VOAL

VOAL

(Video) Gjergj Leka: Homazh për Kujtim Aliaj dhe Sherif Mejdanin – Edicioni II – Festa e Këngës Shqiptare – Nata e parë

October 11, 2021
blank

Komentet

blank

Koncert sinfonik i Orkestrës të RTSH me veprat e Aleksandër Peçit & LVBeethoven violinist Elvin Hoxha Ganiyev dirigjent Murat Cem Orhan

Orkestra Sinfonike e Radio Televizionit Shqiptar shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit më 10 qershor, ora 19:00 një koncert sinfonik me vepra të Maestro Aleksandër Peçi dhe Ludvig Van Beethoven.

Veprat e interpretuara me solist violinistin e shquar Elvin Hoxha Ganiyev dhe nën drejtimin e dirigjentit Murat Cem Orhan janë :

Aleksandër Peçi: Diellore, valle sinfonike, premierë botërore

Aleksandër Peçi: Koncert për violinë dhe orkestër, premierë botërore

L.V.Beethoven: Sinfonia Nr.3 (Heroike)

blank

 

 

blank

Ikona e muzikës shqiptare Justina Aliaj paraqitet përpara publikut me – Kënga e Mjekut”

Voal.ch – Artistja shqiptare Justina Aliaj ka lajmëruar përmes rrjetit social interpretimin nga ana e saj të hitit “Kënga e Mjekut”, kompozuar nga Agim Prodani me poezi të poetit Odise Grillo, interpretuar mrekullisht nga Anita Take ku Justina Aliaj tregon fuqinë dhe potencialin e personalitetit të saj unik në muzikën shqiptare me këtë perlë të muzikës shqiptare.

Voal.ch ju fton që ta ndiqni për të kuptuar fuqinë që ka arti i vërtetë shqiptar,

Justina Aliaj me mrekullinë e zërit dhe interpretimitj ka krijuar një perlë bis, një diamant për fondin e kulturës shqiptare.

Vetë Artistja e shquar justina Aliaj shkruan në rrjetin social si më poshtë:

“Të dashtun miq e mikesha të mija, po ju paraqes këto dy video-klip të fundit të mijat.
Uroj e shpresoj t’i pëlqeni, sado që janë kaq të vështira me i pa pa dhimbje.

E në kujtim e mirënjohje të gjithçkaje që kaluem, u deshtë nga ana jeme me i fiksu kot dhimbje
absurde në këto dy kangë.
Ju due fort.”

blank

PO HARROJMË TË QESHIM… VLERËSIME PËR LIBRIN: “ALI MULA -në pendën e humoristëve: Hasan Buçpapaj, Isa Breçani dhe Ali Syla” Nga HAKI ZLLAMI

Thonë se e qeshura të zgjat jetën, të bën që të çlirohesh nga steset e jetës nga skamja dhe dertet. Vet titulli i kësaj eseje “Po harrojmë të qeshim… na çon tek mendimi filozofik se:
” Njerëzve t’u krijojmë  mundësi që të jenë sa më të lumtur, sa më të gëzuar se vetëm kështu nuk harrojnë të qeshin”.Perkundrazi.Për fatin e mirë, janë të njohura  disa vepra me vlera të mëdha njerëzore në fushën e artit kinematografik, në artin e muzikës, të pikturës apo ndoshta  edhe më shumë në letërsinë artistike që njerëzve ua forcojnë shpirtin duke u krijuar situata të gëzuara, të qeshura, për të mos harruar të qeshurën…

Edhe Ali Mula, “Mjeshtri i Madh i Punës”, një artist që gjithë jetën e tij e lidhi me humorin brilant,  është  ai që me gazmoret e tij bën që mos të harrohet e qeshura, ndaj dhe librin për të cilin po flasim, iu kushtua këtij humoristi në zë.

Ndalem tek disa vlera të librit të  këtyre tre autorëve, të cilët i përgëzoj për një punë te kujdesshme dhe me përkushtim . Ky libër është i llojt të veçantë, si poemë satirike e copëzuar që pjesët i bashkon një temë dhe një ide e përbashkët:
“Humori i Ali Mulës ndër vite”dhe  si ide “Shakatë dhe humori  fshikullojnë përmes të qeshurës, dukuritë e papëlqyera të njerëzve, të pushtetarëve, të partiakëve , në luftën e klasave në shoqërinë tonë”.

Kjo ide përkon me atë që njerëzit të respektohen, pa u ofenduar në asnjë rast,  në çdo shaka theksohet me forcë dashuria dhe respekti për njeriun.

Të tre humoristët tropojanë i kthyen mahitë e Ali Mulës  në vargje që të bëjnë të qeshësh me të madhe. Libri që kemi në duar  është një tjetër vlerë artistike e letërsisë tropojane dhe këtë  të tre autorët e shkruan duke e ndjekur Ali Mulën,siç i thonë fjalës “me bukë në strajcë” hap pas hapi, në të gjitha ato vende e me ato përsonazhe ku “pikonte” humor.

Dhe këto vargje do të lexohen nga brezat. Do të mburremi  me to, ne dhe ata.

Është domethenës fakti se nga vijne keta krijues: njëri nga trualli poetik  Buçpapaj, tjetri nga rrënja e rapsodisë së Tropojës, ku lindi rapsodi popullor Sokol Arifi dhe i treti nga vendi  i istikameve të mejdaneve të Gashit të gurit. Këta të tre poetë që ditën për bukuri t’i bashkonin: metaforët e përsonifikimet, ironitë e sarkazmat, alegoritë e arkaizmat duke i shprehur me asteizëm (me fjalë therëse), në vargjet e këtij libri të gjinisë së veçantë  me 300 e ca faqe e me mijëra  vargje.

Pra, s’ka fare nevojë të ndalem për t’i ndarë vlerat sipas autorëve . Kështu që janë të falenderuar  të tre për punën serioze që bënë. Kemi lexuar raste nga letersia botërore , si vëllezërit Grim, ose në letërsinë tropojane,vëllezërit  Balaj ,këta e të tjerë, i kanë shkruar librat  bashkërisht , dakord se këta i bashkoi gjaku ,nëna,ndërsa  humoristët tanë, i bashkoi vullneti i mirë i përbashkët, për të bërë diçka të bukur.

E pyeta njërin nga këta: si arritët  këtë bashkim?

-Mos më pyet fare se ne të tre ramë dakord për bukuri – m’u përgjigj ai.

Këtu po përmend për punën e vyer redaktorin, poetin me vlera ballkanike e europiane, Mujë Buçpapaj i cili me veprat e tij në poezi, tashmë ecën i sigurt nga suksesi në sukses. Mburrem me të dhe e admiroj për punën që bën me talentin e tij, si më i miri, ish-nxënësi ekselent i mi, për katër vjet në shkollën e mesme të Tropojës.

Faleminderit  poeti ynë Mujo Buçpapaj !

Shkrimtarët satirik Hasan Buçpapaj, Isa Breçani dhe Ali Syla në këtë libër me vargje plot jetë, kanë përcjellë me realizëm bëmat artistike të një njeriu që jetën e tij e bëri  art, si dhe të qindra përsonazheve të çuditshme, diallogje e situata komike që  përfitojnë të qeshura të forta, në të gjitha anët, por edhe shumë besim për të mirën tonë.

Ali Mula del ashtu siç është, si një  artist i madh, gojëembël, origjinal dhe shumë i pranueshëm për  të madhin e të voglin.Shakat e tij  kanë edhe frena.  Rrugëtimi i tij njerëzor gjatë 70 viteve është origjinal , është një shembull për  gjithë krijuesit.

Humori i tij ka një gjuhë të gjatë, të thjeshtë, të kuptueshme, lakonike. Beteja intelektuala e tij përmes gërrithjeve mahitare,  krijoi tablo të gjata nga jeta e përditshme me një vertetësi të pashoqe, shumë  nga aforizmat e mendimet e tij kanë hyrë dhe përdoren me një vertetësi të pashoqe në jetën praktike,në trevat tona.

Me të drejt shtrohet pyetja : përse ka  gjithë këtë shtrirje hapsinore dhe vërtetësi njerëzore, arti i Ali Mulës?

Përgjigjja është më se e qartë:  është art që mbështetet në folklorin tradicional, në krijimtarinë popullore, është një art që shquhet për urtësinë e shprehjes, është origjinal.

Ali Mula , dallohet si improvizuesi më I veçantë e më i shpejtë,  koherent , në betejat e tij intelektuale duke dialoguar me politikanë, intektualë, mjekë, mësues, kuadro të partisë dhe te pushtetit.E veçanta, është se gjithnjë fiton e drejta, gjithnjë  triumfon etika morale e shtresave të ulta.Është shumë i madh ndikimi  i artit alimuljan  tek shkrimtarët tropojan e më gjërë…
Ali Mula, një artist që të sjell  kënaqësi artistike, të bën që të qeshësh, të fal humor,mjafton që Ali Mula të kop gishtat dhe ta bëjnë sallën  gjithë gaz e hare…

Të tillë, artist, Ali Mulën e bëri vetë nëna natyrë , fati e ndihmoi në këtë fushë. Ali Mula gjithkund, në shfaqjen e estradës, Alia në orkestër, Alia në spartakiadë, Alia në klinikë, Alia  në ekipe, Alia në garë pas zagarit…

Aliu e deshi shumë punën, e do shumë vendlindjen aq sa që edhe në Amerikë e Kanada, ëndrrat e tij gjithnjë i shihte në Tropojë..

Shakatë i filloi me njerëzit e tij,  me nënën Bejaze dhe dajën Brahim…

Ai kurrë nuk u tall me njerëzit,shakat e tij  ishin të pastra si uji  i Valbonës,shakatë e Ali Mulës të kafshojnë si qëngji…

Humori i tij si sheqer e mjaltë, humor që të flladit, humor që të ngroh, ai flet më shumë me vehten se sa me të tjerët.Në humorin e tij,  asnjëherë s’gjen njerëz të sëmurë, me të meta trupore ose psiqike,përkundrazi,në batutat  tij , s’ka egoizëm, s’ka ofeza. Humori i tij është mësim,  ai të bën të meditosh.

A mjaftojnë këto për  mahitë e Ali Mulës, sigurisht se  jo, se duhet  te mendosh , të shkruash dhe të flasësh edhe më tepër…

Fati i dhuroi ngjarje jetësore që ngjanin me arra të forta,të cilat I “përtypi” mbasi dhëmbët i ka të fortë , sepse  i ndreq vetë, siç ka ndrequr me dhjetra dhe qindra gjatë karierës së tij në profesionin e dentistit.

Shumë suksese artisti i madh Ali Mula ! Të paçim me jetë të gjatë dhe me humorin tënd gazmor!

Bajram Curri,  më 3 maj 2014

blank

Maestro Aleksandër Peçi i zhgënjyer për këngën shqiptare në Eurosong: E dini kush ishte minister kulture, deputet ne kohe te Beethoven, Çajkovskit, Migjenit??

Ka reaguar i zhgënjyer Maestro i shquar Aleksandër Peçi rreth performancës shqiptare në Eurosong 2022 si më poshtë:

“….Ronela ka ze te mire dhe mjaft energji por kompozicioni i kenges eshte jashteqitje kompozicionale.

Pislleku i Lanes me gjithë jashteqitjet e njerezve perveçse shkon ne det ka depertuar edhe neper kenge.

Kenga eshte akt kompozicional qe e prodhon shpirti, truri, inteligjenca kompozicionale mjeshteria dhe jo organ tjeter i trupit i destinuar per jashteqitje.

E drejte kur flisni per injorance.

Mjeshteria eshte Ari i Artit.

Dhe perpara mjeshterise se Krijuesit të perulen si para Zotit drejtore, ministra, ministre kulture drejtore artistike, dekane, rektore, deputete, kryepelamentare, drejtore institucionesh etc etc…..

….Qe sot jane e neser harrohen e mbetet vlera qe prodhon mjeshteria e krijuesit.

Ja ato kenge te arta te Limoz Dizdari qe po vuan ne menyre te pamerituar e gjithe neve te tjereve.

E dini kush ishte minister kulture, deputet ne kohe te Beethoven, Çajkovski, Migjenit??

Sigurisht s’ka si ta dini se krijuesi i ka mbuluar me vlerat qe i ka lene njerezimit!”

blank

Dje në Teatrin Migjeni Inva Mula dhe Genc Tukiçi në koncertin “Për ty Babë” –

 
Dje në Shkodër sopranoja me famë botërore Inva Mula bashkë me pianistin e shquar Genc Tukiçi u kthyen në skenën e Teatrit Migjeni  pas shumë vitesh për një koncert shumë të veçantë.
Koncerti i mbuluar nga Bashkia e Shkodrës titullohet “Për ty babë”- dhe u kushtohej dy Etërve të tyre, te dy Artista të Popullit, Avni Mulës dhe Ibrahim Tukiçit, Artistë dhe Miq të pandarë.
Drejtor Artistik i shfaqjes Florent Boshnjaku.
Ja çfarë shkruan në ditarin e tij Avni Mula për Ibrahim Tukiçin dhe miqësinë e tyre:
“Ibrahim Tukiçi shoku i fëmijërisë, i rinisë dhe i pleqërisë.
U njoha në moshën shtatëvjeçare në Shkodër, në klasën e parë. Ai nga lagjja “Rus”, unë nga lagjja “Parrucë”.
Na bashkoi edhe festa e mevludit, më xhaminë e bukur “Fusha e Qeles”, ku këndonim rituale fetare.
Kështu për çudi, për afro 70 vjet, nuk u ndamë asnjëherë. Fëmijërinë dhe rininë bashkë.
Paradite në shkollë, pasdite unë furxhi e ai kovaç.
Pas çlirimit unë mësues, ai mekanik.
Për gjashtë vjet na bashkoi Ansambli Artistik i Ushtrisë.
Në studimet e larta nga viti 1952 në të njëjtin konservator në Moskë, me të njëjtin profesor, unë bariton, ai tenor.
Të dy profesionistë, solist lirik, në TOB më 1957. Me dhjetëra e qindra koncerte dhe role të përbashkëta, brenda e jashtë shtetit.
Të dy Artistë të Merituar, Artistë të Popullit.
Unë kompozitor, ai edhe solist me Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Por papritmas më iku shoku, miku, vëllai.
Ai është legjenda e këngës popullore qytetare, e këngës shkodrane e mbarë kombëtare. Zë timbrik, i fuqishëm, dramatik e lirik në interpretim, i thjeshtë, i dashur, besnik, kavalier e patriot.
Këngëtar si Ibrahimi një herë lindin. Unë me dy vajza: një pianiste e një këngëtare. Ibrahimi me dy djem dhe një vajzë. Një pianist, Genci, tjetri kompozitor, Davidi dhe Lejla, mjeke. Sikur na ka lindur një nënë.”
blank
blank
blank

KUR FLASIM PËR AGIM MATON- Nga Timo Mërkuri

Kur flasim për Agim Maton nuk ia kërkojmë datëlindjen në certifikatën e gjendjes civile, ku me një kaligrafi fine është shënuar data 12 mars 1947. Kjo është datëlindja e njeriut, ndërsa ne te Agim Mato shohim poetin, ndaj për të gjetur ditëlindjen e tij, lexojmë vargjet që ai vetë ka shkruar me ngjyra deti: “[…] u mblodhën aromat e tokës, gjithë dritat, gjithë rënkimet e detit, meditimet e ullinjve, dhe krijuan mua… biri i brigjeve të gjelbra. Biri i rërës dhe i detit…” dhe aty kërkojmë një datë.
Agim Mato ishte një poet që jetën e tij e shtriu dhe e shkriu në vargje, madje dhe dhimbjen e persekutimit si bir i një të dënuari politik, si një krijues që iu hoq e drejta e botimit, madje gjithë privacionet e kohës çuditërisht i derdhi në vargje që rrëzëllejnë si ar i derdhur në kurora dafinash.
Është i vërtetë fakti që për gati 30 vjet ai heshti (si bilbili në degë) së botuari, por poeti nuk heshti kurrë së krijuari. Ai mblidhte në shpirtin e tij poezinë, siç mbledh mali në basemet brenda shpateve e gërxheve ujërat e shiut për burimet, poezi që do shpërthente me vrull pas viteve ..2009 kur pa dhe ndjeu që koha dhe shokët prisnin vargun e tij poetik.
Ai erdhi me vrullin e ujërave pranverore, me ngjyrat dhe meloditë e kësaj stine, madje këto i solli si: “[…] biri i brigjeve të gjelbra, biri i rërës dhe i detit / Fytyrën time nuk mund ta ndash kurrsesi / nga buzëqeshja e portokalleve dhe trungjet e menduara të ullinjve …”, pa turfulluar hakmarrje e përmbytje.
Agim Mato u rikthye si poet jonian, me shikimin e tij plot dritë drejt të nesërmes, pavarësisht se mund të shkruante për të djeshmen a për të sotmen. Vargu i tij kishte një hapësirë të kaltër deti, plot jod e lule të vockla ulliri që ndjellin paqen edhe në mes të rrebeshit. Fjala poetike e tij është si një pulëbardhë, që me lojën e saj mbi valë, tërheq shikimin e meditimin, ngjall shpresë e buzëqeshje edhe te njerëzit e dëshpëruar.
Me poezinë e tij ai i dha formë e jetë stilit modern të poezisë joniane, duke i ngritur hymne jetës në mes të mortit, ngjyrosi me kaltërsinë e detit shpirtin e njerëzve, mbolli në jetët e tyre një … ulli, pavarësisht se prej tyre pati hequr …të zitë e ullirit.
Kur flasim për poezinë e Agim Matos, flasim për një hapësirë të kaltër, gati qiellore, plot yllësi metaforike apo njelmësi detare, që të fton t’i lexosh dhe rilexosh dhe të pyesësh veten se nga vjen kjo ngrohtësi në këto poezi. Ai e shihte veten si pjesë të detit, madje deti fillonte te zemra e tij për të vazhduar më tej, nëpër brigje. Kudo që shkonte, detin e merrte (metaforikisht) me vete, me valët e stërkalat e tij, me anijet e sandalet e peshkatarëve, me pulëbardhat mbi valë e myshqet në fund të detit. “Gjithë ditën fjalosemi me detin” pohon poeti te “Ode e fëmijërisë” se: -“Jemi ende fëmijët e tu të përjetshëm / shtangur para magjive jonike”.
Madje edhe ngritja në rang kombëtar dhe roli i një “institucioni poetik” të Klubit të Krijuesve Jonianë dhe të Manifestimeve poetike “Trirema joniane” lidhet me punën dhe përkushtimin e tij, veçse duhet të saktësojmë se: ky fakt s’ka të bëjë me ndonjë talent apo aftësi drejtuese e organizuese të lindur a të fshehur të Agim Matos. Kjo ka të bëjë thjeshtë me intuitën poetike të tij për rinovimin e përvojës së arritur, gjetjen dhe krijimin e kontakteve me poetët e duhur që lëvronin forma dhe stile të reja poetike në një nivel sipëror.
Kjo dëshmon faktin që “Klubi i Krijuesve Jonianë” u shndërrua në një qendër promovimi e prezantimi të poetëve shqiptarë dhe krijimeve të tyre, ndërkohë që poetët më në zë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia Jugore ishin “në shtëpinë e tyre” në Manifestimet e Triremës sonë Joniane apo në ngjarjet tona promovuese. Saranda mirëpriti poetë nga Spanja, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Qipro, Franca, Rusia, Siria, Tunizia etj. të cilët nxitonin plot dëshirë dhe kuriozitet drejt këtij qyteti me Klubin e Krijuesve Jonianë si “Farin e vetmuar në Jug”.
Në qoftë se Agim Mato mbylli sytë në 10 maj 2021, me këtë akt ai nuk shkoi drejt harresës, por hyri në mesin e atyre poetëve, të cilëve pikërisht në ditën që pushojnë së frymuari fillon e u përcaktohet pavdekësia.
Tashmë ne do hyjmë plot kujdes e vëmendje brenda vargjeve të tij, si në një galeri mali për të arritur, gjetur e marrë poezinë e vërtetë, si një madem xeherori të rrallë. Do të pasurohet së tepërmi ai që do gjejë qoftë edhe një copë të vogël nga ky “mineral”.
Pra, ju them: datëlindja e njeriut Agim Mato është një datë e regjistruar në gjendjen civile, datëlindja e poetit Agim Mato është në vitin 1969, kur botoi librin e parë poetik JUG, ndërsa prej 10 Majit 2021 filloi …”e vazhdon përjetësia” e tij.
Sarandë, prill 2022
blank

Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”: Në Gjakovë sot Dita Qëndrore e Mitingut të Poezisë 2022

Erdh Dita Qëndrore e Mitingut të Poezisë 2022, pas një muaji promovimesh të çdo javshme!
Të hënën me 9 Maj, në ora 18:00, në Pallati i Kulturës, ” Asim Vokshi”( salla solemne),
Do të jetë Mbremja qëndrore e poezisë,
Do të këtë festë krijuesish dhe do të ndahet Çmimi” Teki Dervishi” proza më e mirë 2021-2022 prozatorit elitar shqiptar Z. Zija Çela i cili e nderon mitingun me praninë e tij fisnike!
Dhe Çmimi ” Ali Podrimja” poezia më e mirë ndërmjet dy mitingjeve, që ndahet pasë deklamimit të poezive nga poetet e pranishëm, nga juria e klubit.
Festa letrare në Gjakovë po shënonë mitingun e poezisë të 58-tin me radhë! Urime, Gjakovë! Urime letërsisë bashkëkohore shqipe!
Pjesëmarrja e juaj publikë artëdashës na nderon!
Jeni të ftuar!
Klubi letrar”Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
blank
blank

Në Trieste u organizua nga Comunità San Egidio koncert bamirësie për Ukrainën – mes artistëve edhe basi shqiptar Hektor Leka

U zhvillua në Trieste me date 1 maj 2022 në ambientet e kishës Evangjeliste Luterane të koncerti i bamirësisë për mbledhje fondesh në ndihmë të fëmijëve ukrainas.

Ky event u organizua nga Comunità San Egidio shumë aktiv në fushën e ndihmave kundrejt popujve në vështirësi dhe nga kompleksi koral Auricorale Vivavoce e Triestes.

U ekzekutua Mesha Requiem e W. A. Mozart nën drejtimin e Maestro Severino Zannerini.

Kuarteti solisti ishte i përbërë nga soprano Monica Cesar, mexosopranoja Giacinta Simon, tenori Fabio Benussi dhe basi shqiptar Hektor Leka.

Koncerti u mbyll me dy pjesë bis nga i njëjti Requiem dhe në fund kori ekzekutoi Ave verum të kompozitorit Saliburgez.

blank

 

blank

blank

DILOIADA-BALADË PËR TMERRIN PA FUND –  Nga Tonine Hido, studiuese, “Mësuese e Merituar”, “Ambasadore e Paqes “

(Pikëpamje për poemën-baladë  të tmerrit pa fund : “DILOIADA” të autorëve Jorgo S. Telo  Eduard M. Dilo)

 

                                blank

blank

Libri “DILOIADA”  me autorë Jorgo S. Telo dhe Eduard M. Dilo e pa dritën e botimit në fillimviti (2009), si për të thënë: “Po shkrijnë akujt e dimrit të acartë, nga lotët e paterur të dhimbjeve…”

Atë vuajtje të përbashkët, hedhur në mijëra faqe librash e gazetash, në mijëra kujtime përmes ekraneve të televizorit për kohën pa stinë të diktaturës komuniste në Shqipëri, më të mistershmen e globit, ku “dhe vetë Zoti ç’hoqi”, autorët e japin përmes poemës – baladë, krejt të veçantë për nga materiali faktik e shumë origjinale për nga kompozimi…

Si poetë autorët përcjellin një muzikë rrënqethëse, një melodi të trishtë, kompozuar mjediseve të blerta të shpirtit, kontributeve, fisnikërisë dhe madhështisë së familjes Dilo në Sheperin e Zagorisë e të Çajupit, pikërisht për “Lisin” me degëshumë, të “Mësuesit të Popullit” Ilia Dilo, gjuhëtarit. albanologut, shkencëtarit… muzikë  – përballë goditjeve çnjerëzore, amorale, me të cilat diktatura “shpërblente” vlerat e patriotëve, kontributet e njerëzve të shquar në dituri dhe humanizëm; goditje të “luftëklasës”, ku të “grinin vampirët” për  të “vrarë” shpirtin” e për të “ckulur rrënjët” e familjeve fisnike që nderoheshin dhe u dëgjohej fjala me peshë…

Mbi këtë shtyllë të fuqishme: heroi, familja, përndjekja – torturë e “djajve të kuq”, “fuksave”, që i bindeshin “timonit – padron”, qëndresa, përcjellja e vlerave në kohët e vështira, siç ishin mëkuar “ të ishin vetvetja” – era e lirisë përtej oqeanit etj. ecnin shtruar, gërshetuar me njëra – tjetrën; shpjegojnë njëra – tjetrën në përqasje e përplasje kohësh, tipash, ngjarjesh reale…ecin për rrugë të drejtë, pa devijime shpifjesh, insinuatash, imagjinate delirante, hakmarrjeje, siç do të pritej natyrshëm prej çdo lexuesi….

Me dinjitetin gjenetik të babait të ndritur Ilia Dilo Sheperit dhe nënës së mençur, të dashur, të duruar e largpamëse, Sava Ruci (degë e trimit që mbrojti flamurin kombëtar përkrah Ismail Qemalit në Vlorë më 1912), të dhjetë fëmijët – yje të rrënjës, krijojnë një ansambël drite njerëzore, bëmash, qëndrese, që rrallë gjendet në një portret të vetëm.

Pikërisht në prologun mbresëlënës, mpleksur mitikja me realen përmes metaforave mjaft impresionuese, krijohet kuadri lokal e kohor i poemës – baladë me një antitezë të pashoqe që më shumë kuptohet në sintoninë e qëllimit autorial:

……………………..

“Fillikat vajton shtëpia…

 

Mbledhur lotët e përgjakur,

Nga çdo rrënjë del një bisk.

Ngjizur bisqet e përflakur

Te kondisma – obelisk.”

 

Kështu paraqitet tema që do të shtjellojë libri; duke vendosur një përmendore për rrënjët dhe degët e familjes Dilo, që t’i mbetet vend i shenjtë, për t’u lutur para bustit në bronx të mësuesit të madh Ilia Dilo Sheperi, që barbarisht e zhvarrosën pas 30 vjetëve, pasi kish vdekur, por hijerëndë imponohet: “Fali, o Zot, se nuk dijnë ç’bëjnë!”

Nëse libri voluminoz “Rrno vetëm për të tregue” i At Zef Pllumit, “Nder i Kombit” është quajtur “akuzë-skaner” për diktaturën e gjatë barbare 50-vjeçare në Shqipëri, ushtruar prej antinjerëzores, mizorisë, krimeve të paimagjinueshme, gjithë këtë helm e gjejmë të mbledhur për jetën e një familjeje të vetme, të familjes në zë: Ilia Dilo Sheperi: prindër, dhjetë fëmijë me bashkëshortët e tyre e fëmijët, të bukur në shpirt e mendje, të ditur e plot kulturë, krijues e zbatues në fushat përkatëse të diplomimit… por… të përjashtuar, të përndjekur, të gjykuar me dëshmitarë që nuk lexonin dot as shpifjet e porositura, të burgosur e të internuar, të masakruar gjer në djegie së gjalli të nuses – nënë, Kaliopit, mu në prag të shtëpisë (nga vëllezër- hije të nazizmit në krematoriume).

Ç’gjumë bëjnë përbindësha të tillë, kur edhe për dërrasa të arkimortit (se nuk ishte qendra funerale si tani), s’e ndihmoi asnjë nga fshati familjen zemërplazur nga dhimbja, sa që me duart që do t’i mbanin lule – përcjelljeje me lot të ngrirë shpirtërorë, shkulën hunjtë rrethues të oborrit, për të rehatuar trupin e dashur në kuti kaq fyese, primitive. Me se, me ç’alfabet artikulojnë fjalët e buzëqeshjet e shtira këta monstra që përdhosin kodin e jetës e të vdekjes?!!… Kur në vend të fjalës së mirë, që shoqëron tradicionalisht lamtumirën e fundit për këdo, kriminelët “këshillonin” t’i hidhnin gëlqere varrit të Dilenjve, që të mos u gjendej as nami e as nishani  për kockat që preheshin qetësisht…

Se krimineli… kthehet në vendin e krimit… (me fjalët, intrigat, vrasjen pas shpine)

Në një paralele m’u kujtua familja JASHARI në Kosovë, masakruar nga forcat serbe. Kështu në Zagori dhe jashtë saj janë masakruar mbi tri duzina dilenj:burra e gra… veç prej shqiptarëve, ndoshta dhe bashkëfshatarëve, sepse krimbat s’e durojnë madhështinë e lisave, rritur në diell vlerash, që dhe kur i presin si Ilia Dilo Sheperin, gjejnë forcën t’i përqeshin kuçedrat mizore, duke thënë para vdekjes:

 

 

“Edhe po ma pretë fytin nga inati,

Bindjet dot s’m’i vrisni, vrisni vetëm shtatin.

Fytin do ta kem si “a-ja” e shqipes.

Boll ju kam duruar përmes kërcënimesh…!”

 

Se heroi ynë, Ilia Dilo Sheperi  qe një det diturie që e vuri jetën në shërbim të shkollave shqipe në krahinë e jashtë saj, në përgatitjen e një gramatike  plot vlerë në planin shkencor e praktik për mësimin dhe ruajtjen  e gjuhës amtare; me “detin e diturisë” Mësuesi i Popullit qëndroi si burrë ndaj Patrikanës, udhëhoqi shoqatën “Kandili”  me Petro Hariton e Çerçiz Topullin tok…

Kështu, me vlagën e rrënjës familjare, gjejmë në libër gjelbërimin e hijshëm të dhjetë degëve me gjethe – lule të Dilajve, me ngjyrimet e veçanta personale të secilit, mbledhur në kornizën – flori të fisit, diçiturën e së cilës lexojmë në besimin e madhështisë shpirtërore të Qirjakos, ekonomist, gazetar, që refuzoi postin e ministrit te financave në kohën e pushtimit fashist, sepse…”jeta është e përkohshme dhe e vërteta është e përjetshme…”

E, ndonëse u trajtuan gjatë dekadave të “murtajës komuniste” si “reaksionarë” prej më antikombëtarëve, duruan me thikën për kockë me dinjitet, se pas “vdekjes” do të çelë jeta si lulja  xanës së  verdhë në Çajupin e ajërit, e ujërave të pastra dhe dilenjtë besuan se do ta shihnin atë pranverë… Dhe e panë të gjymtuar, thotë balada, të rralluar në emra dhe shtëpi, por arritën kohën që prisnin e që e ndienin thellë në parathënien e vuajtjes së tyre…

Nga Zagoria e rrënjës gjer në Amerikë, përtej oqeanit, një ylber  jete dhe vdekjeje, shprese dhe ringjalljeje; kujtimet e derdhura në vargjet e baladës do ta mbushnin hapësirën me lot të paterur, me derte të pathëna, me këngë të pakënduara që Rovena – mbesë nuk i përqafon dot të mbledhura në pentagramin e melodisë së mallit…

Prandaj jetë – vdekja, gjenden pranishëm dorëpërdore në poemë ( si në librat e tjerë të Jorgo Telos) dhe ndjehen si etaloni për “një jetë e ardhur së vdekuri” për familjen Dilo, por që s’kërkon hakmarrje edhe kur  “djalli” shkon të prishi qetësinë qiellore të “shpirtit – engjëll”, të mësuesit Ilia Dilo Sheperi, duke kërkuar “çertifikatë të përsekutuari”(shënimi im) . Babai i të martirizuarve përcjell inkuizitorin të lajë gjynahet te “tokësorët”…

Kështu autorët me realizëm, larg faljes së krimeve vetëm në qiell, japin mesazhin e vyer se mirësia investohet në jetën e të gjallëve, për t’u ngjitur në pavdekshmërinë e qiellit… edhe në bronxin e shtatoreve hijerënda… E keqja përvëluese shkrumbon së pari zjarrvënësin, qoftë edhe pas shumë viteshthjesht çështje kohe…

Kjo filozofi përcillet natyrshëm si një baladë e kreshnikëve të kohës moderne: me emra të njohur, me ngjarje të jetuara, përmes një gjuhe të pasur në shprehje të krahinës, me figura pikante që vulosin  mirë portrete, ide, mesazhe në mënyrë konçize dhe shpesh të lënë pa frymë nga forca sugjestive që mbartin…

Vërtet poema-baladë i kushtohet një fisi të vetëm, Dilajve në Sheper të Zagorisë, por ajo që ka ngjarë dhe përshkruhet artistikisht në libër ka forcë njohëse, përgjithësuese të pallogaritshme për arsyen e thjeshtë, se nuk mund të ketë qetësi shpirtërore dhe paqe në shoqërinë postkomuniste, pa gjetur guri vendin e vlerave apo antivlerave… realisht, jo me ligje pa zbatim, jo përmes shoqatave persekutorësh ndaj ish të persekutuarve, por me drejtësi, me bazën e së vërtetës, që është e përjetshme…

Krahina e Dilajve, gjithë Shqipëria, ka nevojë për libra të tillë, jo për zjarre urrejtjeje hakmarrëse, por të mos harrojmë ç’ka ndodhur, se ndryshe e kaluara përsëritet me forma të reja, në emra të rinj në kohën moderne të demokracisë.

blank

Emocione rreth festivalit të XI “Sofra poetike Boras 2022” Emine S. HOTI, Norvegji

Pjesëmarrës të festivalit të XI “Sofra poetike Boras 2022.”
Shkova përsëri në Boras, kësaj here në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar të poezisë “Sofra poetike”, 2022, që e organizon me shumë sukses Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”,Boras. Një ngjarje me të vërtetë madhështore, ku cilido prej pjesëmarrësve ndieu kujdesin dhe miqësinë e ofruar, si nga organizatorët, nga autoritetet vendore të pranishëm, por edhe nga poetët e mbledhur në Bibliotekën e qytetit, Boras, për të bërë të njohura aty krijimet e tyre poetike.
Si zakonisht, në krye të organizimit, i mirënjohuri, poeti, publicisti dhe përkthyesi Sokol Demaku e, në krah të tij: Riza Sheqiri, Shota dhe Hamit Gurguri, Gladiola Busulla dhe, aktive, e tërë kryesia e QKSH “Migjeni”. Fillimisht ishte shumë emocionues programi i përgatitur në bashkëpunim me mësuesen e gjuhës shqipe në Boras, Qerime (Shota) Gurguri, si dhe disa nga nxënësit, që paraqitën përpara pjesëmarrësve një koncert recital, shumë emocionues e frymëzues.
Festivali, siç i është bërë i njohur lexuesit, kësaj here kishte në pjesmarrjen e tij 88 poetë nga vende të ndryshme të botës, të cilët flisnin dhe shkruanin në 14 gjuhë. Unë erdha nga Norvegjia dhe recitova aty poezinë kushtuar poetes shqiptare me banim në Stokholm, Teuta Azirit, e cila u nda para pak kohësh nga jeta, duke lënë tek të gjithë ne kujtimet,nderimin dhe respektin e paharruar për atë, si një grua të emancipuar, atdhetare dhe me talent poetik.
Zgjodha një fotografi të saj, e vendosa në një stendë të veçantë dhe recitova tri strofa nga poezia ime, që ia kushtoja Teutës:
“Poetesha e Stokholmit”
Vargje kushtuar mikeshës sonë
Teuta Haziri, që s`e kemi më mes nesh
…………
Kurdoherë e qeshur dhe miqësore,
Me emër mbretëreshe, e nderuar,
Zemërbardhë, trimëreshë dardane,
Motër dhe mikeshë e paharruar.
Ne gratë e kishim përherë shembull,
Mes nesh ishte një shqiptare – zonjë,
I shkonte plisi dhe veshja kombëtare,
Ndaj e krahasonim me një shqiponjë.
Recitojmë shpesh herë vjershat e saj,
“Poetesha e Stokholmit” për të themi,
E përfytyrojmë përherë si një shqipe,
Motrën tonë në zemër e kemi.
Ndieva emocion të madh kur vura re se poezia u mirëprit nga pjesëmarrësit, teksa të gjithë shprehën me duartrokitje respektin dhe nderimin për emrin dhe veprën e Teuta Azirit, kurse poetesha
Fortesa Hoti, me banim në Francë, fituese e çmimit “Shkëlqim Demaku”, dhënë nga QKSH “Migjeni”, erdhi e më përqafoi ngrohtësisht.
Festivali bëri vlerësime për poezitë më të bukura dhe, në përfundim Juria përzgjodhi dhe vlerësoi për “Pendën e Artë të Migjenit” poeten Klara Buda, me vendbanim në Paris, Francë dhe poeten e njohur suedeze Anna Mattsson, nga Göteborgu, Suedi.
Ishte emociunues edhe vlerësimi që i bëri Juria e Festivalit artistes së re shqiptare të filmit Fortesa Hoti, me banim në qytetin Göeteborg të Suedisë, e cila u vlerësua me çmimin e Festivalit. Po ashtu, çmimi i Festivalit iu dha edhe piktorit të njohur shqiptar, me banim në qytetin Växjö të Suedisë Shyqri Gjurkaj. U duartrokitën gjithashtu Mirënjohjet, që iu dhanë për një bashkepunim të vyer me QKSH ”Migjeni”: Murat Koci, nga qyteti Malmö për punë të palodhur në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë; Nexhi Hasani, nga Londra; Bukurie Maloku, poete nga Elbasani; Shoqatës kulturore-sportive ”Dardania”; Muharrem Binakut, veprimtar kulturor, Borås; Vanja Izova Velelva, poete nga Maqedonia; Axlin Veljat, poete nga Göteborgu; Ligor Shyti, poet nga Permeti.
Për mua ishte gëzim edhe takimi me drejtuesit e Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana: Mariana dhe Petrit Ymeri.
Gjithashtu, pata kënaqësinë të takohesha me të gjithë pjesëmarrësit, i urova për sukseset e tyre, e mes tyre veçoj edhe prof.Murat Ajvazi nga Zvicera, i cili iu bashkua entuziazt manifestimit “Sofra poetike, Boras, 2022”.
Po aq emocionuese ishte dhe Antologjia e Festivalit, ku gjejnë emrat e tyre poetët: Henrik Mimmersson Suesi, Klara Buda Francë, Ylltare Ferati Kosovë, Flora Peci Kosovë, Adem Pllavci Suedi, Hidajete Hasani Kosovë, Peter Nyberg Suedi, Flora Shabi Kosovë, Elisabeta Gockaj SHBA, Kasam Shaqirvela Maqedoni e V,Vaso Papaj Shqipëri, Bajram Muharremi Suedi, Sokol Demaku Suedi, Valbona Kolaveri Shqipëri, Bukurie Bucpapaj Kosovë, Ibrahim Osmanbašić Bosnje, Luiza Dauti Shqipëri, Ferzate Bajrami Itali, Djina Dundova-Pancheva Bulagari, Bukurie Maloku Shqipëri, Eltona Lakuriqi Itali, Gabrijela Muja Shqipëri, Mimoza Xhaxhaj Mane Gjermani, Duarte Ëallin Portugali, Viron Kona Shqipëri,Радка Атанасова- Топалова Bulgari, Ivkovic Maja Itali, Afrim Berisha Suedi, Nezi Plaku Velaj Shqipëri, Eva Ermenz Suedi, Mimoza Gjetaj Itali, Gerd Karin Nordlund Suedi, Fatjon Bunga Shqiperi, Ахмет Емин Атасой Turqi, Mimoza Eliona Osmani Greqi, Славка Мариновска Bulgari, Adelina Pali Shqipëri,Glladiola Jorbus Suedi, Yllka Sheqiri Suedi,Marigona Zekaj Kosovë, Zahra Hassan Suedi, Jana Ëitthed Suedi, Lili Jusufi Sheqiri Suedi, Vanja Izova Veleva Maqedoni e V, Naser Miftari Maqedonie V, Elvira Kryeziu Kosovë, Remzi Basha Suedi, Anila Kananasi Karapidou Greqi, Nexhat Reaxha Kosovë, Gjelina Maçi Keçi Shqipëri, Ольга Борисова Rusi, Teuta Dhima Shqipëri, Prenda Sejdia Shqipëri, Деляна Ангелова Bulgari, Bardha Mance Greqi, Besarta Shkoza Shqipëri, Ibrahim Abedini Suedi, Ligor Shyti Shqipëri, Axin Ëelat Suedi, Nexhi Hasani Angli, Emine Hoti Norvegji,
Elizabeta Isufaj Greqi, Ajne Iberhysaj Kosovë, Eli Kanina Shqipëri, Mimoza Zejnullahu Kosovë, Marjan N. Sopi Gjermani, Eugent Kllapi Shqipëri, Njazi A. Kollcaku Suedi, Teuta Haziri Suedi, Vlora Rexhaj-Morina Kosovë, Rozeta Kreste Shqipëri, Иванка Могилска Bulgari, Selvete Abdullahu Kosovë, Liza Brozi Shqipëri, Adrian Zalla Shqipëri, Sarah Iusufi Shqipëri, Gezim Agjeraj Zvicër, Nurie Baduni Shqipëri, Kepa Murua Spanjë, Fernando Portolés Spanjë, Anxhela Ziso Suedi, Lousie Harvaldsson Suedi, Bahtir Latifi Suedi, Lilijana Hadic Kroaci, Imri Demishai Suedi, Vjollca Gjikola Suedi, Rizah Sheqiri Suedi.
Mbajtja e këtij Festivali përcolli edhe shumë mesazhe mbresëlënëse tek të pranishëmit dhe tek ata që e ndoqën nëpërmjet internetit.
Festivali, si edhe herë të tjera, bashkoi zemrat dhe frymëzimet poeteike të poetëve pjesëmarrës nga shumë vende të botës, e ku binin në sy pjesëmarrës nga Kosova e Shqipëria; si dhe mërgimtarë nga disa qyete të Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Finlandës, por edhe nga Gjermania, Anglia, Zvicera, Franca etj.
Ndër mesazhet e rëndësishme, ishte se aty u shfaq fuqishëm dashuria për kombin shqiptar, për gjuhën e bukur shqipe dhe trashgimënia e saj te brezat e rinj.
Me këtë rast uroj nga e zemra pjesëmarrësit dhe, sidomos organizatorët QKSH ”Migjeni” Boras, Suedi, e veçanërisht organizatorin kryesor të saj z. Sokol Demaku.
Pas manifestimit, në kafe e gjatë drekës, duke shijuar ushqimet e zgjedhura, shkëmbyem ide e biseda rrethl vatrave tona atdhetare. Të gjithë ne, atdheun e kemi në zemrat tona dhe vazhdimisht i tregojmë botës me krenari rrënjët tona të lashta.
Faleminderit gjithë stafit te Migjenit për mikpritjen.
Të gjithë morëm si kujtim, edhe nga një kopje të Antologjisë së Festivalit.
Zhvillimi i këtij Festivali mbetet një shembull i lart dashurie për kulturën, artin dhe peozinë.
Faleminderit nga zemra!
Suksese në festivale të tjera poetike!
blank
blank blank
blank

Prezantim Albumi Muzikor “Muzică tradițională albanezo-română” i Τenorit korçar Gjergji Mani & Sopranos Rumune Ionela Mani Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Prezantim Albumi Muzikor

Τenori korçar Gjergji Mani dhe Sopranoja Rumune Ionela Mani prezantojnë albumin e tyre të ri “Muzică tradițională albanezo-română” për komunitetet artistike të Rumanisë dhe Shqipërisë, duke sjellë një hap më afër dy popujt e Ballkanit.

Albumi “Muzică tradițională albanezo-română” përfshin gjashtë riperformime të disa prej këngëve më emblematike shqiptare të shekullit të kaluar, si “Baresha” që interpreton sopranoja Ionela Mani, “Ma more zemrën” një hit i viteve pesëdhjetë kompozuar nga Tasim Oshafi me tekst të Luigj Gurakuqit që interpreton tenori Gjergji Mani për herë të parë pas tenorit Pandi Peleshi, dy duete legjendare “Kur perendon djelli” nga kompozitori Shkdoran Leonard Deda me tekst nga H. Leka si dhe “Për ty s’do shkruaj më” e njohur gjerësisht si “Jeta e fshatit s’të pëlequ”, hit i madh i viteve dyzet, kompozuar nga Muharrem Xhediku me tekst të Loni Papës. Referim i bëhet edhe muzikës tradicionale shqiptare përmes këngës së Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore ” Këndon bilbili posht te zalli”, ndërsa ka edhe një kolazh këngësh arbereshe. Ekzistojnë gjithashtu edhe gjashtë këngë tradicionale rumune pothuajse nga të gjitha krahinat e Rumanisë

Çifti lirik, që përveç skenës operistike, ndan edhe jetën bashkëshortore, beson thellë në vlerat e përbashkëta, idealet, dashurinë dhe miqësinë e popujve që përcjell muzika. Ky album dëshirojnë të luajë një rol katalitik mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Gjergji dhe Ionela Mani duan të shprehin falenderime të veçanta:

Ligas te shqiptarëve në Rumani.
Deputetit Bogdan-Alin Stoica
Koordinatorit të Qendrës Kulturore shqiptare në Bukuresht Luan Topçiu
Presidentitit të shoqates Radu Săvulescu
Aleksandër Ikonomidhi Sulioti për ndihmesën e zgjedhjeve të muzikës shqiptare
Orkestruesit Dragos Stama dhe producentit muzikor Quna Studio

blank blank

blank

LIBRI I PËRGJAKUR I KUJTESËS SË KOSOVËS… – Mbresa dhe çështje të një takimi – Nga Visar Zhiti

Të kujtojmë. Kujtesa s’është vetëm e së shkuarës, por po aq shumë dhe e së ardhmes…

Ne jemi ajo që kujtojmë, e them shpesh këtë varg të një poeti të madh.

Dhe u mblodhëm për të kujtuar. Të shtunën në mbrëmje në Çikago, në lokalin “North Star” në Western, kështu ishte adresa në pllakatin e takimit, dera hapej shpesh dhe futeshin njerëz që përshëndeteshin përzemërsisht, njiheshin apo ia paraqisnin njëri-tjetrit. Salla po mbushej, jemi shqiptarë nga të gjitha trevat, po thoshin, më së shumti nga Kosova, edhe nga Shqipëria, nga Maqedoaina e Veriut, (e Jugut për ne), nga Mali i Zi, etj. dhe çfarë do marrësh, kafe, i thoshin njëri-tjetrit, të gatshëm për t’i shërbyer njëri-tjetrit, me mirësi dhe zhurmë.

Në krye ishin mbërthyer flamujt, ai shqiptar dhe ai i SHBA, bashkë, kështu ishin dhe në luftë për çlirimin e Kosovës, UÇK dhe NATO, tha një burrë i gjatë, malësor i veshur qytetarçe.

Sonte, tani, do të përurohej një libër, madje i madh, i rëndë, ja, po vinin në tryezën përballë kopje të shumta të tij “The terror of Serbian occupier over albanians” dhe pranë një libër tjetër i vogël, xhepi, si vëllai i vogël, i shpërndarë gjithandej, “Never forget”.

Kishin ftuar dhe autorin, Prof. Dr. Nusret Pllana, shkruhej mbi pllakat, vinte nga Kosova. kaq befas?

Mua më lajmëroi Taip Beshiri, trajner futbolli, banon afër meje si lagje, është nga shqiptarët e Maqedonisë, në fb e tij kishin parë një foto të tij bashkë me mua dhe i kishin telefonuar, që të më thoshte për të marrë pjesë në takim, sot për sot, tamam vrull i bukur shqiptarësh, i orëve të fundit, me bashkëshortet tona nisemi për të mb;erritur në orar.

Takohemi përzem;ersisht me autorin, edhe në Romë, vite më pare në Universitetin “La Sapienza” kishim bërë një takim që të tregonim për luftën e Kosovës, qendresën dhe martirizimin, ishte bashkë me Dom Lush Gjergjin. Kujtuam që ambasadori serb në Itali atëhere kishte bërë një letër proteste në universitet, pse ky takim (?!), Serbia, pas kishte mbaruar rolin e saj si pushtuese duke ushtruar një genocid të paparë ndër shqiptarët në trojet e tyre, po bënte tani rolin e viktimës.

Këto dëshmonin dhe librat e Nusret Pllanës, këta q;e jane k;etu, para nesh. Takimin e hapi Dr. Avni Thaçi, mjek në Çikago, bujtësi i autorit, që i uroi mirseardhjen atij dhe gjithë të pranishmëve.

Fliste thjesht;e, me druajtjen e atij që e vlerëson fjalën dhe ma jep mua fjalën si “njeri i letrave”.

Kemi një vepër kujtese, me rëndësi të madhe, thashë unë, e njoh librin, edhe autorin, jemi bashkëvuajtës, ai ka qenë i dënuar nga regjimi i Millosheviçit në lëvizjet patriotike shqiptare në ish Jugosllavi dhe unë në diktaturën enveriste, por që qendër duket se kanë Kremlinin e Stalinit…

Ky libër dëshmon masakrën serbe, atë që përfshin një shekull e gjysmë kohë, 1844-1999, së fundmi, por jo e fundit në botë, po përsëritet tani në shekullin XXI në vend tjetër e popull tjetër, në Ukrainë nga ushtria ruse…

Nusret Pllana pas luftës la uniformën e UÇK-së, la armën dhe mori penën, edhe ajo është armë, më e fortë, besa po, ka fuqinë e së përhershmes. Të shumta janë botimet e tij dhe përurimet në shumë vende të Europës, një kronikë e përgjakur, tronditëse me emra dhe imazhe të llahtarshme. Të mos harrojmë, për një të ardhme njerëzore, të përbashkët, euroatlantike të vendeve tona në Ballkan. Libri është shkruar me gjak. Është një korale e zërave shqiptarë, që i ndjejmë dhe tani, kushtrimin e Adem Jasharit dhe mençurinë e të urtit Ibrahim Rugova, presidentit të parë të Republikës së Kosovësw, por dhe lutjet e Shenjetes tone Nënë Tereza, që I tha Presidentit të SHBA, Bill Klintonit: “Bir, ndihmoje popullin tim…” Që ky libër përurohet dhe në metropolin e Çikagos mes shqiptarëve, e quaj me domethënie, mirënjohje SHBA-ve për Çlirimin e Kosovës, përkrahja e së cilës ka qenë jetike për kombin shqiptar, ka ndërhyrë për të mos lejuar edhe më copëtimin e Shqipërisë londineze, siç është bërë zakon të quhet nga studiuesit.

Me Amerikën shqiptarët kanë aleatin më të fuqishëm dhe mbrojtësin e idealeve të çëshjes kombëtare, etj, etj. Foli dhe një inxhinier kompjuterash nga Kosova, ish luftëtar i UÇK-së, Labinot Maloku, Pastaj iu dha fjala autorit, Prof. Dr. Nusret Pllana. Librin nuk e kam shkruar unë, tha ai ndër të tjera, e kanë shkruar shqiptarët, të gjithë ta që janë në këtë libër, kronika e masakrës së tyre, e mbi 1400 fëmijëve të vrarë, engjëj mbrojtës të Kosovës. “Never forget” e kam shkruar së bashku me Agim Aliçkajn, e përuruam dhe “Vatra”, ishte shumë emocionuese, po kështu na pritën dhe në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Washingron D.C., e dhuruam librin dhe atje, dhamë dhe intervistë në “Zërin e Amerikës e do të shkojmë dhe në Boston e pastaj në Kanada… Por askush nuk erdhi nga ambasadat tona apo konsullatat, e Kosovës dhe e Shqipërisë, pse ky moskujdes, pse kjo harresë? Kujt i shërben? – pyeti i dëshpëruar autori. Ambasadorët e vërtetë janë gjithë këta shqiptarë këtu, – thashë unë. Duartrokitje të shumta në mbarim të takimit, pasi u shfaq dhe një dokumentar për f:emijët e vrarë të Kosovës, por është ëndrra e tyre, buzëqeshaj e tyre është kudo, thamë. Vonë morëm rrugën e kthimit. Dritat në rrugët e gjera të rrethinave të Çikagos kishin një vezullim, që mua më kujtonin diçka nga plagë. Plagët e popujve bëjnë dritë, thashë me zë. Never forget!. Edhe të kujtuarit është kulturë, që vendet e kulturuara kanë institucionet e saj, me rendësi të dorës së parë. arkiva e shtetit, biblioteka, akademi, muzeume, institute, katedra, tempujt e besimit, shoqata, vepra arti, statuja, teatër, përkujtimore, kuvende, tubime, homazhe, kronika, kujtesë të institucionalizuar etj, etj, dhe mbi të gjitha libra, libra pafund.

Ne, shqiptarët, jemi disi spontanë me kujtesën kolektive, edhe emotivë disi, natyrisht të dhëmbshur, dhe dinjitoz:e patjetë, por sikur kemi më të institucionalizuar harresën. Pse? Ku janë shoqatat tona këtu, po ambasadat?

Promovimi i librit të plagëve të Kosovës ishte vërtet prekës, pa akademi, i sinqertë, i thjeshtë, serioz, por gati spontan, një dëshirë e disa shqipatrëve t;e mire, por jashtë axhendave të atyre do t’u takonte një veprimtari kësisoj, kulturore dhe shtetërore. Që gjërat të kenë vlerën që meritojnë dhe peshën e duhur. S’është fjala thjesht për publicitet dhe jehonë. Po për kujtesën kolektive, që forcon të kaluarën për një të ardhme me te mire, e thamë dhe atje. Po edhe për culture, që të pasurojmë të përditshmen se bashku. Dhe te mos mbetet “midis nesh”, një grushti shqiptar;esh, por t’u tregohet dhe të tjerëve, në bashkëpunim si një shk;embim përvojash dhe kulturash Kur po i afrohesha shtëpisë, m’u kujtua porosia e Papa Françeskut që u dha shqiptarëve, kur erdhi në Tiranë:

“Mos harroni plagët dhe folenë!”. Plagët – si popull i vuajtur; folene – si zogj shqiponjash. Dhe sikur ngjajnë, plagët janë fole plot me kujtesë dhe foleja është një plagë e bukur jete…

blank blank blank blank blankblank


Send this to a friend