VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vetëvendosje: U arrestuan mbi 150 aktivistë dhe qytetarë – ja lista në përditësim

By | November 28, 2015
blank

Komentet

blank

Elbasani, Durrësi, Saranda, Gjirokastra dhe degët e Tiranës, ata që po dalin me emra kundër Bashës

Shkallët e selisë së PD janë shndërruar në platformën e transparencës ku delegatët e kuvendit po publikojnë me emër dhe mbiemër vullnetin e tyre kundër kryetarit të partisë që qëndron në zyrën sipër. Fillimisht Elbasani, pastaj Durrësi, Gjirokastra dhe Saranda duke përfshirë pothuasje të gjitha degët e PD-së në Tiranë, po thonë pa frikë se i janë bashkuar nsimës së ndërmarë nga foltorja e Sali Berishës.

Ky procesi që u fillua nga deputeti i Tiranës, Agron Shehaj i cili verifikoi në zyrën e Edi Palokës se 98% të firmave të atyre që kishte verifikuar ai në dy degët e PD-së ishin të sakta, po vijon me shpalljen e emrave ditë pas dite.

Sipas një llogarie të thjeshtë që Lapsi.al ka bërë deri më tani janë rreth 1200 delegatë, pra afro 15% e tërësisë së Kuvendit Kombëtar që kanë pranuar të shfaqin publikisht pozicionimin e tyre (shiko poshtë, në fund të faqes). Ndonëse kjo shifër është ende larg numrit minimal që duhet për të mbledhur forumin më të lartë të PD (1800 delegatëë) dhe shumë më larg sigurimit një shumice për të marrë vendime (mbi 50%), ajo ka rëndësi sepse krahu i PD-së zyrtare që nuk e njeh vërtetësinë e firmave nuk ka kontestuar askënd nga emrat e bërë publike dhe të lexuara përpara selisë. Pra këta rreth 1200 që janë bërë publikë deri tani, kryesisht nga Tirana dhe Elbasani mund të shërbejnë si një kampion për vertetësinë e nënshkrimeve që gjenden në kasafortën e Edi Palokës.

Që kur Berisha shpalli se ai kishte arritur të mbledhë mbi 4200 delegatë rreth vetes, Lapsi.al një një qëndrim editorial, kërkoi me forcë transparencë për publikun, sepse askush në një parti politike legale nuk mund ti mbajë ilegalë mbështetësit e vet (linku poshtë).

Por edhe disa ditë më pas shpalljes krerët e foltores hezituan të bëjnë transparencë. Në deklaratat që ata bënin për Lapsi.al pretendohej se dalja me emër dhe mbiemër i bënte vulnerabël delegatëët ndaj presionit të trefishtë të PD-së zyrtare, të qeverisë, por po ashtu edhe të persionit që u bëhet në emër të ambasadës amerikane. “Ka shumë njerëz që frikësohen me shprehjen nuk do të marësh vizë për USA, nëse shkon në kuvendin e 11 dhjetorit” tha një burim që kërkoi të mbetej anonim.

Me sa duket, presioni publik për transparencë ka bërë të vetën. Po ti shtosh këtyre instrumentalizimin nga selia qëndrore të ndonjë kazusi si i ai i Freskida Rapos, delegates që pretendoi se i është fallcifikuar firma, pasi ajo nuk kishte nënshkruar, apo ndonjë gjysëm investigim si ai i Fiks Fare, kuptohet që “Foltorja” ka qenë e dënuar të japë prova.

Dhe kjo tashmë po ndodh para syve tanë dhe në shkallët e selisë së partisë më të madhe të opozitës. “Këto shpallje publike do të vazhdojnë deri një ditë para kuvendit për të bindur edhe më skeptikët se ne i kemi firmat dhe se ata që do të mblidhen në datë 11 janë të vetmit delegatë të ligjshëm” tha për Lapsi.al një burim nga “Foltorja”.

Në fakt, statistikat dhe përqindjet e delegatëve të bërë publikë ditët e fundit përkojnë edhe me dy anketa të opinionit publik, një në Euronews dhe një në Ora News lidhur me avantazhin që ka Berisha kundrejt Bashës.

Pra dallohet qartë se mbështetësit e liderit historik kanë vendosur ta gryejnë përditë dhe dalë ngadalë targetin e tyre, duke i publikuar ditë pas dite emrat e atyre që më shumë se pro Berishës duket se kanë firmosur kundër tij.

©Lapsi.al

 

Delegatët që jane bëre publikë sipas degëve (e përditësuar)

Sarandë, kane firmosur 100 delegatë nga 140 gjithsej.

Gjirokastër kane firmosur 100 delegatë nga 151 gjithsej.

Durrës, kane firmosur 207 delegatë nga 275 gjithsej.

Elbasan, kane firmosur 272 delegatë nga 409 gjithsej.

Dega 1 Tirane kane firmosur 75 delegatë nga 90 gjithsej.

Dega 3 Tirane kane firmosur 77 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 4 Tirane kane firmosur 97 delegatë nga 111 gjithsej.

Dega 5 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 100gjithsej.

Dega 6 Tirane kane firmosur 65 delegatë nga 82 gjithsej .

Dega 7 Tirane kane firmosur 46 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 9 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 91 gjithsej.

Dega 11 Tirane kane firmosur 88 delegatë nga 117 gjithsej.

blank

Vjosa Osmani: Si presidente, do të kujdesem që t’i ruaj dhe kultivoj trashëgiminë dhe miqësitë që i krijoi Ibrahim Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 77-të të tij.

Presidentja Osmani ka shkruar se si shefe e shtetit do të kujdeset maksimalisht që trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës e sidomos miqësia me ShBA-në të kultivohet edhe më tej, raporton Gazeta Express.

“Si presidente e vendit do të kujdesem maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej.Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës”, ka shkruar ajo.

Osmani poashtu ka thënë se sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës së pavarur të Kosovës.

“Sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës sonë të mosvarme, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Në çdo ditëlindje të tij, ne e kujtojmë atë me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre. Por e kujtojmë edhe si njeri model, skajshmërisht të butë në pamje e në komunikim, por po kaq këmbëngulës e të vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë”, ka shkruar Osmani.

blank

Revista prestigjioze ‘Forbes’ rendit Valbonën mes 5 bukurive natyrore të Ballkanit

Bukuritë e Valbonës janë pa diskutim mahnitëse, bukuri që i kanë ‘tërhequr’ vëmendjen edhe revistës prestigjioze amerikane ‘Forbes’ që e kanë renditur mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar.

Sipas ‘Forbes’, Lugina e Valbonës nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull që të gjithë e quajnë parkun shtëpi”, shkruan ‘Forbes’.

Po ashtu në listë renditet edhe Parku Kombëtar Una në Bosnje, i njohur për veçoritë e tij ujore, Parku Kombëtar Tara në Beograd, Parku Kombëtar Pirin në Bullgari dhe Parku Kombëtar i Liqenit të Kerkinit në Greqi./ dita

blank

‘E çoi PD drejt zhdukjes’ Berisha-Bashës: Futu në qeveri si tradhtar me Ramën, por do ju përmbysim bashkë me të

Nga ‘foltorja’ e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh Bashës, duke e akuzuar për presione dhe premtime postesh ndaj delegatëve në qeverinë e Ramës.

Po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër’, theksoi Berisha nga Bajram Curri.

Berisha: Në tetë vite peng kryetari na çoi nga dështimi në dështim një kampion humbjesh dhe dështimesh. Faktikisht me qëndrimet e tij defaktorizoi PD dhe e çoi atë në para alternativës të jetë a të mos jetë. Dy vitet e fundit, peng kryetari me një grusht vasalësh dedirmenësh etj. po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër.

Berisha falënderon delegatët e Malësisë së Gjakovës: Firmat tuaja historike! Më 11 dhjetor bëhemi opozitë e vërtetë

Nga foltorja e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka premtuar se pas 11 dhjetorit PD do kthehet në një opozitë të vërtetë dhe do garantojë qëndrimet e saj.

Berisha falënderoi nga zemra kryerarin e degës dhe deputetët e Malësisë së Gjakovës, për firmat historike të delegatëve në rithemelimin e PD.

Berisha: Jemi në prag të një momenti të rëndësishëm dhe ngjarje historike të pashembullt në histroinë e një vendi, të rithemelimit të PD, firmat e anëtarëve të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë. Rithemili i pluralizmi sepse pa PD dhe opozitë të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Zoti kryetar dhe zoti deputet ju falënderoi nga thellësia e zemrës se për delegatët dhe delegatët e Rrethit të Malësisë së Gjakovës për firmat e tyre historike. Firmosën për rithemelimin madhështor të PD. E para që do realizoj do jemi të vërtetë dhe do jemi opozitarë të vërtetë. Rasti i vitit 1997 kur ne humbëm dhe njerëzit u larguan në masë. Ato ditë një grusht njerëzish vinin në PD dhe unë dilja dhe flisja sikur të ishin 5 mijë vetë. E kisha detyrim ndaj tyre. Ishim të vendosur të ngriheshim aty ku ndoheshim. Dhe shumë shpejtë u ngritëm në lartësinë që na takonte. Një ambasador i dashuruar të pakufishme për PS dhe shkruante se tonin e jetës në Shqipëri ja jep opozita. Nano çmendej dhe i thoshte përse e thua këtë. Dhe ai i thoshte se kjo është e vëtetë, pra ne ishim të vërtetë. Dhe në 11 dhjetor ne do jemi të vërtetë.

blank

Qytetari-Berishës: Je burrë krenar që duhet të prijë, do jemi ortek që do përmbysim regjimin

Një prej qytetarëve të pranishëm në Foltoren e Sali Berishës në Bajram Curri në Tropojë, foli për situatën aktuale që po kalon vendi.

Qytetari theksoi se Berisha është një burrë krenar, që nuk mund të jetë i korruptuar.

Ai tha se shpallja non grata e Berishës është bërë nga hijenat e Tiranës.

Qytetari shtoi se demokratët në mbarë Shqipërinë do të bëhen ortekë, që do të përmbysin regjimin.

“Ka ardhur koha që një burrë i madh si Berisha të prijë për zhvillimin e vendit. Rama ka bërë deklaratë skandal, ka thënë se presidenti amerikan është turpi i njerëzimit, janë hijenat e Tiranës bënë këtë lobim, për të krijuar atë precedent që krijuan.

Një njeri krenar si ti Berisha, nuk mund të jetë i korruptuar. Do jemi ortek për të përmbytur regjimin. Me anë të këtij revolucioni demokratik, do arrijmë suksese të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi qytetari.

Berisha dy mesazhe Ramës: Pengun bëje ministër po të duash! Ne nuk ngulim çadra, jemi ortek

Ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli dy mesazhe kryeministrit Edi Rama nga ‘Foltorja’ e Tropojës. 

Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos tentojë të bllokojë në bashkëpunim me Lulzim Bashën revolucionin paqësor siç e quajti ai.

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha i tha me jo pak ironi që pengun e tij, Bashën, ta marrë dhe ta bëjë ministër po të dojë, ndërsa shtoi se demokratët do të mbushin sheshet në protesta.. Ne nuk ngulim çadra, tha Berisha, ne jemi ortek, vijoi ai.

“Ftoj delegatët, të vini në 11 dhjetor, edhe ndonjë që nuk ka firmosur, se këtu me sa di unë kanë firmosur 100%, të rithemelojmë PD dhe t’i japim mesazhin e duhur Edi Ramës. Ia them që këtu, Edvin, ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tënd po përpiqet ta bllokosh. Mjerimin do të marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S’ka forcë në botë që e ndal këtë revolucion. E dyta, Edvin pengun merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër ose ç’të duash, por ne do të të themi këtu para këtyre zonjave e burrave, se para se të vimë te kutitë e votimit do të votojmë njëherë me këmbët dhe duart tona me protesta, derisa të përmbysim narkoshtetin tënd. Harroje se mund të ngulim çadra, ne jemi ortek, s’kemi punë me çadra ne”, u shpreh Berisha.

blank

Primaret, neni ‘Basha’ dhe Azem Hajdari/ Berisha flet për ndryshimet statore në PD

Përpara mijëra demokratëve të Bajram Currit lideri historik i PD zbuloi disa nga ndryshimet statutore që pritet të miratohen në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Berisha foli për organizimin e PD, duke deklaruar rikthimin e primareve, vendosjen e nenit ‘Basha’ në statut si dhe dekorimin e Azem Hajdarit si President i Përhershëm i Partisë Demokratike.

“Me statutin e ri do të vendosim primaret. Zgjedhjet në parti do të bëhen me votat e të gjithë anëtarëve të saj. Zgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet me votim, me garë. Ai që merr më shumë vota, ai do të jetë përfaqësuesi juaj. Kemi 1001 arsye që të shndërrojmë PD-në në shtëpinë e lirisë. Statuti do të sanksionojë, kryetari po humbi zgjedhjet largohet pa asnjë diskutim, ky nen do të quhet neni ‘Basha’. Është negativ, por le të na bëhet mësim sot e përgjithmonë që të mos përsëritet historia si kjo. Por statuti do të ketë edhe një nen të ri në të cilën themeluesi i kësaj partie, tribuni legjendar Azem Hajdari do të shpallet president i përhershëm i PD”, u shpreh Berisha.

blank

Delegatja-Berishës: Kemi firmosur 100% për Kuvendin e 11 dhjetorit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë.

Delegatja Bukurie Doçaj, deklaroi se është sekretare e grup seksionit të qytetit dhe se në Tropojë, 100 përqind e delegatëve janë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Bukurie Doçaj: Përshëndetje doktor. Jam sekretare e grup seksionit të qytetit Bajram Curri. Të falënderoj nga zemra për ardhjen në Tropojë.

Tropoja ka nxjerrë ndër vite burra e gra shumë me vlera, por ju jeni diamanti. Unë jam një nga firmëtarët e 100 përqindëshit të delegatëve të Tropojës, që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

blank

Berisha ‘shpërthen’ kundër Vuçiçit: S’do ta prekësh kurrë më Kosovën, harroje! Edhe ti ke kryer masakra

Nga Malësia e Gjakovës ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit serb Vuçiç, të cilin e quajti mik të Edi Ramës. 

Berisha tha se pasardhësi i Millosheviçit nuk do të guxojë kurrë të prekë më Kosovën, ndërsa i kujtoi gjenocidin dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve.

Berisha e paralajmëroi kreun e shtetit serb se nëse do të tentojë të vijë në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”, ai do të ndeshet me shqiptarët në rrugë.

Nisma ‘Open Balkan’, tha Berisha, është projekt serbo-rus dhe e kthen Shqipërinë në vasale të Serbisë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nëse Beogradi do raporte me shqiptarët, shtoi Berisha, kusht duhet të jetë njohja e gjenocidit serb dhe dënimi i masakrave çnjerëzore.

“Edi Rama njëlloj si Enver Hoxha në 45-46, imarrë peng si argat i Beogradit, po bën gjithçka për ta vënë Shqipërinë nën dominimin Serbisë, me një projekt serbo-rus. Në takimet që bën lëshon rrufe drejt udhëheqjes politike të Kosovës. Në 8 vite Shqipëria nuk ka bindur një vend të vetëm që të njohë Kosovën. Por është përpjekur me çdo kusht që të mbështesë akuzat e Sllobodanit të ri, Aleksandër Vuçiç ndaj saj. Ballkani i hapur ka vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, shndërrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në zona të hegjemonizimit serb. Ndaj dhe nga kjo platformë do t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë, mendohu shumë herë, para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Ai kërcënon Kosovën.

E dini ju që ditën që parlamenti i tij duartrokiste Zografin Bis për fjalën anti-shqiptare që mbajti, puthej Vuçiç me Putin dhe cila ishte tema e diskutimit, Kosova e Veriut, armët dhe tanket. Sigurisht Kosova është në mbrojtjen e NATO-s dhe çdo përpjekje e tij do t’ia kthejë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishta. Por prap duhet t’i themi harroje se mund të prekësh Kosovën, jemi një komb dhe vetëm një komb. Kurrë më. Kurrë më unk do të mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. Nëse do bashkëpunim në radhë të parë duhet të njohësh gjenocidin ciklik që ke shkaktuar ndaj shqiptarëve. Shko vizito muzeumin e masakrave serbe ti pasardhës i Millosheviçit e të kërkosh falje për krimet monstruoze ku je pjesëmarrës edhe ti”, u shpreh Berisha.

blank

Foltorja e Tropojës- Mesazhi i Sali Berishës për Floriana Garon: Udhëtim gjysmë qiellor, gjysmë tokësor

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, ndodhet në qytetin e Bajram Currit ku do të zhvillojë ‘Foltoren’ me qytetarët.

Pritja e rezervuar nga qytetarët për ish-kryeministrin Sali Berisha ka qenë madhështore.

Ndërkaq në një mesazh të shkurtër për Drejtoreshën e Komunikimit të ‘Foltores’, Floriana Garo, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka përshkruar udhëtimin e tij.

‘Në një udhëtim gjysëm qiellor, gjysëm tokësore. Shihemi në Foltore’, – është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për Floriana Garon.

 

FOTO/ ‘Foltorja’, Sali Berishës i bashkohet deputeti Isuf Çela dhe ish-kryebashkiaku

Një kafe spontane në qytetin e Bajram Currit ku lideri historik i PD-së, Sali Berisha u prit nga qindra demokratë entuziastë.

Mes tyre ishte edhe deputeti i PD-së Isuf Cela dhe ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj.

Me shume emocion për rikthimin në vendlindje dhe Foltoren sot në mbremje, Sali Berisha tha se ‘udhëtimi për këtu është gjysëm qiellor, gjysëm tokësor’.

blank

blank

blank

Takim me strukturat në Has, kreu i degës së PD në krah të Berishës (fotot)

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat e PD në Has.

Ai po ashtu u prit me entuziazëm nga qindra përkrahës të PD.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i degës së PD-së në Has, Miftar Dauti dhe Sekretarja e degës, Nazlie Laçi, Kryetarja e LDG Has, Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës.

“Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të Foltores: Për një Parti Demokratike më te bashkuar, më të fortë, më të hapur që do të zhvillohet këtë të mërkurë, datë 1 dhjetor, në ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dardania”, në Bajram Curri, Tropojë.

blank

blank

blank

blank

blank

VIDEO – Foltorja në Has, Berisha: Ju ftoj në Kuvendin e rithemelimit të PD

Rrugës për në Tropojë, lideri historik demokrat, Sali Berisha, u ndal edhe në Has. Në qytetin e Krumës ai u prit me entuziazëm nga qindra demokratë.

Duke improvizuar Foltoren përpara tyre, Berisha tha se Hasi është dhe do jetë gjithmonë demokrat.

“Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t’i dalin zot vendit më shumë se kurrë”.

“Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë mikpritje të zjarrtë, për këtë Foltore kaq të zjarrtë dhe frymëzuese për mbarë shqiptarët,” tha Berisha.

“Kur Beogradi dhe Tirana punonin për shuarjen e PD-së, demokratët në mbarë Shqipërinë, u zgjuan në një lëvizje të fuqishme, lëvizje që kërkon t’i shndërrojë ata, të shndërrojë PD-në në gardiane të interesave tuaja kombëtare dhe familjare,” shtoi Berisha, duke e quajtur Edi Ramën një vasal të Aleksandër Vuçiç.

“Ftoj demokratët e Hasit në Kuvendin e rithemelimit të PD. Të rikthejmë edhe njëherë PD-në në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluan ata që ne bashkërisht, në dhjetor të vitit 1990 i quajtëm ‘engjëjt e demokracisë’,” tha Berisha.

blank

Gërvalla-Schwarz: Ka një ashpërsim të qartë të gjuhës së Serbisë në raport me rajonin dhe Kosovën

Prishtinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet të vazhdojë bisedimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, deri në rizgjedhjen e tij si president, në pranverën e vitit të ardhshëm kur në Serbi mbahen zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë raportimit të punës së MPJD-së në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ministrja Gërvalla-Schwarz tha se aktualisht ka një ashpërsim të qartë të gjuhës së Serbisë dhe aleates së saj, Rusisë, në raport me rajonin dhe Kosovën, si dhe ngritje të agresivitetit të Serbisë në raport me fqinjët e saj.

Ajo tha Kosova ka paraqitur qartë rrezikun që vjen nga gjuha e përdorur e Serbisë gjatë muajve të fundit dhe nevojën që Bashkimi Evropian (BE) t’i përgjigjet hapur asaj.

“Thënë mes nesh, nuk presim ndonjë rezultat nga këto bisedime, sepse Serbia në pranverën e vitit të ardhshëm hyn në zgjedhje, presidenti Vuçiq garon në zgjedhje dhe ai me deklaratat e tij tregon saktë se nuk është i interesuar të ketë sukses në këtë proces të dialogut deri në rizgjedhje të tij. Ne megjithatë mbetemi konsistentë në atë që dialogu është e vetmja rrugë, sepse Kosova asnjëherë as nuk e ka hapur luftën dhe nuk e ka kërkuar luftën me askënd. Dialogu është e vetmja rrugë për ndjekjen e zgjidhjeve edhe me fqinjin tonë verior, por nevojitet në të njëjtën kohë një gjuhë tjetër nga Serbia”, tha Gërvalla-Schwarz.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Gërvalla-Schwarz tha se kohëve të fundit nuk ka ndonjë të arritur konkrete, por kanë pasur shkëmbime shumë intensive me shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, sidomos me Francën.

Ajo tha se përpos Ministrisë së Jashtme edhe, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka zhvilluar takime “të frytshme” me delegacione nga Ministria e Brendshme e Francës.

“Nuk dua ta përjashtoj apriori mundësinë që shumë shpejt mund të kemi një ndryshim të kësaj qasjeje të deritanishme të skepticizmit ndaj liberalizimit të vizave, por nuk do të më habiste edhe fakti nëse një temë e tillë do të shtrohej në momente më seriozisht pas zgjedhjeve në Francë sepse ka një përshtypje sikur refuzimi i Francës është i lidhur edhe me çështje të brendshme të këtij shteti”, tha Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla-Schwarz foli edhe për iniciativën rajonale “Open Ballkan”, për të cilën tha se krijohet përshtypja se kjo nismë ka munguar për të pasur raporte më të mira rajonale.

Ajo tha se Kosova nuk ka nevojë për alternativa të cilat janë më shumë fjalë goje sesa oferta serioze në kuadër të asaj që filloi si iniciativë e Novi Sadit, vazhdoi si Mini-Schengen dhe më pas si Open Ballkan.

Po kështu, ministrja Gërvalla-Schwarz foli edhe rreth emërimit të ambasadorëve të rinj, të cilëve u është përfunduar mandati në nëntor të këtij viti. Ajo tha se janë në një proces të emërimit të ambasadorëve të rinj dhe deri në fund të muajit dhjetor presin që ata të fillojnë punën në vendet përkatëse.

blank

Ikja e të rinjve dhe familjeve, 52% e lejeve të qëndrimit në BE më 2020 u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2020 u dhanë gjithsej 19.5 mijë leje qëndrimi për arsye familjare për shtetasit shqiptarë, në një nga vendet e BE-së. Nga këta, 52% ishin të moshës nën 19 vjeç, nga 48% që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm.

Sipas Eurostat, gati 30% e totalit të lejeve të dhëna ishin për fëmijët nën 4 vjeç, një tregues ky që po largohen kryesisht familjet e reja. Vitin e kaluar kjo peshë ishte 24%.

9.8% e lejeve të qëndrimit për arsye familjare u dhanë për fëmijët nga 5-9 vjeç; 7.2% për grupmoshat nga 10-14 vjeç. Për të rinjtë nga 15-19 vjeç u dhanë rreth 5% e totalit.

Italia, Greqia dhe Gjermania po japin pjesën më të madhe të lejeve për fëmijët nën 4 vjeç. Ndërsa Italia dhe Greqia kanë qenë destinacione tradicionale të emigrantëve, Gjermania po rritet vitet e fundit, kryesisht për shkak të personave që po ikin me leje pune në shtetin me ekonominë më të madhe në Europë.

E dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi

Sipas hartës së Eurostat, Shqipëria është e dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi nga shtetet jo të BE-së, me 18%, shumë afër me Urainën, që ishte e para me 19%. E treta është Kosova, me 11%, e ndjekur nga Rusia me 11% dhe Bosnja e Hercegovina, me 10%.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, në total 211 000 fëmijëve (të moshës më pak se 15 vjeç) që nuk ishin shtetas të BE-së, iu dha leja e parë e qëndrimit në BE për arsye që lidhen me krijimin dhe ribashkimin e familjes (që përfaqëson 68% të të gjitha lejeve të para të dhëna për fëmijët në BE). 96,000 leje të tjera të para iu dhanë fëmijëve për arsye të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa rreth 4,000 u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.

Numri i lejeve të para të qëndrimit të dhëna fëmijëve për arsye familjare korrespondon me një raport prej 386 për 100 000 banorë së fëmijëve të BE-së nën 15 vjeç. Midis këtyre fëmijëve, 61% ishin të moshës më pak se pesë vjeç.

Shtetet Anëtare që dhanë numrin më të madh të lejeve të tilla ishin: Gjermania (44 400, ose 21%), e ndjekur nga Spanja (43 400, 21%), Italia (31 500, 15%) dhe Suedia (20 800, 10%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të tilla të lëshuara për 100,000 fëmijë ishte më i lartë në Suedi (1,136 për 100,000 fëmijë nën 15 vjeç), Slloveni (1,109), Luksemburg (943) dhe Portugali (893). Në të kundërt, raporti më i ulët i lejeve për herë të parë të qëndrimit për 100,000 fëmijë ishte në Irlandë (17).

Sipas flukseve dypalëshe midis Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta në vitin 2020, tre flukset kryesore të fëmijëve të moshës më pak se 15 vjeç që iu është lëshuar një leje familjare ishin midis Marokut dhe Spanjës (20 900 fëmijë), Brazilit dhe Portugalisë (7 300), dhe Siria dhe Gjermania (6 500).

283 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare nga 2010-a
Që nga viti 2021 janë rreth 283 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas INSTAT.

Në vitin 2019 u shënua numri më i lartë i lejeve totale të qëndrimit, që nga 2010-a, me rreth 35 mijë, duke reflektuar valën e re të emigracionit që nisi pas 2016-s. Në 2020-n, ejet kanë me 445 si rrjedhojë e situatës dhe kufizimeve të krijuara nga pandemia.

blank

blank

Bashkim Rifat Jashari emërohet komandant i FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidencës ka thënë të martën, 30 nëntor, se emërimi i tij është bërë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Paraprakisht, Osmani ka liruar nga detyra komandantin e deritashëm, Rrahman Rama, i cili është thënë të ketë dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.

Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që ka rezultuar me pavarësi të Kosovës.

Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për të ndryshuar mandatin e FSK-së.

Përgjegjësitë e reja kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

blank

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega.

Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar. Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend