VOAL- Veton Surroi, i cili ishte pjesë e delegacionit në Uashington të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, në një reagim të tij në fb përgënjeshtroi Xhavit Halitin, i cili të martën deklaroi në programin “Frontal” të T7 se “Rugova i përshkroi anëtarët e UÇK-së dhe Fatos Nanon si ekstremistë”. Të mërkurën, ai publikoi një transkript që ai pretendonte se ishte nga takimi. Aty thuhet se “Rugova i përshkroi shumë anëtarë të UÇK-së si të frustruar”.
Megjithatë, Surroi e mohoi këtë, duke thënë se nuk ishte një transkript i takimit:
1. Nuk është stenogram nga takimi i delegacionit të Kosovës me presidentin Clinton
2. Dr. Rugova edhe në këtë takim ka kërkuar rolin prijës dhe aksion parandalues të SHBA-ve
3. Nuk ka përgojim të UÇK-së; është përshkruar cikli i dhunës i autoriteteve serbe që kanë marrë si shkas përgjigje ndaj aksioneve të UÇK-së për vrasje të civilëve shqiptarë (nga Likoshani e Qirezi deri në Lubeniq)