Gazetarët e Kosovës i kanë zbuluar sot, pyetjet që nuk u lejuan dje qëllimisht nga Kryeministri Edi Rama, t’ia drejtonin kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.
Drejtuesja e emisionit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Dori Daka, i ka kërkuar kreut të Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha t’i bëjë publike ato pyetje që Rama me arrogancë i refuzoi ta bënin në konferencën e përbashkët.
Dhe Rexha e zbuloi: “Pyetja do të bëhej natyrisht për “Open Balkan”, – tha ai. – Të gjithë do të donin të kishin një përgjigje më të drejtpërdrejtë të zonjës Merkel nëse e përkrah. Kemi parë tituj dhe raportime të ndryshme që zonja Merkel thotë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, që është kundër “Open Balkan”, por edhe tituj të tjerë që thonë se zonja Merkel është e hapur për “Open Ballkan” dhe e përkrah si iniciativë. E pyetja absolute ndaj Kryeministrit Rama në fakt është: “Pse vazhdon ta mbrojë kaq shumë “Open Ballkan”, si është e mundur?!” theksoi gazetari kosovar.
Gazetarja Dori Daka e trajtoi nga të gjitha këndvështrimet këtë incident në emisionin e sotëm të “Kafe Shqeto” e nxitur nga reagimet e kolegëve nga Kosova, që qenë të menjëhershme.
Me sy të ashpër foli, përveç kreut të Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës, edhe zonja Flutura Kusari, juriste për media, që theksoi se takimi ishte “multilateral”.
Xhemalj Rexha tha: “Ne të gjithë e pamë atë që ndodhi. Janë disa protokolle që i kemi parasysh kur ka vizita të tilla të rëndësishme me liderë botërorë. Duhen ndjekur, por ajo që kemi parë është se konferenca ka zgjatur 40 minuta dhe është e qartë se në mënyrë të qëllimshme zoti Rama ka shmangur gazetarët nga Kosova të cilët kanë dashur të bëjnë pyetje.
Gazetarët nga Kosova kanë dashur të bëjnë pyetje për zonjën Merkel, të kishin një qëndrim më të drejtpërdrejt, më eksplicit për raportin midis Kosovës dhe Serbisë meqë është hera e e fundit që vjen këtu, ta dëgjonin nga ajo sa e rëndësishme është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës; atë që ajo e ka thënë në Beograd e që dihet se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur pavarësinë e Kosovës, por natyrisht kolegët tanë, ishin gjashtë të tillë, nuk prisnin që secili prej tyre të merrte fjalën. Jam i sigurt se ata do të koordinoheshin, që njeri prej tyre t’i përmblidhte të gjitha pyetjet duke respektuar kohën dhe protokollin.
Duke qenë një takim rajonal dhe Kosova absolutisht është çështje shumë e rëndësishme e këtij takimi edhe për shkak të qendrimit që mban ndaj “Open Balkan”, duhej nga Kryeministri Rama, protokolli i tij, që të lejohej njëri prej gazetarëve të Kosovës të merrte fjalën.”
Kurse zonja Kusari tha: “Nuk ishte hera e parë. Ndonëse është një incident i vogël, e shpërfaq qasjen që Edi Rama, Partia Socialiste e ka në raport me mediat që nga koha kur ata e kanë marrë pushtetin.
Ajo çfarë pamë ne dje është ajo që i ndodh shqiptarëve në Shqipëri çdo ditë. Kemi një qeveri që ua pamundëson gazetarëve të bëjnë pyetje, një qeveri që nuk jep llogari dhe rrjedhimisht publiku mbetet i painformuar.
Takimi dje nuk ishte bilateral, ishte multilateral, kishte kryeministra dhe nga shtete të tjera, ishte takim ku Kosova specifikisht u përmend në atë takim dhe Gjermania luan rol kyç në politikën e gjithë rajonit. Pra gazetarët me të drejtë kishin pyetje që ishin në interes të publikut të Kosovës lidhur me qasjen e zonjës Merkel karshi Kosovës por edhe qasjen e Ramës.
Protokollin e cakton Rama normalisht në bashkëpunim me stafin e Merkel. Kurrgjë nuk do t’i kushtonte Ramës sikur t’i ndante disa minuta jo vetëm për gazetarët e Kosovës, por ‘ti mblidhte pyetjet nga të gjithë aty dhe shkurtimisht t’i përgjigjej.
Pra, ishte çështje e mungesës së vullnetit dhe kjo e ka një arsye: Rama vazhdimisht insiston që të kontrollojë narrativën dhe ai e dinte se gazetarët e Kosovës do të ishin të lirë të bënin çfarëdo pyetjeje dhe kjo ishte diçka që ai qartësisht nuk është në favor dhe ndaj i censuroi ata.”
Daka: Cila ishte do të ishte pyetja që mendoni se do ta vinte në vështirësi zotin Rama, që do ta bënin dje dhe mund ta bëni sot?
Rexha: Nëse do të mund t’ia përcillni… Në Tiranë ishin 6 kolegë të mediave të ndryshme të Kosovës… Pyetja do të bëhej natyrisht për “Open Balkan”. Të gjithë do ta bënin por të gjithë do të donin të kishin një përgjigje më të drejtpërdrejtë të zonjës Merkel, nëse e përkrah. Kemi parë tituj dhe raportime të ndryshme që zonja Merkel thotë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet , që është kundër “Open Ballkan”, por edhe tituj të tjerë që thonë se zonja Merkel është e hapur për “Open Ballkan” dhe e përkrah si inciiativë.
E pyetja absolute ndaj Kryeministrit Rama në fakt është: Pse vazhdon ta mbrojë kaq shumë “Open Ballkan”, si është e mundur?!”/SYRI.NET
Po e ndaj me ju këtë bisedë dhe shpërfaqje kujtimesh me Veton Surroin.
Ju siguroi se është kënaqësi të bisedosh njëherësh
me Vetonin si gazetar,
me Vetonin si veprimtar dhe
me Vetonin si protagonist ngjarjesh historike e dramatike bashkë.
Kjo bisedë është vetëm një faqe që përmbledh ëndërrat, përpjekjet, zhgënjimet… dhe shpresat e një brezi me fat, sepse shumica e tij e panë Kosovën e lirë.
Por kënaqësinë që ia solli Liria brezit tonë, shpesh’herë e sërpikun dhimbja e pikëllimi për ata që nuk e patën këtë fat,
sepse në rrugën e mundimshme drejt Lirisë ranë e u vranë për të jetuar gjithmonë në altarin dhe në kujtesën e një kombi.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK, duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia t’ju tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht.
Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend. BW
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatën tonë si një organizatë jofitimprurëse për lirinë e fjalës dhe shtypin e lirë. UGSHPD u themelua më 8 Korrik, 2021.
Qëllimet tona:
-Të ndihmojmë debatin publik për të vërtetën duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari përmes një etike të lartë dhe standardeve profesionale. -Të promovojmë gazetarinë në gjuhën shqipe kudo ku jetojnë shqiptarë.
-Të mbrojmë interesat profesioniste të anëtarëve të saj, të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me autoritetet, organizatat homologe të vendeve ku jetojnë e veprojnë anëtarët, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë profesioniste të gazetarëve të diasporës shqiptare kudo në botë.
-Të mbështesim dhe të promovojë drejtësinë sociale duke denoncuar rastet e racizmit, intolerancës, paragjykimeve e diskriminimeve ndaj minoriteteve.
Anëtarët e Bordit të UGSHPD
Skënder Buçpapaj President
Alba Kepi-Sekretare e Përgjithshme
Artan Kutra- zv/president
Rafaela Prifti-Zëdhënëse
Genc Burimi-Auditor
Elida Buçpapaj- Arkëtare
Ardian Murraj- Komisioni i Etikës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGSHPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj
Ju fton të na ndiqni.
Aleanca “Shqipëria Madhështore”, veçanërisht Partia e Lirisë, vjen në këto zgjedhje politike me plot të rinj e të reja të talentuar. Sa e ndjeni ju peshën e këtyre momenteve historike vendimtare? Cili do ishte ligji i parë që do kërkonit në Kuvend në rast fitoreje? C’ndodh nëse Ilir Meta zgjidhet deputet por i pamundësohet betimi deri në humbje të mandatit? Zonja Xhixho, së pari, ju faleminderit që pranuat ftesën tonë. Po ndaj me ju një shqetësim shumë legjitim kur kam parasysh se kryeministri është mjeshtër i madh për tjetërsimin e votës përmes shkeljes së ligjit diktuar nga ai që ka nën urdhra gjithë shtyllat e shtetit. Si do ta mbroni votën kur gjendeni përballë një perfeksionisti kleptokrat që përdor të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet, që një foto me Obamën ia paguajnë 80 mijë $, që komprometon ish shefin e FBI-së, që përpara kamerave i bën thirrje policisë së shtetit të bëjë fushatë për PS, pronën e tij, që e ka shpërfytyruar se nuk ka lënë asnjë nga socialistët e njohur, që regjistrohet me zë duke kompromentuar zyrtarë të organeve ligj zbatuese të manipulojnë votën e sovranit permes blerjes, intimidimit etj. që e përdor drejtësinë si mjet për të eliminuar kundërshtaret politikë. Nuk po e zgjas më se lista vijon. Problemi është si do të mbroni votën? Partia juaj, Parti e Lirisë qe është parti e qendrës se majtë është serish në koalicion për këto zgjedhje me Partinë Demokratike, parti e djathte. Përveç temave të përbashkëta a ka pika në programin tuaj qe ju dallojnë nga aleat si PD? Cili është vendi dhe roli i Partisë së Lirisë në ASHM për zgjedhjet e 2025? Reforma në drejtësi e korrupsioni janë dy fushat më preokupuese për Shqipërinë. Sistemi socialist vuri në masë arrestimi dy liderë te forcave kryesore opozitare. Cili është programi i PL për efikasitetin e pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri? Ku sipas forcës politike që ju përfaqësoni duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente?
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, Domine, et lux perpetua luceat ei”, kënduan kori dhe kongregacioni. (Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.)
Kolegji i Kardinalëve po del nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ata po ecin sipas radhës së vjetërsisë, të paraprirë nga një Libër i zbukuruar i Ungjijve dhe do të puthin altarin përpara se të shkojnë në vendet e tyre.
Personi i fundit që do të hyjë në shesh do të jetë festuesi, Kardinali Giovanni Re.
Kori i Kapelës Sistine – grupi prestigjioz prej 20 burrash dhe 30 a më shumë djemsh që janë kori personal i Papës – thekson Psalmin 64: “Te decet himnus, Deus, në Sion; et tibi reddetur votum në Jerusalem”. ( Të takon lavdërimi në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim betimet tona në Jeruzalem .)bw
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGShPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të
zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj Ju fton të na ndiqni.
Intervista e parë u zhvillua me kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mehdiu i cili iu përgjigj 7 pyetjeve të UGSHPD.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë 13-vjeçar mbi pushtetin.
Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një nga demonstratat më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë, antiqeveritare në dekadat e fundit, raportojnë mediat serbe.
Ndonëse protesta pritet të jetë si prova më e madhe e pushtetit të tij, Vuçic u shoreh dje se “nuk ka frikë nga asgjë” dhe se nuk do të lejojë që protestat në rrugë të ndryshojnë qeverinë.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.
Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth Parkut Pioneer, të rrethuar nga traktorë. bw
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që do drejtojë fushatën e Berishës tha se nuk ishte kontaktuar nga Rama drejtpërdrejt, por gjithësesi, unë nuk punoj për komunistët.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Chris, kryeministri shqiptar është një persona mjaft i pasur. Shpenzimet e tij janë marramendëse. Ndoshta ai bën jetën e luksit më brilante të çdo lideri në Europë, se në Shqipëri po e po. A ju ka kontaktuar? Në rast se do ju kontaktonte një kryeministër kaq i pasur që nuk ka llogaridhënie, nuk e fsheh luksin e tij, çfarë do bënit?
LaCivita: Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë. Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën.
Çim Peka: Ju nuk punoni për komunistët, por miku im Rich Grenell, Ivanka Trump, Jared Kushner, janë takuar disa herë me kryeministrin, ata kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, që është gjëja më normale, por kryeministri Rama është munduar ta shesë si blerje influence në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë mendimi keni që familja e presidentit po bën biznes në një vend ku drejtohet nga komunistët dhe trafikantët?
LaCivita: Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes…megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit. Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita fute në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat.
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndryshim thuhet në fund të kësaj videoje, ku bëhet thirrje për protestën e neserme të opozitës shqiptare.
“Nesër, në ora 17:00, e gjithë Shqipëria në protestë”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë se qeveria e Ramës e ka bërë atdheun të ndrysur.
“Ju zonja dhe zotërinj që jeni nëpër makina, po të jeni vërtet qytetarë të mirë i fikni makinat dhe bashkoheni me ne. Ne nuk protestojmë vetëm per veten, por për të gjithë. E keni vënë re që kemi një atdhe të ndryshur? E dini pse është bërë atdheu i ndrysur? Sepse ky qelbësira i ka braktisur, i ka zhdukur të gjithë rininë, s’ka si të jetë atdheu i gëzuar. I ka zhdukur.
E keni vënë re që atdheu është i rrudhur? Pse është i rrudhur? Sepse ky i ka shitur copë-copë atdheun, s’ka si të jetë i tëri. I rrudhur do të jetë. Çfarë do të bëjmë zonja dhe zotërinj? Çfarë do të bëjmë? Rinia, ajo që ka mbetur këtu. Çfarë do të bëjmë? do të rrimë, do të bëjmë sehir, të shohim si copëtohet atdheu?
Shit detin, jepi detin Greqisë, 12 milje det. Jemi këtij tjetrit, Trump, një ishull të tërë, sikur të kenë vdekur Shqiptarët.
Unë nuk besoj që jam shqiptari më i mirë, por besoj që jam shqiptar i mirë, këtë nuk e diskutoj. Dhe unë e dua atdheun tim dhe do flas për atdheun tim. O qelbësira, që jeni mbyllur atje nëpër zyra. Dilni këtu, ballafaqohuni. Na mbushni mendjen që ju e keni mirë dhe ne jemi gabim. Ju martë mortja ju martë, të gjithëve!”, tha aktori Malkaj. sn
Komentet