Pas shembjes se Murit te Berlinit, shpresohej dhe besohej se nuk do kishte me “mure” ne mes te vendeve te Europes…!
Por vendin e “mureve politike” sot e kane zene “muret ekonomike”! Nje i tille po ngrihet ne Hungari…!
Mure te tjere paralajmerohen te ngrihen…!
E kur flitet per boten pa kufij, flitet per virtualen, jo per realen…! Muret qe ngrihen jane deshmi e nje realiteti te trishte… te nje bote te ndare ne te pasur e te varfer!
* * *
Ne shume statuse po lexoj se Cipras ishte dinjitoz sepse dha doreheqjen!!!
Ne fakt ai ka qene i detyruar ta jape, sepse me largimin e disa deputeteve nuk i kishte numrat per te qeverisur!
Edhe paketat e mareveshjes me BE nese nuk do te ishin votuar nga opozita, nuk do aprovoheshin nga partia e tij!
Cipras deshtoi, nuk mbajti asnje premtim paraelektoral dhe po e le Greqine me keq nga ku e mori! Akti i doreheqjes eshte bere per te shpetuar ate qe mund te shpetohet prej anijes se mbytur…!
* * *
Do s’do kur kthehesh nga nje udhetim jashte vendit ne koke te vijne krahasimet…! Dhe tre te paret ishin :
Ne France nuk pashe nje meter katror toke te papunuar, ndersa ketu duhet te kerkosh ndonje meter katror toke te punuar!
Ne France nuk gjeje dot jo leter apo qese rrugeve, por as nje bisht cigareje, kurse ketu duket se nuk kemi lene nje copez vend pa e ndotur!
Ne France nje liter nafte ishte 1.1 euro, ose ne leke 150…! Ketu çmimi i naftes eshte 190 leke ose 1.5 euro!!!
Komentet