VOAL

VOAL

VIDEO- Historike: Kosova nënshkruan kërkesën për anëtarësimin në BE

December 14, 2022
blank

Komentet

blank

VIDEO- Gjahtarët e qiellit: Ukrainasit që po rrëzojnë dronët e prodhimit iranian

blank

VIDEO-REL: Marrëveshje pa nënshkrime mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, atë nuk e nënshkruan zyrtarisht.

blank

(Video) Presidentja Kosovës: Duhet një marrëveshje e drejtë, ku të trajtohemi si dy shtete të barabarta e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë

Deklarata e përbashkët për media e Presidentes Vjosa Osmani me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar më 17 mars 2023

blank

 

 

blank

Joe and Shirley DioGuardi discuss future activities after Menendez event February 12, 2023

Joe and Shirley discuss future activities after Senator Robert Menendez event February 12, 2023

blank

Shaip Kamberi nga Washington DC i drejtohet me video opinionit

Delegacioni nga Lugina e Preshevës në përbërjen e të cilit janë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, një zë i fuqishëm që përfaqëson Luginën e Preshevës së bashku me  Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.

Nga Washington DC z.Shaip Kamberi i drejtohet opinionit publik.

 

 

blank

VIDEO- Jashtë nis protesta e opozitës, ndërpritet energjia në sallën e Kuvendit

Plot me incidente po shoqërohet seanca e sotme plenare. Pak pasi nisi fjalën e saj kryepalamentarja Lindita Nikolla, energjia elektrike është ndërprerë në sallë.

Ndërkohë që jashtë saj ka nisur paralelisht një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa disa deputetë të PD-së po debatojnë me Gardën, pasi nuk lejohen të që futen në sallën e Kuvendit.

 

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kryeparlamentarja ka ndërprerë 5 minuta seancën, deri në rikthimin e energjisë elektrike.

“Ambienti brenda ishte në errësirë, nuk kishte drita, Ka një ndërprerje të energjisë.

Deputetët kanë ndezur dritat e telefonave. Në pjesën e brendshme të hollit, në korridor ka energji elektrike. Energjia mungon vetëm në sallën e seancës plenare. Seanca është ndërprerë deri në rikthimin e energjisë.

Në hyrje kryesore e Parlamentit është Luçiano Boçi dhe Alban Vokshi të cilët kërkojnë të hyjnë në Parlament. Iu bashkangjit edhe Nallbati dhe Tritan Shehu, emri i të cilit ishte shkruar edhe gabim.

Deputetët qëndrojnë në hyrje të godinës me kërkesën për të hyrë në sallë. Boçi theksoi se masa ndaj tyre nuk i përjashton nga të hyrit në sallë, por vetëm u ndalon fjalën gjatë seancës”, ka raportuar për News24 gazetari Ergys Gjenço.bw

blank

Ka ende shpresë, ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një grua në Turqi pas 175 orësh nga tërmeti (Video)

Një grua që kishte mbetur nën rrënoja për 175 orë në provincën Hatay të Turqisë u shpëtua të hënën, më shumë se një javë pas tërmetit të fuqishëm.

Pamjet e publikuara nga Bashkia e Stambollit treguan gruan, e identifikuar si Naide Umay, duke u ngritur me barelë nga poshtë rrënojave.

Ekipi i shpëtimit përfshinte staf nga departamenti i zjarrfikësve të Stambollit dhe minatorë turq, të cilët janë midis mijëra punëtorëve që ndihmojnë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ekipet janë ende duke nxituar për të shpëtuar viktimat që mund të jenë të gjalla nën rrënoja, megjithëse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se shanset për të gjetur të mbijetuar po bëhen gjithnjë e më të pakta.bw

blank

Video tronditëse: Momenti kur ushtarët rusë vriten nga një raketë ukrainase

Një oficer ukrainas ka publikuar pamjet e momentit kur një grup ushtarësh rusë janë bërë copë-copë nga ukrainasit që hedhin një raketë mbi ta.

Oficeri ukrainas Anatoly Shtefan, i cili ndau pamjet, shkroi në Twitter: “Kushdo që vjen në tokën tonë me shpatë, do të vdesë nga shpata”.

Në video, një grup ushtarësh të Vladimir Putinit mund të shihet teksa enden pa dyshim në një vend plot me mina tokësore.

Ata duket se nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë me ta.

Të shtënat bëhen nga ushtarë ukrainas të cilët janë të fshehur.

Sipas komenteve në Twitter, arma e përdorur besohet të jetë një raketë e drejtuar kundër tankeve ukrainase, Stugna-P. syri.net

blank

VIDEO/ Dhunohet nga policia malazeze anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Petraq Milo

Një incident i rëndë është shënuar pak ditë më parë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, është dhunuar nga efektivët malazezë.

Sipas burimeve të BalkanWeb, Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

Në mediat sociale janë publikuar edhe disa video, në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.

Milo është kontaktuar edhe nga redaksia e BalkanWeb, por nuk është përgjigjur. Sakaq nuk dihet nëse ka pasur një denoncim nga ana e tij dhe nëse është njoftuar ambasada shqiptare për ngjarjen.

blank

VIDEO- Ukrainasit shkatërrojnë tri tanke dhe municion të ushtrisë ruse të fshehur në pyll

Ushtria ukrainase ka arritur sot që përmes një aksioni të planifikuar mirë, të shkatërrojë tri tanke dhe municion të ushtrisë ruse që e kishin fshehur në pyll.

Pamjet e filmuar nga ajri shfaqin momentin kur tanket ruse të fshehura në pyll, hidhen në erë si dhe një sasi e konsiderueshme e municionit.

Ata ishin stacionuar në një pyll duke menduar se do t’i shpëtojnë kamerave të dronëve të ukrainasve, por nuk ndodhi ashtu.

Pasi u lokalizuan dhe u konstatua se janë mjete të rënda të forcave armike, operatorët e dronëve i dërguan koordinatat artilerisë që menjëherë reagoi.

Goditjet ishin aq precize sa që tanket ruse as që patën mundësi të manovrojnë apo tentojnë të ikin. Ndërsa municioni që u hodh në erë krijoi një shpërthim të fuqishëm.

Videoja e filmuar me dron e shfaq tërë operacionin ushtarak të ushtrisë së Ukrainës, që në çdo moment po i dalin zot vendit të tyre. syri.net

blank

“Stop duarve të lyera me gjakun e shqiptarëve!”- Protestë para ambasadës serbe në Tiranë, qytetarët thirrje në mbështetje të Kosovës

Sot është zhvilluar në kuadër të tensioneve në veriun e Kosovës një protestë përballë ambasadës së Serbisë në Tiranë nga shoqëria civile dhe qytetarë të tjerë.

Protesta ka qenë paqësore dhe pjesëmarrësit kanë shfaqur pankarta me mesazhe mbështetëse për Kosovën, ndërsa kanë deklaruar ndër të tjera se “Serbia po nxit luftë” dhe se “Serbia ka qenë gjithmonë satelitit i Moskës në Ballkan”, mesa deklaratash të tjera për mikrofonin e News24.

Ndër të tjera aktivistët në protestë deklaruan se nuk është vetëm problemi i barrikadave në veri të Kosovës, por sipas tyre janë edhe provokimet që sipas tyre janë bërë me anë të nismës së “Open Balkan”.

blank

Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit pranë Liqenit Artificial (Foto+Video)

Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit.

Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.

blank

Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.


Send this to a friend