha ajo, duke shtuar se aplikimi për anëtarësim në BE është një hap drejt përmbushjes së ambicieve evropiane të Kosovës.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson bllokun evropian.

blank

VIDEO/ Nxënësit e gjithë Shqipërisë shpërthejnë me thirrje ‘Rama ik’

Në fundjavë, kryeministri Edi Rama kishte organizuar një takim me stil komunist, ku nxënës nga e gjithë Shqipëria ishin mbledhur në stadiumin kombëtar.

Mijëra nxënës mbërritën me autobusë për t’u përdorur si dekor nga Rama, që tentoi ta shiste si një mbështetje për qeverinë.

Por nxënësit e shkollave shpërthyen me thirrjet: Rama ik. Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi pamjet.

“I mbledhin për të mbështetur qeverinë por u japin përgjigjen e merituar. Ju lumtë!” shkruan Berisha. syri.net

 

blank

Thirrje për hetimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri

Rrugët kryesore, që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës, mbesin të bllokuara nga barrikadat që serbët lokalë i vendosën pas arrestimit të të dyshuarit kryesor për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Derisa bllokadat mbesin në rrugë, cak i një sulmi me shok bombë ishte një veturë e EULEX-it në afërsi të fshatit Rudarë.


Send this to a friend