Plot me incidente po shoqërohet seanca e sotme plenare. Pak pasi nisi fjalën e saj kryepalamentarja Lindita Nikolla, energjia elektrike është ndërprerë në sallë.
Ndërkohë që jashtë saj ka nisur paralelisht një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa disa deputetë të PD-së po debatojnë me Gardën, pasi nuk lejohen të që futen në sallën e Kuvendit.
Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kryeparlamentarja ka ndërprerë 5 minuta seancën, deri në rikthimin e energjisë elektrike.
“Ambienti brenda ishte në errësirë, nuk kishte drita, Ka një ndërprerje të energjisë.
Deputetët kanë ndezur dritat e telefonave. Në pjesën e brendshme të hollit, në korridor ka energji elektrike. Energjia mungon vetëm në sallën e seancës plenare. Seanca është ndërprerë deri në rikthimin e energjisë.
Në hyrje kryesore e Parlamentit është Luçiano Boçi dhe Alban Vokshi të cilët kërkojnë të hyjnë në Parlament. Iu bashkangjit edhe Nallbati dhe Tritan Shehu, emri i të cilit ishte shkruar edhe gabim.
Deputetët qëndrojnë në hyrje të godinës me kërkesën për të hyrë në sallë. Boçi theksoi se masa ndaj tyre nuk i përjashton nga të hyrit në sallë, por vetëm u ndalon fjalën gjatë seancës”, ka raportuar për News24 gazetari Ergys Gjenço.bw