VOAL- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Berat, Pavli Shkarpa, gjatë fushatës së tij vazhdon të prekë plagët e rënda të shkaktuara nga qeverisja e gjatë 26 vjetare socialiste. Z. Shkarpa është ndalur, i shoqëruar edhe nga veprimtari i njohur ambjentalist Sazan Guri, edhe në tregun e Beratit, i cili ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Ai premton se do ta shndërrojë këtë treg në një hapësirë moderne, me kushte dinjitoze për tregtarët dhe vizitorët:
Sot ndodhem në tregun e Beratit dhe e di mirë që nuk jam i pari që kam ardhur këtu. Kryetarë të tjerë kanë ardhur më herët, kanë dhënë premtime se do ta rregullojnë, por fatkeqësisht asgjë nuk ka ndryshuar.
Ky treg ndodhet në një gjendje të mjerueshme, si në një “serë”.
Më e dhimbshme bëhet kur bie shi, sepse produktet katandisen në baltë, ndërsa në ditët me diell përvëlues, nxehtësia bëhet e padurueshme si për tregtarët, ashtu edhe për qytetarët që e vizitojnë.
Nëse marr besimin tuaj dhe bëhem Kryetar Bashkie, do ta shndërroj këtë treg në një hapësirë moderne, me kushte dinjitoze për tregtarët dhe vizitorët.