Muaji dhjetor jo me kot eshte pas nentorit…! Veteranet e nentorit perkujtonin luften dhe trimerite, merrnin e jepnin dekorata e medalje, shpiknin e trillonin histori per ngjarje qe nuk kishin ndodhur kurre, shpallnin armiq e te shitur drejtuesit e luftes sepse keshtu donte “komandanti”…! Kjo histori zgjati 50 vite…! Pas tyre filloi historia e “veteraneve” te dhjetorit…, qe vazhdon qe prej 25 viteve…! Me dhjetra libra me kujtime…Kush e themeloi PD, kush ishte andej gardhit, kush ishte agjent, kush ishte ne krye e kush ne bisht…! Me tej, rifillimi i debatit per firmetaret e per numrat…! Pastaj sherri i dekoratave, qe iu dhane ketij e atij, por jo ketij tjetrit e atij pertej…! Turp! Dhjetori nuk ishte e nuk mund te ishte veper e nje individi apo e nje grupi, por e atyre mijra e mijra qytetareve qe permbysen regjimin dhe bene detyren e tyre qytetare! Ngelen e do ngelin anonime, sepse ata nuk shkruajne libra, nuk marrin pjese ne konferenca shkencore apo perkujtimore, nuk u bene politikane, nuk kerkojne me cdo kusht e mjet te behen protagoniste e te hyjne ne histori! Kane halle te tjera ne kurriz sepse pak gjera kane ndryshuar qe prej 25 viteve…! Ndaj ata qe duan te quhen “veterane te dhjetorit” e te hyjne nga dritarja apo çatia ne histori ngjajne si dy pika uji me ata te nentorit…!
Komentet